Orikuminews

Nora Malaj tërhiqet nga skena politike: Misioni im ka mbaruar!

Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Nora Malaj, ka vendosur të tërhiqet nga skena politike.

Ajo thotë se nuk mund ta quajë veten assesi të anashkaluar nga LSI, partia në të cilën aderon prej vitesh dhe shtoi se gjatë 20 viteve karrierë ka dhënë gjithmonë modelin e një politikaneje besnike dhe me duart të pastra.

E pyetur rreth rezultateve negative të LSI-së gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, në një intervistë sot për “Report TV”, Malaj tha se “faji” është i patronazhistëve dhe vetë sistemit zgjedhor, pa harruar të cekë edhe dj egien e mandateve nga opozita, një veprim i cili nuk u prit fare mirë as nga ndërkombëtarët.

Në fjalën e saj të fundit, ish-deputetja u shpreh se ka ardhur momenti për të reflektuar dhe për të ndërmarrë një tjetër qasje politike. /noa.al/

Nora Malaj tërhiqet nga skena politike: Misioni im ka mbaruar! Read More »

Rama bën ndryshimin e radhës, ja lëvizja e re në qeveri

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur lirimi nga detyra i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati.

VENDIMI I PLOTE

LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hantin Bonati, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Rama bën ndryshimin e radhës, ja lëvizja e re në qeveri Read More »

Lajmërim-Sot do të shoqërohet për në banesën e fundit Shice Hajrulla. Ngushëllime familjes.

Ju njoftojme ndarjen nga jeta te Shice Hajrulla nga qyteti i Vlores ne moshen 86 vjecare.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit behet sot ne date 29 Maj 2021 ne oren 11:00 ne vo rrezat e Vlores. Nisja behet nga shtepia ne lagjen “Isa Boletini”. 

I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve.

Orikuminews

Lajmërim-Sot do të shoqërohet për në banesën e fundit Shice Hajrulla. Ngushëllime familjes. Read More »