Orikuminews

Ai më ftoi në dhomën e tij të hotelit. Ne bëmë se.ks. Ishte hera e parë.Ndihem shumë në faj pasi e kam humbur vi.rgjërinë time me… (Historia e 19 vjecares)

Kjo është historia e rrëfyer për tabloidin britanik “The Sun”. E dashur psikologe: Kryej marrëdhënie se.ksuale fantastike me një burrë të martuar, shumë më të madh në moshë se unë, por unë mund të kem shka.tërruar martesën e tij dhe ndihem shumë fajtore. Jam 19 vjeçe nga Indonezia por kam ardhur këtu për të studiuar në fushën e biznesit në universitet.
Ndihem shumë në faj pasi e kam humbur vi.rgjërinë time me këtë burrin e martuar. Ai na dha një orë leksioni ku foli për biznesin e tij të suksesshëm në internet. Më pas bisedova me të dhe i thashë se ishte frymëzues.
Ai dukej i kënaqur dhe më pyeti nëse mund t’i tregoja se ku mund të drekonte para se të kapte trenin e tij.

Kafeneja jonë e universitetit nuk është e madhe kështu që i sugjerova një restorant aty pranë. Jo vetëm që ishte takimi im i parë se.ksual, ai ishte gjithashtu i dashuri im i pare. Më pas më kërkoi të shkoja me të për drekë.

Unë pranova dhe kështu u njohëm. I fola për familjen time. Ai është 41 vjeç dhe nga India. Eshtë i martuar me dy fëmijë, por ata dhe gruaja e tij jetojnë në Indi.

Ai më kërkoi numrin tim të telefonit dhe filluam të shkruanim në ËhatsApp dhe të flirtonim. Ne u takuam përsëri në Londër javën e ardhshme. Ai më pyeti nëse mund të më pu.thte.

I thashë se duhet të largohesha, por ai tha: “Hej, mos shko. Dua të të njoh më shumë. Ndihem sikur po bie në dashuri”.

U gëzova dhe ai më ftoi në dhomën e tij të hotelit. Ne bëmë se.ks. Ishte hera e parë, por më bëri të ndihesha shumë mirë.

Ai tha se gruaja e tij është 47 vjeçe dhe ata kurrë nuk bënin marrëdhënie se.ksuale. Ata të dy punojnë shumë dhe kurrë nuk kanë kohë për njëri-tjetrin.

Ne filluam të takoheshim rregullisht dhe nuk ishte vetëm për se.ksin – edhe pse kjo ishte e pabesueshme.

Ne ramë në dashuri. Kemi kaluar ditë të tëra së bashku si një burrë dhe një grua dhe ai më ndihmoi me studimet e mia.

Por pastaj u zgjova më një mesazh këtë mëngjes që theu zemrën time.

Ai shkruante: “Duhet të largohem për t’u kthyer në Indi. Gruaja ime ishte këtu dhe ka parë mesazhet mes nesh. Më vjen keq. Do të përpiqem të gjej një mënyrë për të të kontakuar kur të kthehem”.

Unë nuk e di se çfarë të bëj. A kam shkatërruar martesën e dikujt? Familja ime ka vlera të rrepta dhe ata do të ndjehen shumë të turpëruar për mua.

Ai më ftoi në dhomën e tij të hotelit. Ne bëmë se.ks. Ishte hera e parë.Ndihem shumë në faj pasi e kam humbur vi.rgjërinë time me… (Historia e 19 vjecares) Read More »

Orikum – Shitet apartament 1+1, me hipoteke, 45 mije Euro.

Shitet apartament 1+1 me hipoteke,siperfaqe e brendshme 72.3 meter katror,kati i katert,me ashensor.
Apartamenti ndodhet ne rrugen kryesore ne qender te Orikumit,me pamje nga deti.Pozicioni i tij ben qe ai te jete i ngrohte ne dimer dhe i fresket ne vere.Ka dy ballkone te mbyllur me duralumin,ku njeri prej tyre eshte pershtatur si minidhome studimi.Shitet totalisht i mobiluar si ne foto:salloni,kuzhina,dhoma e gjumit(pa krevatin e femijes)
Cmimi 45000 euro.
Tel : 0676669241

Orikum – Shitet apartament 1+1, me hipoteke, 45 mije Euro. Read More »

Timo Flloko: ‘I kërkojmë falje publikut për ‘kr imet’ tona në filmat gjatë perjudhës së k omunizmit

Në Shqipëri nuk është kërkuar ende falje për kr imet e ko munizmit, madje nuk janë ndëshkuar përgjegjësit, sikurse besohet se fryma e asaj kohe vazhdon të jetë ende sot pas 30 vitesh.

Paradoksalisht është hedhur ideja që të censurohen filmat e viteve para ‘90, që publiku sot të mos e ndjekë krijimtarinë e tyre e frymëzuar në “ko munizëm”.

Aktori i madh Timo Flloko ka aq qytetari sa të kërkojë falje publike për ato role që ka luajtur gjatë viteve të di ktaturës dhe kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo kr im në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”,- u shpreh Timo Flloko në një intervistë.

Flloko ka folur për debatin pakuptim, në lidhje me ndalimin e disa prej filmave të realizuar përpara viteve ’90.

Flloko e pranon se filmat me partizanë ka elemente qesharake dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tallëse, por, sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem.

“Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te “Malet me blerim mbuluar”, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë? A ka pasur tendencë skematike, keqtrajtuese? Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tallur e stërtallur me ballistët”.

“Ata kanë qenë kundërshtarë politikë, ne i kemi bërë qesharakë. Kjo është për mua një gabim, sepse nuk i kemi evidentuar si kundërshtarë të denjë politikë, sepse ashtu kanë qenë, madje në krye të tyre kanë qenë edhe personalitete të kulturës shqiptare”.

“Por edhe qëndrimet ndaj kulteve fetare, priftit, hoxhës, kanë qenë ekstremisht tendencioze dhe të gabuara. Po të kujtoj rolet e mia si partizan, te Meço, për shembull, mbaj mend që hidhja një bombë dhe i vrisja të gjithë gjermanët. Kjo është qesharake”, – tha Flloko.

Duke iu referuar pretendimeve se filmat e asaj kohe ndikojnë negativisht te të rinjtë, duke u shfaqur një imazh të rrejshëm të Shqipërisë komuniste, Flloko thotë se “rinia nuk prishet” nga ndjekja e atyre filmave.

“Ka shumë gjëra qesharake, por edhe të pranueshme. Nuk mund të hedhim gjithçka poshtë. Unë jam i mendimit që nuk prishet rinia nga vështrimi i filmave që koha i ka gjykuar dhe i vë gjithmonë në provë”, – tha ai, teksa sot fenomen shqetësues për rininë dhe fëmijët është pornografia, droga, arsimi i dobët etj.

“Çfarë mund të themi për një film të jashtëzakonshëm si “Koncert në vitin 1936”? Ajo është Shqipëria e atëhershme, një Shqipëri anadollake, ku kthehen dy vajza të reja, plot ëndrra, që kanë mbaruar shkollat jashtë, në Itali, siç ishte Tefta Tashko Koço”.

“Nuk besoj se mund të krijojnë iluzionin e një jete ideale. Dhe publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”, – tha Timo Flloko.

Aktorët e kohës së komunizmit vlerësohen gjerësisht nga publiku artdashës, pasi ngritën nga themelet artin dhe kulturën e vendit tonë, duke lënë një trashëgimi të çmuar për brezat.
/NOA.al

Timo Flloko: ‘I kërkojmë falje publikut për ‘kr imet’ tona në filmat gjatë perjudhës së k omunizmit Read More »

Arjan Çani – Curit: Je në terezi, pse ti mendon se do të ndryshoj unë Shqipërinë? As më rruhet fare…

Pyetja se kush janë gjobëvënësit e pronave në jug të vendit solli debat mes Arian Çanit dhe analistit Arjan Curi mbrëmjen e kësaj të premteje në Zonë e Lirë. Predispozita e Curit për të përmendur emra, solli reagimin gati-gati të ashpër të Çanit, i cili tha se në studion e tij mund të përmenden emra viktimash, por jo gjobëvënësish. Çani i kujtoi Curit ku jeton dhe se në një “vend të mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës”, nuk e mbron njeri.

Adriatik Lapaj: Në punën time të përditshme si avokat, përballem me ZRPP-të edhe në jug të vendit kryesisht, e di ç’më ndodh? Këta kanë filluar vendosin masa kufizimi në bazë të nenit 27 të ligjit 111 të vitit 2018. Ke një pronë ti, e ke marrë si ish-pronar? Të vendosin masa kufizimi, ta bllokon shteti vetë. Sipas ligjit, masa mund të mbahet 30 ditë, jo më shumë. Në momentin që kalon 30 ditë, ZRPP-ja ose organi shtetëror që ka kërkuar vendosjen e masës, ose duhet ta çojë çështjen në gjykatë dhe të marrë sigurim padie, që do të thotë ta bllokojë me vendim gjykate përkohësisht, ose masa duhet të bjerë. E di ç’bëjnë këta?

Arian Çani: Po pse e bëjnë këtë punë se nuk e kuptova? Cili është qëllimi?

Adriatik Lapaj: Ti ke marrë 100 hektarë tokë në Ksamil ta zëmë, në Himarë, ta bllokojnë pronën, vijnë taksidarët nga Tirana, të thonë, do na japësh kaq hektarë tokë, apo ta bllokojmë pronën. Jo i thua ti, nuk ti jap. Ta bllokojnë pronën.

Arian Çani: Po si e bllokojnë pra me ligj?

Adriatik Lapaj: Ta bëjnë me vendim të ZRPP-së po të them.

Arian Çani: Po pra, e mbështesin në një ligj apo jo?

Adriatik Lapaj: Po ligji thotë 30 ditë…

Arian Çani: Po me ligj është… ore, po Hitleri nuk erdhi pa vota në pushtet.

Adriatik Lapaj: O Çan 30 ditë thotë ligji, pas 30 ditësh duhet të bjerë masa nëse nuk ka një vendim gjykate.

Arian Çani: Po këta çfarë bëjnë?

Adriatik Lapaj: E lenë masën thonë ti ik në gjykatë dhe kundërshto masën. Shkon në Gjykatën Administrative ti, fiton në Shkallë të Parë, kalojnë nja 4 vjet derisa sa del Apeli në Administrative të Apelit, se një është në gjithë Shqipërinë. E fitove ti? Bie masa nga SHK-ja, shkon prap ti. Pas 2 muajsh prap masë këta. Ik prap në gjykatë dhe 4 vjet.

Arian Çani: Po pse e bëjnë këtë punë?

Adriatik Lapaj: Me të të nxirë jetën që të mos e zhvillosh pronën tënde, që ke marrë, pronën e gjyshit, babait…

Arian Çani: Po kush do të përfitojë nga ajo pronë ndërkohë?

Adriatik Lapaj: Po të vijnë të venë gjobë pra, ose më jep kaq hektarë, ose më jep lekë, ose unë të vendos masë.

Artan Lame: Jo jo të lutem, kjo është akuzë…

Adriatik Lapaj: Unë t’i them me emra! Familja Premtja, familja Çiniu…

Artan Lame: Jo, jo, jo… Më thuaj emrat e gjobëvënësve?

Adriatik Lapaj: Po ti them more, ik e hetoi këto që them unë.

Arjan Curi: Drejtorin e Sarandës më e ka…

Arian Çani: Emra gjobëvënësish? Jo, jo…

Arjan Curi: Po hajde ikim, nëse nuk i do me emra pra.

Arian Çani: Je në terezi, pse ti mendon se do të ndryshoj unë Shqipërinë? As më rruhet fare…

Arjan Curi: Po hajde ikim pra.

Arian Çani: Unë të përmend gjobëvënës këtu?

Arjan Curi: Po pse jo?

Arian Çani: Ou… Përmendi ti diku tjetër, këtu jo njëherë, në këtë studio jo.

Arjan Curi: Po më i përmend unë..

Arian Çani: Jo nuk dua. Emra viktimash po, po emra gjobëvënësish jo. Më vjen keq Curi, ti je dhe djalë i zgjuar.

Arjan Curi: Po i ka vartës ky mo.

Arian Çani: Po pse ku jeton këtu? Mos të mbron njeri ty këtu, në këtë vend. Këtu ligjin e bëjnë ata. Këtu është mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës, ti do përmendësh gjobëvënës. A je në terezi apo jo? Gjobëvënësit i përmendin disa të tjerë, në disa studio që shumë shpejt do ikin për lesh. Kujdes!/tvklan.al

Arjan Çani – Curit: Je në terezi, pse ti mendon se do të ndryshoj unë Shqipërinë? As më rruhet fare… Read More »

Basha kërkon nga anëtarët e Kryesisë dhe krerët e degëve të partisë që të bashkëpunojnë dhe të shpërndajnë në profilet e tyre postimet e PD

Opozita do të bazohen në rrjetet sociale, si një mjet i fuqishëm komunikimi me qytetarët, para zgjedhjeve të 25 prillit.

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është drejtuar ditën e djeshme me një mesazh anëtarëve të Kryesisë së PD-së dhe krerëve të degëve, të cilët i ka porositur të përdorin rrjetet sociale, si një mjet i rëndësishëm për shpërndarjen e mesazheve të demokratëve tek qytetarët.

Dihet që maxhoranca e ka kthyer në strategji prej kohësh këtë fenomen.

Sipas Bashës strategjia e tyre për t’u mbështetur te rrjetet sociale është e diktuar nga kushtet që ndikon pandemia, por edhe “diktatit që pushteti ka mbi shumë media”.

Në funksion të përcjelljes së mesazhit tek sa më shumë qytetarëve, Basha kërkon nga anëtarët e Kryesisë dhe krerët e degëve të partisë që të bashkëpunojnë dhe të shpërndajnë në profilet e tyre postimet e PD, veçanërisht në Facebook.
/NOA.al

Basha kërkon nga anëtarët e Kryesisë dhe krerët e degëve të partisë që të bashkëpunojnë dhe të shpërndajnë në profilet e tyre postimet e PD Read More »

Tragjas – Shitet vilë rezidenciale luksoze 280 mijë Euro!

Në Tragjas, Vlorë, shitet super vilë rezidenciale e ndërtuar dhe e mobiluar në mënyrë luksoze.

Vila përbëhet nga kat nëntokë dhe dy kate banim me sipërfaqe totale banimi rreth 350 m2. Organizimi i brendshëm i vilës është ideal dhe ambjentet e brendshme kanë planimetri të rregullt. Vila ka gjithashtu oborr të gjelbëruar dhe pishinë. Prona dhe trualli disponojnë çertifikatë pronësie.

Çmimi i shitjes – 280,000 Euro

Për informacione të mëtejshme ose vizitë në pronë kontaktoni në 069 225 8711, në adresën [email protected]

Tragjas – Shitet vilë rezidenciale luksoze 280 mijë Euro! Read More »

Orikum – shitet 2+1 e mobiluar per 47,000 Euro.

Orikum, shumë pranë bregdetit në pallat të ri, shitet apartament me sipërfaqe 110 m2 i pajisur me çertifikatë pronësie.

Apartamenti është i organizuar në dy dhoma gjumi, ambjent ndenje, ambjent gatitmi, tualet dhe ballkon. Shitet i mobiluar për 47,000 Euro.

Për informacione të mëtejshme kontaktoni në 069 225 8711, në adresën [email protected]

Orikum – shitet 2+1 e mobiluar per 47,000 Euro. Read More »