Orikuminews

Tridhjete vjet i humbur ! Djali i tij Sh. Celoaliaj i kushton kenge prekese! (Video)

Nje kenge labe kushtuar Shezai Celoaliajt eshte publikuar  ne nje kanal ne youtube. Kenga eshte nje dedikim qe i kushtohet Shezai Celoaliajt te zhdukur ne moshe te re. Teksti eshte shkruar nga i biri, Shkelqim Celoaliaj ku eshte pershkruar me dhimbje dhe ne nje menyre shume prekese drama qe i ka ndodhur kesaj familje.

Per te mesuar historine e plote mjafton te degjosh kengen e kenduar aq bukur na Fatbardha Brahimi ose te lexosh tekstin e saj.

I paharruar kujtimi i tij.

Sezai Çeloaliu
viktimë e kohës dhe fatit
Si një bust i gjallë ngriu
Pjesë e dramës së Dukatit

Burri që pati dy varre
Një për vete një për halle

Tridhjetë e ca vjetë i humbur
Zhdukur në moshë të re
I plagosur i përgjumur
Monument në një muze

I goditur i pafjetur
As i gjallë e as i vdekur

Fatbardha nuse e re
Përmbi supe ngriti malin
Për të shoqin bëri be
Lindi dhe e rriti djalin

Me të e shkroi historinë
Si një nënë heroinë

Dhe për kë të qajë më pare
Lotët e saj nuk u thanë
Xhemili me Myrtezanë
Apo të qajë për babanë

Ato plagë të mëdha
As toka dote nuk i mba

Erdhi Sezaiu prapë
Doli fshati dhe e priti
Djegur malli për Dukatë
Që e lindi dhe e rriti

U ulën malet me bore
E mbuluan me kurorë

Çimi me lot e me dhimbje
Do ca vargje për babanë
Nëpër ison e kësaj kënge
Të kujtohet ajo dramë

Iku me plagë të rënda
Ndaj i ka lezet dhe kënga

Tridhjete vjet i humbur ! Djali i tij Sh. Celoaliaj i kushton kenge prekese! (Video) Read More »

Humor nga zona- Canta misterioze dhe filxhani i kafese qe ‘prishen’ mbledhjen serioze ne Orikum !

Sic u njoftua me pare, diten e djeshme Njësia Administrative Orikum së bashku me stacionin e policisë Orikum dhe specialist të AdZM-së Vlorë, zhvilluan me institucionet që kanë nën administrim, një takim sensibilizues për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.

Ajo qe ka rene ne sy dhe qe ka terhequr jo pak vemendjen e lexuesit eshte nje cante relativisht e madhe e cilan qendron mbi tavolinen ku zhvillohet mbledhja . Nuk dihen arsyet perse ajo cante ndodhet ne tavolinen ku zhvillohet mbledhja dhe nuk dihet gjithashtu nese eshte ne funksion te mbledhjes apo eshte lene atje rastesisht nga ndonjeri prej pjesemarresve.

Nje filxhan kafeje gjithashtu  ka terheur vemendjen e lexuesit jo per faktin se pihet kafe gjate mbledhjes por per vete faktin se ishte i vetmi filxhan kafeje qe ndodhej ne tavolinen e mbledhjes.

Nuk dihet nese drejtuesi i mbledhjes ka toleruar vetem nje nga pjesemaresit te pije kafe gjate mbledhjes apo ai filxhan ndodhej aty para filimit te mbledhjes!

🙂

 

 

Humor nga zona- Canta misterioze dhe filxhani i kafese qe ‘prishen’ mbledhjen serioze ne Orikum ! Read More »

Administratorja e Njesise Orikum takon Shefin e Stacionit te Policise dhe Specialistin e Ad.Z.M. Ja cfare u diskutua ne takim !

Diten e djeshme Njësia Administrative Orikum së bashku me stacionin e policisë Orikum dhe specialist të AdZM-së Vlorë, zhvilluan me institucionet që kanë nën administrim, një takim sensibilizues për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.

Ndër të tjera u diskutua për bashkëpunim në përballimin e emergjencave kryesisht në rastet e zjarreve në masivet pyjore të zonës.

Një plan masash i përbashkët do të realizohet në ditët në vazhdim për parandalimin e ngjarjeve në dëmtimin e pyjeve apo dhe të faunës së egër në hapësirën e gjelbër që mbulon kjo administratë

Administratorja e Njesise Orikum takon Shefin e Stacionit te Policise dhe Specialistin e Ad.Z.M. Ja cfare u diskutua ne takim ! Read More »

Do vendoset linja e urbaneve Orikum-Vlore ? Flet Selim Haskocelaj, perfaqesuesi i krahines ne Bashkine Vlore ! Ja cfare ka bere Nj.A Orikum!

Vendosja e linjes se urbaneve Orikum-Vlore duket se eshte nje kerkese prioritare e banoreve te zones por edhe e Njesise Administrative Orikum. Lidhur me kete ceshtje burime nga Njesia Administrative Orikum konfirmojne per orikuminews.com se nga Nj.A Orikum eshte nisur prej kohesh shkresa zyrtare drejtuar Bashkise Vlore .

Kompetencat per realizimin e kesaj kerkese jane tashme te Bashkise Vlore. Ajo qe ngelet nga ana jone per tu bere eshte organizimi dhe ngritja e zerit nga banoret e zones me qellim ndikimin dhe nxitjen e Bashkise Vlore si dhe institucioneve perkatese per ta bere sa me pare realitet kete projekt ide.

Stafi i orikuminews.com ka kontaktuar edhe anetarin e keshillit Bashkiak Vlore, Zotin Selim Haskocelaj i cili ka konfirmuar se  drejtorine e sherbimeve dhe infrastruktures se Bashkise Vlore po behet nje studim per sherbimin urban te Njesise administrative te Orikumit me Bashkine Vlore .

Ky studim ka per qellim te lidhe Orikumin me Vloren me urban, por edhe fshatrat e zones me orikumin.Por e gjitha eshte akoma ne faze studimi thekson Zoti Selim Haskocela.

 

 

Do vendoset linja e urbaneve Orikum-Vlore ? Flet Selim Haskocelaj, perfaqesuesi i krahines ne Bashkine Vlore ! Ja cfare ka bere Nj.A Orikum! Read More »

Nuk do ta besoni por ja pse e humbi ndeshjen Oriku perballe Tepelenes ! Trajneri i Orikut Alber Haxhiaj klientelist ? Ja si e rrembeu fitoren Tepelena !

Shume te merzitur nga humbja 2-1 ne Tepelene tifozet e Orikut percjellin opinionet e para lidhur me arsyet e humbjes se ndeshjes. Ata mendojne se ka patur tre arsye kryesore te cilat cuan ne humbjen e ndeshjes.

Arsyeja e pare sipas tyre eshte ndikimi negativ i trajnerit te Tepelenes i cili ka prishur strukturen e lojes. Ai e ka bere kete gje nepermjet lojtareve te ekipit Tepelenas te cilet shtriheshin ne fushe  dhe simulonin duke qendruar per minuta te tera.

Gjithashtu trajneri Tepelenas ka bere nje sjelle shume te keqe dhe ka perdorur nje fjalor jo etik ndaj tifozerise se Orikut. Disa prej tifozeve mendojne se trajneri Tepelenas e ka bere kete gje dhe kete presion, me qellim per ta bere Ekipin e Orikut pjese e ‘dallavereve’ !

Arsyeja e dyte eshte albitri qe ka drejtuar ndeshjen i cili ka bere nje menaxhim skandaloz te ndeshjes dhe te situatave te krijuara.

Por tifozet jane te pakenaqur gjithashtu edhe nga trajneri i Orikut Alber Haxhiaj. Shume prej tyre mendojne se ka patur nje formacion jo te mire por nje formacion deri diku klientelist. Sipas tyre trajneri nuk ka vendosur lojtaret ne repartet e duhura dhe ka futur ne loje lojtare qe jane vetem zevendesues per 10 minuta.

 

Nuk do ta besoni por ja pse e humbi ndeshjen Oriku perballe Tepelenes ! Trajneri i Orikut Alber Haxhiaj klientelist ? Ja si e rrembeu fitoren Tepelena ! Read More »

Oriku humbet me rezultatin 2-1 ne Tepelene ! Kjo eshte renditja kete jave!

Ekipi i Oriku ka luajtur sot ndeshjen e radhes ne Tepelene me ekipin e Tepelenes. Ndeshja ka perfunduar me rezultatin 2-1 per ekipin vendas. Djemte e Orikut kane luajtur sot nje ndeshje te dobet ku raportohet se nuk ka patur impenjim maksimal na ana e lojtareve.

Nuk dihet arsyet dhe shkaqe qe cuan ne kete deputim te dobet te skuadres sone. Kjo humbje vjen pas disa fitoreve te thella qe skuada ka marre ne ndeshjet e fundit, ku me e bujshme ishte fitorja me Domosdoven ne Orikum me rezultatin e thelle 5-1.

Oriku vazhdon te ruaje vendin e dyte ne renditje me 36 pike  me nje diference prej 7 pikesh nga Naftetari i cili kryeson renditjen me 43 pike.

 

Oriku humbet me rezultatin 2-1 ne Tepelene ! Kjo eshte renditja kete jave! Read More »

Hapen 5 vende te reja pune ne Njesine Administrative Orikum ! Ja profesionet e percaktuara !

Keshilli i Bashkise Vlore ka miratuar ne fillim te muajit Shkurt, midis te tjerash edhe 5 pozicione pune ne Njesine Administrative Orikum. Pozicionet e punes do te jene me kohe te pjesshme dhe funksionet e tyre do jene dy Mirembajtes Varrezash, dy Kujdestar Muzeu dhe nje Veteriner.

Pozicionet e punes me kohe te pjesshme :

Veteriner Nj.A. Orikum

Mirernbajtes varrezash Nj.A. Orikum

Mirernbajtes varrezash Nj.A. Orikum

Kujdestar muzeu Nj.A. Orikum

Kujdestar muzeu Nj.A. Orikum

 

Hapen 5 vende te reja pune ne Njesine Administrative Orikum ! Ja profesionet e percaktuara ! Read More »

Bashkia Vlore dha pagese paaftesie per 263 banore te krahines ! Ja sa ishte fondi total dhe si u ndane leket !

Per muajin Janar 2017 Bashkia Vlore ka dhene  pagese paaftesie per 263 persona te Njesise Administrative Orikum. Sasia ne total e lekeve shkon ne 2.241.304 leke.

Ne zbatim te Vendimit te Keshillit te Bashkise Vlore Nr. 4 Dt . 31 Janar 2017 nga Njesia Administrative Orikum kane perfituar pagese paaftesie  per muajin janar 2017

-Ne tota    263 persona

– Fondi total  2.241.304 leke

Ndarja si me poshte :

Konkretisht:

Persona te paafte —————102 persona

Kujdestari paaftesie————-18 persona

Persona te verber —————-24 persona

Kujdestari verberie—————4 persona

Paraplegjik-tetraplegjik———9 persona

Kujdestari para-tetraplegjik—–9 persona

lnvalide pune———————97 persona

 

Bashkia Vlore dha pagese paaftesie per 263 banore te krahines ! Ja sa ishte fondi total dhe si u ndane leket ! Read More »