Orikuminews

Vlonjati 36-vjeçar d enoncon humbjen e të fejuarës, vjehrri i jep lajmin live në ‘Pa Gjurmë’

25-vjeçarja nga Cakrani i Fierit ishte larguar nga shtëpia më 24 shtator në orën 13:00, duke mos i dhënë shumë detaje Klodianit. Ata kishin komunikuar sërish në mbrëmje, por biseda ishte e vakët dhe Asija nuk kishte dhënë një vendndodhje të saj. Një ditë më pas, më 25 shtator, Klodiani kishte tentuar ta telefononte sërisht dhe e fejuara i kishte deklaruar se po largohej drejt Shqipërisë. Por, i riu vlonjat ngre shumë dyshime për humbjen e të fejuarës së tij.

Mes nesh nuk ka ndodhur asgjë, vetëm kur është larguar papritur. E dija se do shkonte në punë. Kemi 7 vite që jetojmë bashkë në Ciro Marina të Italisë. Debate burrë e grua kemi pasur, po jo që ajo të ikte dhe të mos kthehej më. Folëm në telefon, por u shkëput linja dhe në orën 21:00 të darkës fola prapë dhe dy fjalë më tha dhe e mbylli. Ditën tjetër, pas shumë telefonatave ma hapi dhe më tha “jam në autobus po iki në Shqipëri”. Unë kam komunikuar me prindërit e saj dhe ata më thanë “po vjen në Shqipëri”. I bija telefonit më pas dhe doli i fikur’-u shpreh Klodiani në një lidhje live skype me moderatoren Odeta Dume.

Stafi i “Pa Gjurmë” kontaktoi me babain e Asies, Arjan Muçën, teksa ky i fundit dha lajmin se vajza e tij nuk kishte h umbur, por ndodhej e strehuar në një shoqatë në Milano të Italisë, për arsye se kishte hequr dorë nga bashkëjetesa me Klodianin.

Vajza më ka telefonuar dhe ndodhet në një shoqatë bamirësie në Milano. Ime bijë nuk është e humbur. Ajo i ka dhënë fund marrëdhënies me Klodianin. Është strehuar atje tashmë. Nuk shkonte me Klodianin ndoshta, s’e di. S’është puna jonë kjo, e kanë me njëri-tjetrin”, deklaroi Arjan Muçaj.

36-vjeçari e mëson live vendndodhjen e të fejuarës dhe komunikon në program me babain e saj.

Klodiani: Ajo iku dhe unë nuk e di a ndodhet vertëtë në shoqatë
Arjan Muçaj: Vajza me telefonoi dhe më tha se nuk dëshiron më të jetojë me ty. Mua më vjen keq, por ajo vendos.
Klodiani: Unë dyshoj se Asia ndodhet në Milano tek shoqja e saj dhe gënjen, pasi nuk do të zbulojë shtëpinë ku fshihet.
Arjan Muçaj: Unë kam numrin e telefonit të vajzës, mund ta merrni live.
/shqiptarja.com

Vlonjati 36-vjeçar d enoncon humbjen e të fejuarës, vjehrri i jep lajmin live në ‘Pa Gjurmë’ Read More »

A rrestohet 28-vjeçari dhe dy të tjerë, përdhunojnë te mituren, vjedhje, dh unë…

Një 28 vjecar ka rënë në p rangat e policisë në Shijak nën ak uzë për a buzim me të mitur. Burime zyrtare të policisë thanë se 28 vjecari me inicialet F. H., 28 vjeç, banues në Shijak, u vu në pranga pasi dyshohet se ka dh unuar dhe detyruar një shtetase të mitur 16 vjeçe, që të kryejë marrëdhënie seksuale, kundër dëshirës së saj.

Sakaq në komunikatën zyrtare raportohet se dy persona të tjerë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, një prej tyre i shpallur në kërkim për v jedhje.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe vihet në p ranga një shtetas i shpallur në kërkim për v jedhje.

A rrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin:

Artur Cani, 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka d ënuar me 1 vit b urg për veprën penale “V jedhja”. Ky shtetas, më datë 23.06.2020, ka v jedhur në banesën e shtetasit I. K., pajisje të ndryshme pune dhe elektroshtëpiake, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në banesën e 44-vjeçarit.
….
Specialistët për Hetimin e Kr imit në Komisariatin e Policisë Shijak ar restuan për veprat p enale “K anosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Ma rrëdhënie s eksuale ose h omoseksuale me dh unë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, shtetasin F. H., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka dh unuar dhe detyruar një shtetase të mitur 16 vjeçe, që të kryejë marrëdhënie s eksuale, kundër dëshirës së saj.
…..
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arr estuan në flagrancë shtetasin S. F., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Hyundai” është përplasur me një mjet tip “Ford”, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

A rrestohet 28-vjeçari dhe dy të tjerë, përdhunojnë te mituren, vjedhje, dh unë… Read More »

A rrestohet 34-vjeçari, ja çfarë iu gjetë në shtëpi

Një 34-vjeçar ka rënë në p rangat e Policisë ditën e sotme në Kurbin, pasi iu gjet një sasi kanabisi në shtëpi.

34-vjeçarit me inicialet E. C., banues në Mamurras, iu gjetën 4.255 kg në shtëpi pas kontrollit të policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e n arkotikëve”.
/Shqiptarja.com

A rrestohet 34-vjeçari, ja çfarë iu gjetë në shtëpi Read More »

Vaksinat e gripit dhe të C OVID-19 mund të merren njëkohësisht, por …

Një studim britanik rezultatet e të cilit u bënë publike të enjten, arrin në përfundimin se është e sigurt që të merren njëkohësisht vaksina kundër C OVID-19 dhe gripit dhe se një gjë e tillë nuk ndikon negativisht në reagimin e imunitetit ndaj asnjërës prej tyre.

Britania dhe vendet e tjera të hemisferës veriore po përgatiten për një dimër të ashpër dhe mundësinë e një rritjeje të rasteve të gripit ndërsa lehtësohen kufizimet e C OVID-19 dhe masat e distancimit fizik.

Të moshuarve, grupeve më të rrezikuara dhe punonjësve të shëndetësisë në Britani po u jepen dozat përforcuese të C OVID-19, ndërsa qeveria e kryeministrit Boris Johnson ka premtuar gjithashtu për programin më masiv të vaksinimit nga gripi në histori këtë vit.

Studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Bristolit, zbuloi se efektet anësore të raportuara ishin zakonisht të lehta deri në të moderuara në testet me tre vaksina gripi dhe Pfizer ose AstraZeneca për C OVID-19.

“Ky është një hap vërtet pozitiv që mund të nënkuptojë më pak vizita për t’u vaksinuar për ata që duhet të bëjnë të dyja vaksinat,” tha kryetarja e grupit studimor, Rajeka Lazarus.

“Rezultatet e këtij studimi i janë paraqitur Komisionit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) për shqyrtim dhe do të ndihmojnë hartuesit e politikave në planifikimin në të ardhmes të këtyre programeve të rëndësishme të vaksinimit”, tha ajo.

Vaksinat u dhanë në të njëjtën ditë, në krahë të ndryshëm.

Një grupi iu bë një dozë vaksine për C OVID-in dhe një vaksinë gripi në vizitën e parë, dhe një placebo në vizitën e dytë, dhe një grupi tjetër iu dha një dozë vaksine C OVID-19 dhe një placebo në të njëjtën ditë, e ndjekur nga një vaksinë gripi në ditën e dytë.

Sipas studimit, 97% e pjesëmarrësve thanë se do të ishin të gatshëm të merrnin dy vaksina në të njëjtën vizitë në të ardhmen.

Studimi përfshiu 679 vullnetarë në Angli dhe Uells, dhe u botua si një studim paraprak dh rezultatet e plota që do të botohen në revistën shkencore Lancet./VOA

Vaksinat e gripit dhe të C OVID-19 mund të merren njëkohësisht, por … Read More »

Gjendet në Itali 25-vjeçarja nga Fieri / Telefonon gazetarët: Ajo trondit me ato që tregon

Një ditë pasi u d enoncua e humbur nga i fejuari i saj Klodian Dalipaj bëhët e gjallë 25-vjeçarja Asie Muçaj, e cila humbi gjurmët nga Ciro Marina, Krotone në Itali, më 24 shtator.

E reja nga Cakrani i Fierit, e cila humbi gjurmët më 24 shtator, pasi mësoi se kërkohej i telefonoi “Pa Gjurmë”, pas përfundimit të programit. Në bisedën telefonike që pati me moderatoren Odeta Dume, tha se është mirë, por se ka frikë të kthehet në familje.

Asia dyshon se janë vëllezërit e saj ata që e kanë shtyrë ish-të fejuarin e saj për ta kërkuar dhe nëse ata do ta gjejnë mund ta v rasin. 25-vjeçari pohoi se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me Klodjanin. Ajo nuk pranoi të tregonte se ku strehohej në Itali, madje nuk la asnjë një numër telefoni.

Odeta Dume: Unë të falenderoj, që more në telefon dhe reagove. Ju e keni parë emisionin në kanalin tonë në youtube?

Asie Muçaj: Po, po e pashë.

Odeta Dume: E qartë. Asie çfarë ka ndodhur realisht? Pse je larguar ti nga shtëpia?

Asie Muçaj: Kanë ndodhur shumë gjëra Odeta, që unë nuk mund t’i tregoj nga larg. Por unë po të them se jam shumë mirë, jam shumë në rregull, çdo gjë po më ecën mirë për momentin dhe do jem shumë mirë, jam e sigurt. Unë nuk mund të jap një numër telefoni, se kam shumë frikë nga familja ime dhe unë nuk dua të kthehem më tek ata.

Odeta Dume: Tek babai dhe tek nëna?

Asie Muçaj: Po pra. Edhe unë jam shumë e bindur se këtë gjë po e bëjnë vëllezërit e mi. Sepse vëllezërit e mi kanë probleme me shtetin italian dhe kudo që janë kanë probleme dhe nuk mund të më kërkojnë ata ashtu siç duhet dhe kanë futur atë. (flet për të fejuarin). Unë atij i kam thënë, shiko jetën tënde, nuk më intereson më të jem me ty.

Odeta Dume: Pra i ke dhënë fund marrëdhënies me Klodianin?

Asie Muçaj: Po, po, po. Unë i kam dhënë fund marrëdhënies me Klodianin dhe prindërve u kam thënë se do jem mirë. Nuk jam as e rrugëve, s’jam as pa ngrënë as pa pirë. Këto janë të gjitha. Tani nuk mund të shpjegoj shumë gjëra Odeta. Do doja shumë të flisja me ty sepse je një njeri vërtetë i mirë dhe ndoshta mund të më ndihmoje, psikologjinë, se normale shumë stres, familja. Normal që familja është gjëja më e madhe në botë, por gjithsesi, të dhashë lajmin që unë jam mirë. Jam shumë në rregull, gjërat po më ecin mirë.

Odeta Dume: Asie ti nuk ke ardhur në Shqipëri, je në Itali aktualisht?

Asie Muçaj: Po po. Jam në Itali.

Odeta Dume: Po ku rri tani tek shoqja apo tek shoqata?

Asie Muçaj: Jo, jo, se më ka marrë dhe shoqja në telefon dhe më tha, “Çfarë ju ke thënë, se na morën?’’, -unë i thashë, “Nuk u kam thënë asgjë’’, pasi unë jam në shoqatë sociale dhe asgjë më tepër. Unë mund t’ju marr ku të doni juve, mund t’ju marr në çdo orë.

Odeta Dume: Po të lutem. Mund të më marrësh në emision sot? Nëse ti mundesh?

Asie Muçaj: Nuk dua të flas publikisht.

Odeta Dume: Asie, unë nuk do të marr më, nuk të kërkoj më. As emisioni ’Pa Gjurmë’, sepse ti na more në telefon e dëgjuam zërin tënd, por çfarë do të bësh me familjen ? Nuk do t’i marrësh as ata në telefon? Pse e ke mbyllur këtë rrugë komunikimi?

Asie Muçaj: Unë nuk dua që ata të më gjejnë. Se kam frikë, normal janë familja ime, kam frikë nuk e mohoj.

Odeta Dume: Ke frikë nga babai yt?

Asie Muçaj: Kam frikë nga vëllezërit e mi. Dhe e di shumë mirë, që nëse ata më gjejnë këto ditë, sa unë nuk kam marr letrat akoma mund të më vrasin në mes të rrugës dhe nuk u intereson asgjë. Prandaj të kam marr edhe pa numër.

Odeta Dume: Po prandaj është e rëndësishme që të flasësh me babain dhe nënën tënde, mos t’i humbasësh kontaktet.

Asia gjatë bisedës telefomike tha se do të vazhdojë të mbajë kontakte me prindërit e saj, por nuk dëshiron të flasë me vëllezërit apo me ish-të fejuarin Klodian Dalipaj.

Asie Muçaj: Mamin e mora dje dhe më tha, “Do më marrësh ditë për ditë? –“Ok”, i thashë, -“Do të marr ditë për ditë dhe do jemi në kontakt bashkë. Ama unë nuk dua të flas as me vëllëzërit, as me ish-burrin tim”. –“Në rregull’’, më tha, “Mjafton të më marrësh mua”. Me mamin kam folur dje. Sapo kam parë lajmin kam marr mamin direkt.

Odeta Dume: Asie, unë të këshilloj të mos humbasësh kontaktet me familjarët e tu. Familja është gjithçka mbi të gjitha. E kuptoj që i ke dhënë fund raportit me Klodianin është e drejta jote. Unë këtë gjë do t’ja komunikoj dhe Klodianit, që pata një telefonatë me ty dhe më deklarove këtë gjë. Të uroj më të mirat dhe më vjen mirë që reagove dhe na more direkt pas emisionit.

Asie Muçaj: Shumë faleminderit Odeta. Gjithë të mirat dhe punë me më pak stres të uroj.

Pas kësaj bisede të transmetuar në emisionin “Pa Gjurmë”, ne kontaktuam me babain e Asies, i cili e dëgjoi telefonatën e realizuar duke pranuar vendimin e vajzës së tij për t’i dhënë fund raportit me ish- të fejuarin. Në shumicën e kohës z.Arjan Muçaj ishte i heshtur dhe i prekur nga kjo ngjarje, megjithëse i vetëdijshëm se vajza e tij ishte shëndoshë e mirë në një shoqatë në Itali. Ndërkohë 36-vjeçari Klodian Dalipaj nuk pranoi që të lidhej me stafin e emisionit ’Pa Gjurmë’, pasi e dëgjoi telefonatën dhe e mori mesazhin e Asies, shtuar këtu dhe porosinë që i kishte dhënë ish-vjehrri, për të mos e kërkuar më vajzën e tij, pas marrëdhënies së tyre 7-vjeçare.
/Fierisot

Gjendet në Itali 25-vjeçarja nga Fieri / Telefonon gazetarët: Ajo trondit me ato që tregon Read More »

A ksidentohet turistja franceze në aksin Sarandë-Ksamil, ja gjendja e saj

Një turiste franceze ka mbetur e plagosur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, si pasojë e një aksidenti.

Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua në rrugën Sarandë-Ksamil, ku automjeti me të cilin lëvizte turistja, ende e pa identifikuar, u përmbys në rrugë.

Ajo u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka filluar hetimet.

/Shqiptarja.com

A ksidentohet turistja franceze në aksin Sarandë-Ksamil, ja gjendja e saj Read More »

Gratë shtatzëna duhet ta shmangin vaksinën anti-C OVID 3 muajit e parë, ja cila vaksinë rekomandohet…

Zv.Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku, i ftuar në “Repolitix”, foli lidhur me vaksinën kundër C OVID-19 dhe gratë shtatzëna.

I pyetur lidhur me kohën e duhur të marrjes së vaksinës, Ulqinaku u shpreh se nga 0-3 muajshe ideale do të ishte për gratë shtatzëna të shmangin v aksinën, megjithatë nuk përbënë problem dhe një vendim i kundërt. Kjo për shkak se embrioni është në një fazë delikate të tij.

Gjatë fjalës së tij theksoi edhe faktin se vaksina nuk ka si pasojë sterilizimin.

“0-3 muaj të parë duhet ta shmangi, është periudhë në të cilën embrioni është në faze delikate. Nuk ka efekt anësorë, por ne e sugjerojmë, nuk është e domosdoshme. Por në muajit e tjerë, mund të bëhet është e sigurt. Vaksinimi para shtatzënisë, sepse nuk ekziston kjo që thonë që mbetesh sterilë. Nuk ndikim, kjo është e vërtetuar.”, tha ai.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini rekomandoi bazuar në sugjerimin e Komitetit taksni të ekspertëve që gratë shtatzëna të bëjnë vaksinën Pfizer.

“Komiteti teknik i vaksinimit ka rekomanduar që gratë shtatzëna mund të marrin vaksinën gjatë shtatzënisë. Rekomandohet që të përdorin Pfizer.”, u shpreh ajo.

/Shqiptarja.com

Gratë shtatzëna duhet ta shmangin vaksinën anti-C OVID 3 muajit e parë, ja cila vaksinë rekomandohet… Read More »