Orikuminews

Rritet niveli i Vjosës, kryebashkiaku i Vlorës: Bëni kujdes gjatë natës…

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka parë nga afër situatën e lumit Vjosa, që është fryrë për shkak të motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë.

Ai ishte në Novoselë së bashku me prefektin dhe administratorin e zonës.
Në një video të postuar në “Facebook”, Leli tha se niveli i ujit të Vjosës ka shkruar tashmë 7 metra, por, sipas tij, nuk është e nevojshme ngritja e alarmit.

“Jam në Novoselë bashkë me administratorin e zonës, Prefektin dhe Kryetarin e Qarkut, për të qenë afër çdo nevoje që mund të sjellë situata e rënduar e shirave.

Nuk ka vend për panik, por duhet të jemi të gjithë të vëmendshëm në rast se gjendja ndryshon gjatë orëve të ardhshme sepse shirat do të vijojnë”, shprehet Leli.

Rritet niveli i Vjosës, kryebashkiaku i Vlorës: Bëni kujdes gjatë natës… Read More »

Ç’duhet të dini para se të udhëtoni në Angli

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë, ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas ambasadës, çdokush që udhëton drejt Britanisë së Madhe, duhet të ketë patjetër përgjigjen negative të testit Covid.

“Nga java e ardhshme, të gjithë qytetarët që udhëtojnë për në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë shtetasit britanikë, duhet të paraqesin një test negativ për Covid 19 të kryer deri në 72 orë përpara nisjes”, shkruan ambasada.

Ndërsa, të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga vendet që nuk janë në listën e korridorit të udhëtimeve të qeverisë britanike, përfshirë këtu Shqipërinë, duhet të vetë-izolohen për 10 ditë.

Ambasada britanike në vendin tonë, thotë se qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e reja, do të ndëshkohen me një gjobë të menjëhershme me vlerë 500 £.

“Testimi i detyrueshëm për COVID-19 për udhëtimet në Britani! Nga java e ardhshme, të gjithë qytetarët që udhëtojnë për në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë shtetasit britanikë, duhet të paraqesin një test negativ për #COVID19 të kryer deri në 72 orë përpara nisjes.

Qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e reja do të ndëshkohen me një gjobë të menjëhershme me vlerë 500 £.

Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga vendet që nuk janë në listën e korridorit të udhëtimeve të Qeverisë Britanike, përfshirë këtu Shqipërinë, duhet të vetë-izolohen për 10 ditë, pavarësisht rezultatit të testit.

Përpos testit, udhëtarët do të duhet të paraqesin edhe Formularin e Vendndodhjes së Pasagjerëve. Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar do të kryejnë kontrolle pas mbërritjes në Britani për të siguruar respektimin e rregullave”, – njofton ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë.

Ç’duhet të dini para se të udhëtoni në Angli Read More »

Topalli: Koha për ndryshim! Të zëvendësojmë politikën e korruptuar me politikën e shpresës!

Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli deklaroi se grupi i saj politik synon të sjellë shpresën në Shqipëri.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Topalli theksoi edhe një herë se ajo është kundër tre liderëve aktualë të politikës, të cilët i quan të korruptuar.
“Vendi ynë ka nevojë për liderë të pakorruptuar! Vendi ynë ka nevojë për vendime të forta kundër korrupsionit dhe varfërisë. Vendi ynë ka nevojë për një qeverisje të mirë. Levizja për Ndryshim synon zëvendësimin e qeverisjes së keqe me një qeverisje të pastër, pa korrupsion. Prandaj ajo është kundër tre kryetarëve të korruptuar! Korrupsioni çon në atë që quhet kapja e shtetit nga pak familje që janë të lidhura mirë me njëra-tjetrën. Kjo rrit papunësinë dhe varfërinë. Kjo ka ndodhur në vendin tonë dhe është shkaku kryesor që të rinjtë nuk gjejnë punë dhe për këtë arsye ikin nga vendi i tyre. Duke pasur parasysh këto sfida shumë shqiptarë të rinj dhe të kualifikuar vazhduan të drejtohen në emigracion, referon Banka Botërore. Banka vë në dukje se pandemia COVID-19 e ka go ditur më tej tregun e punës. Është koha për ndryshim! Është imperative zëvendësimi i politikës së korruptuar të tre kryetarëve me politikën e shpresës!”

Topalli: Koha për ndryshim! Të zëvendësojmë politikën e korruptuar me politikën e shpresës! Read More »

Kryemadhi: Nuk më pëlqen Rama, sepse vishet me çitjane. Burri duhet t’i duken pak format

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar sot në Top Albania Radio, ku ka folur dhe përtej kontekstit të politikës dhe aktualitetit.

E pyetur se si do t’i krahasonte krerët e politikës me kafshët, Kryemadhi ka bërë disa zgjedhje të çuditshme, sidomos për Ramën dhe Bashën.

Lidhur me veshjen e kryeministrit ajo tha se nuk i pëlqen pasi vishet me të gjera dhe nuk ia tregon format.

Kryemadhi: Ramën do ta krahasoja me shqarthin ose siç i thonë tjetër kunadhe, sepse është një kafshë që del vetëm natën. Berisha është bishë siç thotë dhe Bes Kallaku për të. Për Metën do zgjidhja luanin ndërsa për Bashën… (mendohet pak) ja të mendohem pak… është një kafshë hollandeze, mendoj kaprrolli se ecën shpejt.

Pyetje: Çfarë mendimi keni për veshjen e Ramës?

Kryemadhi: Nuk më pëlqen, sepse vishet me çitjane. Burri duhet t’i duken pak format.

Pyetje: Po pse kanë burrat forma?

Kryemadhi: Po kanë nga mbrapa, siç kanë femrat parakolpin dhe prapakolpin, dhe burrat kanë.

Kryemadhi: Nuk më pëlqen Rama, sepse vishet me çitjane. Burri duhet t’i duken pak format Read More »

Ish ministri i Drejtësisë i LSI-së kalon te Partia Socialiste: Të ardhmen e shoh te PS

Ish ministri i Drejtësisë i LSI-së, Nasip Naço ka kaluar te Partia Socialiste. Naço e njoftoi largimin nga LSI, duke e cilësuar ish-partinë e tij një eksperiment politik, në krah të ministrit Blendi Klosi gjatë ceremonisë së hedhjes së kryqit në Berat.

“Të ardhmen e shoh te PS”, është shprehur ndër të tjera ai. Ndërsa sipas Klosit, në qarkun e Beratit, PS synon të fitojë 5 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

“Sot në këtë ditë të shpreh qëndrimin tim që do të vazhdoj të jem në krah të të majtës progresiste. Berati dhe Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente politike, – tha ai. – Kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI. Kontributi ka qenë modest, por përkushtimi ka qenë tepër i madh për të ecur përpara. Sot jam me zotin Klosi dhe do të jem në të ardhmen me zotin Klosi. Pse u largova? Shqipëria nuk ka nevojë më për eksperimente politike dhe njerëz që janë vasalë të dikujt tjetër. Ka nevojë të përfaqësojë një pjesë të elektoratit”, – u shpreh Naço. /noa.al/

Ish ministri i Drejtësisë i LSI-së kalon te Partia Socialiste: Të ardhmen e shoh te PS Read More »

Mjekja i jep informacionin që nuk e priste në mes të emisionit, Blendi Fevziu vë duart në kokë: ‘Ej ç’më bëre’

Mbrëmjen e djeshme në emisionin e Blendi Fevziut u diskutuan pasojat në shëndet nga festat e fundvitit. Pjesë e panelit të të ftuarve ishte edhe dermatologia dhe mjekja estetike dr. Lida Hoxha. Ajo ka treguar grupmoshat që kanë më shumë probleme për të hequr kilet e tepërta që janë marrë gjatë festave të fundvitit.

Doktoreshë Lida i ka treguar moderatorit Blendi Fevziu se grupi më problematik ishin ata nga 30-50 vjeç, të cilët lënë veten pas dore. Mirëpo kur dëgjoi moshën e tij të përfshirë, Fevziu duket se nuk e përjetoi mirë.
PJESË NGA BISEDA:

Lida Hoxha: 30-mbi 50 vjeç kanë probleme mbi moshën. E lënë veten pas dore. Nuk kujdesen më.

Blendi Fevziu: Mua më nxore fare nga grupi që kujdeset për pamjen. Ej ç’më bëre?

Mjekja i jep informacionin që nuk e priste në mes të emisionit, Blendi Fevziu vë duart në kokë: ‘Ej ç’më bëre’ Read More »

Çështja e detit,Bushati: Çfarë duhet të bëjë Shqipëria përballë palës greke

Në një postim të gjatë në rrjetin social Facebook, me titullin “Le të jemi seriozë!”, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zbuluar për herë të parë vështirësitë në negociatat me Greqinë për çështjen e kufirit detar, por dhe çështje të tjera.

Dy vjet pas largimit të tij nga detyra e ministrit, gjatë së cilës kishte drejtuar negociata të vazhdueshme me homologët e tij grekë që nga 2013, Bushati tregon problemet pas rrëzimit të marrëveshjes së detit nga Gjykata Kushtetuese në 2010, ndërsa jep dhe detaje se çfarë përmbante materiali voluminoz prej 1.200 faqesh i këtyre negociatave.

Në lidhje me dërgimin e çështjes së detit në Hagë, Bushati shkruan se qeveria shqiptare duhet të përmbushë të gjitha kushtet ligjore para se të dërgohet dosja në gjykatë, gjë për të cilën Greqia ka nisur punën.

Dekreti presidencial i para disa ditëve për mbylljen e gjireve detare greke, sipas Bushatit, është në kuadër të kësaj përgatitjeje nga qeveria e Greqisë.

“Para nisjes së procesit gjyqësor, Shqipëria dhe Greqia do të duhet të përfshihen sërish në një proces ndërveprues, nga i cili duhet të hartojnë një dokument të përbashkët për lëndën që do t’i nënshtrohet gjykimit, ku duhet të evidentohen gjithashtu pikat e përbashkëta dhe diferencat mes palëve, për të cilat duhet të shprehet gjykata, – thotë ai. – Palët i paraprijnë këtij procesi duke fortifikuar pozicionin e tyre ligjor që i ndihmon ato në ballafaqimin gjyqësor me të drejtën ndërkombëtare. Në dritën e këtij zhvillimi duhet lexuar edhe Dekreti nr. 107, i datës 25 Dhjetor 2020 i Presidentes Greke “Për mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijës së drejtë bazë në zonën detare të ishujve Jon deri në Peloponez”.

Bushati, thekson se “shpreh bindjen se institucionet e shtetit shqiptar, duhet ta kenë analizuar përmbajtjen e dekretit dhe verifikuar koordinatat detare, për t’u siguruar se një akt i tillë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk cenon sigurinë tonë kombëtare. E në të njëjtën kohë, të punojnë për strategjinë dhe hapat që duhen ndjekur për procesin gjyqësor“.

Ish-shefi i diplomacisë shqiptare, shkruan se në raport me Greqinë, gjatë negociatave të tanishme duhet patur parasysh vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi marrëveshjen e vitit 2009 me Greqinë, pasi gjeti një mori parregullsish në mënyrën se si u negociua.

“Ndërkohë që nuk duhet të ketë dyshime për nevojshmërinë e këtij procesi, çështja thelbësore është mënyra sesi duhet t’i qasemi atij. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që shpalli të papajtueshme me Kushtetutën, marrëveshjen e nënshkruar më 27 Prill 2009, përbën një udhërrëfyes që duhet ndjekur me kujdes, pavarësisht se nuk mungojnë zërat publikë që ende pretendojnë se kjo marrëveshje ishte e drejtë dhe se vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese ishte e ndikuar politikisht”, shkruan Bushati në Facebook.

Ish-ministri thekson se marrëveshjet mes shteteve bregdetare janë të nevojshme në mënyrë që secili të shfrytëzojë më pas maksimalisht pasuritë e tij.

“Për kryerjen e delimitimit të hapësirave detare ka rëndësi që shtetet të përcaktojnë vijën e drejtë bazë, e cila mund të jetë normale, e drejtë ose e kombinuar, në përputhje me Konventën, çka më pas ndihmon në ndërtimin e vijës delimituese, së cilës i bëhen modifikime, duke marrë në konsideratë edhe elementë të veçantë, siç janë gjeografia e terrenit, titujt historik dhe ndarja e drejtë. Prandaj, angazhimi në këtë proces është i domosdoshëm. Madje, i vonuar. Përfundimi i tij krijon mundësi për shfrytëzimin e hapësirave detare dhe burimeve natyrore“, – vijon Bushati.

Çështja e detit,Bushati: Çfarë duhet të bëjë Shqipëria përballë palës greke Read More »

‘Vlorën do ta bëjmë një ndër destinacionet turistike më tërheqëse të Mesdheut’

“Vlorën do ta bëjmë një ndër destinacionet turistike më tërheqëse të Mesdheut”, deklaron kryeministri Edi Rama duke publikuar një fotogaleri nga investimet që po kryhen në jug të vendit.

Rama theksoi se “kohën e humbur si s’ka më keq nga ata që na pararendën nuk e kthejmë dot më, por Vlorën dhe Shqipërinë që duam do ta bëjmë me se s’bën një hapësirë jetese të denjë për njerëzit e këtij vendi”.

“Vlorën do ta bëjmë një ndër destinacionet turistike më tërheqëse të Mesdheut, mu ashtu siç ajo e meriton për bukurinë magjepsëse që i ka falur Zoti, siç e meriton ta ketë atë krejt shqiptaria dhe siç do të ishte me siguri sot, nëse nuk do t’ia kishin humbur njëzetë e kusur vitet e para të lirisë, duke e braktisur dhe lënë në mëshirën e fatit”, shprehet Rama./atsh

‘Vlorën do ta bëjmë një ndër destinacionet turistike më tërheqëse të Mesdheut’ Read More »