Orikuminews

Lagja ime ku u rrita – Nga Zhaneta Braho (Poetët e krahinës)

Nga Zhaneta Braho

Veshtoj foton mallengjehem
Lagjia ime ku u rrita,
Shtepine e babes me mall sodit.
Eshte me è thjeshta ne te gjitha.!!
Sa do deshiroja”’…
Nje te shtune si sot ..
Te hapja lehte porten
…hajde ….te me thosh.!!
Te pinim kafene
Bashke te mbasdites.
E une. .te degjoja .
Ndersa ti …te flisje.!!
Pastaj do me thoshje
Ngrehu bije e ike,
Me vone do ha darken
do pres Dhe nje cike’.
Kur vine ore e bukes,
Merrje Dhe rakine,
Me te ndaje mendimet,
Tè bente..shoqerine.!!;
E sa do te doja..
Sa me ka Marre malli,
Te te degjoj zerin,
Te me shuhej zjarri.
Tè dilnim te dy atje tek lokali
Qe ti na qirasje.
Paguaje i pari.
Te benim dy fjale,
Ndonje muabet,
Si babà me bijen,
Do mbaheshim vesh,
Mbase do te thoja,
Dhe ndonje” sekret “”.
Kishen shkuar vite,
Plote dymbedhjete
Gjithnje te ” genjeja”’.
” Do vije ..sivjet.!!
Oh sa lehte po’ ndihem
Qe ” per ty ‘ une fola””

Kafene e mbasdites
Kete cast e mora.
Mi duk aq e shijshme .
Se erdhi Fabiola

Lagja ime ku u rrita – Nga Zhaneta Braho (Poetët e krahinës) Read More »

Përkujtimore: Në 4 Prill 32 vjecari Refat Hibraj humbet jetën në një aksident duke lënë pas tre fëmijë.

Si sot 64 vite me pare eshte ndare nga jeta Refat Mustafa Hibraj. Nje aksident tragjik preu ne mes endrrat e nje 32 vjecari, baba i tre femijeve te cilet sot e perkujtojne dhe nderojne.

Nga Vasiljesvki Hibraj :

Si sot, 64 vite me pare u nda nga jeta babai yne i dashur Refat Mustafa Hibraj .Ne nje aksident tragjik humbe jeten ne nje moshe fare te re vetem 32 vjec ,tu prene ne mes endrrat per nje jete sa me te mire mbas atyre vuajtjesh e mundimesh te luftes partizane .Qysh ne moshe te re u rreshtove ne formacionet partizane ne ceten teritoriale e pastaj ne formacionet me te medha ne br. 5 sulmuse e se fundi ne br. 12 sulmuse dhe me mbas ju ktheve punes per rindertimin e vendit me nje vullnet te madh ,por cedo qe vullneti dhe deshira tu prene ne mes .Le mbas tre femije jetim ne moshe fare te vogel te cilet kishin nevojen e madhe per tu rritur nene kujdesin prinderor ,por megjithate fal nenes tone te dashur qe lidhi jeten ne nje moshe te re vetem 27 vjece dhe gjyshellareve tane shemdullore ,te perkushtuar per te bere me te mire e mundeshme per te na rritur dhe edukuar dhe te mos ndihenim mungesen e babait . Por prap ne kishim nevojen per ty baba i dashuri te na rritje e te na edukoje ,te te degjonim zerin tend briland ne ato kenget e bukura Himarjote .Tani me shume se kaq na ngelen ato pak kujtime dhe zeri jot ne kenget Himarjote . I pa harruar do te ngelesh ne breza ,sepse keshtu i kemi edukuar edhe femijet tane qe te te duan e te te respektojne perjetesisht . U prehsh ne paqe babai yne i dashur 

Përkujtimore: Në 4 Prill 32 vjecari Refat Hibraj humbet jetën në një aksident duke lënë pas tre fëmijë. Read More »

Ja çfarë pune bën 11-vjeçari për të mbajtur me bukë nënën e tij të sëmurë

Për shumicën e 11-vjeçarëve, jeta e tyre rrotullohet vetëm rreth shkollës dhe duke lojës me shokë.
Megjithatë, jo të gjithë fëmijët kanë fat të bëjnë një jetë normale.

Ky djalë i ri nga Tajlanda në moshën 11 vjeçare, duhet të punojë në një krematorium për të mbështetur nënën e tij të shtruar në spital. Më parë, nëna e tijj punonte në një piceri, por ajo u sëmurë dhe dërgoi djalin e saj për të punuar atje.

Imagjinoni se çfarë duhet të kalojë ky djali i ri kur punon për herë të parë në këtë piceri, ai është përgjegjës për pjekien e picave të mëdhaja që ai mezi i mban. Edhe një i rritur nuk mund të punojë me shkopin e furrës e lëre më një fëmijë i vogël.

Djali pranon se ishte një punë e lodhshme për duart e veta. Atij iu desh një muaj për t’u mësuar me orarin dhe ngarkesën e madhe që kalon.. Ndonjëherë ai lodhet shumë nga krahët dhe i vjen gjumi .

Megjithatë, puna nuk e frikëson atë dhe nuk do të heqë dorë nga ajo vetëm për të ndihmuat mamanë e tij dhe për të mbajtur shtëpinë me bukë.

Burimi: En.goodtimes,my

Ja çfarë pune bën 11-vjeçari për të mbajtur me bukë nënën e tij të sëmurë Read More »

Çeku social në Itali, si e përfitojnë 11 mijë emigrantë shqiptarë

Çeku social është një ndihmesë në para që u njihet të moshuarve të shtresave më të varfëra të popullsisë, apo më saktë, atyre pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta, nën një kufi të përcaktuar me ligj

Sipas të dhënave më të reja të INPS-it (që i përkasin vitit 2016) të përfshira nëRaportin vjetor 2017 mbi “Komunitetin shqiptar në Itali” të ministrisë së Punës, janë shqiptarë rreth 11.250 përfitues të çekut social,nga 30.450 jokomunitarë që marrin këtë ndihmesë ekonomike.

Ç’është çeku social

Kur është miratuar vite më parë, mosha në të cilën mund të kërkohej ishte 65 vjeç, por vitet e fundit, kjo moshë po rritet (ashtu si edhe mosha e pensionit nga puna). Për 2018-tën për të kërkuar pensionin social i moshuari duhet të ketë mbushur 66 vjeç e 7 muaj.

Fillimisht çeku u njihej vetëm italianëve dhe shtetasve të BE-së rezidentë në Itali, më pas (në vitin 1998) kjo e drejtë u shtri edhe për të gjithë të huajt jokomunitarë me lejeqëndrim të paktën njëvjeçar. Në vitin 2000 u vendos që nga të huajt jokomunitarë të mund të përfitonin vetëm ata me kartë qëndrimi dhe në vitin 2008 kriteret e përfitimit të çekut u shtrënguan edhe më shumë duke vendosur që të huajt jokomunitarë të kishin jo vetëm kartën e qëndrimit por edhe 10 vjet rezidencë të vazhdueshme në Itali.

Për vitin 2018 shuma e çekut social është 5.889,00 euro (ose dyfishi, 11.778 €, për personat e martuar) dhe u jepet të moshuarve pa të ardhura ose me të ardhura nën shumën e çekut, e në këtë rast të fundit, të moshuarve u takon diferenca mes çekut të plotë dhe asaj që ata fitojnë. Jepet në shuma nga 453,00 euro për 13 këste në vit.

Kanë të drejtën e çekut social të plotë të gjithë të moshuarit e pamartuar që nuk kanë asnjë të ardhur dhe të martuarit që kanë të ardhura familjare më të ulëta se çeku social.

Kanë të drejtën e çekut në masë të reduktuar të gjithë të pamartuarit me të ardhura nën shumën e çekut dhe të martuarit me të ardhura familjare nga shuma e një çeku deri në dyfishin e tij.

Dhënia e çekut social nis nga dita e parë e muajit pasues të paraqitjes së kërkesës.

Kujdes! Çeku social ka gjithnjë karakter të përkohshëm pasi çdo vit verifikohet përmbushja e kriterit të të ardhurave nën shumën e çekut dhe i rezidencës efektive në Itali, shkruan Shqiptari i Italisë.

E drejta e çekut nuk u kalon trashëgimtarëve (si pensioni nga puna, për shembull, që me vdekjen e pensionistit, një pjesë i kalon bashkëshortes dhe bijve të mitur). Çeku nuk është as i transferueshëm jashtë Italisë, pra nuk jepet jashtë shtetit. Dhënia e çekut social pezullohet nëse personi qëndron jashtë italisë për më shumë se 30 ditë rresht. Një vit pas pezullimit e drejta e çekut humbet plotësisht.

Paraqitja e kërkesës

Kërkesa paraqitet online në INPS përmes shërbimit përkatës (e gjeni në butonin “Accedi al servizio” lart në të djathtë apo në fund të kësaj faqeje të Institutit italian të sigurimeve shoqërore). Në brendësi gjeni edhe udhëzimet e nevojshme.

Kërkesa mund të paraqitet edhe përmes numrit të gjelbër 803.164 (falas nga rrjeti i telefonisë fikse) ose 06.164.164 (nga celularët).

Mënyra e tretë dhe më e këshillueshme e paraqitjes së kërkesës është ajo përmes patronateve që gjenden gjithandej në Itali ku personel mjaft i kualifikuar dhe me eksperiencë, jo vetëm jep të gjitha informacionet rreth dokumentacionit të nevojshëm, por edhe përpilon dhe paraqet kërkesën për të interesuarit.

Çeku social në Itali, si e përfitojnë 11 mijë emigrantë shqiptarë Read More »

Mbyllen 3600 biznese për 3 muaj, 45% më shumë vjet

Në tre muajt e parë të vitit (nga 3 janari deri në 30 mars) kanë kaluar në status pasiv 3652 biznese, sipas listës së përditësuar nga tatimet të subjekteve me status pasiv në vend. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rritje të ndjeshme me 45% të subjekteve të mbylluara. (Në tre muajt e parë të një viti më parë, numri i subjekteve të mbyllura ishte 2523). Ndërsa në krahasim me tre muajt e parë të 2016-n, numri i subjekteve është dyfishuar (shih grafikun).

Rritja e numrit të bizneseve të mbyllura lidhet me pasojat e krizës dhe formatimit të ekonomisë drejt zinxhirëve të mëdhenj tregtarë, çka po godet subjektet e vogla, por edhe me uljen e pragut të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë, efektiv që nga 1 prilli. Tatimet njoftuan pak kohë më parë se është konstatuar shtimi i numrit të aplikimeve pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, për çregjistrim apo pezullim të aktivitetit, nga tatimpagues që janë penalizuar për shkelje të ndryshme nga administrata tatimore, që kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore si dhe tatimpagues të cilët, për herë të parë, hyjnë në skemën e TVSH-së dhe regjistrime të menjëhershme në po të njëjtën njësi nga persona të lidhur me tatimpaguesit që e zotëronin më parë këtë aktivitet.

Ndërsa nga një sondazh që Monitor zhvilloi me 100 biznese që kishin kaluar në status pasiv në shkurt 2018, rezultoi se 67% e të anketuarve dhanë krizën si arsye kryesore të mbylljes së biznesit të tyre, duke e argumentuar me rënien e fuqisë blerëse, rritjen e konkurrencës, kostove të larta operative, etj. Prej tyre, 20% e të pyeturve, ose 14% e totalit, u përgjigjën se do të emigronin ose ishin jashtë vendit aktualisht.

Pjesa tjetër e të anketuarve, rreth 33%, dhanë arsye të tjera mbi mbylljen e aktivitetit, nga të cilat mbizotëronin problemet shëndetësore. (Rreth 27% e atyre që dhanë një arsye tjetër përveç krizës, që përbënte 9% të totalit të subjekteve të anketuara, thanë se ishin problemet shëndetësore që i kishin detyruar të mbyllnin aktivitetin).

Në krahasim me katër sondazhet e zhvilluara vitin e kaluar, ka një rritje të lartë të përqindjes së atyre që dhanë si arsye emigracionin dhe sëmundjet si shkak për mbylljen e biznesit.

Të vendosur përballë mungesave të alternativave në vend, shumë të rinj, dikur me biznes, kanë gjetur rrugën e emigracionit. Sikurse biznesi, rruga drejt emigracionit nuk merret nga kushdo, prandaj dhe nuk është çudi që individë me shpirtin e sipërmarrjes ndërmarrin nismën për të filluar një jetë të re larg Shqipërisë.

Në tre muajt e parë të vitit, rrethi që ka pasur më shumë subjekte që kanë kaluar në status pasiv ishte Tirana, me 1302 biznese ose 35% të totalit. Kryeqyteti ka dhe numrin më të lartë që bizneseve që ushtrojnë aktivitet në vend, me rreth 40% të totalit. Më pas renditet Durrësi, me 489 subjekte të kaluara në status pasiv dhe në vend të tretë është Korça, me 280 ndërmarrje të mbylluara (shih grafikun).

Sipas tatimeve, një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rast se përmbushet, të paktën, një nga kushtet e mëposhtme:
-nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
-nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
– deklaron në QKR pezullim veprimtarie tregtare për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm apo pa afat të përcaktuar/Monitor

Mbyllen 3600 biznese për 3 muaj, 45% më shumë vjet Read More »

Më e bukur se kurrë. Kush është misi shqiptar që vazhdon të shkëlqejë

Edhe pse kanë kaluar disa vite që kur ajo mor titull ‘Miss Albania’, ajo mbetet sërish femra më e bukur shqiptare, dhe po të konkurronte edhe njëherë, sërish ajo do të fitonte titullin e bukurisë.

Nuk ka nevojë për shumë fjalë apo përshkrim, mjafton të themi Agnes Vuthaj, dhe menjëherë të gjithë do të biem dakord se ajo është femra më e bukur shqiptare.

Por shihni sa ëmbël ka pozuar Agnesa së fundmi, FOTOT që të lë pa fjalë:

Image

Më e bukur se kurrë. Kush është misi shqiptar që vazhdon të shkëlqejë Read More »

Ja disa ide për të krijuar super FOTO për Instagram

Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli janë ndër personazhet më të famshëm në botën e showbiz-it latin.

Dyshja tashmë janë bashkë dhe po shijojnë pushimet së bashku dhe shihen mjaft të lumtur. Nëse bejmë një xhiro në llogaritë personale të dyshes do i shohim sikur të ishin blogerë të vërtetë.

Vera po afron dhe më poshtë do mund të shihni dhe mësoni disa ide për të krijuar foto super për Instagram. Me siguri edhe ju e pëlqeni këtë çift po aq sa pëlqehet nga latinët.

Ja disa ide për të krijuar super FOTO për Instagram Read More »

Protesta në Tiranë. Qytetarë mblidhen para Drejtorisë së Policisë

Qindra qytetarë janë mbledhur sot që prej orës 08:00 të mëngjesit para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të protestuar kundër arrestimeve të qytetarëve në Kukës.

Në tubim janë të pranishëm deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Të arrestuarit gjatë protestës kundër taksës në Kukës janë sjellë në Tiranë. Protesta e djeshme në Kukës kundër këtyre arrestimeve do të vijojë në kryeqytet.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën para Drejtorisë së Policisë, ndërsa numri i pjesëmarrësve po vjen e rritet më shumë. 23 kuksianët u arrestuan gjatë mesnatës, pasi akuzohen nga prokuroria për shkatërrim të pronës private dhe për dhunë ndaj forcave të policisë. Edhe pse u arrestuan në Kukës, ata janë sjellë në Tiranë, për motive që ende nuk dihen pasi policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

Në një reagim të Avokatit të Popullit, bëhej e ditur, se policia ka shkelur proceduarat për arrestimin e tyre, ndërsa edhe trajtimi i tyre në komisariate në Tiranë, nuk ka qenë i mirë. Pakënaqësi ndaj policia ka pasur edhe nga familjarët e të arrestuarve, pasi sipas tyre, policia u shkuar në mesnatë në shtëpi duke u terrorizuar familjet.

Këshilltarët bashkiak të Kukësit padi prokurorëve dhe policëve, ja katër akuzat
Këshilltarët bashkiakë të Kukësit kanë paditur prokurorët dhe policët që kanë lëshuar urdhër arrestet për protestuesit e rrugës së Kombit. Padia është regjistruar në Prokurorinë e Tropojës me akuzat “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”.

Në padinë e këshilltarë kuksianë thuhet se ndalimet janë kryer sipas metodave që ndjekin regjimet totalitare, duke shkelur të gjitha standardet dhe parimet që sanksionohen në Kushtetutë. “Urdhrat e ndalimit janë ekzekutuar duke hyrë dhunshëm dhe duke ndaluar qytetarët në harkun kohor 02.00 – 3.30 të mëngjesit.”- thuhet në padi.

Këshilltarët e Bashkisë së Kukësit besojnë se urdhërarrestet janë lëshuar me një akt të motivuar politikisht nga organi i prokurorisë në Kukës, që nuk ka kryer procedurë të hetimit të pavarur dhe te paanshëm.
“Nxjerrja pa kryer asnjë verifikim apo hetim e urdhrave të ndalimit, është bërë me qëllimin kriminal të frikësimit të banorëve dhe intimidimit të tyre për të mos ushtruar të drejtën kushtetuese të tubimit dhe lirisë së shprehjes”.
Në padi theksohet se, duke mos patur nevojë urgjente, ekzekutimi i urdhrave të ndalimit, duhet të ekzekutoheshin në harkun kohor 07.00 deri në 20.00. “Hyrja në banesë në mes të natës, në një kohë ku të gjtihë familjarët e personave të ndaluar dhe veta ata, janë në gjumë, si dhe në kushtet kur këta persona nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri shoqërore, si dhe pranimi i kësaj forme të kundërligjshme nga ana e prokurorëve, përbën shpërdorim detyre për prokurorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit.”-thuhet në padinë e këshilltarëve bashkiakë të Kukësit.
Edhe Avokati i Popullit pohoi të dielen së për disa nga protestuesit nuk kishte urdhër arresti, në kohën kur është kryer inspektimi, rreth orës 13.00. Avokati i Popullit bëri publik faktin se të ndaluarit janë keqtrajtuar, duke mos u dhënë ushqim deri pas drekës.
Këshilltarët e Bashkisë së Kukësit theksojnë se “nënshtrimi i organit të prokurorisë ndaj urdhrave politikë e qeveritarë është fund i demokracisë në vend dhe nevojiten masa urgjente të frenimit të këtij fenomeni të kundërligjshëm.”
Këshilltarët i qëndrojnë bindjes se qytetarët protestuan në mënyrë të ligjshme kundër padrejtësisë së qeverisë që i grabit ata nëpërmjet taksës 10 euro vajtjeardhje për autoveturat dhe 45 euro për kamionët, prandaj kanë hequr pikat e ndalesës dhe pagesës të vendosura në pronën publike.

Protesta në Tiranë. Qytetarë mblidhen para Drejtorisë së Policisë Read More »