Orikuminews

Supriza e radhës nga Jeta Hamiti, por këtë herë ajo ka një “ngushëllim’ prekës! Ja kujt i dedikohet.

Nga Jeta Hamiti

Shenim nga poetja :

Me këte poezi do doja të ‘ngushëlloja’ të gjitha ato zemra që kanë provuar vetminë si pasojë e një dashurie te humbur apo nje personi qe eshte larguar dhe ju ka lenë zbrazëtinë si kujtim.

Kaq e hidhur është vetmia,
kaq mizore e pashpirt
Godet fort ndjenjat e mia
ështe e keqe, është e ligë.

Mjerë njeriu që e provon,
ështe trishtim që ska fund,
Asnjë zemër nuk gëzon
vjen e të pushton si luftë.

Ah… vetmi e hidhur je
zure vend ne jetët tona,
Te shum zemra bëre strehë
largohu ti dhe gëzimin lejona.

Sa shum zemra ke plagosur,
sa shum zemra i ke vrar,
dhimbja jo nuk ka te sosur,
krahasohesh me një varr.

As armikut si urohet
një mallkim sikundër ti,
Nga cdo gjë që të privohet,
e për asgjë të mos ket sy.

Sa shum dhimbje qe sjell ti,
sa shum brenga dhe pendime,
Vallë me thoni kush njeri
meriton te tilla dhimbje…?

Eshte nje burg qe ska mbarim,
ështe ‘ndeshkimi’ me i hidhur,
ështe e tmerrshme, eshte mjerim.

Zemër-vrarë e të plagosur,
shpirti më jo nuk ka jet,
Sa shumë zemra mban prangosur,
vjen nje kohë që lehtë të vret.

Jeta më nuk ka kuptim,
deri sot ti ke jetuar,
Oor kur vetmia gjen strehim
Eshtë e kotë për te vazhduar.

Supriza e radhës nga Jeta Hamiti, por këtë herë ajo ka një “ngushëllim’ prekës! Ja kujt i dedikohet. Read More »

Njoftim – Ndahet nga jeta banori i Dukatit. Ngushellime familjes!

Njoftim per ndraje nga jete-Ndahet nga jeta banori i Dukatit D.Dedenika.

Sot ne date 19 shkurt 2018, ne oret e para te mengjesit eshte ndare nga jeta banori i fshatit Dukat Dede Dedenika.

Dede Dedenika ka lindur ne Dukat Vlore.

Ceremonia e percjelljes se tij per ne banesen e fundit do te behet ne ne vorrezat e Dukatit neser ne date 20 Shkurt 2018.

Nisja do behet nga Vlora ne oren 09:00.

Njoftimi u be per orikuminews nga Ramen Bitraj.

Njoftim – Ndahet nga jeta banori i Dukatit. Ngushellime familjes! Read More »

Fitorja e Orikut. Komentuesi thumbon ne orikuminews – ‘Mase na ben ndonje çik buk Gezimi’.

Fitorja e Orikut kunder Butrintit e cila e garanton Orikun ne vendin e dyte te renditjes ne Kategorin e Dyte, Grupi B, i ka gezuar dhe entuziazmuar shume banoret e krahines dhe sidomos tifozet e Orikut.

Ne nje prej artikujve te postuar ne faqen zyrtare te orikuminews nje prej banoreve e ka percjelle gezimin e tij me nje koment ne facebook duke u shprehur ndoshta edhe me pak ironi -‘ Mase na ben ndonje çik buk Gezimi…’!

Patjeter qe komentuesi ben fjale per Presidentin e ekipit Oriku Zotin Gezim Capoj i cili ka qene me pare Kryetar i Bashkise Orikum dhe eshte gjithashtu nje prej biznesmeneve te krahines tone.

Komenti i plote :

Fitorja e Orikut. Komentuesi thumbon ne orikuminews – ‘Mase na ben ndonje çik buk Gezimi’. Read More »

Ne qender te Orikumit 450 Euro m/2. Ja apartamentet e fundit per shitje.

Apartamente, Garazhde, Njësi Tregëtare.
Të gjitha me Hipotekë.
Të gjitha hapësirat ndodhen buzë bulevardit kryesor një Njësisë Administrative Orikum -Vlorë dhe me dalje në rrugët anësore.

Zonë me perspektivë zhvëllimore, ideale për kë dëshiron një pronë në zonë të vogël urbane dhe fare pranë zonave turistike më të bukura. (Vlore vetem 17 minuta me makine, Radhime vetem 7 minuta , Llogora 25 minuta)

Plazhi i Orikumit vetem 5 minuta larg.
Ndertimet ne qendren e njesise Administrative te rrethuara nga nje sere sherbimesh.

Vendodhja: Bulevardi “Princesha Rugjinë”
#Apartament 1+1 dhe 2+1
#Vëndparkim 21mt/2 dhe 40mt/3
#Dyqane

Apartamente me sipërfaqe të ndryshme.
Ashensor, me punime cilësore dhe të disponueshëm.

Cmimi 450€/m2
I diskutueshëm.
Pranohen edhe propozime për ndërrime me banesa në Tiranë. (Brënda Unazës së Madhe)

Kontakt: [email protected]

 

 

 

 

 

 

Ne qender te Orikumit 450 Euro m/2. Ja apartamentet e fundit per shitje. Read More »

Komentuesi në orikuminews-‘Kënga e shtruar Tragjasjoçe e abandonuar dhe nuk arrihet dot nga pasardhësit’.

Pas publikimit ne orikuminews te nje artikulli ku behej fjale per kenget e Grupit te vjeter te Tragjasit te publikuara ne youtube kane ardhe disa reagime nga banoret. Njeri prej tyre shprehet se Tragjasi ka patur kengetare te rralle sidmos brezi i Gjon Likos qe ka kenduar kengen e shtruar tragjasjoce.Sipas tij ky variant kenge ka qene i vecante dhe aktualisht eshte abandonuar por edhe eshte i paarritshem nga brezat e rinj.

Komenti i plote:

E bukur kenga edhe grupi i mire.Tragjasi ka patur kengetare te rralle,sidomos brezi i Gjon Likos qe kendonte kengen e shtruar tragjasjoce(e vecante thuajse e abandonuar apo dhe e pa arriteshme nga pasardhesit ?). Me motivet e kenges se viteve ’70 ka shume yje Tragjaso,por emigracioni ka larguar nga aktivitetet artistike sikurse talenti Tartar Avduli ,qe i pergjigjet cdo varianti te polifonis labe.Tartari jeton ne Itali dhe ka mundesi te jete prezent ne konkurimet e grupit etj…Personalisht kam debolese motivin e vjeter te kenges dge desheroj te kendohet nga brezi i sotem. Per kete variant profesor te mire jane me te moshuarit,Nuro Ferati sidomos si hedhes i rralle ne kenge

Komentuesi në orikuminews-‘Kënga e shtruar Tragjasjoçe e abandonuar dhe nuk arrihet dot nga pasardhësit’. Read More »

Oriku gati per ndeshjen me Butrintin-Olsen Llambro zbardh formacionin dhe detajet e fundit nga Saranda

Pak ore na ndajne nga ndeshja e radhes Butrinti – Oriku e cila luhet ne Sarande ne stadiumin Andon Lapa. Nga informacionet e derguara ne kohe reale nga Olsen Llambro ekipi i Orikut eshte duke drekuar. Ndeshja do te luhet ne oren 14:00 dhe gjyqtari i ndeshjes do jete Ervin Kotomelo (Tirane).

Kjo ndeshje eshte vlersua shume nga te dyja ekpet pasi fitoria e Orikut sot do te ndizte nje drite jeshile per ne kategorine e pare.Nese Oriku do te fitoje ne ndeshjen e sotme do te mberthente vendin e dyte ne renditje duke e garantuar ate.

Megjithate do te priten dhe rezultate e ndeshjeve te tjera si Permeti i parafundit ne klasifikim me 9 pike qe pret Elbasanin kryesues me 31 pike. Nga ana tjeter ne Alushe Noga, Alpetroki i vendit te trete me 27 Pike pret Gramozin e vendit te dhjete me 11 Pike.

Sa i perket statistikave qe na percjell Olsen Llambro duket se Kjo eshte ndeshja e kater qe luhet midis Orikut dhe Butrintit. Ne tre ndeshjet e meparshme rezultatet kane qene dy fitore per Butrintin dhe dhe nje fitore e ka rrembyer Oriku. Golavarazhi i deritanishem eshte 3 me 2 per Butrintin.

Formacioni per ndeshjen kunder Butrintit:

Ekipi i Orikut

Trajner Artan Sakaj
1-Muho (ne porte)
2-Hoxhaj
3-Hoxha
4-Metaj
5-Gjinaj
6-Livanaj
7-Nurce
8-Shehaj
9-Caushi
10-Dhrami
11-Kongjoni

Azizi ka plotesuar numrin e kartonave

Oriku gati per ndeshjen me Butrintin-Olsen Llambro zbardh formacionin dhe detajet e fundit nga Saranda Read More »

Fenomeni qe ndodh ne Orikum. Blejne apartamente dhe behen pronar por nuk . . . !

Nje fenomen qe ka ndikuar dhe ndikon negativisht ne buxhetin e bashkise ka ndodhe dhe ndoshta po vazhdon te ndodh ende ne Orikum. Ne vitin 2015 para se Bashkia Orikum te shkrihej dhe te kalonte nen vartesine e Bashkise Vlore eshte konstatuar se qytetare te ndryshem kane blere apartamente dhe jane bere pronare te tyre por ata nuk kane bere rregjistrimin ne gjendjen civile te Bashkise Orikum e per pasoje nuk kane kryer detyrimin per taksen e baneses per shkak se nuk eshte ditur adresa e tyre.

Kjo ka sjelle si rrjedhoje mos kryerjen e pagesave per taksen e baneses nga pronaret e apartamenteve dhe keto te ardhura te konsiderueshme kane munguar ne Bashkine e Orikumit te pakten para vitit 2015.

Kjo fenomen eshte konstatuar edhe nga Kontrolli i Larte i Shtetit i cili e ka permendur ne raportin e tij kete shkelje duke lene detyra per Bashkine e Orikumt. Kontrolli i Larte i Shtetit ka kerkuar nga Bashkia Orikum te të rakordojë me ZVRPP Vlorë për emrat e qytetarëve,adresat dhe sipërfaqen e banimit të secilit prej pronarëve të banesave, duke bërë edhe verifikimin përkatës.

Fenomeni qe ndodh ne Orikum. Blejne apartamente dhe behen pronar por nuk . . . ! Read More »

Del kaseta me kenget e Grupi te vjeter te Tragjasit. Kenge per luften, heronjte por edhe per Partine dhe Enverin.

Jane nxjerre nga arkiva kenget e Grupit te vjeter te Tragjasit dhe ato tashme mund te gjenden dhe te degjohen ne youtube. Gjithsej jane hedh ne nje kanal ne youtube 12 kenge labe te grupit te vjeter te ketij fshati. Tekstet e ketyre kengeve i kushtohen heronjve deshmoreve, luftes, fshatit por midis tyre gjenden edhe kenge qe i kendohen Partise dhe Enverit.

Kenget i gjeni me poshte:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Del kaseta me kenget e Grupi te vjeter te Tragjasit. Kenge per luften, heronjte por edhe per Partine dhe Enverin. Read More »