Orikuminews

Ja kur është koha ideale për të pirë kafen e parë të ditës

Studimet për kafen dhe efektet e saj në shëndet janë të panumërta. Ndikimi i kafes në organizmin e njeriut është marrë shpesh në analiza nga ekspertët dhe jo rrallëherë rezultatet bien ndesh me njëri-tjetrin.

Një pikëpyetje që gjithashtu është vënë shpesh në diskutim është ajo për kohën ideale të kafes. A është e këshillueshme të jetë kafja gjëja e parë që pijmë në mëngjes? Edhe kjo, me keqardhje, nuk është e rekomanduar nga specialistët.

I gjithë sekreti është te hormoni i kortizolit – i njohur si hormoni i stresit, por edhe hormoni që kontrollon orën biologjike. Kur trupi e çliron, atëherë ndihemi zgjuar. Nivelet e kortizolit, në të vërtetë, janë më të larta herët në mëngjes. Në këto kushte, kafeina rrit edhe më shumë nivelin e këtij hormoni dhe në mëngjes, nëse do t’i shtosh organizmit edhe një kafe, trupi do të prodhojë më shumë kortizol dhe nëse jo, prodhon më pak.

Edhe pirja e shumë kafeve gjatë ditës mund të çojë në efekte të tjera si nervozizëm, pagjumësi, aritmi etj.

Po atëherë cila është koha ideale për të pirë kafe?

Ka lajme të mira për ta pirë kafen në mënyrë të moderuar. Koha më e mirë për të pirë kafe është pas mëngjesit. Ora ideale është 9 – 10 paradite. Kjo orë rekomandohet sepse në këtë moment vlera e kortizolit është e ulët dhe është ora në të cilën pothuaj të gjithë janë zgjuar dhe kanë dalë nga shtëpia. Në këtë kohë, jeni edhe shumë orë larg pasdites, kur kafja, gjithashtu nuk është e rekomanduar për stresin që ju shkakton.

Ora 9 me 10 e mëngjesit – koha ideale për të shijuar një filxhan kafe me miqtë. Ose vetëm, nëse po fshiheni nga kolegët.
(Balkanweb)

Ja kur është koha ideale për të pirë kafen e parë të ditës Read More »

S kandal/ Zyrtarja i dërgonte foto intime ministrit (foto)

Ish-sekretarja e Ministrisë së Brendshme në Serbi, Diana Harkaloviç, mësohet se i kishte dërguar foto intime një ministri, në atë kohë një prej politikanëve më të fuqishëm në vend.

Fotot janë bërë kryesisht në zyrën ku ajo punonte.

Portalet serbe, kanë publikuar pamjet ku Hrkaloviç pozonte me të brendshme.

Kujtojmë se Harkaloviç u arrestua të premten që lamë pas, sepse dyshohet se ka fshehur vrasjen e Vlastimir Millosheviçit.
(Balkanweb)

S kandal/ Zyrtarja i dërgonte foto intime ministrit (foto) Read More »

Mjekët i heqin celularin nga stomaku, shokon 33-vjeçari, e gëlltita…

Një 33-vjeçar nga Egjipti i ka shokuar të gjithë me atë që i ka ndodhur. Ai shkoi në Spitalin Universitar Aswan në jug të Egjiptit dhe mjekët e trajtuan atë për infeksione të zorrëve dhe barkut. Por ata u shokuan kur zbuluan shkakun e vërtetë të problemeve, pasi nëpërmjet Rrezeve X panë që brenda stomakut të tij ishte një celular.

Por ajo që shkaktoi edhe më shumë habi, ishte deklarata e të riut se e kishte gëlltitur pajisjen gjysmë viti më parë, por nuk kishte patur mundësi të shkonte në spital dhe në vend të kësaj shpresonte që ta kalonte atë natyrshëm. Sidoqoftë kjo gjë ishte e pamundur pasi iu desh të krente një ndërhyrje kirurgjikale për ta hequr celularin nga stomaku.

Mohamed El-Dahshoury, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Spitaleve të Universitetit Aswan, tha se ishte hera e parë që ata kishin parë një rast të tillë në të cilin një pacient kishte gëlltitur një celular të tërë, sipas mediave të Emirateve të Bashkuara Arabe Gulf Today. Është e paqartë arsyeja pse ai gëlltiti celularin, gjithsesi gjendja tij pas operacionit paraqitej e mirë dhe mjekët u shprehën se për pak ditë do ta marrë veten.
/joq

Mjekët i heqin celularin nga stomaku, shokon 33-vjeçari, e gëlltita… Read More »

Donaldi flet për Borën:“E kam dashur shumë, bashkëjetuam tre vjet, por…”

Pas më shumë se dy javvë në shtëpi, Donaldi ka vendosur më në fund të flasë për lidhjen me Borën. Ka qenë Graniti, ai që e ka pyetur për dashuri jashtë shtëpisë, por aktori ka theksuar se është ndarë, para katër muajsh.

Donaldi ka thënë:

Jam vetëm jashtë. Katër muaj. E kam dashur, kam bashkëjetuar, dy vjet e gjysëm, tre, ka qenë gjë e fortë fare, por jeta bën të vetën./joq

Donaldi flet për Borën:“E kam dashur shumë, bashkëjetuam tre vjet, por…” Read More »

Nga Shkodra në Vlorë, zbulohen emrat e Drejtorëve të rinj të Policisë

Gledins Nano ka ndryshuar kupolën e Policisë së Shtetit pas 100 ditësh të vendosur nga Rama. Nano ka ndryshuar pothuajse të gjithë drejtorët e Policisë në Shqipëri.

Sipas Nanos, Neritan Nallbati emërohet në Durrës, Lorenc Panganika drejtor i Policisë së Tiranës, Bledar Çeliku në Gjirokastër, Ardin Çipa në Elbasan, Skënder Hitaj në Dibër, Gjovalin Loka në Korçë, Rebani Jaupi emërohet drejtor tek Kibernetika, Hamdi Fjora në Shkodër, Oltion Bistri drejtor në Lezhë, Alban Dautaj, Drejtor i Antiterrori, Alfred Çepe në Fier, Gentian Berberi në Vlorë./joq

Nga Shkodra në Vlorë, zbulohen emrat e Drejtorëve të rinj të Policisë Read More »

Del autopsia e katër turistëve që humbën jetën në Qerret të Kavajës

Ditnë e djeshme ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore për katër turistët rusë që humbën jetën në një hotel luksoz në Qerret të Kavajës. Rezulton se ata nuk janë dhunuar dhe në trup nuk iu janë gjetur shenja të një sulmi nga jashtë. Një tjetër detaj është se Sergey Burenkov, gruaja e tij, Natalya Burenkova, vajza e çiftit Ekaterina Burenkova dhe partneri i saj Nikita Belousov nuk kanë konsumuar as lëndë narkotike.

Procesi i ekspertizës ka vijuar deri në orën 15:00, por hetuesit kanë vetëm një pistë në dorë, atë të vrasjes. Kujtojmë së fillimisht në media u raportua se të katër viktimat u gjetën të asfiksuar brenda ambienteve të saunas, por në fakt trupat e tyre u gjetën në pishinën dimërore të hotelit.
Ata kishin kërkuar që ambientet e SPA-së përfshirë dhe pishinën e brendshme, të ishin gati që pasi të ktheheshin nga Ohëri. Në lidhje me këtë u pyet edhe punonjësi përgjegjës për pishinën, i cili tha se gjatë ditës e kishte pastruar me klor, por mbetet ende e paqartë nëse ata janë asfiksuar nga klori, gjë që e bën edhe më të mistershme vdekjen e tyre.

Policia i ka përqendruar hetimet edhe në atë që e quajnë një “vrasjeje pa gjurmë”. Në sitën e grupit hetimor po kalojnë dhe të gjithë personat e akomoduar në hotelin ku ndodhi ngjarja. Gjithashtu në procesin hetimor, grupi hetues po bashkëpunon edhe me ambasadën ruse për të mësuar më shumë mbi viktimat dhe të aktivitetin e tyre në të kaluarën./joq

Del autopsia e katër turistëve që humbën jetën në Qerret të Kavajës Read More »

P ërplasen 2 autobusa, 16 të v dekur dhe dhjetra të p lagosur

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën gjatë përplasjes mes dy autobusëve në Nigeri.

Ngjarja është shënuar në rajonin Moro, të provincës Kwara, ndërsa të paktën 11 persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Autoritetet ende janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.

Megjithatë, vlen të theksohet se aksidentet automobilistike janë të shumta në Nigeri, e shkak për këtë është infrastruktura e dobët rrugore.

(BalkanWeb)

P ërplasen 2 autobusa, 16 të v dekur dhe dhjetra të p lagosur Read More »

Paloma rrëfen për “rrëmbimin” e vajzës…

“Prindërit” e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë janë ulur të bisedojnë këtë mbasdite për momentet më të vështira që i janë dashur të përballojnë gjatë rritjes së fëmijës.

Paloma tregoi se para disa vitesh, pati frikën se vajza e saj mund të ishte rrëmbyer.

“Një ditë shkova të marr vajzen nga kopshti dhe edukatorja më thotë që ajo ishte marrë nga i ati. Ndërkohë që Andrei ishte në punë”, tha Paloma.

Gazetarja shtoi se e gjitha kjo ishte një keqkuptim por gjithësesi kjo ishte eksperienca më e frikshme që ajo ka përjetuar gjatë prindërimit.

“Desh më ranë të fikët, edhe sot kur e kujtoj bëhem keq”, tha Paloma.

SHQIPERIA IME

Paloma rrëfen për “rrëmbimin” e vajzës… Read More »