Orikuminews

Lajmërim – Ndahet nga jeta një ëngjëll në moshën 2-vjecare! Lamtumirë e vogla Enia!

Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen nga jeta ne moshen dy vjecare te Enia Gjini. Enia ishte banore e lagjes Rilindja ne qytetin e Vlores.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit u behet diten e Shtune ne date 2 Tetor 2021 ora 11:00 ne varrezat e qytetit te Vlores.

I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve!

@Orikuminews

Lajmërim – Ndahet nga jeta një ëngjëll në moshën 2-vjecare! Lamtumirë e vogla Enia! Read More »

Fall xhorja lexon në letra fatin e PD: A do të fitoj Berisha apo Basha…

Fa llxhoret që lexojnë letra, filxhan apo edhe shkrijnë pl umçe e shumë gjëra të tjera së fundi janë shtuar shumë, por rrallë janë parë që të komentojnë mbi politikën. Fiks Fare dërgoi një bashkëpunëtore tek një zonjë që lexonte letrat Tarot. Motivi për të cilin po interesohej për të parë letrat ishte i vëllai që aderonte tek Partia Demokratike. Bashkëpunëtorja donte të dinte se krahun e kujt duhet të mbante i vallai i saj brenda PD-së. Pra të Bashës apo Berishës për të patur vazhdimësi edhe i vëllai, pse jo të merrte edhe ndonje post brenda partisë.

F allxhore Leta me anë të letrave nxorri fitues Lulzim Bashën dhe Jo sali Berishën. Sipas saj Berisha ishte i bllokuar nga të gjitha anët dhe sado militantë të mbledhi pas vetes është i humbur, pasi të gjitha shtetet e kanë bllokuar pas shpalljes non grada që i bëri Amerika. Kurse për kryetarin aktual Basha fallxhorja parashikoi se këtë vit ai do dilte fitues përsa i përket drejtimit të partisë. Ndonëse edhe Basha ishte shumë i bllokuar, por do ia dalë mbanë të mbaj kreun e Partisë Demokratike.Përsa i përket vitit të ardhshëm në këtë parti do të kemi ende ndryshime sipas letrave të fallxhores, pasi drejtues të saj nuk do jenë as Berisha dhe as Basha. S’e kush do e drejtojë Partinë Demokratike në 2022 mbetet për t’u parë sërish në letrat Tarot!

F allxhorja shikon letrat Tarot për zhvillimet brenda PD-së

Fallxhorja –M’i thuaj një çikë gërmat e vëllait, sa gërma ka 12345?

Fiksi –6

Fallxhorja – 6.

Fiksi – Vëllai do të dijë a do fitojë Berisha apo jo?

Fallxhorja – Jo.

Fiksi –Nuk fiton Berisha.

Fallxhorja – Vashdon në këtë rrugë te PD-ja.I është premtuar çështje pune, çështje vazhdimësije, çështje që i plotësohet dëshira jo, nuk i plotësohet sepse rruga këtu i del e mbyllur

Fiksi – Është mbyll rruga që mund ta marri

Fallxhorja –Do ta shikoj një çikë atë pjesën e atij Salli Berishës . S A L I i është bërë fjalë premtuese po 9 e ka të mbyllur, 9 nuk ka qeverisje Sali Berisha .Sali Berisha pavarësisht se lufton shkon në … po që dokumentin e ka dhe për këtë vit e ka problematik, sepse ky thotë e kam në dorë thotë do gëzohem, por nuk gëzohet Sali Berisha për këtë dokument, sepse i del këtu në krye dhe humbja e këtit është këtu .Me një fjalë nuk e merr Sali Berisha

Fiksi –Kot mos të lodhet vëllai

Fallxhorja – Këtë 3 mujor mos të lodhet kot ,për mua ta kthej atë 50% aty në PD ku është

Fiksi – Po po domethënë do e mbajë Luli

Fallxhorja – Ta kthejë aty atë 50% se aty është shumë ok. 50% e Berishës jo nuk e ka.

Fiksi – Po shikoje njëherë për Lulin a do e mbajë Luli apo jo?

Fallxhorja – Me pikëpyetje është dhe ky një çikë

Fiksi – Po përse kush do e marri?

Fallxhorja –Si e ka ky Luli ? ( hap letrat për Lulin)

Fiksi – Lulzim

Fallxhorja – E ka Lulzim, L U L Z I M ,shikoje si është Lulzimi ,i është i go ditur nga të gjitha anët.

Fiksi – Ëhë

Fallxhorja – Për momentin tani se e ka Berisha këtë 50%. Tani të gjithë këta janë të goditur presin çfarë do bëhet. Ja dokumenti i Lulzim Bashës, ja dhe rruga e Lulzim Bashës.

Fiksi –Që e fiton Luli?

Fallxhorja – Se deri tani këta luftojnë. Se Luli nuk është i bllokuar tani për momentin ëëëëëë me një fjalë Luli e ka rrugën e hapur. Berisha jo pavarësisht se kanë b ombat për këto 3 muaj Lulzimi po del me fitore. Të futesh thellë thelël dhe në psikologji Sali Berishës ja kanë mbyllur rrugën në psikologji. Ja kan mbyllur rrugën të gjithë shtetet, të gjithë gjërat të gjithë, pastaj kupola më e madhe është sepse Sali Berishën e ka bom barduar Amerika

Fiksi – Berishën?

Fallxhorja –Ai sa do që të fitojë sa do njerëz që të mbledhi, është një kartë e d jegur. Brënda vitit mund të mos jetë edhe Luli.

Fiksi – Ouuu?

Fallxhorja –Kështu që janë gjëra të tjera, humb, bëhet një rrotulim prandaj të jetë një çikë larg kësaj pune . Ok zemra ime

/noa

Fall xhorja lexon në letra fatin e PD: A do të fitoj Berisha apo Basha… Read More »

Habit me deklaratën kandidati për kryetar komune : Kam një makinë modeste 70 mijë EURO

Kandidati i NISMA-s për kryetar të Podujevës, në Kosovë, Xhemajl Hasani ka qenë i ftuar në “Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova, ku është pyetur se çfarë makine përdor dhe tepër serioz ai përgjigjet se ka një makinë modeste.

Gazetarja: Me çfarë veture vozisni zoti Hasani?

Xhemajl Hasani: Lëviz me një veturë modeste, dhuratë prej familjarëve.

Gazetarja: Çfarë është modeste për ju?

Xhemajl Hasani: Me Ferrari. (Shkaktohen të qeshura ).

Gazetarja: Ferrari, veturë modeste? (qesh)

Xhemajl Hasani: Pse?

Gazetarja: Çfarë vlere ka?

Xhemajl Hasani: 70 mijë Euro.

Gazetarja: Dhe kjo është modeste për ju, apo jo?

Xhemajl Hasani: Po si të gjithë kandidatët e tjerë.

Deklarata e Hasanit ka shkaktuar mjaft të qeshura në studio, ndërsa për të çdo gjë që tha ishte shumë normale.

Habit me deklaratën kandidati për kryetar komune : Kam një makinë modeste 70 mijë EURO Read More »

Florian Marku rikthehet si kampion në Shqipëri, xhiro me Ferrarri në Tiranë

Pak ditë pasi u shpall kampion bote në kategorinë IBF duke m poshtur kundërshtarin ukrainas Maxim Prodan, Florian Marku është rikthyer në Shqipëri si një kampion i vërtetë. Pak më parë ai ka shpërndarë një video në “Facebook” ku shihet duke ecur me një Ferarri në rrugët e Tiranës. Ndërkohë në sfond dëgjohet kënga e Noizy-t “Jena Mbretër”. Florian Marku dhe Noizy janë miq të vjetër në fakt me njëri-tjetrin. Kujtojmë se Marku ka dëshmuar një ecuri shumë të mirë në karrierën e deritanishme, pasi në dhjetë përballje, nëntë i ka fituar dhe një tjetër barazim.

Dueli me ukrainasin Maxim Prodan (me të cilin pati disa momente t ensioni në konferencë për shtyp para ndeshjes, ku Marku tentoi edhe ta g odiste) ishte parashikuar të luhej në muajin qershor, por një l ëndim i Markut bëri që sfida të shtyhej për në shtator. Në fund pritja ia vlejti dhe boksieri shqiptar u kurorëzua si kampion bote.
/joq

Florian Marku rikthehet si kampion në Shqipëri, xhiro me Ferrarri në Tiranë Read More »

Çohet për ekspertim p istoleta “TT” e Aldi Ramës, eksperti: Nuk gjejmë dot…

Për zbardhjen e plotë të v rasjes së efektivit Saimir Hoxha dhe ve tëvrasjes së 21-vjeçarit Aldi Rama policia dhe prokuroria po heton çdo detaj që ka lidhje me këtë ngjarje. Kështu p istoleta “TT” e gjendur pranë trupit të 21-vjeçarit dhe një gë zhojë janë çuar për ekspertim balistik dhe daktiloskopik në laboratorin e k riminalistikës në Tiranë. Sipas “OraNews” nga hetimet e deritanishme krijohet bindja se Aldi Rama e ka qëlluar veten me p istoletën që kishte pasi pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe një gëz hojë p istolete 9 milimetërshe. Por një konkluzion i tillë nuk mund të arrihet pasi mungon p redha e qitur nga arma e gjendur në vendgjarje.

Ndërkohë mjekësia-ligjore ka konstatuar se Aldi Rama ka dy p lagë në kokë, e cila ka një hyrje dhe një dalje. Një nga ekspertët që po merret me këtë çështje tha:

Plumbi është tejshkues dhe ka lënë gjurmët e një p lage në formë tubi. Ende nuk është gj etur p redha që ka shkaktuar këtë pl agë, ndaj kjo do sjellë dhe pak vonesa në daljen e një konkluzioni të shpejtë dhe përfundimtar.
Por tani hetimet e prokurorisë dhe policisë janë përqendruar te ekzaminimi i plotë i a rmës për të zbuluar nëse ajo është përdorur për k rime të tjera. Një burim pranë policisë së Lezhës tha për “OraNews”

Çështja penale që në ditën kur dhe ndodhi ngjarje kr iminale është zgjidhur nga ana juridike dhe që me kryerjen e veprimeve hetimore shteruse, do merret vendimi për mbylljen e dosjes. Kjo pasi personi përgjegjës për vras jen me ar më z jari të punonjësit të policisë Saimir Hoxha, ka ndërruar jetë dhe që në këtë moment përgjegjësia penale e tij shuhet.
/joq

Çohet për ekspertim p istoleta “TT” e Aldi Ramës, eksperti: Nuk gjejmë dot… Read More »

“E kishe për turp të quheshe shqiptar, por nënën e gjeten komshinjte te dekompozuar”- Nga Ilir Haxholli

Nga Ilir Hoxholli:

Hej “Kampion” nena ajo qe te rriti, v diq, e gjeten komshinjte. Sot eshte dita fiks, nje Tetor, dita te moshuarve. E kishe per tu rp te quheshe shqiptar “kampion” por nenen, nenen mos e harro, se te mbajti ne bark 9 muaj, te dha qumesht, te beri te forte “kampion”, qumeshti dhe sakrificat e saja te ben ky qe je sot. E di pse shkruajta per ty “kampion” qe te kuptojme ne te tjeret se si nuk duhet te jemi ne jete “kampion”.
Se jeta nuk eshte medalje, fame, e te besh moral, kur nenen tende e ke harruar. E gjeten komshinjte te dekompozuar, mbase sa dite me pare ka vdekur, mbase nje gote uje do te deshironte ne fund. Iku shpetoi ajo nene dhe shume te tjera nga kampionet e televizioneve, nga medaljet, dekoratat, nga hipokritet qe nenat e tyre i kane nxjerre nga shtepite.
/joq

“E kishe për turp të quheshe shqiptar, por nënën e gjeten komshinjte te dekompozuar”- Nga Ilir Haxholli Read More »

Meta firmos shkarkimin e katër ambasadorëve të Shqipërisë, mes tyre dhe vajzën e Ismail Kadaresë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shkarkuar katër ambasadorë të Shqipërisë. Bëhet fjalë për krerët diplomatikë në OKB, Hungari, Këshillin e Europës dhe UNESO.

Mes të liruarve nga detyra është dhe vajza e Ismail Kadaresë, Besiana Kadare të cilës i mbaroi mandati si ambasadore pranë OKB.

Ajo ishte njëkohësisht ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.

Besiana Kadare është propozuar si ambasadore në UNESCO, kurse Ferit Hoxha që mban aktualisht këtë pozicion është propozuar për ambasador të Shqipërisë në OKB.

Po ashtu edhe Arian Spasse i Hungarisë dhe Albana Dautllari e Strasburgut janë liruar nga detyra.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

1 tetor 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, ka dekretuar, disa lirime të Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare.

Konkretisht:

– Zoti Arian Spasse, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, rezident.

– Zonja Albana Dautllari, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.

– Zonja Besiana Kadare, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.

– Zoti Ferit Hoxha, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

(BalkanWeb)

Meta firmos shkarkimin e katër ambasadorëve të Shqipërisë, mes tyre dhe vajzën e Ismail Kadaresë Read More »