Fshati Kuç nxori gjatë luftës 600 partizanë dhe …! (Histori)
Fshati Kuç nxori gjatë luftës 600 partizanë dhe …! (Histori) Read More »
Fshati Kuç nxori gjatë luftës 600 partizanë dhe …! (Histori) Read More »
Kur gjendesh në një ceremoni të veçantë, ku nderohen figura të shquara të Kombit si ajo e shpalljes së tyre nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, vetvetiu të bëhet të kthesh kokën prapa për tu takuar me të kaluarën dhe heronjtë e saj. Kështu ndodhi edhe me mua në një nga këto ditët e fundit në Teatrin “Petro Marko” të Vlorës, kur midis të tjerëve dëgjova edhe emrin e Sali Murat Vranishtit.
Pamje nga filmi “Gunat mbi tela” ( për Luftën e Vlorës ), me skenar të Duro Mustafait e Muharrem Fejzo, regjisor, kino-operator Ilia Terpini.
Më kish marr malli për atë, kapedanin e shquar, që fshati i kish dhënë si mbiemër emrin e tij, e nga të gjithë ai do të quhej: “Sali Vranishti”. Desha ta takoja atë që qysh nga fëmijëria, vetëm në ëndrra e kisha takuar. E kisha parë në një film e në një libër shkruar për të. Isha përkulur me mirënjohje para bustit të tij në vendlindje, në Vranisht. Kisha lexuar disa artikuj e dëgjuar disa tregime nga shokët e tij, veteranë të luftës. Me një fjalë, kisha dëgjuar për disa nga bëmat e tij në luftë. Por kjo nuk mjaftonte. Se për atë më merrte malli e nuk e kisha takuar asnjëherë. Vetëm vonë, kur kisha kapërcyer shkallët e fëmijërisë, do të mësoja se atë idhullin e babait tim, që u bë edhe idhulli im, nuk kisha për ta takuar kurrë. Dhe, në fakt, s’mund ta takoja dot se ai kish vdekur përpara se të lindja unë. U nda nga jeta pas plagëve të rënda që mori në Luftën e Vlorës kundër pushtuesve,kur ishte i ri, vetëm 46 vjeç. Im atë më kish treguar, se predhat i kishin hapur barkun, atij, komandantit trim të Çetës së Vranishtit, e ai u thërriste shokëve: ”Mos më shikoni mua, se s’kam gjë, jam çjerrë pak në bark, po ju ndiqni dushmanin”. Dhe “sokëllinte sa tundej mali : “Përpara vëllezër, merrni kalanë e Kaninës”. Është interesant fakti,që edhe në çastet e vështira të jetës, heronjtë shikojnë të kapin lartësitë, duan ti pushtojnë ato, që të çlirojnë vëndin. Kështu kish ndodhur edhe me Selam Musanë. Po atje poshtë, në “këmbët e Kaninës” ku gjendeshin “rebelët”,ishte edhe ajo “thirrja e gjakut” që i drejtonte ata,te kalaja në kodër, ishte fryma e “ Babait të Pavarësisë” që printe luftëtarët. Në Kaninë ndodheshin trupi dhe eshtrat e Ismail Qemalit,varrosur me porosinë e tij një vit më parë (më 1919): ”Varrin ma bëni në Kaninë, të kem Vlorën përkashi”. Po aty dëgjohej edhe jehona e vargjeve lapidar të njërit prej luftëtarëve të shumtë vranishtiotë, Rrapo Metos, që këndonte me zërin e Ismail Qemalit: “Sazan e Karaburun janë vatanet e mia”. Dhe më në fund, edhe zëri i shpresës dhe i pavdekësisë: ”Unë jam Smail Qemali, prapa më vjen historia”. Dhe historia e “Burrit të madh të Kombit”, do të vinte edhe nëpërmjet atyre heronjëve që ditë më parë, me një ceremoni të posaçme emocionuese, në Vlorën e “Luftës së Vlorës”, Presidenti i Republikës, z. Nishani,do të shpallte “Nderi i Kombit”, (pas vdekjes), 7 prej heronjve të “Luftës së Vlorës”, e aty mu duk se e pashë të gjallë e do ta takoja edhe Kapedan Sali Vranishtin. E takova me zërin e Presidentit të Republikës, që do na e prezantonte heroin mbuluar me nderin dhe heroizmin e tij të luftës për liri e pavarësi. E dëgjova tek fliste me gojën edhe të aktorëve të njohur, vlonjatit Bujar Asqeriut dhe durrsakut nga Kosova Mirush Kabashi…
Një takim i bukur, një festë patriotizmi për të cilën kishim nevojë e na kish munguar. Këtë festë nderimi për ata që na kanë nderuar, përjetuam në teatrin e Petro Markos, autorit të “Ultimatumit” të fshatarëve “me sopatë e me hanxharë-dyfeqetë lidhur me gjalmë” për gjeneral Piaçentinin, komandantin e topave, vaporëve dhe avionëve që rrethonin Vlorën e pamposhtur… Dhe që Vlora do ta hidhte në det…
Gjyshër e nipër, së bashku
Po gjëja më e bukur dhe e paharruar e asaj ceremonie prekëse ishte që të gjithë heronjtë që u nderuan ishin përfaqësues të të gjitha shtresave të popullsisë të atyre viteve, po të gjithë luftuan të bashkuar në idenë e shpëtimit të Kombit.. Edhe pasardhësit e tyre erdhën për të përjetuar sëbashku nderin që u bëhej gjyshërve të tyre…
Në krye do të nderohej, kryetari i Komitetit të Shpëtimit Kombëtar Osman Haxhia, për të cilin populli kish kënduor: “Osmëni i hipi kalit,/dhe i foli gjeneralit (Piaçentinit), dil steresë e jo limanit,/të shosh djemtë e vatanit,/bijtë e Ismail Qemalit… ”.. Pastaj do të na paraqitej Selam Musaj i Agim Shehut me ” sharkun hedhur krahëve”, dhe “topin kapur nga gryka”. E, pranë tij Sali Murat Vranishti, që “sa rroi i punoi gjishti”, Ahmet Lepenicë “komandant trimi-dragua”, Sado Koshena, që kish udhëhequr në luftë edhe burrat,Zigur Lelo,”sojë-trimi,dhe Kanan Maze me nofullën e dërmuar nga predha armike e me fjalët e fundit: “Kanan të iku bukuria,- Le të rrojë Shqipëria!”.. Për Shqipërinë luftuan e dhanë jetën ata, heronjtë e një kohe heroike. Luftuan “me një mbret 4O milionë,/ Po me se luftuan vallë ?,/ Me dyfekë e me hanxharë… ” Ishte një luftë e pa barabartë, po ky ka qënë raporti ynë me armiqtë në të gjitha luftrat. Dhe fitoret ishin pjellë heroizmi e të gjithë popullit, që në çdo luftë nxori heronjtë e vet, që nuk luftuan vetëm e të vetmuar..
Studiuesi, shkrimtari e publicisti Albert Habazaj na ka dhënë një pasqyrë me vargje të popullit të drejtuesve të komiteteve fshatare në atë luftë që u quajt “Lufta e Vlorës”, luftë, e atyre njerëzve që ishin sa të thjeshtë edhe madhështorë.
“Fshat më fshat kartat u ndanë,/ Vunë çet’e kumandarë:/ Salari Selam Musanë,/ Në Vranisht Sali Muranë,/ Në Tërbaç vunë Selmanë,/ Në Brataj-ë Memo Plaknë,/ Lepenicë’ Ahmet Islamnë/ Dhe në Gjorm Selam Hasanë;/ Lapardha Alem Aganë. / Radhimë Bilbil Sinanë,/ Tragjas Zenel Ramadanë,/ Në Dukat Zykë Matanë!”. Një tjetër këngë e vjetër na njeh: “Në Velçë kush qe i pari;/ Hasan Hyso faqebardhi”. Nga ky enumeracion krerësh, pjesëmarrës në drejtimin e Luftës së Vlorës, jepen jo vetëm përmasat reale të shtrirjes së luftës, bashkimi dhe uniteti ndërkrahinor, por dhe pa dalluar të krishterin nga myslimani. “Alush Taka me një çetë/ Me treqind e disa vetë” nuk ndahej nga “Çeta jon’ e Kurveleshit,/ Stefani nga Bregu Detit…/Pa hedhur hasmin në detë”. Stefan Thomagjini ishte pjesëmarrës i çetës së Bregut.
Populli ynë është ndoshta nga të rrallët në Evropë që i adhuron luftëtarët trima dhe heronjtë e vet që i kujton e nderon me libra, këngë e monumente. Dhe,pasardhësit frymëzohen prej tyre edhe në punën e përditshme. Se ata dhanë jetën që të jetojë Shqipëria. Pas ceremonisë patëm rastin të bisedonim me ish deputetin e Vlorës, ish-ministër e tani kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Ai, biri i Vlorës, është i pranishëm përherë në këto veprimtari me karakter edukativ atdhetar. Dhe dëgjuam prej tij një konstatim interesant. -”E vutë re? – na tha. Të gjithë ata që u nderuan sot për kontributin e shquar në Luftën e Vlorës ishin pjesëmarrës e përfaqësues të shtresave të ndryshme shoqërore e politike në ato vite. Kishte të pasur e të varfër, myslimanë e të krishterë, por të gjithë ishin të bashkuar me idenë e lirisë e pavarësisë, të gjithë të gatshëm për tu flijuar për interesat e Kombit, siç edhe ndodhi në të vërtetë.” Por edhe pasardhësit e këtyre heronjve, (ndonëse me bindje të ndryshme politike), kishin ardhur të gjithë të bashkuar e në krahë të njeri tjetrit, për të përjetuar sëbashku nderin që u bëhej gjyshërve të tyre. Këtë “larmi ngjyrash” politike do ta gjeje edhe në sallë tek pjesëmarrësit, që as u shkonte në mëndje se të kujt partie ishin e kë parti përfaqësonin. Dhe politika më e madhe për ta ishte atdhetarizmi e shqiptarizmi. E kjo ndjenjë atdhedashurie do të shprehej, ndonëse me pak fjalë, të nipërve të heronjve, që u jepej tani rasti të takonin të ringjallur edhe njëherë gjyshërit e tyre, të bisedonin e ti nderonin ata. duke u rreshtuar në krahë të njëri tjetrit, siç kishin bërë edhe paraardhësit e tyre në Luftën e Vlorës.. A nuk ishte ky një mësim i nevojshëm për politikanët e sotëm, që shpesh përparësi nuk kanë bashkimin e vëllazërimin, por interesat e veçanta të tyre, që shprehen përditë me konfliktet e përçarjet bezdisëse, deri në neveri?. Dhe si për të ilustruar të vërtetat e kësaj ideje edhe për ditët tona,njëri nga pasardhësit e një Heroit të Luftës së Vlorës, me pak fjalë do të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Në çastin e marrjes së dekoratës dhënë Sali Muratit, nipi i tij Arben Saliu u shpreh: “Duke marrë këtë dekoratë, më lejoni të perifrazoj fjalët e mendjendriturit Ismet Toto se: ‘Në histori futen ata që e kërkojnë lirinë duke u hedhur në zjarr dhe jo ata që e presin lirinë duke u ngrohur në zjarr’. Me këtë vlerësim që ju bë sot këtyre figurave nga Presidenti i Republikës, dëshmohet qartë se ata janë pjesë e historisë sonë kombëtare. Faleminderit zoti President”.
Pastaj një e veçantë tjetër e gëzuar. Titulli “Nderi i Kombit” iu dha
edhe një gruaje, Sado Koshenës. Kam dëgjuar që një turist i huaj kur pa bustin e Sado Koshenës në fshatin e lindjes së saj, në Dukat, kish pyetur: “Po kjo grua çfarë ka bërë, që e keni ngritur kaq lart?” I thanë se në luftën kundër pushtuesve osmanë, disa burra, bashkëfshatarë të saj, ishin trembur e tërhequr nga lufta. Por gruaja trime, e armatosur, u doli përpara: “Po ju, ku do të shkoni, në shtëpi, që të fshiheni në çitjanet e grave?” Të fshihesh në çitjanet e grave është ofendimi më i madh për burrat shqiptarë. Dhe ata shkuan në luftë të prirë nga trimëresha. Kështu, sëbashku me burrat, luftoi ajo edhe kundër shovinistëve grekë më 1914-n dhe kundër pushtuesve italianë në Luftën e Vlorës më 1920-tën. Prandaj populli i ngriti përmendore. Dhe atë ditë, ajo “Heroina e Popullit” do të shpallej edhe “Nderi i kombit”. Po se mos vetëm ajo. Më tej fshatit të saj është Tragjasi. Edhe aty gjendet busti i Heroinës së Luftës Antifashiste, Zonja Çures, ndërsa në fshatin Qeparo, buzë detit, një tjetër Heroinë ka shtatin e saj të pa përkulur, ajo është Persefoni Kokëdhima.. Në 6 mijë vajza partizane, pjesëmarrëse në luftën antifashiste, me dhjetëra janë dëshmore e 26 prej tyre janë shpallur “Heroina të Popullit”. Nuk është fakt i rrallë që vetëm në Brigadën e V-të sulmuese kishte 42 vajza partizane 17-2O vjeçare.. Ato, si mijëra vajza e gra të tjera kapërxyen shpellat e fanatizmit e luftuan, bashkë me burrat kundër fashizmit, duke dhënë shëmbuj të shumtë heroizmi e vetëflijimi. Ishte vazhdimësi e heroizmit që lanë prapa kapedanër e Luftërave për liri e pavarësi, që do të ndihej edhe në Luftën e Kosovës..
Tani në “shkretëtirën e historisë”, dëgjohen edhe mendime politikanësh kalemxhinjtë se “koha e heronjve ka ikur”. Ajo i përket të së kaluarës. ( Pa çka se një popull që mohon të kaluarën nuk ka të ardhme). Se tani “jetojmë kohën moderne”, e se edhe ” heroizmi në luftë, tani që jetojmë paqen është nocion arkaik”. (Pa çka se heroizmi edhe në ditët tona na duhet, i duhet policisë në luftën kundër krimit, zjarrfikësve, kur na digjen shtëpitë, kundër vrasësve e keqdashësve që nuk mungojnë. I duhej edhe atij aktorit të Teatrit, që humbi jetën në Liqenin artificial të Tiranës për të shpëtuar jetën e një të riut e na duhet edhe ne si një shembull frymëzimi në punën e përditshme për përparimin e atdheut. Lufta e Vlorës është një nga kapitujt më të shquar të heroizmit shqiptar përjetimin e nderimi edhe i heronjve të saj, jo vetëm me simbole por edhe në zemrat tona, është shërbimi më i mirë që i bëjmë Shqipërisë sonë. Çdo popull, në çdo kohë të historisë së vet ka nevojë të nderojë ata që e kanë nderuar. Titulli “Nderi i Kombit”, me të cilin u vlerësuan disa nga heronjtë e Luftës së Vlorës, ishte një shembull i bukur se atdhetarizmi rron e do të rrojë midis nesh.
Kapedan Sali Vranishti dhe koha e heronjve. Nga Duro Mustafai Read More »
Me rastin e 25-vjetorit të rivarrimit të Hysni Kapos në vendlindjen e tij, në Tërbaç. Një përgjigje për ata që e hoqën Hysni Kapon nga Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë dhe një replikë me vëllain e Sadik Premtes
Bexhet Rrapo*
Njëzetepesë vjet më parë, Partia Demokratike e sapo ardhur në pushtet me një ndjenjë të shfrenuar revanshi, bëri një nga aktet më të turpshme të saj: zhvarrosi nga varrezat e dëshmorëve të atdheut në Tiranë eshtrat e thuajse gjithë ish udhëheqësve më të shquar të Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare,mes të cilin edhe Hysni Kapon. Ishte ky një akt politik hakmarrës që indinjoi pa masë gjithë veteranët e asaj lufte të lavdishme që na solli lirinë dhe që nuk mund të shlyhet kurrë nga kujtesa e popullit shqiptar.
Biri i lavdishëm i Tërbaçit e gjithë Shqipërisë, Hysni KAPO, u nda nga jeta më 23 shtator 1979, nga një sëmundje e rëndë. Ai u varros atëherë me të gjitha nderet e respektet që i meritonte në varrezat e dëshmorëve të kombit në Tiranë, si Hero i Popullit dhe komisar i atyre dëshmorëve të rënë për çlirimin e Shqipërisë në luftën nacional-çlirimtare. U Përcoll me dhimbje nga familja, të afërm e gjithë populli shqiptar.
… Mbas disa vitesh do vinte një kohë që do të kthente përmby vlerat dhe heronjtë, për të ngritur në piedestal antivlerat dhe tradhtarët. Luftëtarët për liri e pavarësi dhe për rindërtimin e Shqipërisë do të quheshin të padëshirueshëm që të preheshin bashkë me dëshmorët që prunë lirinë e vendit. Pra po ndaheshin komandantët nga ushtarët. Një gjykim i tillë do të bëhej dhe për Hysni Kapon. Ishte fillim maji i vitit 1992, në vigjilje të Ditës së Dëshmorëve dhe ata filluan çvarrosjen e komandantëve, komisarëve e gjithë drejtuesve te lartë te shtetit shqiptar nga varrezat e dëshmorëve. Veprim ky i turpshëm antikombëtar dhe jonjerëzor.
Në këto kushte, në terrorin fashist të mbjellë nga politikanët e kohës kundra figurave dhe heronjve të këtij kombi, tërbaçjotët nuk do ta linin birin e tyre ta zhvarrosnin këto bisha. Në bashkëpunim e koordinim me familjen, bashkëluftëtarët e tij tërbaçjotë dhe nga gjithë Shqipëria, organizuan zhvarrosjen e tij. Vendimi nga familjarët dhe bijtë e Tërbaçit ishte që ai të rivarrosej në vendlindjen e tij në Tërbaç të Vlorës dhe kështu u bë. Ky ishte një veprim mjaft patriotik, që shprehte dashurinë, respektin dhe unitetin tërbaçjot të trashëguar në breza dhe të farkëtuar më shumë nga vetë Hysni Kapo. Kjo nismë u udhëhoq nga bashkëshortja e Hysniut, Vito Kapo, nga fëmijët e tij, Pëllumbi, Vera e Besniku, si dhe nga bashkëluftëtaret tërbaçiotë Vehbi Hoxha, Arif Hasko, Kadri Kiça, Haki Gjondeda, Ali Xhaka, Hysni Berdaj etj. Kjo u mbështet nga shumë bij të tjerë tërbaçiotë në Tiranë, Vlorë e qytete të tjera. Gjatë lëvizjes Tiranë-Vlorë-Tërbaç autokolona u përshëndet nga shumë qytetarë në çdo qendër banimi. Një pjesë do t’i bashkoheshin kortezhit për në Tërbaç. Gjatë rrugës tentuan të krijonin pengesa individë të izoluar, ndoshta të porositur nga ata që kërkuan zhvarrosjen nga varrezat e dëshmorëve. Në sajë të zgjuarsisë e guximit të organizatorëve, që ishin ushtarakë dhe ish-ushtarakë, këto tentativa do të shmageshin. Autokolona e kortezhi jo që nuk do pakësohej por do të shtohej gjatë rrugës për në Tërbaç. Krahas grupit organizator nga Tirana kishte dhe një grup tjetër në Vlorë që kishte siguruar dhe pjesëmarrjen më të madhe si dhe ai i pritjes në Tërbaç që kryesohej nga kryeplaku Xhevair Rrapo.
Pjesëmarrja ishte shumë e madhe nga gjithë krahina e lumit të Vlorës përveç atyre të ardhur nga Tirana e qytete të tjera me djetëra autobusë e mjete private. Folën me këtë rast figura dhe personalitete të tjera si nga parti politike, nga shoqata e veteranëve të luftës e të dëshmorëve. Si Hero i Popullit dhe komisar i njësive të larta të ushtrisë nacional-çlirimtare, Hysni Kapo rivarrimi iu bë me breshëri armësh.
Kësht, Hysni Kapoja do të prehej përgjithmonë në vendlindjen e truallin e tij. Nuk do të kishin më mundësi ta shqetësonin. Kjo ishte data 25 maj 1992. Aty ai ka kundruall dëshmorët me të cilët nisi e përfundoi luftën, ideologun e luftëtarin për liri e dije, Halim Xhelon e trimëreshën legjendare Miro Tërbaçi, por dhe gjithë bashkëfshatarët e tij që i donte dhe e donin shumë.
Nga ajo ditë kanë kaluar shumë vite ku është folur e hedhur balte për shumë drejtues e bashkëluftëtarë të tij, por për Hysni Kapon, birin e Tërbaçit vetëm se është rritur respekti, me përjashti të ndonjë rasti të vetmuar…
Më vjen keq që para dy muajsh nga z .Zija Lepenica, vëllai i Sadik Premtes, ështe promovuar një libër kushtuar S.Premtes, ku thuhen dhe disa të pavërteta historike për luftën nacinal-çlirimtare për qarkun e Vlorës dhe në veçanti për Hysni Kapon e Tërbaçin. Aty thuhet se këshillat nacional-çlirimtare në Lumin e Vlorës dhe në Tërbaç i ka krijuar Sadik Premte, po ashtu dhe për organizimin e partisë komuniste. Por e vërteta qëndron ndryshe. Sipas historikut që ne disponojmë, i përpiluar nga Vebi Hoxha e Arif Hasko të cilët kanë qenë edhe bashkëluftëtarë me S.Premten deri sa ai i tradhëtoi idealet e luftës nacional-çlirimtare ku thuhet: Në mars të viti 1942 në shtëpinë e H. Kapos në Buzujk është formuar këshilli i fshehtë me 5 veta, nga vetë Hysni Kapo. Më vonë, në nëntor 1942 në shtëpin e Baxhul Gjondedes është formuar këshilli më i plotë, i deleguar në emër të frontit antifashist nacional-çlirimtar ka qenë Ibrahim Dervishi. Për sa i takon formimit të organizatës së partisë komuniste në Tërbaç i deleguar ka qenë Mehmet Shehu. Sipas po këtij historiku rezulton se Sadik Premte të ketë ardhur në Tërbaç vetëm në 1943 , periudha e fraksionit, i cili ka kërkuar mbështetje nga organizata e partisë. Ata i janë përgjigjur duke i thënë se kur të vijë djali jonë do ta diskutojmë këtë problem dhe e dimë vete ne si do gjykojmë dhe këshu u bë. Hysniu vjen, bën takime e sqarime me popullin dhe më 15.5.1943 bëhet mbledhja e fshatit në Bragjin, bregu i kuvendeve për Tërbaçin, aty u vendos mbështetja e luftës Nacional-çlirimtare e vetë Hysni kapos dhe njëkohësisht dënimi i tradhtisë së Sadik Premtes. Do të veçoja se në këtë promovim libri nga folës u tha se S.Premte është hero i Lumit të Vlorës. Ky deklarim është ofendim për ata që janë heronj të vërtetë, të cilët e nisën dhe përfunduan luftën, duke vlerësuar ata që i lanë në mes dhe i tradhtuan idealet e kësaj lufte.
Duke qenë se jemi dhe në 25 vjetorin e prehjes në vendlindjen e tij ja vlen të flasim pak dhe për një ndërhyrje që është bërë në memorialin ku ai prehet. Kishte kaluar një kohë e gjatë, nga koha e rivarrimit që përkonte dhe me një periudhë të vështirë, ambienti nuk ishte dhe shumë i përshtatshëm, me kalimin e kohës kishte dhe dëmtim, kjo kërkonte ndërhyrje. Ajo u bë nën kujdesin e familjes dhe kontributin e atyre që e kanë dashur dhe e duan Hysni Kapon. Puna u krye nga specialisti talentuar tërbaçiot Adif Cane, i cili është mjeshtër i punimit të gurit e mermerit. Në sajë edhe të projektit ambienti ka dalë shumë i bukur, i punuar krejt në mermer nga porta dhe ambientet e sheshit.
Për figurën e ndritur të Hysni Kapos, bijtë e Labërisë dhe sidomos Shoqata Atdhetare Kulturore Tërbaçi organizon shpesh veprimtari përkujtimore mbresëlënëse. Sepse Labëria dhe Tërbaçi nuk i harrojnë kurrë bijtë e saj të mëdhenj.
*Kryetar i Shoqatës Atdhetare-kulturore “Tërbaçi”, Vlorë
Tërbaçi dhe Labëria do ta nderojnë gjithmonë Hysni Kapon (Histori) Read More »
Një 31-vjeçare e cila pësoi dy aborte njëri pas tjetrit, përfundoj duke tradhtuar bashkëshortin me disa meshkuj.
Por kjo rezultoi fatale për lidhjen e tyre pas bashkëshorti e zbuloi tradhtinë dhe e dëboi nga shtëpia. Por historia vazhdon edhe me keq për gruan, e cila pak kohë më pas mëson se çfarë i kishte ndodhur jetës së ish-bashkëshortit të saj.
Më poshtë mund të lexoni letrës e saj drejtuar psikologes së rubrikës këshilluese në “The Sun”.
Letra e vajzës
“Dola nga binarët duke tradhtuar bashkëshortin tim dhe duke bërë seks me disa meshkuj, e gjithë kjo vetëm pak kohë pasi kisha abortuar.
Im shoq më zbuloi dhe më pas më la. Tani ai ka një të dashur të re dhe janë në pritje të një fëmijë…dhe unë ndihem e shkatërruar.
Unë jam 31 vjeçe dhe ish-partneri im është 33. Në ishim shumë të dashuruar që kur u takuam para 8 vitesh. Ai kërkonte të kishim fëmijë, ndërsa unë i kërkoja të prisnim.
Ne u martuam në 2011 dhe unë ngela shtatëzënë shumë shpejt. Ne ishim në qiellin e shtatë por pasi abortova, pësuam një tronditje të madhe.
U përpoqëm sërish duke shpresuar se çdo gjë do të ishte ‘ok’, por unë vazhdoja të abortoja dhe çdo herë një pjesë e imja vdiste.
Doktorët më mjekuan me antidepresivë dhe aty fillova festën. Mendova se nëse nuk mund të përmbush një jetë familjare atëherë të paktën duhet të argëtohem.
Unë dhe im shoq filluam të lëviznim, të dilnim me miqtë por unë nuk mund të qëndroja dhe të shikoja vuajtje në sytë e tij.
Letr
Unë e dija që ai ende me donte dhe vazhdoja e mbaj veten me shpresë. Por një ditë ai me tha se kishte gjetur një të dashur të re…aty u shkatërrova!
Para pak ditësh lexova një status në Facebook-un e tij ku shkruante se e dashura e tij ishte shtatëzënë dhe ata po fluturonin nga gëzimi. Unë dua kaq shumë të bëj një fëmijë por nuk jam e sigurt nëse do të më ndodhë ndonjëherë.”
Përgjigjja e psikologes
‘Më vjen keq dhe është e trishtueshme që abortet që të ndodhën nuk ju afruan me njëri-tjetrin por ju larguan kaq shumë
Seksi i rastësishëm ndonjëherë të jep atë ndjesinë e lirisë dhe të bën të ndihesh mirë përkohësisht, por ashtu siç dhe ti e konstatove, kthehet në një veprim shkatërrimtarë për një raport.
Mundohu të mbledhësh veten nga gjithë kjo mërzi dhe më pas shiko të rregullosh jetën tende dhe të gjesh një dashuri të re.
Letra : Pas dy aborteve tradhetova bashkëshortin me disa meshkuj por …! Read More »
SEIT JONUZAJ FESTOI 90 VJETORIN E LINDJES. KRENAR PËR GJITHÇKA BËRI E REALIZOI NË JETË, NDAJ VETES, FAMILJES DHE SHOQËRISË.
Sot në festimin e 90 vjetorit të lindjes, Seit JONUZAJ, i jepet Certifikata “Mirënjohje e Kallaratit”.
Krahas titullit të dhënë nga Bashkia e qytetit të Vlorës “Mirënjohje e qytetit të Vlorës” dhe asaj të Shoqatës “Labëria” “Mirënjohje e Labërisë” , Seit Jonuzaj me rastin 90 vjetorit të lindjes, Kryesia e Shoqates “Kallarati” i jep certifikatën “Mirënjohje e Kallaratit” dhe i uron atij:
“Jetë të gjatë e të lumtur për familjen e tij, miqtë, shokët dhe të afërmit, por edhe për bashkëfshatarët e tij kallaratas”.
Çertifikata “Mirënjohje e Kallaratit”, Setit iu dorëzua nga kryetari i Shoqatës, zoti Kastriot Karabollaj, në një dreke organizuar nga familja e tij në restorantin e bashkëfshatarit tonë, Andon Laçaj, ku merrnin pjesë, të afërmit, miq, shok të tij, përfaqësues nga Organizata e Veteranëve, të cilën ai drejton, nga dega e Tiranës dhe e Fierit të shoqates “Kallarati”, etj.
Gjithashtu Komiteti i Organizatës së Veteranëve, i dërgoi një urim te vecante ne emer te kryetarit, zotit Rustem Peçi.
Një surprizë e vërtetë për Seitin dhe të pranishmit, që ngjalli emocione dhe që u vlerësua jashtëzakonisht, ishte urimi dhe “Çertifikata e Mirënjohjes”, dhënë nga Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku me motivacionin: “Për pjesëmarrjen aktive në luftën nacionalçlirimtare, për kryerje me devotshmëri e përkushtim të detyrave gjatë karrierës ushtarake, kontributin e dhene ne zhvillimin, modernizimin e flotes detare, per aftesite e treguara ne rolin e pedagogut ne pergatitjen per nje kohe te gjate te oficereve marinare dhe një sere botimesh shkencore ne fushen e detarise, si dhe gjate daljes ne pension per përcjelljen te brezi i ri te tradidateve e virtuteve patriotike e atdhetare”.
Seiti duke marre kete certifikatë falënderoi jashte mase gjeneral Kollçakun per akordimin e certifikates se mirenjohjes dhe per ate qe ai ben per veteranët dhe ish ushtaraket. Edhe nje stimul moral per veteranët, vlen ndoshta me shume se çdo gje tjeter.
Nje jete e tere e Seitit plot veshtiresi, sakrifica, perkushtim, por edhe kenaqesi, qe nga pjesemarrja ne luften nacionalclirimtrare si pionierë, skenderbegas i pare, specializime te shumta jashte vendit si oficer i Flotes Detare, detyra te ndryshme ne sherbim te Forcave te Armatosura shqiptare, pedagog per vite te tera ne fushen e detarise, njohes i disa gjuheve te huaja, autore i disa botimeve shkencore dhe te vendlindjes, aktivist i shquar ne jeten shoqerore dhe intelektuale te rrethit te Vlores, prej disa vitesh Kryetar i Organizates se Veteraneve te rrethit të Vlorës, nje nga themeluesit e Shoqates “Kallarati” dhe anetar i kryesise se saj, aktualisht Kryeredaktor i Gazetes “Kallarati”, i pranishem ne median e shkruar, kohet e fundit edhe mik i facebook-ut, njeri qe nuk njeh moshe veç rini.
Seiti, edhe pse në moshë 90 vjeçare, është tepër aktiv në jetën shoqërore. Ai vazhdon ta kryeje me përkushtim te madh detyrën e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Vlorës, si Kryeredaktor i gazetës “Kallarati”, aktiv ne gazeten “Kushtrim Brezash”, gazeten “Labëria”, e media te tjera.
Edhe njehere zotit Seit i urojme: “Jete te gjate e te lumtur dhe sa me shume aktiv ne jeten shoqerore, sidomos ne funksionimin e shoqates “Kallarati’ dhe te gazetes me te njejtin emer”.
Ftojme ne kete urim çdo kallaratas dhe me gjere,
Kryesia e Shoqates “Kallarati”







Seit Jonuzaj, 90 vjecari qe u u vleresua me titullin ‘Mirenjohja e Kallaratit’. Read More »
Poezi per nenen nga Jeta Hamiti:
Per nenen.
Nene e dashur qe me rrite,
nene e shtrenjt qe nuk u lodhe,
‘jo’ te thoje kurre nuk dite,
per vete pa ne s’gezoje.
Nene e shenjt, e shtrenjta ime,
cfare je ti ma thua dot?
Ne cdo kohe sjell vec gezime,
je njeri apo je Zot.
Kush te lind nuk ka rendesi,
po kush shpirtin jep per ty,
per mua je vec ti,
qe me zemer je aty.
Sa shum vargje qe jan thurrur,
sa shum keng qe jan kenduar,
kurre ne jete nuk kan mundur,
ty sa duhet per te te falenderuar.
Eshte e embel fjala ‘Nene’
me asgje nuk krahasohet,
per mua je drit, je hene,
asnjeher nuk zvendesohesh.
Ti je mister qe nuk studiohet,
je unike, ja c’je ti,
dashuri qe nuk mbarohet,
ah e shtrenjta ime ti.
Kurre nuk reshte ti per ne,
dashuria kurre s’shteroi,
Per cdo cast ti je me ne,
dashurin vall kush ta mesoi..?!
Zoti vet te ka zili,
per dashurin qe ti mbart,
je e dyta ti pas Tij,
por gjithmon mbetesh shum lart.
Nuk kan fund fjalet per ty,
nuk ka fund kjo dashuri,
per kedo je drit ne sy,
Mbreteresh per cdo femij.
Sot me zemer te urojm,
8 Marsin ti ta gezosh,
por nje dit nuk do mjaftoi,
ty sa duhet te te falenderosh.
Poezi per 7 Marsin nga Jeta Hamiti :
Sot 7 Marsi me kujtoi
gjithe mesuesit te uroj.
Per ne jane tamam si prind,
per cdo hap tonin kan merit.
Ne ato banga ku u rritem,
trurin ton ne e stervitem
Hapin sot hedhim ne jet,
por pa mesues nuk ishte e leht.
Ato vite qe studion,
kurre ne jete nuk i harron.
Ato vite nuk kan cmim
dhe jo vec per shpirtin tim.
Korridoret brohorasin
zemrat fort na i godasin.
Jan ato vite te bukur
ku cdo kush ndihet i lumtur.
Cdo mesues s’e harron
dhe perjet e falenderon.
Ata jan baza dhe themeli
per jeten qe ne do kemi.
Cdo mesues e respektoni
ndihmen kurre mos ua harroni.
Sot 7 marsin ta gezojn
ne perjet i falenderojme
edhe kurre nuk do ti harrojme.
Urimi i vecantë për mesuesit e krahinës nga Jeta Hamiti. (Poetët e krahinës) Read More »
Kjo kenge popullore e laberise eshte sjelle per orikuminews nga Bedri Kabasha.
VDİQ SHEME SADİK DUKATİ
Ra termet e u tunde fshati
Ne Gjonbit u thye Rrapi
Vdiq Sheme Sadik Dukati
Sheme Sadik bukuria
Ti s’je per ligjet e mia
Po te te qaje Shqiperia
Te te qaje se punove
Per Shqipen qe na mesove
Se turqishten nuk e doje
Dolle komit e luftove
Kosove e Janine shkoje
Memedheun shum’ e doje
Dhe ne vjershat qe krijoje
Popullin e frymezoje
Kush ish patriot si ti ?
Komite qe me turqi
Dergjeshe per Shqiperi
Per flamurin kuqezi
Njezeten me Itali
Na organizove ti
S’te dil perpara njeri
Hidheshje permbi frengji
Dukat___Vlore
1) Vajtim i Prenjo Çelo Rodakut nga Dukati per patriotin dhe trimin e shquar ne lufte per liri, Sheme Sadik kondin nga Dukati !!
Kenge Popullore te Laberise
Bedri Kabasha
05.03.2018

‘Vdiq Sheme Sadik Dukati’ – Vajtim i Prenjo Çelo Rodakut nga Dukati per patriotin e tij. Read More »