Orikuminews

Shitet ndërtesë dhe tokë truall në Tragjas për 150.000 Euro

Shitet tokë truall në “Tragjas”, Vlorë”.

Ka një sipërfaqje totale trualli prej 300 m² nga të cilat 148 m² janë të zëna nga ndërtesë të së cilës i janë hedhur vetëm themelet. Trualli është i rrethuar me mur guri cilësor.

Objekti është strukturë moderne e ndërtimit me pllakë katllavani të zhytur dhe është projektuar për 5 kate. 700m përpara fshatit është edhe bypass-i.

Kjo pronë është një mundesi shumë e mirë investimi dhe është e përshtatshme për hotel, shtëpi pushimi, vilë etj. Shitet me një çmim pre 150 000 €/total.
Për më shumë informacione ose një vizitë në pronë na kontaktoni: +355 69 703 2247.

Shitet ndërtesë dhe tokë truall në Tragjas për 150.000 Euro Read More »

Shitet tokë në Radhimë me sipërfaqe 800 m2.

Radhimë, shitet tokë me sipërfaqe 800 m2.

Toka ndodhet në fshatin e Radhimës dhe falë pozicionit të saj dhe lartësisë gëzon pamje të panoramike nga deti.

Toka disponon dokumentacion të rregullt pronësie dhe përbën një mundësi shumë të mirë për zhvillim të objekteve akomoduese për turizëm.

Për informacione të mëtejshme ose vizitë në pronë na kontaktoni në 069 225 8711, në adresën [email protected] si dhe na vizitoni në zyrën tonë përballë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shitet tokë në Radhimë me sipërfaqe 800 m2. Read More »

Tragjas-Shitet tokë ndërtimi me sipërfaqe 20.000 m2.

Në Tragjas shitet tokë ndërtimi me sipërfaqe 20,000 m2.

Toka ndodhet në fshatin e Tragjasit dhe falë pozicionit të saj, ka akses në rrugën kryesore.

Toka disponon dokumentacion të rregullt pronësie dhe përbën një mundësi shumë të mirë për zhvillim të objekteve të shërbimit apo dhe akomoduese për turizëm.

Për informacione të mëtejshme ose vizitë në pronë na kontaktoni në 069 225 8711, në adresën [email protected] si dhe na vizitoni në zyrën tonë përballë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Tragjas-Shitet tokë ndërtimi me sipërfaqe 20.000 m2. Read More »

Bashës i hyn frika pas lëvizjeve të Sali Berishës. Sot bën lëvizjen urgjente..

Pas lëvizjeve të Sali Berishës, duket se kryetarit të PD-së, i ka hyrë frika. Kryedemokrati, Lulzim Basha, ka bërë sot lëvizjen urgjente. Mësohet se sot, Basha do të zhvillojë një takim me krerët e degëve lokale të PD-së në Kukës dhe Shkodër.

Bëhet me dije se takimi me ta do të zhvillohet në selinë blu. Basha ka zgjedhur që ti mbledhë veç e veç drejtuesit lokalë të PD-së, pas një mbledhje të madhe që bëri me ta dy ditë pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Kujtojmë se Basha përjashtoi papritur nga grupi parlamentar, ish-kryetarin e PD-së, Sali Berishën. Në fjalën e tij, Basha tha se ishte i detyruar të merrte këtë vendim për të shpëtuar Partinë Demokratike.JOQ

Bashës i hyn frika pas lëvizjeve të Sali Berishës. Sot bën lëvizjen urgjente.. Read More »

Lajmerim-Sot shoqërohet për në banesën e fundit N.Agalliu.Ngushellime familjes

Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen nga jeta te Nadire Agalliu ne moshen 85 vjecare. Nadire ishte banor i lagjes 15 Tetori te qytetit te Vlores..

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit behet diten e Marte ne daten 21 Shtator 2021 ora 14:00 ne varrezat e qytetit te Vlores.

I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve!

@Orikuminews

Lajmerim-Sot shoqërohet për në banesën e fundit N.Agalliu.Ngushellime familjes Read More »

Vlorë/Lajmërim – Ndahet nga jeta në moshë të re Saimiri! Ngushëllime familjes!

Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen para kohe nga jeta te Saimir Isufi ne moshen 36 vjecare. Saimiri ishte banor i lagjes 29 Nentori te qytetit te Vlores..

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit u be diten e Marte ne daten 21 Shtator 2021 ora 11:00 ne varrezat e qytetit te Vlores.
I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve!

@Orikuminews

Vlorë/Lajmërim – Ndahet nga jeta në moshë të re Saimiri! Ngushëllime familjes! Read More »

Vlorë/ Reagon Kreu i UKT pas deklaratës së Dritan Lelit: Akuza dashakeqe, s’është…

Pas ak uzave të kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, vjen një reagim nga drejtuesi i Ujësjellës Kanalizimeve, Shkëlqim Leskaj.

Ky i fundit në një sqarim për mediat theksoi se nuk ka asnjë ndërprerje të punës nga ana e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë, ndërsa shton se po vijohet me ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Mes të tjerash Leskaj bëri me dije se do të qëndrojë në detyrë, brenda të gjitha tagrave që i atribuohen sipas legjislacionit në fuqi.

Leli ka ngritur akuzë për Shkëlqim Leskajn për vjedhje të librave të protokollit, vulës së institucionit. Ndërkohë që Leskaj iu është kundërvënë duke shtuar se akuza janë dashakeqe, ndërsa tha se nuk është nënshkruar asnjë nga tenderat e pretenduar.

REAGIMI
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp, kërkon të sqarojë opinionin publik në lidhje me situatat e pasqyruara nga disa media dhe portale për disa mos marrëveshje të lindura gjatë një mbledhje të organizuar në zyrën e kreut të Shoqërisë, mes administratorit të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Zotit Shkëlqim Leskaj dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Zotit Dritan Leli.

Ju bëjmë me dije se nuk ka asnjë ndërprerje të veprimtarisë së Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë, duke vijuar realizimin normalisht të të gjitha detyrave në shërbim të qytetarëve dhe klientëve tanë, si familjarë ashtu edhe privatë.
Drejtori Shkëlqim Leskaj është në krye të detyrës, duke ushtruar kompetencat e tij, në zbatim të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 për “Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”.
Kreu i Shoqërisë, mëngjesin e kësaj të marte, datë 21.09.2021, zhvilloi normalisht mbledhjen e mëngjesit, duke ndarë edhe detyrat përkatëse për të gjithë Sektorët e Ndërmarrjes.
Sqarojmë se:
1. Zoti Shkëlqim Leskaj vijon të qëndrojë në detyrë, brenda të gjitha tagrave që i atribuohen sipas legjislacionit në fuqi.
2. Zoti Leskaj, vijon të jetë i rregjistruar pranë QKR, si subjekt i legjitimuar në cilësinë e Administratorit të Shoqërisë.
3. Nuk ka patur asnjë “grabitje” nga titullari sa i përketë vulave dhe librave të protokollëve sikundër pretendohet, ato qëndrojnë sipas legjislacionit në selinë e Shoqërisë.
4. Gjatë kësaj periudhe nga ana e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë dhe administratorit të saj, nuk janë nënshkruar kontrata tenderuese për kontatorët matës së ujit (sahatët), klorinimin dhe uniformat e punonjësve.
Gjatë një viti në krye të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Zoti Shkëlqim Leskaj ka drejtuar me përkushtim të plotë në drejtim të shërbimit ndaj qytetarëve, duke qenë maksimalisht i angazhuar dhe i pranishëm kudo në terren, edhe jashtë orarit zyrtar, përfshire edhe orët e vona të natës, për tu dhënë zgjidhje efektive dhe në kohë sa më të shkurtër të gjitha problematikave të shfaqura në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimeve.
Të gjitha akuzat e ngritura ditët e fundit në adresë të Zotit Leskaj, janë spekullime, me qëllim dashakeqës për të prishur imazhin e kreut të kësaj Shoqërie dhe për të përbaltur të gjithë aktivitetin dhe energjitë e harxhuara prej tij gjatë gjithë kësaj detyre që po e vazhdon me përkushtim të plotë.
Faleminderit për bashkëpunimin e deritanishëm!

/Balkanweb

Vlorë/ Reagon Kreu i UKT pas deklaratës së Dritan Lelit: Akuza dashakeqe, s’është… Read More »

Zh duken dy vajza në Kosovë/ Nëna deklaron në polici: Dyshoj se …

Policia e Kosovës njofton se një femër ka raportuar në Polici se dy vajzat e saj të mitura kanë dalë nga shtëpia më datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri.

“Viti, 23.07.2021 – 14:00. Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri”, thuhet në raport.

Ndërkohë, policia kosovare njofton se rasti është nën hetime./Balkanweb

Zh duken dy vajza në Kosovë/ Nëna deklaron në polici: Dyshoj se … Read More »