Orikuminews

Ri hapet te nderi për nd ërtimin e Tunelit të Llogorasë/ Pu blikohen dokumentet sta ndarde të tenderit për pro cedurën e hapur të punëve publike për tunelin

Mi nistria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar do kumentet standarde të tenderit për procedurën e hapur të punëve publike për tunelin e Llogorasë.

Fo ndi limit është 18.9 miliardë lekë (pa TVSH), ose rreth 153 milionë euro dhe ndërtimi duhet të përfundojnë për 37 muaj pas nënshkrimit të kontratës.

Afa ti i fundit për shprehjen e interesit për pjesëmarrje është 28 korriku.
Më herët, tenderi u anulua në mars 2021, pasi konkurrentët nuk plotësonin kriteret tekniko ligjore. Në garë morën pjesë 5 pjesëmarrës, tre prej të cilëve nga Turqia.

Ky tu nel do të ndërtohet me fondet e buxhetit sipas projektit dhe zgjidhjes teknike të dhënë nga kompania fituese. Kjo e fundit ishte bashkim operatorësh ku mes të tjerash iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult”

sh.p.k. Tu neli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.

Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta. Qeveria i ka fondet për pas vitit 2023

Tuneli është parashikuar që të financohet nga burime të brendshme, por pjesa më e madhe e fondeve parashikohet të disbursohen pas tre viteve.

Në listën e investimeve publike me financim të brendshëm, 2021-2023, fondi total i parashikuar për projektin e Tunelit të Llogorasë është 18.7 miliardë lekë, por gati 70% është për t’u paguar pas vitit 2023, ndonëse kontaktori i kërkohet që t’i përfundojnë punimet brenda tre vitesh.

Për këtë projekt, qeveria ka parashikuar për vitin 2021 një fond 4 miliardë lekësh dhe më pas nga 1 miliardë lekë përkatësisht në 2022 dhe 2023./ Monitor

Ri hapet te nderi për nd ërtimin e Tunelit të Llogorasë/ Pu blikohen dokumentet sta ndarde të tenderit për pro cedurën e hapur të punëve publike për tunelin Read More »

Shqipëria ka shumë bukuri për të ofruar, është një nga parajsat e fundit në Europë!

Shqipëria është një nga parajsat e fundit në Europë, sipas blogerit të njohur të udhëtimeve turistike, Christian Hütwohl, i cili ka udhëtuar kohët e fundit në Shqipëri dhe ka realizuar për këtë qëllim edhe një seri videosh, të klikuara qindra mijëra herë.

”Kemi dy muaj që udhëtojmë nëpër rrugët e Shqipërisë. Deri më tani kemi bërë 2 500 kilometra dhe kemi realizuar 9 video të udhëtimit tonë”, shkruan Christian Hütwohl.

Pasi rendit 10 vendet më të bukura, ai thekson se ”Shqipëria ka shumë bukuri për të ofruar”.

”Ksamili, një destinacion pushimesh në jug të Shqipërisë, me gjire të bukura dhe ujëra të bruzta. Do të na kishte pëlqyer të qëndronim më gjatë atje. Ky është Kanioni i Osumit, me urën e tij të ndryshkur, që nuk deshëm ta kalonim me makinën tonë. Ky kanion mbresëlënës është pjesë e kanioneve më të mëdha të Europës.

Ia vlen të kthesh rrugë për të vizituar lagunën e Patokut, për të parë shtëpitë palafite dhe për të frekuentuar restorantet e këndshme të peshkut.

Kemi qenë katër herë te agroturizmi “Mrizi i Zanave” gjatë rrugës sonë veri-jug përmes Shqipërisë. Ne e rekomandojmë shumë qëndrimin një ose dy ditë në këtë vend, për të shijuar gatimet tradicionale të vendit.

Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me të shkuarit në destinacione të caktuar, por edhe thjesht me të udhëtuarit nëpër këtë vend. Shqipëria ofron shumë rrugë panoramike. Megjithatë, rrugët e Shqipërisë kanë edhe sfidat e tyre, me korsitë apo shtigjet e ngushta apo në rërë.

Është gjithmonë interesante të zbulosh vende të mrekullueshme. Në Shqipëri gjen gjithmonë të tilla vende fantastike. Ajo është një nga parajsat e fundit në Europë, ku mund të ngresh kampin në mes të natyrës së egër. Gjithashtu, është po aq interesante të takosh gjatë rrugës edhe të tjerë udhëtarë me të njëjtin mendim, të udhëtosh me ta për njëfarë kohe, gjë që na sjell në mendje kujtime të bukura”, përfundon ai

Shqipëria ka shumë bukuri për të ofruar, është një nga parajsat e fundit në Europë! Read More »

Lajmërim-Sot shoqërohet për në banesën e fundit F.Delilaj. Ngushëllime familjes!

Ju njoftojme per ndarjen nga jeta ne moshen 61-vjecare te Flamur Delilaj. Flamuri ishe banor i Lagjes Kushtrimi ne qytetin e Vlores.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit behet sot ne date 19 Qershor 2021 ne oren 12:00 ne varrezat e qytetit te Vlores.

I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve.

@Orikuminews

Lajmërim-Sot shoqërohet për në banesën e fundit F.Delilaj. Ngushëllime familjes! Read More »

Lajmërim-Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare M.Resulaj.

Ju njoftojme per ndarjen nga jeta ne moshen 67-vjecare te Myrto Resulaj. Myrto ishe banor i Lagjes 10 Korriku, Rruga-Ura ne qytetin e Vlores.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit u be diten e Premte ne date 18 Qershor 2021 ne oren 12:00 ne varrezat e qytetit te Vlores.

I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve.

@Orikuminews

Lajmërim-Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare M.Resulaj. Read More »

Greqia hap kufijtë me Shqipërinë/ Ja çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se prej datës 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike.

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:

Advertisements

a) Formularin Plf

b) Certifikate vaksinimi, test PCR ose rapid ose e se diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.

Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.

Deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.

* Plotësimi i PLF është detyrueshem për të gjithë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.

Lutem plotësimin e këtij formulari të domosdoshëm në rat udhëtimi drejt Greqisë. Në rast se formulari nuk plotësohet online do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë.

Greqia hap kufijtë me Shqipërinë/ Ja çfarë duhet të dini para se të udhëtoni Read More »

Elisabeta Imeraj jep dorëheqjen nga SPAK

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, është të rhequr nga ka ndidimi në Prokurorinë e Posaçme kundër Kri mit dhe Ko rrupsionit.

Elisabeta Imeraj kishte k andiduar për t’u bërë pjesë e SPAK në shkurt të vitit 2019, por sot ajo ka marrë vendimin për t’u tërhequr.

Imeraj ka zgjedhur që të qëndrojë në krye të Pr okurorisë së Tiranës ku është drejtuese. Mësohet se pro kurorja ka dërguar në KLP një ditë më parë dorëheqjen si pr okurore e SPAK me email.

Elisabeta Imeraj jep dorëheqjen nga SPAK Read More »