Orikuminews

Plas në Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli përfundon në komisariat

K onflikt gjatë mbledhjes së drejtuesve të bashkisë dhe Ujësjellësit. Mësohet se sot, me kërkesë të kryetarit të Bashkisë ishte thirrur një mbledhje me drejtuesit e Ujësjellësit Vlorë.

Pas mbledhjes situata ka a gravuar, kur ish-kreu i ujësjellësit, Shkëlqim Leskaj i cili ka dhënë dorëheqjen disa javë më parë, nuk ka pranuar të lirojë zyrën. Sipas burimeve, Leskaj nuk ka pranuar të iki nga detyra.

Në komisariatin e Vlorës ka shkuar edhe kryebashkiaku Dritan Leli për të sqaruar situatën. Burime nga policia bënë me dije se Leli ka ngritur akuzë për Shkëlqim Leskaj për vjedhje të librave të protokollit, vulës së institucionit.

Mësohet se Leskaj ka firmosur tre tendera edhe pse ka dhënë dorëheqjen më 6 gusht. Bëhet fjalë për një tender me vlerë 400 mijë euro për sahatet e ujit, një tender për klorifikimin dhe një tjetër për uniformat.

Ndërkohë në institucion mungonin vula dhe librat e protokollit. Madje as punonjësja e protokollit nuk ka qenë në institucion./Balkanweb

Plas në Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli përfundon në komisariat Read More »

Ja kush janë tre autorët e p lagosjes së të riut në Qafë-Kashar (emrat)

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes që ndodhi pak ditë më parë në Qafë Kashar.

Specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë bënë të mundur identifikimin dhe sh palljen në k ërkim të autorëve të dyshuar të n gjarjes, shtetasit: L. L., 23 vjeç, B. A., 27 vjeç dhe A. C., 26 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se, si pasojë e konfliktit, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej shtetasve të lartpërmendur, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. S., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Burime policore bënë me dije për Noa.al se nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga përdorimi i a rmës së z jarrit.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./noa

Ja kush janë tre autorët e p lagosjes së të riut në Qafë-Kashar (emrat) Read More »

Braçe thumon Ramën: Detyrën e zv.kryeministrit nuk e kërkova, por…

“NUK HYRA SI H AJDUT, NUK DOLA SI H AJDUT! Në 2 vite e gjysmë kuptova që e gjitha është çështje vullneti, të v  jedhësh ose jo, të lejosh të v jedhin ose jo; patjetër çështje drejtësie.

Këto janë fjalët e postuara nga zv. Kryeministri Erion Braçe duke bërë të njohur se po ia lë pasardhësit zyrën së bashku me dhuratat apo librat e marra, duke kujtuar kështu se e ka zbatuar me kohë Kodin e Etikës së përmendur nga Rama në mbledhjen më të fundit me kabinetin e ri qeveritar.

Sot është gjithashtu tamam dita që të falënderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte, Ejanën, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian; Kanë përballuar gjithçka, nga përgatitjet për mbledhjet e qeverisë tek çdo proces ligjor e jo vetëm në administatën publike, shërbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit të parasë së zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, përdorimin e parasë publike dhe rregullat e reja të prokurimit publik…”, shkruan Braçe.

Ai falendëron të gjithë, ndërsa harron Ramën, duke e kujtuar me një thumbim se detyrën e zv.kryeministrit nuk e kërkoi por ia kërkuan që ta merrte.

Postimi i plotë

Të premten që shkoi puna ime në #qeveri u mbyll; marrëdhenia e krijuar nga dëshira për ti sherbyer njerezve në atë nivel mbaroi;

Mbase edhe me heret, qyshkur u kufizua në limitet e rutinës që herë më ngjante me dezhurnin në gjimnaz dhe, herën tjetër me detyrimin për të respektuar një kod etike me mareredhënie brenda.

Një përvojë e çuditshme pushteti, karrigeje, e komplikuar, që as e doja e as e kërkova-ma kërkuan, as e pranova si të tillë e as më pranoi.

Por e vlefshme patjetër; Nga jashtë nuk do ta kisha njohur kurrë deri në detaje. Madje edhe veten, vënë në provë kush e di sa herë nga dallimi mes asaj që vjen si dëshirë, strukturohet si mendim, arrin në veprim dhe tamam këtu bëhet i pamundur, madje edhe tjetërsohet, shoqëruar nga pamundësia për të folur, shpjeguar e mbrojtur publikisht-Kodi Etik.

Një gjë ja them kujtdo ama: Pata lirinë të kondërshtoj, të them JO; Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur çdo vendim në favor të së mirës publike, ashtu siç kam firmosur formalisht, sipas ligjit për shkak të kryesimit të mbledhjes, shoqëruar me mendimin tim kundërshtues në përputhje me parimet e bindjet e mia;

NUK HYRA SI HAJDUT, NUK DOLA SI HAJDUT! Në 2 vite e gjysmë kuptova që e gjitha është çështje vullneti, të vjedhësh ose jo, të lejosh të vjedhin ose jo; patjetër çështje drejtësie.

SOT ESHTE NJE DITE TJETER, E RE AQ SA LEJON PERVOJA E GJATE NE KUVEND TE JETE E TILLE; POR JAM NE HABITATIN TIM AMA!

Sot është gjithashtu tamam dita që të falënderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte, Ejanën, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian;

Kanë përballuar gjithçka, nga përgatitjet për mbledhjet e qeverisë tek çdo proces ligjor e jo vetëm në administatën publike, shërbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit të parasë së zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, përdorimin e parasë publike dhe rregullat e reja të prokurimit publik…

Ju jam shumë mirënjohes për gjithë shërbimin tuaj politik, civil, profesional, konkret, të drejtë e të ndershëm!

Ndërkohe, dua të falenderoj drejtuesit e agjencive të përfshira në këto procese, Tanin për Fzhsh, Albanën per Dap, Lorinin për Adisa, Reiden per App..

SHUME FALEMINDERIT PER PUNEN, BASHKEPUNIMIN GJITHASHTU! Nje falenderim te posacem kam per dy njerez me te cilet ndava ditet por edhe punet, mendimet dhe kundershtimet, Valin dhe Engjellin!

Koleget e mi ministra per gjithe cfare ndame e beme bashkerisht! Ambasadoren Yuri Kim per nxitjen, mbeshtetjen, vleresimin; amabasadorin Luigi Soreca per bashkepunimin, koordinatorin e perherehem te Okb, drejtuesen e Undp, ambasadoret e Osce, ambasadoret e Italise, Gjermanise, Austrise, ambasadorin e Zvicres;

Ju jam shume mirenjohes per punen tuaj! Erionin, Martinin e Arjanin qe ishin cdo dite me mua! E di, ka plot njerez qe prisnin shume me teper nga une ne kete detyre; Nje pjese te drejta, nje pjese edhe per shkak te mendimit se nje titull i tille eshte pushtet, fuqi pa kufi, madje duke cenuar kufijte e ligjit apo dikujt-institucion, tjeter.

E MUNDA TUNDIMIN TE ISHTE KESHTU E TE ISHA I TILLE!

Edhe pse shpesh doja ta beja krejt ndryshe, ne menyren time! I kerkoj ndjese kujtdo qe u zhgenjye prej pritshmerive, por keto ishin mundesite. Ne duam gjithcka, edhe une, por ligji dhe interesat e gjera e te perhapura, vendosin kufij te drejte ne nje ane dhe te padrejte ne anen perballe!/noa

Braçe thumon Ramën: Detyrën e zv.kryeministrit nuk e kërkova, por… Read More »

Basha:Përjashtimin e Berishës ma kërkoi DASH, ato që di unë dhe Doktori s’do t’i merrni vesh kurrë

Kryetari demokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar zyrtarët në PD se ato që di ai dhe Sali Berisba për shpalljen none gratë nuk do t’i marrë vesh askush, as kurrë.

Pohimin, Lulzim Basha e ka bërë sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike në selinë opozitare në Tiranë.

Në mbledhje, disa nga demokratët janë kërkuar shpjegime përse përjashtimi i Berishës u pa si alternativa e vetme nga Basha.

Ai u tha anëtarëve të Kryesisë se i ishte kërkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit që ta përjashtonte Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD, pasi në të kundërt kjo parti do të përballej me hakmarrjen amerikane, gjë që më herët e kishte aluduar dhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.

“Kërkesa për Doktorin ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shumë mire edhe Doktori dhe janl informacione që ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë”, ka thënë Basha.

Kreu demokrat që nga Berisha quhet ish kryetari i PD, u tha anëtarëve të Kryesisë se vendimi për përjashtimin e Berishës nuk do të anulohet. Ai shtoi se pavarësisht thirrjes së Berishës se po mbledh firmat, nuk do të ketë as mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD sepse sipas tij nuk mund të lejojë të ketë grupe antiamerikane në parti. /noa.al

Basha:Përjashtimin e Berishës ma kërkoi DASH, ato që di unë dhe Doktori s’do t’i merrni vesh kurrë Read More »

Lajmërim – Ndahet nga jeta banori i fshatit Dukat. Ngushëllime familjes.

Me hidherim, ju njoftojme per ndarjen nga jeta te banorit te fshatit Dukat, Amdi Dervish Jazo.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit u be sot ne date 20 Shtator 2021 ne oren 10:00 ne vorrezat e fshatit Dukat i Ri.

I shprehim ngushellimet tona familjareve dhe te afermve.
@Orikuminews.

Lajmërim – Ndahet nga jeta banori i fshatit Dukat. Ngushëllime familjes. Read More »

Historia e ciftit, krushka ankesa për krushkën: S’i linte të flinin bashkë në një krevat, vajza ime..

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” është trajtuar historia e Siketit dhe bashkëshortes së tij, të cilët kanë pro bleme për shkak të marrëdhënies së agravuar mes saj, Matildës dhe vjehrrës së saj xheloze.
Pjesë e rubrikës është bërë edhe mamaja e Matildës, Agetina, e cila ka dëgjuar rrëfimin e dhëndrit të saj, ku pranoi se është treguar i sinqertë me gjërat që ka treguar, por nuk ka rrëfyer se çfarë sjelljesh ka bërë nëna e tij kundrejt vajzës së saj. Agetina tregon se kur vajza ka jetuar në Itali me Siketin dhe familjen e tij, vjehrra nuk e lejonte që të flinte në një krevat me bashkëshortin, ajo flinte në tokë dhe ai në një krevat tek.

Agetina: Unë kam vetë çun, por deri tek dhoma e çiftit nuk do futem. Po përderisa ai nuk i thotë prindërve të tij hajde shkojmë tek prindërit e Matildës, unë nuk i kam besën. Ata nuk kanë ardhur asnjëherë në shtëpinë tonë. Në Shqipëri kanë ardhur, por tek shtëpia jonë jo. Nuk na duan për miq, thonë. Vetëm një herë ka ardhur babi i tij, e di ai çfarë ka vuajtur, se ajo i ka ikur nga shtëpia pse kishte ikur tek miku.

Ajo më ka thënë nuk kam çun për të martuar, çuni 26 vjeç. Po pse ma nise për në Shqipëri, nuk e desha, unë vajzës doja t’i jepja shkollën e lartë. Kur ishte në Itali vajza ka kaluar në de presion, ka te ntuar të vr asë ve tën. Mamaja e tij më tha mirë që ajo do kishte ikur në parajsë, por ne do na kishte lënë bu rgjeve, imagjino ku ka shkuar mendja asaj. Kishte javë që nuk ia ndjeja zërin vajzës, kur më merrte vajza rrallë, më thoshte ndonjë fjalë poshtë bata nijeve se është mami këtu.

Mami ka vendin e vetë, e unë kam ndenjur 13 vite me vjehrrën, por nuk mu fut tek krevati që të më thotë s’ke për të fjetur kurrë me djalin. Ajo ka toleruar shumë gjëra, prandaj nuk mundemi më. Ai ka fjetur në krevatin tek, kjo në tokë në Itali. /tvklan.al

Historia e ciftit, krushka ankesa për krushkën: S’i linte të flinin bashkë në një krevat, vajza ime.. Read More »

Ja kush është vendi më i madh në botë bazuar ne sipërfaqen e përgjithshme!

Rusia është vendi më i madh deri tani, me një sipërfaqe totale prej rreth 17 milion kilometra katrorë. Ne vendin e dyte renditet Kanadaja me 9.9 milione kilometra katrore dhe ne vendin e trete USA me 9.8 milion kilometra katrorë.

Popullsia e Rusisë

Pavarësisht nga sipërfaqja e madhe, Rusia – sot vendi më i madh në botë – ka një popullsi relativisht të vogël totale. Sidoqoftë, popullsia e saj është ende mjaft e madhe në numër në krahasim me ato të vendeve të tjera. Në mesin e vitit 2014, ajo u rendit e nënta në një listë të vendeve me popullsinë më të madhe, një renditje e udhëhequr nga Kina me një popullsi prej mbi 1.37 miliardë njerëz. Në vitin 2015, popullsia e përgjithshme e Rusisë arriti në rreth 146 milion njerëz.

Dendësia e ulët e lartpërmendur e popullsisë në Rusi është rezultat i masës së saj të madhe tokësore; në vitin 2014, kishte vetëm rreth 8.78 banorë për kilometër katror që jetonin në vend. Shumica e popullsisë ruse jeton në kryeqytetin dhe qytetin më të madh të vendit, Moskë: Në vitin 2015, mbi 12 milionë njerëz jetonin në metropol.

Ja kush është vendi më i madh në botë bazuar ne sipërfaqen e përgjithshme! Read More »

31 vjeçari në Tiranë “gënjen” policinë, i thotë se e kanë k ërcënuar me a rmë, por …

Policia e Tiranës ka proceduar p enalisht 2 të rinjtë, Ramazan Shahini, 31 vjeç dhe Maljon Hoxhaj 33 vjeç, të akuzuar për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.

Sipas policisë, R. Sh., ka telefonuar policinë dhe i ka thënë se persona të paidentifikuar e kanë gr abitur. Me mbërritjen e uniformave blu në vendngjarje, ai e ka mohuar këtë deklaratë duke thënë se telefonin e ka lënë tjetër vend.

Por ka shtuar, se persona të ar matosur e kanë go ditur. Pas këqyrjes së kamerave të zonës, po licia ka mësuar se mes shtetasve Shahini, dhe Hoxhaj, ka pasur vetëm ko nflikt fizik, pa përdorimin e a rmës apo sendeve të forta.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i P olicisë:

Specialistët për Hetimin e K rimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. Sh., 31 vjeç dhe M. H., 33 vjeç, të dy për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Rrjedhja e ngjarjes:

Në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë që shtetasin R. Sh, e kanë grabitur persona të paidentifikuar. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë marrë kontakt me këtë shtetas i cili ka deklaruar se nuk është e vertetë që e kanë grabitur, por që e ka harruar telefonin diku tjetër.

Më pas po ky shtetas ka hedhur dyshime që e kanë g oditur persona të a rmatosur, ku pas verifikimeve të P olicisë dhe kqyrjes së pamjeve filmike ka rezultuar se ka patur thjesht një k onflikt f izik midis R. Sh dhe M. H., pa përdorimin e a rmës apo sende të forta.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

31 vjeçari në Tiranë “gënjen” policinë, i thotë se e kanë k ërcënuar me a rmë, por … Read More »