Orikuminews

Tragjas,Vlorë-Shmangni kalimin në këtë zonë, është me rrezik…!

Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore ka bere nje njoftim per qytetaret ku kerkon nga ana e tyre te shmangin kalimin ne zonen e Rrepeve te Izvorit ne fshatin Tragjas. Ky njoftim vjen per shkak se rrepet e Izvorit rrezikojne te bien dhe renia e tyre mund te rrezikoje jeten e qytetareve.

Njoftimi i plote i Administrates Rajonale te Zonave te Mbrojtura Vlore:

Në zonën e mbrojtur të kategorisë së 3-të “MN Rrepët e Izvorit”, Tragjas për shkak të rënies së rrepëve dhe rrezikut që rënia e tyre shfaq, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për të shmangur kalimin tuaj në këtë zonë.
❗️ Siguria juaj dhe studimet e mëtejshme lidhur me këtë fenomen përbëjnë përparësi për ne!
Jemi ende në proces të vlerësimit të situatës, prandaj deri në zgjidhjen e plotë të saj me largimin e materialit drusor, ju lutemi ta merrni këtë njoftim në konsideratë!

Tragjas,Vlorë-Shmangni kalimin në këtë zonë, është me rrezik…! Read More »

Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri apelon për ndihmë për Sarën: Ta cojmë jashtë vendit!

Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ka përcjellë një apel për ndihmë në rrjetin e tij social.

Është fjala për Sara Alushajn, një prej vajzave të skuadrës së socialistëve të Vlorës e cila është shtruar me urgjencë si pasojë e një he morragjie të shkaktuar nga një sëmundje e rëndë.

Sipas Gjiknurit, Sara duhet të dërgohet për kurim jashtë vendit në një prej spitaleve të specializuara për sëmundjet e gj akut.

Postimi i plotë i Damian Gjiknurit

“Të gjithë bashkë të ndihmojmë Sarën! Një lajm jo i mirë por njëkohësisht një mundësi për secilin prej nesh për të qenë sa më solidarë. Sara Alushaj, një prej vajzave më energjike në skuadrën tonë elektorale të Qarkut të Vlorës, po kalon një moment të vështirë.

Sara është shtruar me urgjencë në spital si pasojë e një hemo rragjie të brendshme, shkaktuar nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë. Të dashur miq!

Gjej rastin tu nxis që kushdo që ka mundësi, të bashkohet në thirrjen e familjarëve dhe miqve të saj, për të kontribuar më sa të mundet, për të siguruar kurimin e Sarës jashtë vendit, në një prej spitaleve të specializuara për sëmundjet e gja kut. Besimplotë se do të dimë të japim maksimumin në një nismë solidariteti për jetën e Sarës!”.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri apelon për ndihmë për Sarën: Ta cojmë jashtë vendit! Read More »

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i jep një ‘lamtumirë’ gazetares Ilva Tare: ‘Ilva një gazetare e mirë dhe mike e mirë’

Gazetarja e njohur Ilva Tare, ka njoftuar dje se pas 25 vitesh në ekran, do të tërhiqet nga puna në televizion, për t’iu përkushtuar më shumë familjes së saj, bashkëshortit dhe dy fëmijëve. Një “lamtumirë” i ka dhënë edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Kim me anë të një postimi në Instagram thotë se intervistën e parë e dha për Ilva Tare në emisionin “Ilva now”, për shkak të reputacionit dhe inteligjencës së gazetares.

Ambasadorja shkruan se do ta marrë malli për emisionin e Ilvës, teksa i uron suksese asaj për jetën dhe zgjedhet që do të ketë në vijim.

“Une zgjodha “Ilva now” për intervistën time të parë në Shqipëri për shkak të reputacionit të saj për integritet dhe inteligjencë. E vërtetë ndaj këtij reputacioni, ajo më bëri pyetje të vështira, por të drejta, duke më kërkuar llogari në emër të shikuesve të saj.

Që nga ajo intervistë e parë, unë kam mësuar shumë prej saj për Shqipërinë, sa ka ndryshuar (ose jo) në dekadat që kur Shqipëria u bë demokraci dhe Ilva Tare u bë gazetare, sa më shumë potencial mban ky vend i mrekullueshëm – vendi që ajo e do aq shumë – për të ardhmen. Unë e kam vlerësuar analizën e saj me sy të qartë, humorin, guximin, mirësinë e saj dhe mbi të gjitha ndjenjën e saj të shpresës. Do të më marrë malli për shfaqjen e saj, por e di që do të qëndrojmë miq për një kohë të gjatë. Faleminderit, Ilva, që ishe një gazetare e mirë dhe mike e mirë. Unë e di që do të keni sukses në çdo gjë që vjen më pas, ashtu si keni bërë gjithmonë,” shkruan Kim në postimin e saj.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i jep një ‘lamtumirë’ gazetares Ilva Tare: ‘Ilva një gazetare e mirë dhe mike e mirë’ Read More »

Fitoi bindshëm, Lulzim Basha reagon për herë të parë

Kryedemokrati i rizgjedhur Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas rikonfirmimit të tij në krye të Partisë Demokratike për të tretën herë radhazi.

Përmes një postimi në facebook, Basha falenderon të gjithë mbështetësit dhe thekson se së bashku do të bëjnë gjithçka që Shqipëria të fitojë.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Së bashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë”, shkruan Basha në facebook.

Fitoi bindshëm, Lulzim Basha reagon për herë të parë Read More »

Luigi Soreca jep lajmin e madh

Ambasadori i BE-së në Shqiëpri, Luigi Soreca, ka njoftuar se duke filluar nga 1 korriku, qytetarët e Balkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, do të kenë zero tarifë për Roaming.

Ai thotë se qytetarët e rajonit duhet të kenë vetëm diçka në mendje, të mbajnë celularin të karikuar.

“Nga 1 korrik 2021 Tarifat Zero Roaming në Ballkanin Perëndimor, Përfshihet #Shqipëria! #RoamFree!

Duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni bateri të plotë në telefonin tuaj. Pra, qëndroni të karikuar!

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe mundësuar nga @rccint”, shkruan Soreca.

Luigi Soreca jep lajmin e madh Read More »

Lajmërim – Ndahet nga jeta në moshë të re D.Velaj! Ngushëllime familjes!

Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen para kohe nga jeta te Dorian Velaj ne moshen 42 vjecare. Doriani ishte banor i qytetit te Vlores.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit u be diten e Shtune ne daten 12 Qershor 2021 ora 17:00 ne varrezat e qytetit te Vlores.
I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve!

@Orikuminews

Lajmërim – Ndahet nga jeta në moshë të re D.Velaj! Ngushëllime familjes! Read More »

Lajmërim – Shoqërohet për në banesën e fundit F. Cekodhima.Ngushëllime familjes!

Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen nga jeta te Inxh. Florika Simoni Cekodhima ne moshen 68 vjecare. Ajo ishte banore e Lagjes 28 Nentori te qytetit te Vlores.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit u be diten e Shtune ne daten 12 Qershor 2021 ora 10:00 ne varrezat e qytetit te Vlores.

Florika ishte bashkeshortja e Sofokliut, nena e Gentit dhe motra e kater vellezerve, Hysenit , Arbenit, Krenarit dhe Ardianit.

I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve!

@Orikuminews

Lajmërim – Shoqërohet për në banesën e fundit F. Cekodhima.Ngushëllime familjes! Read More »

Gramoz Ruci tërhiqet nga politika/ Kryeministri Rama tregon si u ndje kur e mori vesh lajmin

Kryeministri Edi Rama tregon momentin kur mësoi lajmin kur Gramoz Ruçi deklaroi se do të tërhiqet nga politika.
” Gramozi më tregoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga politika aktive pas 30 viteve, pata ndjesinë e këp utjes së krahëve, duke e njohur besoj shumë mirë e kuptova në çast e kuptova se ishte vendim i marrë pa asnjë mundësi rishikimi…”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Një falënderim të fundit për shokun tim të vjetër të a rmëve, që këto vite më është bërë mësues, vëlla, mik, pjesëtar i familjes sime të vogël në gëzime, dhe hi dhërime dhe në të tëra vitet e kësaj rruge ka qenë përditë një hije e kujdesshme në krahun tim, Gramoz Ruci.

Nuk dua t’jua fsheh në fundin atyre takimeve të panumërta kokë më kokë gjithë këto vite, Gramozi më tregoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga politika aktive pas 30 viteve, pata ndjesinë e këp utjes së krahëve, duke e njohur besoj shumë mirë e kuptova në çast e kuptova se ishte vendim i marrë pa asnjë mundësi rishikimi dhe nga ai çast dhe deri sot nuk e gjë dot si do të mbushet boshllëku i një largimi të tillë.

Pa Gramozin do i kishim hu mbur me siguri disa nga ndeshjet më të bukura. E di që do të mbetet deri ditën e fundit timen në këtë detyrë këshilltari im më i bekuar. Merakun e kam te boshllëku i madh i një eksperience të pashoqe, që lë pas 30 vite.

Askush nuk është i pazëvendësueshëm, e di, por di që jo gjithkush është lehtësisht i zëvendësueshëm. I dashur Gramoz janë shumë vitet e punës që kemi ndarë dhe kjo e jona, nuk është punë në fakt, shumë më tepër, por që nga dita e zgjedhjes sime në krye të kësaj familje bëhen plot 16 vite që nuk ka pasur një moment të vështirë që nuk e kam pleqëruar më parë me ty.

Të jam mirënjohës që më ke mbështetur, por mbi të gjitha të jam mirënjohës për çdo gabim që nuk më kë lënë të bëj. Dua të them dy fjalë për ata që nuk e njohin, jashtë kësaj familje, Gramozin, dhe e dinë sic nuk është në fakt. Enverist, i heshtur, xhaketë e vjetër, konservator i mbyllur, personazh me një biçak labërie nën mëngë, që rri aty në majë të parlamentit si sfinks, pa gjuhë të huaja, pa Facebook, Instagram…

Askush, nuk e ka ditur apo të ja qajë hallin që e ka gjetur shokun Gramoz dy herë nga 15 vite nga dy kryetarë njëri më allasonj se tjetri, se cka hequr për të vendosur në vijë, organizata, fushata, asamble, kryesi, grupe e plotë kështu gjërash.

Sikur Fatos Nano të mos kishte Gramozin dhe të mos ishte Gramozi që më mbante mua, PS do të ishte lëshuar si shallvaret e mia me kohë e me vak, apo do të ishte si unë, kurrë nuk e kisha bërë stazhin e partisë, dhe jo mandat të tretë, jo e jo, rrezik as i pari nuk do të kishte ardhur. Tre fjalitë kyçe të Gramozit për suksesin janë frymë, organizim, lidership.

Gramoz Ruci tërhiqet nga politika/ Kryeministri Rama tregon si u ndje kur e mori vesh lajmin Read More »