Orikuminews

Pastrohet Laguna e Orikumit – Reparti Pashaliman,Forcat Turke dhe shkolla ”Hasan Mehilli’ aksion afer Karaburunit

Në kuadër të nismës të pastrojmë Shqipërinë, të lançuar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit. AdZM Vlorë zhvilloi aktivitetin e pastrimit në afërsi të RNM Karaburun dhe Lagunës se Orikumit. Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Reparti Ushtarak 2004 Pashaliman, Forcat Turke të instaluara në Bazën Ushtarake Pashaliman dhe nxënësit e Shkollës Hasan Mëhilli Dukat i Ri

Pastrohet Laguna e Orikumit – Reparti Pashaliman,Forcat Turke dhe shkolla ”Hasan Mehilli’ aksion afer Karaburunit Read More »

Nxenesit e shkolles ‘Balil Pelari’ aksion pastrimi ne qytet ! Ja supriza ne perfundim te aksionit!

Nga Blerta Haruni

Nisma e qeveris ” Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë ” gjeti mbështetje vullnetare edhe në shkollën tonë. Njësia bashkiake Orikum dhe drejtoria e shkollës “Balil Pelari ” zbatuan me shumë regorozitet këtë nismë për të edukuar brezat me dashurinë për mjedisin.

Nxënësit u shpërndanë në të gjithë qytetin sipas klasave në për lagje, rrugica, buzë detit etj. Në krye të klasave udhëhoqën mësuesit kujdestar të cilët punuan bashkarishtë me fëmijët. Të paisur me qeska të zeza, dorashka me të cilat u mundësua mbledhja e mbeturinave dhe më pas u hodhën në kosha. Shqipëria sot do flejë dhe do zgjohet më e pastër.

Aksioni  eshte mbyllur me nje foto te perbashket ne grup ku te gjithe nxenesit te kenaqur me kontributin e dhene per pastrimin e qytetit  ku jetojne, kane bere shqiponjen me duar.

Nxënësit të foto janë të klasave: VIB – VIIB, mësuese kujdestare Blerta Haluli – Tefta Mara

 

Nxenesit e shkolles ‘Balil Pelari’ aksion pastrimi ne qytet ! Ja supriza ne perfundim te aksionit! Read More »

Shperthen gazetarja e mirenjohur nga Dukati – I hoqa mikrofonin kryeministrit por publiku…!

Esiona Konomi eshte nje vajze nga Dukati dhe nje gazetare e mirenjohur e ReportTV ! Gjate punes se perditshme edhe ajo si gjithe gazetaret e tjere perplaset me situata nga me te veshtirat. Me i fundit ka qene rasti i dites se sotme kur ajo eshte hasur me ‘hakerrimin’ e deputetes se PS-se Elona Gjebra ! Ne lidhje me kete situate ajo ka postuar nje status ne profilin e saj.

Statusi i plote : 

Thjesht një kusht i vështirë pune më shumë….
Kur deputetja e PS-së, Elona Gjebrea mu hakërrye sot, duke më thënë se unë, isha një vajzë, dhe nuk isha një prokurore që mund ta pyesja atë drejtpërdrejt nëse kishte udhëtuar apo jo ndonjëherë me makinën e Habilajve, ndryshe nga kolegë që më pyesnin “Po kjo ç’pati me ty? Ç’e gjeti?”, nuk u shqetësova.
Në fund të fundit, i përsërita vetes të njëjtin refren që bluaja në mendje kur disa javë më parë i hoqa kryeministrit mikrofonin, teksa veç po na fyente.
Është e njëjta panoramë: politikanët që fyejnë apo hakërrehen, (kryeministër apo deputet periferik qoftë) për mua janë thjesht një kusht i keq pune, për të cilët nuk mund të ankohem.
Është një lloj si të ankohem për motin e ftohtë, për rrezikun që mund të humbasësh aktivitetin nga trafiku, apo në rast hipotetik të raportosh për ndonjë përmbytje, protestë, apo ngjarje tjetër që nuk të jep luksin e këmishës së hekurosur e flokëve të krehur.
Edhe arroganca e rilindësve nuk përbën arsye që unë të ankohem, apo aq më pak të lëndohem. Unë kam vetëm një detyrë: të bëj pyetjet e duhura.
Nuk është faji im që ish-zëvendësministrja po përballet me një akuzë të rëndë, dhe nuk e di që, si e zgjedhur, si njeri që paguhet me taksat e mia dhe tuajat, duhet të japë përgjigje edhe përpara gazetarëve, sikundërse në prokurori.
Aq më pak nuk është faji im nëse ajo mendon që gazetarët nuk duhet të bëjnë pyetje, se ato i bëjnë prokurorët. Më vjen keq që e zhgënjej në pritshmërinë e saj se unë si gazetare duhet të mbaj mikrofonin kur ajo dhe kolegët e saj bëjnë propagandën e kështjellave të suksesit, që po u rrëzuan, ata s’mbajnë përgjegjësi se nuk kanë pasur dijeni për cilësinë e skeletit.
Ajo që më vendos në dilemë të fortë, nuk është as kryeministri dhe as deputetja e tij me kthetrat e nxjerra.
Jo.
Ajo që nuk mundem dot ta kuptoj, me gjithë përpjekjet e mia për të gjetur një përgjigje të arsyeshme, janë reagimet e publikut.
As kur i hoqëm mikrofonin Ramës, dhe as sot, publiku nuk është me gazetarët.
Një vëzhgim i lehtë i komenteve në rrjetet sociale ku janë shpërndarë videot, të rreshton një lumë fyerjesh ndaj gazetarëve dhe pyetjeve të tyre. (Duket në fakt sikur të gjitha t’i ketë shkruar Edi Rama. Janë konsiderata identike për median).
Si mund të jetë kaq indiferent publiku, (jo kur përbalten gazetarët), por kur politikanët nën akuza të rënda refuzojnë të japin llogari?
Si mundet që nuk ndjehet mes tyre asnjë presion, sado periferik, qoftë edhe vetëm ndaj dyshimeve që qarkullojnë mbi zyrtarët e lartë?
Si nuk kërkojnë këta taksa-pagues llogari për veprimtarinë e njerëzve që zgjedhin dhe paguajnë me paratë e tyre?
Sikur të ishin agresivë ndaj pushtetarëve sa janë ndaj gazetarëve, qeverisja do të ishte padyshim më e mirë.
Unë nuk e kam sot një përgjigje për veten, se pse publiku është kundër gazetarëve.
Për sa kohë nuk e kam gjetur ende këtë përgjigje, do të vijoj të bëj pyetje, çfarëdo epitetesh të më vendosin.

Shperthen gazetarja e mirenjohur nga Dukati – I hoqa mikrofonin kryeministrit por publiku…! Read More »

E verteta e hapjes se shkolles se pare shqipe ne Kallarat !

Hapja e shkollës së parë shqipe në Kallarat

Shkolla shqipe e Kallaratit, që nga dita e hapjes më 20 tetor 1916 dhe deri në ditën që u mbyll më 2006, ka kaluar në disa etapa, që dallohen në veçoritë e tyre, të kushtëzuara nga zhvillimet në vendin tonë.

Etapa e parë përfshin periudhën 20 tetor 1916 deri në shtator 1920, kur u shporrën italianët nga Vlora. Hapja e shkollës së parë shqipe në Kallarat shënon ditën më rëndësishëm të popullit të shumëvuajtur. Kallaratasit këtë ditë e quajtën ditë të shënuar, ditë të kurorëzimit të kërkesave të tyre. Mësuesi i parë i shkollës ishte Hodo Jaho, i pasuar nga Musa Sinani, të dy borshjotë, dhe më 1918 Meçan Selam Qejvani. Godinën e nisur për xhami ata e kthyen në shkollë, e pajisën me pak orendi e mjete mësimore. Fëmijët mësonin dy vetë me një libër dhe me ndonjë copë hartë të vjetër.

Veçori dalluese e kësaj etape është se shkolla u zhvillua në kushtet e pushtimit italian. Për të përmbushur qëllimet e tyre shkombëtarizuese e kolonialiste, në shkollë, veç mësuesve shqiptarë, u vu si drejtor një mësues italian, maestro Xhulioti, dhe u fut mësimi i detyruar i gjuhës italiane. Megjithatë, hapja e shkollës u quajt një sukses i madh për fshatin. Maestrua italian nuk mundi të luante rolin kryesor, atë e luajtën mësuesit shqiptarë, si Telo Zhibi e Meçan Selami, të cilët e kundërshtonin me forcë.

Dashurinë dhe etjen për kulturë e dije të fëmijëve e ka pasqyruar në një libër maestrua italian i shkollës së Bolenës, i cili në librin e tij ngre lart kulturën italiane dhe mundohet të poshtërojë kulturën tonë. Por megjithatë, ai detyrohet të pasqyrojë drejt cilësitë e mira të popullit të Bolenës, që janë të përbashkëta me ato të Kallaratit siç janë zgjuarsia, etja për të mësuar, mikpritja për miqtë dhe urrejtja për armiqtë. Ai shkruan në librin e tij: “Fëmijët qenë të pajisur me një vullnet të mrekullueshëm dhe me shpirt emulacioni të madh.”

Etapa e dytë fillon në shtator 1920 deri në qershor 1923, kur u mbyll nga Qeveria e Xhafer Ypit. Qeveria e Fan Nolit, që erdhi në fuqi në qershor 1924, pati jetë të shkurtër, vetëm 6 muaj, dhe nuk arriti dot të bënte gjë për shkollat.

Në këto dy etapa të shkollës shqipe në Kallarat morën arsim tri klasë fillore rreth 70 vetë të moshave të ndryshme. Për t’u vënë në dukje është se midis tyre nuk figuron asnjë femër, gjë që tregon se sa të forta ishin paragjykimet. Mbyllja e shkollës u bë për mungesë fondesh, pasi qeveritë që erdhën në fuqi, nuk e quanin si detyrë të shtetit kombëtar arsimimin e popullit. Më 20 shtator 1923, pas mbylljes së shkollës, qeveria nxori një vendim, sipas të cilit shkollat mund të mos mbylleshin, po të paguante populli i katundit. Po popullin i Kallaratit në këtë periudhë e kishte mbërthyer një varfëri e madhe dhe nuk kishte mundësi të përballonte shpenzimet për pagesën e mësuesit. Kështu që fëmijët e Kallaratit mbeten analfabetë, me përjashtim të ndonjërit që shkuan të mësonin në vende të tjera ku kishte shkollë, ose mësonin si autodidaktë a me ndihmën e shokëve që kishin qenë në shkollë, siç kishin bërë të paret.

Etapa e tretë e shkollës fillon në shtator 1935 deri në korrik 1939. Përfaqësuesit e Kallaratit, me shpenzimet e fshatarëve, kishin shkuar disa herë në Tiranë për të kërkuar të hapej shkolla, por kërkesa e tyre binte ne vesh të shurdhët. Pas përpjekjesh të shumta, arriti puna që qeveria e Zogut, për të hapur shkollën vuri kushtet: “Të kishte një numër të caktuar nxënësish dhe fshati të siguronte vetë godinën e mësimit” (shkollën). Këto kushte u përmbushën dhe shkolla u hap. Në të u regjistruan dhe moshat e rritura, duke arritur numri i nxënësve arriti në 40–45 vetë. Ndërsa për ndërtesë, falë shpirtit human të hoxhës së fshatit, u përshtat xhamia e fshatit. Mulla Beqir Zhibi tha: “Të hapet shkolla në xhami, pa unë do ta fal xhihanë në qafë të Brodanit.”

Godina e xhamisë në qendër të Morrezës ishte një sallë e madhe, me kapacitet afërsisht 40- 50 vetë, me dysheme e tavan pishe dhe me katua, që mësuesit e përdornin si masë dënimi për nxënësit. Kjo u pajis nga vetë fshatarët me disa banka e stola dërrase të thjeshta, një dërrase të zezë, me një tavolinë e karrige për mësuesin. Kishte një ndarje të vogël ku pushonte dhe përgatitej mësuesi. Këtë dhomë mësuesi Remzi Mati e përdori për banim me gruan dhe vajzën. Në fillim, sipas marrëveshjes me hoxhën, ditët e premte dhe të festave fetare do të përdorej për shërbesa fetare; por më vonë mulla Beqir e përdori si xhami vetëm ditët e Bajramit e të Novruzit.

Shkolla ishte e pajisur dhe me disa mjete të thjeshta mësimore, si pak harta e globi. Me sakrifica, prindërit u siguronin fëmijëve abetaret, librat shkollorë, fletoret, lapsat, penë e shishe boje, që i mbanin në trasta leshi. Çdo nxënës kishte një dërrasë të vogël të zezë me vija, që shërbente për të mësuar dorën, në të cilin shkruhej me lapsa shtufi e shkumës.

Në shtator 1935, në klasën e parë të shkollës u regjistruan, veç atyre që i zinte mosha shkollore, që ishin të paktë, dhe të rriturit që s’kishin pasur mundësi të shkolloheshin më parë. U regjistruan edhe rreth 20 vajza. Gjatë 4 vjetëve të shkollës, nga 1935–1939, mbaruan tri klasë fillore rreth 73 vetë. Veçoria e kësaj etape është se zhvillohet pa pushtues, me numrin më të madh të nxënësve dhe në kushte disi më të mira të godinës dhe të pajisjeve. Edhe plotësimi i nxënësve me mjete mësimore ishte më i mirë.

Mësimet jepeshim me cilësi më të lartë, sidomos nga mësuesi normalist Remzi Mati. Ai i zhvillonte të gjitha lëndët mësimore, bënte mësimin e gjimnastikës, jepte edhe mësim kënge me fizarmonikë, organizonte shëtitje në vendet si Mesapliku, Lëngat e Vranishtit dhe në Bletëz të Kuçit, ku bashkoheshin dhe shkollat e tjera. Në fund të vitit shkollor organizohej një ceremoni në prani të prindërve, ku jepej një koncert me recitime, këndohej himni kombëtar dhe këngë për flamurin etj.

Mësues Remziu bëri disa ndryshime në shkollë. Më parë nxënësit në mëngjes dhe çdo pushim, kur do të hynin në klasë, viheshim në rresht dhe në hyrje duhet të nderonin me dorë në zemër fotografinë e Naltmadhërisë (Zogut), të vendosur në mur në krye të klasës. Këtë ai e thjeshtoi, duke e bërë rreshtimin dhe nderimin vetëm një herë në mëngjes. Po ashtu, në marrëveshje me pleqësinë, vendosi që çdo familje që kishte fëmijë në shkollë të sillte në verë një ose dy barrë dru, duke i shpëtuar fëmijët nga detyrimi që çdo mëngjes të sillnin nga një dru në shkollë, pasi mëngjeseve me ngrica u thaheshin duart.

Veç këtyre, mësues Remziu organizoi atë që mund të quhet punë prodhuese, rregullimin e mjedisit të shkollës. Na vuri të merrnim gurë nga përroi i Morrezës për ndërtimin e mureve të oborrit, krijoi një ngastër tokë ku u mbollën perime dhe lule, të cilave u shërbenin nxënësit. Madje, në verë, kur mbyllej shkolla, mësuesi bënte grafikun që çdo ditë një nxënës t’u shërbente perimeve dhe luleve. Pra, ai krijoi një kopsht botanik të vogël ku fëmijët mësonin të punonim, të mbillnin lule, perime etj.

Por me gjithë këto, shkollimi ishte i paplotë, pasi arsimi fillor ishte 5 klasë. Për ta përfunduar filloren, një pjesë që patën mundësi, e vijuan shkollën në Vranisht, Bolenë dhe gjetiu, duke marrë arsim komplet fillor. Kështu, në Bolenë e vijuan shkollën Perlat, Selam e Shaniko Meçan Qejvanaj etj. ; në Kuç Tare dhe Nedin Çelo Gjoni; në Mavrovë Hamdi, Nexhip e Zyber Shuaip Shero, Ahmet, Razip e Nuredin Karabolli; në Delvinë Arif Dalan Abazi, Hodo e Hamdi Zeqo; Dervish Nasip Qejvani në Borsh; Imer e Belere Daut Shakaj në Qishbardhë; kurse Mumin Selam Toçi, Nasip Shate Qejvani e Sinan Lame Petani mbaruan plotoren në Sarandë dhe në vijuan gjimnazin Tiranë; Nuredin Breshani mbaroi shkollën tregtare në Vlorë; Avdurraman Beqir Zhibi në normalen e Elbasanit.

Disa djem të Kallaratit vijuan edhe shkollat larta: Hasan Selam Toçi, pasi mbaroi medresenë në Tiranë, shkoi në Egjipt, ku mbaroi të lartën për letërsi dhe për teologji fetare. Izet Mejdi Bushi, Shahin Osmën Jonuzi, Veledin Ibro Rjepi dhe Demir Lato Haxhiraj vijuan akademinë ushtarake në Itali dhe u graduan oficerë. Dervish Hodo Shakaj e Abaz Muslli Shakaj mbaruan në Itali shkollën e ulët për nënoficerë; kurse Rruzhdi Petani, Lilo Dine Habili e Hasan Shamo Meçe mbaruan shkolla të ulëta ushtarake brenda vendit dhe u bënë nënoficerë etj.

Në shtator 1939 shkolla u mbyll për shkak të pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Që nga viti 1916, kur u hap për herë të parë, e deri më 1939, dyert e shkollës mbetën hapur 11 vjet. Po, pavarësisht nga koha e shkurtër që qëndroi e hapur dhe nga arsimi gjysmëfillor që jepte, shkolla pati një rëndësi të madhe. Mbi 200 djem dhe vajza të Kallaratit kaluan në bankat e saj dhe ndihmuan edhe atë pjesë që nuk kishin mundësi të vazhdonin shkollat. Po kështu, shkolla ndihmoi në përhapjen e kulturës dhe të dijes në popull. Kjo ndikoi shumë te djemtë dhe vajzat e shkolluara që të kuptonin më mirë dhe më shpejt nevojën e luftës kundër pushtuesit fashist. Pikërisht, ish-nxënësit e shkollës qenë të parët që morën pjesë me armë në Luftën Antifashiste, ku një pjesë dhanë jetën.

E verteta e hapjes se shkolles se pare shqipe ne Kallarat ! Read More »

Shoqata ‘Shqiperia’ i pervishet ‘Orikumi News’ – Deklarata e plote

Orikuminews ka percjelle per lexuesit e tij nje informacion ne lidhje me nje aktivitet ku kane marre pjese disa shkolla te rrethit te Vlores. Per mungese nformacioni ne artikullin e pergatitur nuk eshte permendur organizatori i ketij aktiviteti. Sipas Shoqates ”Shqiperia” ky aktivitet eshte realizuar nga Shoqata ”Shqiperia”. Ne lidhje me artikullin e publikuar nga orikuminews vjen reagimi i kryesise se shoqates te cilin e gjeni me poshte :

Pershendetje! Te nderuar qytetar, prinder , nxenes Shoqata”Shqiperia” do te jete gjithmone e me teper ne realizimin e projekteve te medha. Projekte qe nxjerrin e promovojne vlerat dhe talentet e se ardhmes! Ju lutemi, ne respekt te punes se gjithesecilit, cfaredo informacioni dhe lajmi qe mund te publikoni ne lidhje me aktivitetet e zhvilluara nga Shoqata”Shqiperia”, mos tjetersoni informacionet ose ti jepni ato te cunguara!

Ne respekt te fjales se lire por dhe te punes se gjithesecilit tek Orikum News eshte dhene informacion per marrjen e Cmimit te pare ne nje konkurs…Ky konkurs ka nje tematike “Nen rrenjet e te vertetave historike dhe vlerave te Heroit tone Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeut” dhe eshte realizuar nga Shoqata “Shqiperia” me rastin e 105 vjetorit te Pavaresise dhe Vitit te Skenderbeut! Shkolla e Orikumit fitoi vendin e pare me pjesen e aktrimit “Kush e solli Doruntinen”fal interpretimit te mrekullueshem qe organizuan nxenesit e kesaj shkolle.

Pas perfundimit te projekteve ka vend per diskutime dhe interpretime te shumta por jo deformime te informacioneve! Ju lutemi kini respekt per punen e gjithesecilit !

Me respekt Kryesia e Shoqata Shqiperia Vlore!

Shoqata ‘Shqiperia’ i pervishet ‘Orikumi News’ – Deklarata e plote Read More »

C’fare nuk dini per gadishullin e Karaburunit ! Perse agjensite turistike …

Gadishulli i Karaburunit është ajo pjesë e bregdetit vlonjat, ku turizmi mund të gjejë terrenin më të përshtatshëm për t’u zhvilluar. 25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore, Gadishulli i Karaburunit ofron surpriza në çdo stinë për këdo që e viziton atë. Agjenci turistike aplikojnë jo vetëm udhëtime përgjatë këtij masivi, por edhe pushime njëditore, në plazhet që ndodhen aty. Udhëtime të tilla organizohen kryesisht gjatë stinës së verës, ndërsa synohet që ato të shtrihen gjatë gjithë vitit.

Peizazhi natyror, i gërshetuar me atë historik, e bënë atë një reliev ku vizitori mund të befasohet pafundësisht. Bregdeti tepër i thyer, lëndinat e vogla që zbresin deri poshtë, afër vijës së ujit, gjiret e shumta dhe të fshehura, plazhet e virgjëra, janë disa prej elementëve, që pothuajse nuk i gjen askund tjetër në bregdetin shqiptar. Gadishulli formon një hark të madh e të butë, që i përgjason gishtit të madh të dorës, të shtrirë. Ai ndan gjirin detar të Vlorës nga Kanali i Otrantos dhe ka një gjatësi prej rreth 15 km, me një gjerësi që shkon deri në 4.5 km. Në skajin veriperëndimor të Karaburunit (në turqisht gjuha e zezë), ndodhet Kepi i Gjuhëzës, pika më perëndimore e Shqipërisë. Në pjesën më të lartë të këtij masivi, ndodhen tre maja, ajo e Kores 826 metra mbi nivelin e detit, si dhe e Dafinës dhe Ilqes, respektivisht 732 dhe 687 metra. Pjesa perëndimore është shkëmbore dhe e copëzuar vertikalisht, me shpella, të çara, gjire e plazhe të vegjël. Këtu gjenden plazhi i vogël i Dafinës, bregu i Bitrit, shpella e Panaisë. Përkundër kësaj, në pjesën lindore të gadishullit që shikon nga gjiri i Vlorës, bregdeti është më i formuar dhe më pak i thyer. Masivi i Karaburunit, në tërësi është i varfër në bimësi, por i pasur në kullota. Në pjesën më të ulët dhe më të ngushtë të tij, ndodhet pllaja e Ravenës, një qendër blegtorale e njohur në jug të vendit, që shfrytëzohet nga banorët e fshatit Dukat për mbarështimin e të imtave. Nga pikëpamja gjeologjike, masivi i Karaburunit është i përbërë nga gëlqerorë të periudhës së paleogjenit, të cilët janë shfrytëzuar që në lashtësi për prodhimin e mermerit. Cilësia e këtij produkti dallon nga ai i zonave të tjera të Shqipërisë. Mungesa e bimësisë dhe e ujërave sipërfaqësore e kanë bërë gadishullin të pabanueshëm.

Resurset Historike

Në skajin veriperëndimor të gadishullit, në kepin e Gjuhëzës, ndodhet shpella e Haxhi Alisë, një emër i njohur në historinë e piraterisë detare. Ky objekt natyror, sipas gjeografëve vlonjatë, është shpella më e madhe detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj. Kjo, sepse, në pjesën perëndimore të gadishullit, gjendet dhe shpella e Gramës, brenda të cilës janë zbuluar mbishkrime të shumta, që përkojnë me periudha të ndryshme të historisë. Gjiri i vogël i Gramës, që ndodhet në pjesën perëndimore të Karaburunit, është një nga surprizat më të veçanta të gadishullit, në pikëpamjen historike. Sipas historianëve, ky vend ka shërbyer që në lashtësi si vendpushimi për anijet. Në muret e shumta të gjirit, konstatohen fare lehtë shumë shkrime të gdhendura nga marinarët, ku shprehet mirënjohja ndaj Poseidonit. Shkrimet e para i përkasin shekullit IV para Krishtit. Në shkrimet latine, që përkojnë me shekullin I pas Krishtit, gjenden emrat e Mark Antonit e të Pompeut, si dhe vizatime të ndryshme, mes të cilave anije, kryqe, spiranca, mburoja etj. Në këtë gji, ndodhet dhe shpella që mban të njëjtin emër, në muret shkëmbore të së cilës dallohen vizatime e shkrime, ku shprehen falenderime për bujarinë e mikpritjen. Me këta elementë dhe mjaft të tjerë, gadishulli i Karaburunit përbën një nga zonat më atraktive, në funksion të zhvillimit të turizmit. Në këtë drejtim, kanë nisur përpjekjet e para. Në stinën e verës, shoqëri të ndryshme turistike, ofrojnë udhëtime ditore, deri në Kepin e Gjuhëzës, ku është një plazh i virgjër. Pushuesit, kalojnë nw rërën e pastër orë mjaft të kendshme.

C’fare nuk dini per gadishullin e Karaburunit ! Perse agjensite turistike … Read More »

Konkursi ne Vlore – Klasa 8B e shkolles se Orikumit rremben kupen ! Ja kush eshte mesuesja kujdestare qe realizoi dramen !

Me rastin e fetes se flamurit shkolla 9 vjecare Orikum mori pjese ne nje konkurim ku 17 shkolla te rrethit te vlores moren pjese. Konkuri i zhvillua me poezi, kercime, aktrime, fraza letrare e te tjera.

Shkolla e Orikumit mori pjese duke sjell ne skene dramen ‘Kush e solli Dorontinen’ me perfaqsues te klases se 8B.nga e cila dolen fitues dhe moren kupen.

Kete drame e realizoi mesuesja kujdestare e klases se 8 b Marjeta Xhemali e cila jep dhe lenden e letersise ne kete shkolle.

Eshte kenaqesi kur shikon mesues qe punojne me aq dashuri dhe perkushtim me nxenesit e tyre.

 

Konkursi ne Vlore – Klasa 8B e shkolles se Orikumit rremben kupen ! Ja kush eshte mesuesja kujdestare qe realizoi dramen ! Read More »

Aktivitet ne Orikum-nxenesit e shkolles kercime me koreografi te mesueses B.Haluli ! (|Foto+Video)

Aktivitete te ndryshme jane zhvilluar ne Orikum me pjesemarrjen e nxenesve te shkolles Balil Pelari Orikum.

Projekt për zonat e mbrojtura detare me mbështetjen e UNDP dhe financimit të koperacionit Italian. Promovimi i vlerave kulturore, gastronomia e zonës së ORIKUT si dhe modeli i biznesit social Oriku të ngritur nga Auleda dhe siportuar në syrategjinë marketing nga UNDP.

Vajzat e kërcimeve të traditës sonë janë në KLASËN VIIB dhe IX A . Ato kërcyen katjushkën Marigonë dhe Kuq e zi. Koreografia Blerta HALULI mësuese e Gjuhes dhe Letersise.

Aktivitet ne Orikum-nxenesit e shkolles kercime me koreografi te mesueses B.Haluli ! (|Foto+Video) Read More »