Pas zj arrit në malin e Dukatit, një tjetër va tër zj arri është aktivizuar ditën e sotme në fshatin Tragjas në Vlorë.
Forcat zj arrfikëse ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur neutr alizimin e fla ktëve.
Kujtojmë se të martën Ministria e Mbrojtjes bëri thirrje për gatishmëri për shkak të situatës së krijuar nga zj arret në vendin tonë.
Temperaturat e larta të të nx ehtit afrikan kanë përfshirë edhe vendin tonë, në këtë kuadër Ministria ka kërkuar që strukturat e gjendjes civile të jenë me prezencë të shtuar në zonat ku ka rr ezik më të lartë.
Vendim i papritur i xhudistet kosovare Majlinda Kelmendi.
Ajo ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës në këtë sport. Kampionia olimpike këtë e ka konfirmuar në një deklaratë për KTV-në.
“Unë ndoshta këtë vit kam qenë në dy shime a të largohem apo të vazhdoj, për shkak të lë ndimeve. Por në momentin e fundit kam vendosur për hatër të Tonit të vazhdoj, të garoj në Lojëra Olimpike. Fatke qësisht nuk shkoi si duhet, nuk është se nuk isha në formë, por nuk ishte dita ime. Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit me u mundu me nxjerrë talente tjera prej Kosovës”, ka thënë Kelmendi.
Kelmendi ka folur për sukseset e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, që fituan medaljet e arta.
“Po ndjehem jashtëzakonisht mirë. Jam shumë e lumtur. Për Disin e kemi prit, duke e marrë parasysh formën gjatë vitit. Nuk jemi befasuar. Nora jo që nuk mundet, por nganjëherë është njeri që kalkulon shumë. Jam shumë e lumtur që puna e sakrifica e Tonit po shpërblehet në këtë mënyrë”, tha Kelmendi.
Kelmendi ka fituar në sport çdo gjë që mund të fitohet. Ajo vlerësohet legjendë e sportit të xhudos. 30-vjeçarja ka garuar në tri Olimpiada, ndërsa në “Rio 2016” i solli Kosovës medaljen e parë olimpike, dhe atë të artë. Kelmendi ka fituar edhe dy tituj të botës, si dhe e ka një medalje të bronztë botërore. Ndërkohë i ka katër të arta evropiane e një të bronztë. Ka fituar shumë turne Grand Slam e Grand Prix, si dhe një herë Mastersin.
Vazhdojnë të vijnë lajme tro nditëse nga ak sidenti i autobuzit me kosovarë në Kroaci. Nga ky aksident hum bën jetën 10 persona e u plagosën 44 të tjerë.
Por ajo që mbetet mi ster deri në këto momente, është fati i një vajze të mitur të përfshirë në inc ident.
Familjarët pasi nuk gjetën vajzën në vendngjarje iu drejtuan dyerve të spitalit, por e njëjta gjë edhe aty. Ende nuk dinë asgjë për fatin e saj.
“S’kemi asnjë informacion. Kur shkuam në spital thanë që s’kemi asnjë pacient me këtë emër. Është nis vëllai nga Austria, po ashtu dhe daja nga Kosova, por asnjë informacion. Pyetëm edhe në spitalin e Zagrebit, por ishte paciente tjetër, nuk ishte Anjeza,” tha djali i xhaxhait të Anjezës, Burim Bellanica.
Një ngjarje e tr ishtë është regjistruar në Sarandë pasditen e sotme, ku një mjek ka nd ërruar jetë si pasojë e një at aku kardiak.
Bëhet me dije se mjeku Ilir Gazeli, 66-vjeç, pësoi inf arkt teksa ishte në krye të detyrës, ndërsa po i shërbente qytetarëve në zonën e Dhivrit.
Edhe pse kishte mbushur 66 vjeç, pra kishte arritur moshën për të dalë në pension, Gazeli vijonte punën në shërbim të qytetarëve, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë.
Ekonomisti Rezart Prifti tha se pandemia e koronavirusit vetëm sa e ka përkeq ësuar situatën tepër të rënduar ekonomike në të cilën ndodheshin shqiptarët.
Megjithatë, ai shtoi se diskutimi për përcaktimin e minimumit jetik, nuk e zgjidh problemin e varfërisë.
“Asnjë prej partive në fushatë nuk u tha shqiptarëve si do të reduktojë varf ërinë, por u tha që këtyre të va rfërve që janë do t’u rrisë rrogën minimale në kurriz të të tjerëve. Për të përcaktuar minimumin e nivelit jetik, nuk ka nevojë për studime, por mjafton që një person nga INSTAT të dalë dhe të pyesë për çmimet e produkteve të shportës dhe brenda ditës del shifra. Çështja është si do të zhvillohet ekonomia e qëndrueshme sepse këta dalin vetë nga minimumi jetik, nuk i nxjerr shteti”, tha Prifti, i ftuar në Ditarin e mëngjesit, në A2.
Sipas pedagogut, as qeveria nuk e ka prioritet rritjen ekonomike të vendit, që do të shërbente për përmirësimin e jetës së shqiptarëve.
“I gjithë kabineti është në fazën e “konkuistadorit”. Janë në garë kush do të bëhet ministër. Do të emërohen të rinj që nuk e kanë idenë çfarë do të bëjnë. Vetë Rama po mendon për mandatin e katërt. E ka këtë të mirë, e ka vizionin afatgjatë. i heq kapelën për këtë. Punon me vizion, plan dhe ekip”, tha Prifti.
Ai kritikoi gjithashtu opozitën, për qasjen e saj. “Opozita është rre ziku më i madh kombëtar që i cenohet shoqërisë shqiptare, sepse rre zikojmë që të kemi zotin Rama edhe për 4 vite të tjera. Në 3 dekadat e fundit, PS-ja ka kaluar 4 breza, ndërsa PD-ja, 0 breza. Tani nuk ka një subjekt që t’i bëjë kritika dhe i bën vetë. Opozita është e pabesueshme. Nuk është çështja te den oncimet, por personat që e përfaqësojnë opozitën. Kërkon drejtësi, por drejtësi nuk ka vetë, kërkon lu ftë kundër korr upsionit por është e kri mbur vetë”, tha Prifti.
Besimtarët myslimanë sot kremtojnë festën e Ku rban Bajramit e njohur ndryshe dhe si “Festa e Fl ijimit”.
Herët në mëngjes me qindra besimtarë kanë mbushur Sheshin Skëndërbej, ku kanë falur edhe namazin. Gjatë faljes së Ku rban Bajramir, klerikët myslimanë kanë bërë apel për paqe, dashuri dhe dhurim ndihme ndaj personave në nevojë.
“Këtë festë ta përjetojnë sa më mirë, të vizitojnë njëri tjerrin dhe të shpërndajnë sa më shumë dashuri. Të gjithë kryefamiljarët myslimanë që kanë mundësi të presin ku rban dhe ta shpërndajnë atyre që kanë nevojë”, ka thënë kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu.
K urban Bajrami (“Festa e Fl ijimit”) është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami. Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të fl ijoj djalin e tij si vepër e nënsh trimit ndaj urdhërit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se fl ijimi i tij është pranuar tashmë.
Mishi nga kafsha e fl ijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjese; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të va rfërve dhe nevojtarëve.
Kompania Blue Origin e Jeff Bezos njoftoi se “personi mis terioz që pagoi 28 milionë dollarë për t’u bashkuar me miliarderin e Amazon në udhëtim e parë në hapësirë, parashikuar për më 20 korrik, nuk është në gjendje ta bëjë këtë dhe arsyeja është se nuk ka kohë.
Në vend të tij, apo saj (pasi kompania ka refuzuar të tregojë identitetin e personit) do të udhëtojë 18-vjeçari Oliver Daemen, që do të jetë personi më i ri në moshë që udhëton në hapësirë.
Ai do t’i bashkohet me Ëally Funk, i cili është në moshën 82 vjeç dhe do të bëhet personi më i vjetër ndonjëherë në hapësirë, duke thyer kështu rekordin e miliarderit britanik, Richard Branson, që vetëm pak ditë më parë udhëtoi në hapësirë me anijen e tij në moshën 76-vjeçare. Bezos dhe vëllai i tij Mark përbëjnë pjesën tjetër të pasagjerëve në raketën Neë Shepard.
Blue Origin njoftoi më shumë se një muaj më parë se ankandi për një biletë në udhëtimin historik kishte mbaruar me 28 milion dollarë, por “personi nuk do të tregohet kurrë kush ishte”, thuhej në njoftim.
Të katërt do të nisen në 20 korrik, duke bërë një fluturim të shkurtër deri në hapësirë përpara se të kthehen poshtë në tokë. Blue Origin ka argumentuar se do të jetë fluturimi i parë komercial i këtij lloji, sepse udhëtimi i Richard Branson javën e kaluar nuk llogaritet si i tillë.
Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar që të shkëmbejë disa batuta në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou, në Athinë.
Rama tha se ai është kryeministri më i mirë në botë në pikturë dhe e kundërta, ndërsa shtoi se në këtë pikë tentoi që ta sfidonte George Bush dhe nuk ia doli.
“Faleminderit për atë që më përmende që jam më i miri në botë. Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoqë. George Bush u përpoq, por nuk ia doli sfidës, kështu që deri tani nuk ka askush që më sfidon këtu. Siç e dini ne në Ballkan kemi nevojë të themi që jemi më të mirët në botë për diçka”, tha Rama.