Orikuminews

Lista e banorëve të Orikumit që përfitojnë ndihmë ekonomike për periudhen Shkurt 2018

Duke u mbështetur në nenin 30/1 të Ligjit nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe Shërbimet
Shoqërore” i ndryshuar me Ligjin 44/2016, datë 21.04.2016, në pikën 6 të Kreut II të Vendimit nr.
955, datë 07.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave, dokumentacionit dhe masës së
përfitimit të ndihmës ekonomike”, ndryshuar me Vendimin nr.592, datë 18.10.2017, “Për disa
ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 955 datë 07.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të
procedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”, struktura
përgjegjëse për shërbimet sociale në Bashki i propozon Këshillit të Bashkisë se janë paraqitur për
aplikim 948 familje.
Nga dokumentacioni i paraqitur, si dhe nga verifikimimet e kryera konkludojmë dhe propozojmë
se:
1. Kanë aplikuar për ndihmë ekonomike 930 familje, me një fond mujor (1) __________________
lekë, lista bashkëlidhur;
2. Individë me statusin e Jetimit 9 persona, me një fond (
2) 27000 lekë, lista bashkëlidhur;
3. Individë viktima të trafikimit 1 persona, me një fond 3000 lekë, lista bashkëlidhur;
4. Individë viktima të dhunës në familje 2, me një fond 6000 lekë, lista bashkëlidhur;
5. Individë prindër të fëmijëve të lindur:
a)Trinjakë 1 familje, me një fond 9000 lekë;
b)Katërnjakë 0 familje, me një fond 0 lekë;
c)Pesënjakë e më shumë njëherësh 0 familje, me një fond 0 lekë.
6. Fëmijë në kujdestari të një familje kujdestare 4 aplikime, me një fond 36000 lekë, lista
bashkëlidhur;
7. Fëmijë me aftësi të kufizuar në kujdestari 1 aplikime, me një fond 10000 lekë, lista bashkëlidhur;
PROJEKT-VENDIM
Nr. 02/2018 datë 15/02/2018
PËR PROPOZIM PËR DHËNIEN E NDIHMËS EKONOMIKE PËR PERIUDHËN 1-28.2.2018
Struktura përgjegjëse për shërbimet sociale
Personi përgjegjës për ndihmën ekonomike Drejtori

Lista që i bashkangjitet projektvendimit në total të familjeve të propozuara në skemën e ndihmës
ekonomike për periudhen e akorduar per Njesine Administrative Orikum :

27 Ahmet Sami Shehaj NE-2018-006948 4
28 Ardian Bilal Binjakaj NE-2016-045388 3
29 Arif Asllan Gjikoka NE-2016-030425 5
30 Armand Miço Kola NE-2016-055580 5
31 Artan Mevlud Danaj NE-2017-009527 5
32 Dallandyshe Skëndo Çekrezi NE-2018-016973 4
33 Ëngjëll Hismet Musaraj NE-2018-022583 3
34 Fatjona Skendo Llanaj NE-2018-017472 3
35 Gegë Pal Kolaj NE-2017-034606 6
36 Kleanthi Mikail Papa NE-2018-018310 3
37 Klodjana Bardhosh Kutelaj NE-2017-041871 5
38 Krenar Jorgaq Kazheli NE-2018-021507 1
39 Kristo Sulejmën Hoxha NE-2018-017641 3
40 Kristo Llambro Kutelaj NE-2017-043910 5
41 Kujtim Muharrem Myftari NE-2016-029853 4
42 Leven Teki Bocaj NE-2016-043426 2
43 Margarita Lilo Kokallaj NE-2016-032996 1
44 Merjeme Jakup Veseli NE-2018-017266 1
45 Sami Refat Nezha NE-2017-009608 3
46 Shkëndije Sune Limaj NE-2018-018007 3
47 Valentina Sabri Kazheli NE-2018-022177 3
48 Vladimir Memet Çuroj NE-2017-046426 3
49 Xhevit Mehmet Kongjonaj NE-2018-018505 3
50 Xhuljeta Anastas Mërkuri NE-2018-017549 2

Lista e banorëve të Orikumit që përfitojnë ndihmë ekonomike për periudhen Shkurt 2018 Read More »

252 banorë të Orikumit përfitojnë pagesë paaftësie për muajin Shkurt 2018. Vendimi i plote.

Mbështetur në ligjin nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”,
neni 9 pika 1/1 a dhe 1/1 b, neni 54 pika k dhe n, ligjin Nr.9355, datë 10.03.2005
“Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, si dhe VKM nr.787, datë 14.12.2005,
“Për përcaktimin e kritereve të procedurave dhe të masës së Ndihmës Ekonomike”
dhe udhëzimeve në zbatim të tyre, dhe në bazë të projekt-vendimit të paraqitur
nga,drejtoria e Ndihmës dhe e Shërbimit Social në Bashki,Këshilli i Bashkisë

V E N D O S I:

 

PËR BANORËT E NJËSISË ADMINISTRATIVE ORIKUM VLORË
Përfitojnë pagesë paaftësie për muajin Shkurt 2018 në total 252 persona me
fond 2.073.166 lekë të ndarë 156 persona të paaftë, të verbër, paratetraplegjikë
me fond 1.776.366 lekë dhe invalidë pune 96 persona me fond
296.800 lekë.

Konkretisht:

Persona të paaftë 98 persona
Kujdestari paaftësie 18 persona
Persona të verbër 21 persona
Kujdestari verbërie 3 persona
Paraplegjik-tetraplegjik 8 persona
Kujdestari para-tetraplegjik 8 persona
Invalidë pune 96 persona

252 banorë të Orikumit përfitojnë pagesë paaftësie për muajin Shkurt 2018. Vendimi i plote. Read More »

Ditë vere dhe ditëlindje – Poezi kushtuar nënës nga Zhaneta Fisti

Poezi kushtuar nenes nga Zhaneta Fisti

Dit Vere

Në këtë dit të shënuar,
Nga shpirti rrjedhën urime !
Për ty Ylli i mëngjesit
Fanar i jetës time
Jeta nuk të ka kursyer.
Në çdo rrjedh ke kaluar !
Mrekulli e mrekullive !
Shqiponja e sprovuar.
Kërkoj shum të kopjoj,
Të ndjek gjurmët e tua!
Nuk jam ne grad te arrij,
Gjith lartësit e tua !
Ëndrrën marr e fluturoj,
Me gjith dëshirën e madhe !
Male e Dete të kaloj.
Me ty të heq një valle !
Të festojm siç dëshiron.
Të gjith sofrës të rrethuar !
Të ngrëmë shumë dolli,
Kënga Labe të vej shtruar !
Të ndjek traditën Dukatase.
Në breza dua ta çoj !
Kërkoj,por s’gjej dermanin,
Këtu në botë ku rroj.
Zemrën që në gush mbaj varur,
Të trashëguar nga ti !
Nuk largon djegien e mallit,
Dhe pse është me flori !
Nëna e Xhanit,
Botën na dhurove
Ëndrrat në sepete,
Për ne trashëgove!!
Sot,në këtë mosh,
Rritur me fëmi !
Si të bëj e dashur,
Që ti dërgoj për ty!?
Të kthej çdo ndjenjë mbas,
E me mjeshtëri !
Të vij vet normale
Siç i bëje ti!
Sot në këtë dit Vere .
Zemra shumë uron !
Dhe 100 të lumtur !
Diell i jetes tonë !!

Ditë vere dhe ditëlindje – Poezi kushtuar nënës nga Zhaneta Fisti Read More »

Rrethimi i varrezave të Dukatit – Auditi gjen punime të pakryera. Ja dëmi ekonomik i shkaktuar

Nga auditi i kryer nga Konrolli i Larte i Shtetit ne Bashkinë Orikum, me objekt: “Mbi auditimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë”, për periudhën e veprimtarisë 01.01.2013 deri më 30.12.2014 eshte konstatuar se :

Ne perfundim te punimeve per rrethimin e varrezave te fshatit Dukat i Ri kane rezultuar disa punime te pa kryera te cilat sipas KLSH-se perbejne dem ekonomik. Keto punime te pakryera kapin vlelren e 18.000 lekeve.

Kontrolli i Larte i Shtetit i ka kerkuar Bashkise Orikum te asaj kohe te ndjeke te gjitha rruget ligjore dhe procedurat e nevojshme administrative, duke ndjekur te gjitha shkallet e gjykimit me qellim arketimin e vleres pprej 18.000 lekesh nga shoqeria e cila ka kryer punimet.

Gjetje nga auditimi: Në zbatimin e punimeve për objektin “Rrethimi i varrezave Dukat i Ri”
Orikum, sipas kontatës të lidhur me datë 20.06.2013, ndërmjet Bashkisë Orikum dhe shoqërisë
“B…”, rezultuan punime të pakryera në vlerën gjithsej 18,000 lekë, që përbën dëm ekonomik .

Rekomandim: Bashkia Orikum të kërkojë në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e
nevojshme administrative dhe të gjitha shkallët e gjykimit, arkëtimin e vlerës 18,000 lekë, nga
shoqëria “B..”, vlerë e përfituar padrejtësisht për punime të pa kryera në objektin “Rrethimi i
varrezave Dukat i Ri” Orikum.

Rrethimi i varrezave të Dukatit – Auditi gjen punime të pakryera. Ja dëmi ekonomik i shkaktuar Read More »

Qafa e Llogarasë- Maja e Qorres, ja cfare do organizohet ne 14 Mars !

Në kuadër të festimeve ditën e verës, më datë 14 Mars, Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë, do të organizojë ngjitje në shtegun Qafa e Llogarasë- Maja e Qorres. Ky shteg është përgjatë Parkut Kombëtar Llogara dhe ofron një pamje fantastike të pyjeve me pisha të vjetra, ku këto të fundit për shkak të erërave të forta kanë marrë forma interesante.

Vendi i takimit: Qendra e vizitoreve “Llogara”
Kohëzgjatja: 6 orë
Veshtiresia: E lartë
Guida do të zhvillohet nga stafi i administratës. Linku ku mund të shkarkoni shtegun: https://www.wikiloc.com/…/qafa-e-llogarait-maja-e-qorres-16…

KUJDES: NIVELI I VËSHTIRËSISË ËSHTË I LARTË PËR SHKAK TË PJERRËSISË!
KUJDES: KUSHTET ATMOSFERIKE NDRYSHOJNË SHUMË SHPEJT PRANDAJ JU REKOMANDOJMË TË MERRNI VESHJE TË PËRSHTATSHME DHE TË MJAFTUESHME PËR TË PËRBALLUAR MOT ME ERË DHE SHI.

Cover photo: Palmtreeproductions

Qafa e Llogarasë- Maja e Qorres, ja cfare do organizohet ne 14 Mars ! Read More »

C’dihet per kalane e Lekuresit ?Kur mendohet te jete ndertuar ?

Kalaja e Lëkurësit mendohet nga historianët të jetë ndërtuar rreth viteve 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës dhe rrugës Sarandë-Butrint.

Në vitet 1878 fshati u sulmua nga andartët grekë.

Zhdukja e ketij fshati dhe emigrimi i popullsise ka ardhur si pasojë e këtij sulmi.

Kalaja ndodhet midis rrënojave të fshati Lëkurës mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet sipër qytetit të Sarandës.

Ka një pozicion të veçantë strategjik nga ku mund të shikoni gjithë qytetin e Sarandës dhe rrugën që shkon në Butrint.

Image result for foto kalaja e lekursit

Ka formë katrore me dy kulla të rrumbullakëta të vendosura në VP dhe JL.

Katrori me dy rrumbullake ne diagonale është simboli i lëkurëpunuesve në mesjete ne këto zona.

Kuptohet nga pozicioni i vendosjes që qëllimi kryesor i ndërtimit të kalasë ishte vrojtimi i detit. Lartësia e mureve arrin 6,7-7 m trashësia e tyre deri në 2 m.

Image result for foto kalaja e lekursitImage result for foto kalaja e lekursit

C’dihet per kalane e Lekuresit ?Kur mendohet te jete ndertuar ? Read More »

Si më shiti shoqja për një iPhone, ai më …

Një vajzë ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj. Vajza thotë se i ka besuar me zemër një djali, por ky i fundit e ka keqtrjatuar dhe dhunuar. Kjo është historia e rrëfyer .

“Edhe mua më ka ndodhur që një person shumë i afërt ma ka futur shumë keq.

Jam një vajzë 29 vjeçe e lindur në Lezhë dhe studio jashtë vendit. Edhe pse moshë e madhe, asnjëherë nuk është vonë për shkollim.

Pork am kaluar një histori shumë të dhimbshme jete. Kur erdha këtu u bëra shoqe me një vajzë shqiptare.

Nisëm të ndamin dhe qeratë bashkë. Por ajo vinte nga një familje shumë e varfër dhe shumë herë unë paguaja më shumë para për shtëpinë dhe ushqimet.

Dembele ishte, nuk punonte. E vetmja gjë që kishte qejf të bënte ishte të ndërronte dashnorët.

Nejse, përmes saj u njoha me një djalë. E pëlqeja shumë. Por ai që natën e parë që qëndruam bashkë në intimitet me ka dhunuar.

Sepse mua më ra celulari dhe ishte një shoqe që më pyeste kur do e takoja. Edhe pse e mori vesh që ishte vajzë, ai sërish më dhunoi fort edhe seksualisht.

Sipas tij telefoni nuk duhet të më binte natën as nga familja nëse isha në shtrat me të. Me pak fjalë mora vesh që ishte i droguar dhe i dhunshëm.

E që të afrohej me mua, se në fakt në fillim e refuzoja, ai shoqes i kishte blerë një iPhone që të më bindte mua.

Shpëtova prej të dyve sepse i tregova gjithçka vëllezërve dhe ata i kërcënuan.

Por imagjino të isha një vajzë pa mbështetje? Si ma ktheu ai ndjenjën që unë kisha për të…”, shkruan vajza.

Si më shiti shoqja për një iPhone, ai më … Read More »