Një foto e veçantë është shkrepur pranë brigjeve të Kornuollit, në Angli. Siç shihet, në foto është një anije që duket sikur fluturon, ndërsa pas publikimit ajo bëri xhiron e botës në internet.
Në fakt e vërteta është se fotoja është një iluzion i rrallë optik, i përjetësuar pranë brigjeve angleze. Fotoja u realizua nga David Morris, i cili mbeti i surprizuar nga pamja. Ky fenomen sipas ekspertëve është një iluzion i zakonshëm në Arktik, teksa ndodh edhe në stinën e dimrit në Mbretërinë e Bashkuar. Ky iluzion shkaktohet nga një fenomen që quhet “përmbysje e temperaturave”. Ajri i ftohtë qëndron më pranë detit, ndërsa ajri i ngrohtë qëndron më lart. Dhe duke qenë se ajri i ftohtë është më i dendur sesa i ngrohti, ai përkul dritën drejt syve të personit që po e sheh objektin nga distanca, në këtë rast nga bregu.
Inxhinierja Luljeta Bozo i është bashkuar Partisë Socialiste me ftesë të kryeministrit Edi Rama për të qenë në listën e kandidatëve të zgjedhjeve të 25 prillit.
Gjatë prezantimit të saj në aktivitetin “Rindërtimi nuk ndalet”, Rama e ka cilësuar Bozon si një nënë heroinë, e cila me fjalët e saj qetësonte popullatën pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Ai tha se Partisë Socialiste i bashkohet një nënë, gjyshe, por edhe stërgjyshe, e cila ka shumë për t’i dhënë vendit, pavarësisht nga mosha.
“Pasi u mendove dhe nuk the jo, për të qenë pjesë e skuadrës sonë të 25 prillit, është në nderin tonë që do të kemi një përfaqësuese të denjë dhe vitale për gjyshërit e gjyshet, që ka shumë për të dhënë, – u shpreh Rama. – Që nga maja e ingeritetit dhe përvojës si inxhiniere, por edhe si gjyshe e stërgjyshe, do jesh një ndihmë e madhe që të na tërheqësh veshin me kujdes, që të mos na e këpusësh fare, por që ne të jemi gjithnjë të fokusuar. Luljeta është simboli i të gjithë atyre që gjejnë forcë për t’u ngriturt. Nuk kam menduar se do arrinim ta bindmin, por ishte një kohë e vështirë deri sa pranoi”, – tha kryeministri.
Gjatë fjalës së saj në prezantim, Bozo tha se nga ky tërmet, ka mësuar shumë në lidhje me shkeljet që janë bërë me ndërtimet.
Inxhinierja theksoi se procesi i rindërtimit i qeverisë ka ecur mirë, duke sjellë shembullin e Italisë që siç thotë Bozo ka ende qytetarë në rulota edhe 10 vite pas tërmeteve.
Bozo është personazhi i dytë publik që pranon të kandidojë për PS në zgjedhjet e 25 prillit. Një ditë më parë, ishte shefja e Infektivit, ajo që i tha “po” ftesës së kryeministrit Rama për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhje. /noa.al/
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Anita Haradinaj, e cila u bë pjesë e diskutimit rreth kthimit të dhuratave pas ndarjes.
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Anita Haradinaj, e cila u bë pjesë e diskutimit rreth kthimit të dhuratave pas ndarjes.
Anita tregoi se bërja dhe njëkohësisht marrja e dhuratave i fal një ndjesi pozitive.
Thënë këtë, e pyetur nga Bieta ajo pranoi sinqerisht se pjesën më të madhe të dhuratave ia bën vetë vetes.
“Më shumë i bëj vetë vetes dhurata sesa marr nga Ramushi”, u shpreh ajo në një moment, ndërsa më pas tregoi se edhe varësen që mbante në qafë e kishte blerë për vete pas lindjes së vajzës.
E ndërsa të gjithë të pranishmit në studio kishin kureshtje të dinin se çfarë i dhuronte bashkëshorti, Anita tha:
“Unë e kam burrin të zgjuar, më dhuron vetëm lule”, deklaratë që u prit me të qeshura në studio. /tch
Kryeministri Edi Rama ka sul muar marrëveshjen e djeshme PD-LSI në prag të zgjedhjeve për një koalicion pasgjedhor me lista të ndara.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp ‘online’, Rama ironizoi koalicionin e dy partive opozitare, duke thënë se është “pjesë e planit për të lidhur Bashën, me zinxhirin e Monikës për llogari të Sali Berishës dhe Ilir Metës”.
“Në një farë mënyre Ilir Meta duhet falënderuar, sepse ka sqaruar plotësisht ekuacionin e referendumit, që ishte i paplotë me vetëm njërën anë, që më 25 prill referendumi popullor do shpërbëjë reformën në drejtësi. Tani Ilir Meta i fton shqiptarët në një referendum ku duhet të zgjedhin, me drejtësinë, apo me Ilir Metën. Zgjedhje më të qartë, më të drejtpërdrejtë shqiptarët nuk mund të kenë dhe për këtë duhet ta falënderoj”.
Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës nga ana e Metës (pas deklaratave të këtij të fundit, nëse mazhoranca do të fitojë zgjedhjet pa blerë vota), Rama u shpreh se kjo është e qartë, për ata që shikojnë përtej asaj që duket, duke folur për një “plan” pas firmosjes së marrëveshjes së djeshme.
“Si mund të firmosin një marrëveshje paraelektorale dy parti që garojnë veç e veç, keni parë në ndonjë vend të botës. Shumë e thjeshtë, pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Salit dhe Ilirit dhe pastaj sigurisht, ose për të marrë pushtetin dhe për shpërbërjen e reformës në drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. A ka më thjesht se kaq. Është e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, “problemi nuk është Meta, problemi është Basha, që nuk ka këllqe, s’ka karakterin e një lideri që mos fshihet as kur i tregojnë se ç’duhet të bëjë të nesërmen as kur aleati i tij i madh, thotë unë amerikanët i kap për veshësh… Ai është thjesht menxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, me Metën e Berishën dhe me një notere e përmbaruese, Monikën”, – deklaroi Rama. /noa.al/
Të gjithë personat që do të jënë të infektuar me Covid 19 në 25 prill, nuk do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet parlamentare.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, kryeministri Edi Rama tha edhe Shqipëria do të veprojë si të gjitha vendet e tjera dhe se personat që rezultojnë pozitivë me virus, do të qëndrojnë në shtëpi, duke theksuar rëndësinë e shëndetit në radhë të parë.
Kryeministri mohoi që dita e zgjedhjeve të ndikojë në rritjen e rasteve të personave të infektuar.
“Do bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë vendet e tjera. Për ata të cilët janë të testuar pozitivë dhe nuk janë negativizuar, duhet të qëndrojnë në shtëpi. E kemi parë këtë, është i vërtetë shqetësimi dhe kjo është gjëja që kanë bërë vendet e tjera. Janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë. Nuk ka pasur për fat të mirë të dhëna shqetësuese post-elektorale në aspektin e influencës së shëndetit. Nuk ka pasur rritje të numrit të infektimeve. Këtë e kemi parë me shumë kujdes”, tha Rama.
Të njëjtën gjë deklaroi para pak ditësh edhe kreu i KQZ-zë, Ilirjan Celibashi, i cili shtoi se i vetmi përjashtim që sanksionon Kodi Zgjedhor ka të bëjë me qendra të posaçme votimi në burgje dhe spitale.
“Edhe kjo është çështje që ka marrë vëmendje publike dhe kam dëgjuar komente të ndryshme. Nëse qytetarët janë të pamundur për të dalë nga shtëpitë e tyre për arsyet e Covid, ne s’kemi asnjë lloj mundësie për t’ua ofruar shërbimin e votimit atje ku banojnë, – u shpreh kreu i KQZ. – I vetmi përjashtim që sanksionon Kodi Zgjedhor, ka të bëjë me qendra të posaçme që ngrihen në institucione, siç janë burgjet dhe në rast, ku ka jo më pak se 15 zgjedhës. Nëse partitë dhe Parlamenti dakordësohen, mund të bëjnë ndryshime në ligj për të gjetur zgjidhje në këtë, por e shoh të vështirë që të bëjmë një zgjidhje. Ata do vazhdojnë të ngelen pa votuar sa kohë të jetë ky kuadër”, tha Celibashi./noa.al/
Ka ndë rruar jetë 20-vjeçarja Fatime Haxhidema, njëra nga të lë nduarat në shp ërthimin e bombolës së gazit që ndodhi në një restorant të qytetit të Ferizajt gjatë muajit të kaluar.
Nga shp ërthimi i një bombole gazi në një restorant në Ferizaj u lënduan 42 persona nga të cilët 12 mbetët të pla gosur më rëndë, prej të cilëve 4 janë trajtuar në Turqi.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka ngushëlluar familjen Haxhidema nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale.
“Me dhe mbje të thellë, sot, mora lajmin për nda rjen nga jeta të bashkëqytetares sonë, Fatime Haxhidema, e cila ishte e lënduar nga shp ërthimi i fillimvitit në njërin nga restorantet e Ferizajt dhe po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi. Sot, jemi të gjithë të lën duar, të gjithë me familjen e të nd jerës. Ferizaj, h umbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar. Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme”, – është shprehur Aliu në telegramin ngushëllues.
Pas shp ërthimit dhe pl agosjes së rëndë, 20-vjeçarja ishte nisur për trajtim në Turqi më 7 janar, por nuk arriti t’i mbijetojë pl agëve të marra./NOA.al
Kuzhinieri i njohur Nusret Gokçe këto ditë po qëndron në Shqipëri.
Burime të sigurta për bordo.al kanë treguar se kuzhinieri i veçantë dhe me famë botërore aktualisht po qëndron në qytetin e bukur të Korçës.
Ende nuk dihet arsyeja se pse ai ka ardhur në vendin tonë, por të njejtat burime bëjnë me dije se kuzhinieri i famshëm mbrëmjen e kaluar është akomoduar në një prej hoteleve të njohur në qytetin e Korçës, i cili ka qenë i mbyllur për klientët e zakonshëm.
Nusret u bë i famshëm në rrjete sociale për mënyrën se si e hidhte kripën në ushqime, me një teknikë sa të çuditshme aq edhe të veçantë. Nusret Gökçe, me nofkën Salt Bae, është një kasap, kuzhinier dhe restaurator turk, i cili zotëron Nusr-Et, një zinxhir restorantesh luksoze.
Partia Socialiste i ka hapur rrugë kandidimit, nën siglën e kësaj partie, të disa prej deputetëve aktualë të opozitës parlamentare.
Deri me tani, prej ‘blerjeve’ të fundit të PS-së në garën e 25 prillit janë konfirmuar tre kandidatë, të cilët vijnë dy nga LSI dhe një nga PDIU.
Ndërkohë mësohet se negociatat aktualisht vijojnë edhe me 2 deputetë te tjerë nga grupi parlamentar demokrat.
Lajmin e bëri të ditur TCH, teksa i referohet burimeve nga PS-ja.
Deputetja e Dibrës nga radhët e PDIU-s Reme Lala do të jetë në listën e PS në Tiranë.
Ajo disa ditë më parë ka marrë pjesë në mbledhjen e kandidatëve për deputet të qarkut Tiranë në selinë rozë. Edhe Edmond Rrushi, që hyri në parlament nga listat e LSI ka qenë pjesë në këtë mbledhje duke konfirmuar kështu një vend në listën e PS Tiranë.
Ylli Shehu është një tjetër deputet i LSI, i cili do t’i bashkohet PS por konfirmimin e tij duhet ta bëjnë drejtuesit e PS-së.
Ediola Brahaj, deputete nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte ndër të parat që po bën fushatë elektorale aktive në krah të Bledi Çuçit, drejtues politik i PS-së në Gjirokastër.
Sa i përket “merkatos” para zgjedhjeve, siç është raportuar nga TCH, PS është në negociata edhe me dy deputetë nga Grupi Parlamentar Demokrat të cilët janë Alban Zeneli dhe Halit Valteri. Edhe këta të fundit në zgjedhjet e vitit 2017 ishin kandidatë në listat e Partisë Demokratike.
Deputetë të shumtë të asaj që konsiderohej deri më sot si opozita e re, të cilët uk iu bindën urdhërit të PD-së dhe LSI, duke u futur në Kuvend, duket se po shohin si mundësinë më të mirë për të vazhduar karrierën politike, bashkimin me PS-në.
/NOA.al