Orikuminews

“Nuk bëj dot gjë pa të”, porosia e babait përlot këngëtaren në emision

Këngëtarja Arinda Gjoni ishte e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan, ku është surprizuar me një videomesazh nga babai i saj me te cilin tha se ka marrëdhënie shumë të ngushtë dhe nuk bën asgjë pa marrë më parë mendimin e tij.

Ndërkohë gjatë videomesazhit babai i saj i dha një porosi këngëtares, duke i thënë të mos heqë dorë nga muzika shqiptare pavarësisht ofertave për të qenë pjesë e tregut botëror.

“Kam ca të reja në lidhje me karrierën time. Më ka kontaktuar një kompani produktive në Turqi. Në fakt duhet të ndodhte e kundërta, por unë kam qenë me fat, ata më kanë gjurmuar dhe më kanë dërguar email. Tashmë unë do të bëj këngë anglisht, do të më bëjnë koncertet në gjithë botën, pastaj varet si do ecë, sepse edhe kjo është me fat. Unë se kam kërkuar këtë gjë dhe më dukej e largët, por nganjëherë gjërat vijnë kur nuk i pret. Unë kam babain pianist dhe e kam pjesë të bandës time. Kam fituar vetëbesim duke kënduar live dhe se kam më fare problem, kjo gjë më ka rritur. Tani unë jetoj në Tiranë bashkë me prindërit, babain e kam si shok ngaqë punojmë dhe bashkë. Jam shumë e lidhur me babain, po nuk mora mendimin e tij nuk bëj asgjë”, tha Arinda.

 

Ndërkohë babai i saj, Mark Gjoni në videomesazh tregoi edhe momentin kur Arinda kishte interpretuar një këngë shumë të vështirë dhe pas atij interpretimi, ai kishte marrë vendimin që ajo të ndiqte shkollën e muzikës.

“Kur Arinda ishte 9 vjeç ka nisur të këndojë, ndërkohë që unë luaja në instrument ajo më tha: A mund të këndoj një këngë?

Po i thash unë.

“Ishte një këngë që këndohej në atë kohë “Vetë më the të dua” titullohej. Ishte këngë që ne muzikantët e quajmë pak si të vështirë sidomos për fëmijët. Arinda e interpretoi me saktësi dhe nga ai moment vendosa që Arinda të vazhdojë shkollën e muzikës. Unë i them Arindës në mënyrë të vazhdueshme që rruga e artit është shumë e bukur, e gjatë, por pa destinacion. Në momentin që mendon se ke arritur destinacionin, ti ke humbur rrugën. Duhet të punosh shumë. Porosia ime për Arindën është të mos e harrojë këngën shqipe”, tha babai i këngëtares Mark Gjoni.

Pas videomesazhit këngëtarja e surprizuar është përlotur dhe premtoi se nuk do të largohet nga muzika shqiptare, pavarësisht ofertave dhe projekteve në të ardhmen.

“Nuk bëj dot gjë pa të”, porosia e babait përlot këngëtaren në emision Read More »

Ja për çfarë po ju paralajmërojnë këmbët me këto 6 shenja të pazakonta…

“Dhurata më e madhe që mund t’i bëni familjes suaj dhe botës është të qenit një njeri i shëndetshëm.” – Joyce Meyer

Trupat tanë gjithmonë do të na tregojnë kur diçka nuk po shkon siç duhet. Nëse nuk dimë se si ta dëgjojmë trupin, është një çështje tjetër krejtësisht!

Këmbët tona, për shembull, janë një tregues i madh i shëndetit. Ata mund të na tregojnë të gjitha llojet e gjërave që nuk janë në rregull me trupin tonë, por vetëm duhet të dimë t’i “dëgjojmë” ato.

“Në fakt, një nga gjërat e para që një mjek i kujdesit shëndetësor do të shikojë tek një pacient i moshuar është gjendja e këmbëve të tyre, sepse mund t’u tregojë aq shumë.

Këmbët e tua bëjnë shumë më tepër sesa t’ju mbajnë nga një vend në tjetrin. Ato ju japin një mënyrë të shpejtë se si të kontrolloni shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Ato mund t’ju tregojnë nëse keni nevojë për më shumë lëndë ushqyese dhe nëse një gjendje e rëndë mjekësore po fshihet në trupin tuaj, “thotë eksperti i jetesës së shëndetshme, Danette May.

Ja cilat janë shenjat që nuk duhet t’i injoroni asnjëherë:

Këmbë apo gisht këmbe pa qime

Shumica e njerëzve do t’u pëlqente shumë t’i kishin këmbët pa qime për shkak të të gjitha përpjekjeve që duhen për t’i hequr ato. Por në të vërtetë, të paturit e këmbëve pa qime mund të jetë një shenjë e problemeve të qarkullimit të gjakut.

Nëse keni probleme të zemrës ose probleme të qarkullimit të gjakut, trupi juaj do të duhet të vendosë prioritete dhe dërgimi i mjaftueshëm i gjakut drejt këmbëve tuaja për të rritur qimet nuk ka aq rëndësi sa kanë organet tuaja jetësore.

“I njëjti problem mund ta bëjë të vështirë të gjeturit e pulsit në këmbët tuaja”, shton May.

Kirurgu ortopedik Lance Silverman, MD, thotë, “Një shkak i furnizimit të pamjaftueshëm me gjak në këmbë dhe në gishta të këmbëve është sëmundja arteriale periferike, PAD.

Kur pllakata ndërtohet në arteriet e këmbëve tuaja, rrjedha e gjakut mund të kufizohet. Nëse nuk trajtohet, PAD mund të çojë në një atak në zemër, ose madje ju vë në rrezik për amputim.

Ndërkohë që mund t’ju duket më mirë të mos kishit qime në këmbët tuaja, gjithnjë duhet të keni parasysh se ato qime janë një gjë e mirë.

Thua i zhytur në mish

Shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme thonjve të këmbëve të tyre.

Këmbët janë nga të gjitha llojet e formave dhe madhësive, por një thua i zhytur në mish, me një formë të lugët, është një shenjë e anemisë, “hemochromatosis (prodhimi i tepërt i hekurit), sëmundja e Raynaud (e cila ndikon në furnizimin e gjakut të gishtat dhe këmbëve) dhe ndonjëherë e Lupus-it (një sëmundje autoimune në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon qelizat, indet dhe organet), “sipas Reader’s Digest.

Kur trupi juaj nuk ka hekur të mjaftueshëm, mund të ndiheni të lodhur, të dobët, bllokim të frymëmarrjes dhe simptoma të tjera. Mbani mend se anemia mund të jetë e rrezikshme, prandaj dhe kushtojuni vëmendje këmbëve dhe kontrollohuni tek mjeku juaj.

Këmbë të “akullta”

A keni vazhdimisht këmbë të ftohta? A jeni gjithmonë i pari që i vishni çorapet e trasha, madje edhe në kohën e verës?

Këmbët mund të jenë duke u përpjekur t’ju tregojnë diçka, që do të thotë se tiroidja juaj nuk është duke funksionuar siç duhet. Mund të jetë gjithashtu një shenjë e qarkullimit të dobët, sepse gjaku nuk po shkon në ekstremitetet e gjymtyrëve tuaja.

Mund të vëreni se duart dhe gishtat janë gjithashtu shumë më të ftohtë se njerëzit e tjerë. Nëse keni këmbë vazhdimisht të ftohta, ia vlen të shkoni të bëni një kontroll.

Thonj të zverdhur

Thonjtë e këmbëve tuaja duhet të duken ashtu si thonjtë e duarve tuaja. Nëse kanë ndonjë ndryshim, është ndoshta një shenjë se diçka nuk po shkon mirë.

Thonjtë e këmbëve më të zakonshëm të çngjyrosur janë të verdhë dhe kjo zakonisht shkaktohet nga një infeksion fungal. Ju mund ta merrni këtë nga kudo, nga këpucët deri tek pishinat.

Fatmirësisht, një infeksion kërpudhor është i shpejtë dhe i lehtë për t’u trajtuar. Ju mund të përdorni metoda natyrale në shtëpi në mënyrë që ta mbani nën kontroll.

Përveç një infeksioni kërpudhor, “thonjtë e trashë dhe të verdhë gjithashtu mund të jenë një shenjë e një sëmundje të rëndësishme, përfshirë limfedemën (ënjtje që lidhet me sistemin limfatik), problemet e mushkërive, psoriasis ose artriti reumatoid”, sipas WebMD.

Mpirje

Asnjëherë nuk është mirë kur një pjesë e trupit tuaj është e mpirë, kështu që kur të ndjeni që këmbët tuaja janë të mpira pa ndonjë arsye të veçantë, duhet të kontrolloheni menjëherë tek mjeku.

Mpirja në këmbë mund të shkaktohet nga dëmtimi i nervit ose neuropatia. Njerëzit me diabet janë të rrezikuar që të kenë kenë mpirje të këmbëve, prandaj kijeni parasysh dhe kontrollohuni nëse kjo gjë ndodh.

Këmbë të çara

Lëkura e çarë dhe e ciflusur nuk është gjë e mirë, pavarësisht se ku ndodhet në trupin tuaj. Por, për këmbët, në mënyrë specifike, lëkura e zbehtë mund të jetë një shenjë e “këmbës së atletit”, veçanërisht nëse çarjet janë me gishtërinjëve ose mund të nënkuptojë probleme me tiroiden tuaj.

“Nëse lëkura rreth thembrës suaj është e thatë, e plasaritur ose e ciflosur, mund të jetë një shenjë paralajmëruese për gjendjen e tiroides. Tiroidja juaj prodhon hormone që kontrollojnë normën tuaj metabolike, presionin e gjakut, rritjen e indeve dhe funksionet e sistemit nervor “, shton Dr. Silverman.

“Këmba e atletit” është një infeksion shumë i zakonshëm, por edhe ngjitës, kërpudhor. Fatmirësisht, është gjithashtu i shërueshëm, prandaj sigurohuni që të gjeni metodat e duhura për t’u përmirësuar.

Trupat tanë gjithmonë përpiqen të “flasin” me ne dhe të na tregojnë se çfarë nuk është në rregull me ne. Këmbët tona nuk bëjnë përjashtim, ato janë një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u siguruar që trupat tanë po punojnë ashtu siç duhet.

Ja për çfarë po ju paralajmërojnë këmbët me këto 6 shenja të pazakonta… Read More »

Çfarë duan meshkujt nga një lidhje, bazuar në shenjën e tyre të Horoskopit

Meshkujt nuk janë dhe aq të vështirë për t’u kuptuar. Disa kanë nevojë për dialog e të tjerë kanë nevojë për intimitet. Yjet ju vijnë edhe këtë herë në ndihmë duke ju rrëfyer se çfarë duan meshkujt në bazë të shenjës së tyre të zodiakut.

Dashi

Dashi mërzitet shumë lehtë, ndaj ai ka nevojë për risi në marrëdhënie. Rutina dhe mërzitja dëmtojnë çdo lloj marrëdhënieje dhe meshkujt Dash kanë nevojë për surpriza të njëpasnjëshme. Dashurojnë intimitetin.

Demi

Meshkujve të shenjës së Demit i pëlqejnë femrat elegante dhe të rafinuara. Për ta pamja e jashtme ka shumë rëndësi dhe kanë nevojë për një femër që e kuron veten dhe që vishet gjithmonë mirë. Urrejnë bisedat e kota dhe duan qetësi dhe sjellje të qytetëruar, baza e së cilës është dialogu. E dashurojnë privatësinë.

Binjakët

Binjakët kanë nevojë për shumë dialog. Dashurojnë të flasin dhe duan një partnere që të jetë edhe mikja e tyre, me të cilën ndjehen të lirë të flasin për çdo gjë. Edhe ato dashurojnë femrat elegante dhe të rafinuara, por thelbësor për ta është komunikimi në një çift.

Gaforrja

Meshkujt e Gaforres janë shumë emotive dhe të ndjeshëm dhe kanë nevojë për një marrëdhënie në të cilën mund të ndihen të sigurtë. Bëjnë gjithçka për të rregulluar gjërat që nuk shkojnë në marrëdhënien e tyre. Nuk i duan ndryshimet dhe nuk heqin dorë lehtë nga femra që duan.

Luani

Meshkujve të Luanit i pëlqejnë femrat e lira. Nuk e shohin intimitetin si tabu dhe pëlqejnë të flasin lirshëm. Por kujdes, urrejnë të kritikohen. Kanë nevojë për një partnere që i pranon kështu siç janë dhe që i kupton. Janë arrogantë dhe shumë shpesh egoistë.

Virgjëresha

Meshkujt e shenjës së Virgjëreshës nuk është lehtë t’i bësh për vete, por kur t’i bësh jepen me mish e shpirt për ty. Pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe kanë nevojë që t’ja shprehni vazhdimisht dashurinë. Për ta femra perfekte duhet të jetë e ndjeshme, e qetë dhe e vëmendshme ndaj nevojave të tyre.

Peshorja

Meshkujt e shenjës së Peshores janë në kërkim të një lidhje të ekuilibruar. Kanë nevojë për një partnere të aftë për të ndërtuar një lidhje me bazë të fortë, bazuar në dashurinë dhe besimin reciprok. Urrejnë femrat që gënjejnë. Femra që duan në krah duhet të ketë shumë cilësi.

Akrepi

Meshkujt e shenjës së Akrepit janë shumë pasionant dhe kanë nevojë për shumë demonstrime të dashurisë. Pëlqejnë femrat e lirshme, por në të njëjtën kohë edhe vetëpërmbajtjen. Çfarë ndodh në dhomën e gjumit duhet të mbetet në dhomën e gjumit. Nuk pëlqejnë t’u tregojnë të tjerëve se çfarë bëjnë në intimitet.

Shigjetari

Dashurojnë femrat bujare, e të hapura për dialog. Kanë nevojë për një femër që dedikohet me mish e me shpirt në marrëdhënie. I japin rëndësi çdo fjale që u thuhet, ndaj kini kujdes së çfarë thoni. Nuk kanë secrete dhe gjëja më e rëndësishme është se e mbajnë fjalën.

Bricjapi

Meshkujt e kësaj shenje kanë shije shumë të vështira sa i takon femrave. Gjëja më e rëndësishme për ta është respekti reciprok. Femrat që gënjejnë, që tradhëtojnë apo që kanë një stil kaotik jete nuk janë për ta. Pretendojnë që partnerja t’i mbajë gjithmonë premtimet që bën.

Ujori

Meshkujt e shenjës së Ujorit kanë nevojë për liri. Nuk pëlqejnë femrat që tentojnë të kufizojnë jetën e tyre, e kurrsesi femrat xheloze. Nuk duan të ndjehen të mbytur nga xhelozia e partneres. Kanë nevojë për një partnere që ka besim të plotë tek ato, sepse e respektojnë partneren dhe nuk e tradhëtojnë kurrë.

Peshqit

Meshkujt e shenjës së Peshqëve janë shumë të ndjeshëm. Kanë nevojë për një partnere që i kupton dhe që i përkëdhel gjithmonë. Pëlqejnë ecjet dhe darkat romantike nën dritat e qirinjve edhe pas shumë vitesh lidhje. Shumë, ama shumë dashuri! Kjo është gjëja për të cilin kanë me të vërtetë nevojë.

Çfarë duan meshkujt nga një lidhje, bazuar në shenjën e tyre të Horoskopit Read More »

Tinka Kurti shtrohet me urgjencë në spital

Teksa të gjithë prisnim ta shihnim në skenë në “Carmen” opera e famshme nga Gëzim Myshketa, aktorja e madhe Tinka Kurti është shtruar me urgjencë në spital.

Mësojmë se Tinka Kurti është ekzaminuar pranë Spitalit Amerikan 3 me probleme në mushkri dhe gjithë stafi është mobbilizuar për të shpëtuar shëndetin e aktores.

Pranë aktores gjendet baritone Gëzim Myshketa që ndodhet në Tiranë për të përgatitur shfaqjen “Carmen”. Lajmi është bërë i ditur në faqen e Olti Currit në facebook.

Sakaq nga spitali Amerikan na informojne se Tinka Kurti eshte shtruar me një infeksion pulmonar dhe po merr terapinë e duhur.

Pritej ta shihnim në operan e famshme, TINKA KURTI shtrohet me urgjencë në spital (KUSH I GJENDET PRANË)

Tinka Kurti shtrohet me urgjencë në spital Read More »

Vrasja e Ivanoviç në Kosovë, zbulohet video gjatë ekzekutimit

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ka disa regjistrime, por edhe prokurorët në Mitrovicë nuk i morën ato as një javë pas vrasjes. Mediat serbe raportojnë se autoritetet kosovare po heshtin për rrjedhën aktuale të hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviq. Sipas tyre, kjo po nxitë edhe më tej dyshimet se po fshihet diçka.

Megjithatë, përkundër kësaj, gazeta beogradase “Kurir” zbulon jozyrtarisht se posedohen disa regjistrime. Një nga personat që ishte në vendin e ngjarjes dha një dëshmi për fizionomin e vrasësit. Sipas përshkrimit që ai kishte dhënë në polici, vetura që ngiste personi ishte “Opel Astra” e cila, sipas tij, u ndez nga një burrë i moshës mesatare. Më tej, ai thotë se i dyshuari kishte një kapuç mbi kokën e tij. Pas vrasjes, i njëjti pretendohet se iku në drejtim të fshatit Suhadoll.

Ndryshe, Policia e Kosovës është deklaruar për raportimet se personi i dyshuar për përfshirjen e vrasjen e Oliver Ivanoviqit të jetë Millan Radojçiq. Zëvendëskomandanti i PK-së për rajonin Veri, Besim Hoti në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se Policia do të veprojë konform autorizimeve të Prokurorisë së Shtetit.

“Askush s’ka than që pritet të arrestohet (Milan Radojcic). Në asnjë element nuk presim të ndërhyjmë në punën e prokurorëve. Hetuesit policor punojnë nën autorizimin dhe çdo veprim vjen nga autorizimet e prokurorëve”, ka thënë ai.

Hoti theksoi se organet e sigurisë në asnjë aspekt s’guxojnë të spekulojnë dhe paragjykojnë për raportimet e tilla. Edhe bashkëshortja e Oliver Ivanoviqit, Milena Popoviq Ivanoviq, deklaroi para disa ditësh se “Dihet kush e ka bërë vrasjen, por ata që e kanë bërë këtë duhet ta dinë se kjo nuk do të kryhet aq lehtë”.

Vlen të theksohet se mbi Ivanoviqin atentatorët shtinë nga rruga, e pastaj ikën me veturën e tipit “Opel Stra”, të cilën e kanë djegur.

Vrasja e Ivanoviç në Kosovë, zbulohet video gjatë ekzekutimit Read More »

Ne jete me ka pelqyer te lexoj. Nga Zhaneta Braho. (Poetet e krahines)

Ne jete me ka pelqyer te lexoj
E jam betonuar Edhe ne te shkruar
Por libri im i jetes
eshte ai qe me ka emozionuar
me kapitujte e tij te veshtire
Por Dhe ata te bukur
Ne ditar e kam permbledhur ne shpirt,
Me emozionet jeten me ka mbushur!!!
Me ka ndihmuar te mos” humbas”
Me ka thene mos enderro pasuri!!!
Por ” te rritesha,e te jetoja e denje
Ne familje e ne shoqeri;!!
Per librat ne femini kam patur etje
Pergjegjisi” i bibliotekes”…i nderuari Nase Ramohito ne Dukat
Stemen miku i Vogel i librit” …me jepte!!!
Kete ditar e kam me vete edhe pse vitet ikin nje nga nje,
Mjaft te mbyll syte nje moment,
” E jam aty’….ajo… ,me te gjithe,…per gjithnje“!!!!!!
Ne ditarin e jetes…kerkoj te ruaj flaken e Jo hirin e saj,
Ta quaj muzeun e” Cfare ka qene
E kam pare si nje orientim per te ecur,
Por Jo te mbeshtes Aty forcen te tere.!!

Ne jete me ka pelqyer te lexoj. Nga Zhaneta Braho. (Poetet e krahines) Read More »

Gjethet dhe rrenjet. Nga Guri Shyti.( Poetet e krahines)

I.A. KRRILLOV (1769-1844)

GJETHET DHE RRËNJËT

Një ditë të bukur verore,
Gjethet i thanë puhizës mëngjesore:
“Ne pemës i japim bukurinë
dhe hije i bëjmë bariut në vapë,
Nga ne hijeshohet gjithë lugina,
Prej nesh edhe pema duket më e lartë.
Nën hijen tonë kafshët mblidhen,
Këtu edhe fëmijët valle hidhen.
Mbi ne bilbili këngës ia thotë,
Pa ne dhe ti erë s’bën dot,
Prandaj dhe nderimet neve na takojnë.”
Në këtë kohë një zë si jehonë
Doli nga rrënjët dhe u ngjit përpjetë”
“Si guxoni të mburreni ju fletë?
Ne e thithim ushqimin nga toka,
Që ju atje lart bleroni.
Prandaj sado të jeni ju të forta,
Po të thahemi ne, edhe ju mbaroni”.
P. G.SH.

Gjethet dhe rrenjet. Nga Guri Shyti.( Poetet e krahines) Read More »