Orikuminews

Itali – Shqiptari thyen rekord, merr 11 ekspulse por nuk dorëzohet, do hyjë përsëri në Itali

Ai do me patjetër të jetojë në territorin italian, edhe pse e kanë përjashtuar disa herë. Pa kaluar ende dy javë nga ekspulsi i fundit që ka marrë, shqiptari ka tentuar sërish të hyjë në Itali.

Mirëpo, edhe këtë herë është arrestuar menjëherë nga forcat e rendit, ndërsa akuzohet për hyrje ilegale në territorin e shtetit italian.

Sipas mediave italiane, ai do të përjashtohet për herë të 14 nga shteti, duke shënuar kështu një rekord për italianët.

Shqiptari, i cili nuk është identifikuar, ka marrë 13 dekrete përjashtimi të lëshuara nga Prefektët e Reggio Emilias, Bolognas, Trevisos.

Në 11 raste ai është shoqëruar në kufi nga rojet, për t’u kthyer në vendlindje.

Përjashtimi i fundit ëshë bërë në 23 maj, pasi ishte dënuar me 8 muaj përjashtim nga Italia dhe ishte kthyer në Shqipëri nga Malpensa.

Itali – Shqiptari thyen rekord, merr 11 ekspulse por nuk dorëzohet, do hyjë përsëri në Itali Read More »

Ja kush është “Kthesa e vdekjes” në Shqipëri.

Kthesa rrugore pranë liqenit të Viroit është cilësuar si “kthesa e vdekjes”.

Kjo për shkak sepse vetëm gjatë muajve të parë të vitit 2019 janë shkaktuar shumë aksidente në kthesën rrugore pranë liqenit të Viroit.

Në këtë kthesë përgjatë tri viteve të fundit kanë humbur jetën tre persona. Kurse aksidentet e tjera fatmirësisht kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Lidhur me këtë gjë ka folur shef i Seksionit të Trafikut Interurban, Altin Muçaj. Në një intervistë për ‘’jugunews.net’’, ai ka theksuar se në disa pjesë të këtij aksi rrugor mungon sinjalistika rrugore.

Muçaj ka thënë se një numër i madh aksidentesh janë shkaktuar edhe nga vetë shoferët.

Ndër të tjera ai është shprehur se sensibilizimi i drejtuesve të mjeteve ka nisur në hapin e parë duke shtuar bashkëpunimin me disa institucione.

Po ashtu apelon se këmbësorët duhet të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullit, të kalojnë në vijat e bardha sepse në shumë raste kjo nuk ndodh.

Ja kush është “Kthesa e vdekjes” në Shqipëri. Read More »

Elbasan- Çifti kryen mardhënie në mes të fushës së sportit. Ankohen fëmijët “Ngelëm pa luajtur”.

Vera ka mbërritur tashmë e kështu me rritjen e temperaturave edhe njerëzit bëhen të papërmbajtshëm.

E ku tjetër veçse në qytetin e bukur të Elbasanit ndodh të shikojmë ngjarje të cilësuara si “Çudira Shqiptare”?

Një çift që me sa duket nuk janë përmbajtur dëshirave të tyre seksuale, janë shtrirë në barin e fushës ku luanin fëmijët në një lagje të njohur të qytetit dhe “i janë futur punës”.

Kanë qenë fëmijët ata që kanë pikasur çiftin, kur kishin shkuar për të luajtur si çdo ditë dhe të habitur kishin gjetur “mysafirët e paftuar” në fushën e tyre të futbollit.

Një qytetar shkruan:

Pershendetje joq, kjo video amatore eshte xhiruar nga disa femije ne lagjen “5 Maji” te Elbasanit, qe kur po dilnin te luanin paradite ne lagjen e tyre, pikasen nje cift duke kryer mardhenien mu ne qender te lagjies dhe ke fusha e tyre e futbollit.” JOQ

Ndiqni vieon =>  KLIKO KETU 

Elbasan- Çifti kryen mardhënie në mes të fushës së sportit. Ankohen fëmijët “Ngelëm pa luajtur”. Read More »

Njarja e rëndë trondit opinion publik në Itali. Nëna detyronte vajzën e mitur…!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinion publik në Itali.

E themi këtë pasi një nënë në Raguza detyronte vajzën e saj të kryente marrëdhënie me meshkuj mosha e të cilëve ishte nga 30 vjeç deri në 90 vjeç.

Mediat italiane raportojnë se nëna e detyronte vajzën e saj 13-vjeçare të prostituonte në këmbim të parave apo përfitimeve të tjera.

Nëna në fjalë shpesh nuk kishte, ku të flinte dhe e ofronte vajzën e saj në këmbim të parave, verës, birrës, cigareve ose qoftë edhe për të bërë një një dush.

Po ashtu e ditur bëhet se vajza me ndihmën e një psikologu tregoi gjithçka që i kishte ndodhur.

Ajo ka thënë se as nuk i mban inat nënës së saj dhe as që e urren.

Mediat italiane kanë shkruar edhe se ka arrestuar katër klientë të vajzës së mitur.

Njarja e rëndë trondit opinion publik në Itali. Nëna detyronte vajzën e mitur…! Read More »

Familja në fshatin Dukat lutet për ndihmë…!

Familja Hamitaj ne fshatin Dukat te Vlores jeton ne kushte me shume se te veshtira ekonomike. Nena me djalin jetojne cdo dite nen nje cati te pasigurt, te care e me pak shprese per ti mbijetuar diteve ne vijim. Te semure, me probleme shendetesore, askush prej te dyve nuk eshte i afte te punoj, e mbi te gjitha nuk kane as nje mundesi. Pa perkrahje sociale, pa ndihme ekomike, pa asnje te ardhur te sigurt, keto jane pamjet e nderteses qe nese mund te quhet shtepi, ku ata jetojne…

Burri i Soses ka nderruar jete qe ne vitet 2000, ndersa ishte i vetmi krah pune ne familje. Me pas ka qene kunati i saj, ai qe e ka ndihmuar dhe mbeshtetur ekonomikisht. Sot, Lufteri (kunati) i moshuar, pa mundesi fizike per te punuar, me vetem nje pension pleqerie thote se e ka te pamundur te mbeshtese ekonomikisht kunaten dhe nipin.

Ndihmen ekonimike ua kane hequr, edhe pse djali eshte epileptik dhe kunata me paaftesi mendore per te punuar, kemi vetem 2 muaj qe marrim 3000 leke ne muaj, me ato leke do jetojne keta thote Lufteri? Cfare do bejne me 3000 leke? Shteti nuk i mbeshtet, edhe pse ligjerisht qofte djali qofte nena e meritojne, si te paafte.

Lufteri tregon se banesa ka rene, muret jane care ndersa ka mar vetem nje mase duke vendos 2 hekura per te mbrojtur renien e murit kryesor.
Shtepia thuajse ka rene, vetem nje dhome eshte ajo cka ka mbetur nga shtepia e tyre, aty jeton Sosja me djalin, aty flene, aty mundohen te ushqehen, gatuajne…. ndersa shtepise i mungon edhe tualeti, uji nuk ka shkuar kurr ne kete banese, Sosja mbush uje ku te mundet, drita gjithashtu nuk kane, pasi leke per ti paguar nuk gjejne dot.

Ne raste shiu, cdo gje qe bie jashte, futet brenda, dhe gjurmet e lageshtires jane te gjalla edhe sot, ne dite me diell.
Kunata e Soses, Delikua tregon veshtiresite ne te cilat jeton nipi dhe kunata. Skane asnje mbeshtetje thote ajo. Jetojne si mos me keq, ne nuk kemi me mundesi… kemi kerkuar ndihme, asnje pergjigje.
Vet Sosja rrefen veshtiresite….

“Punoj ndonje bace, ku te gjej.. Hame cte kemi.. Ujin e mbush poshte nga shtepia e kunatit, jetojme si mos me keq.. Po cte bejme”
Ketu eshte vendi ku Sosja gatuan, pa energji elektrike, i duhet te ndez zjarr, qofte per gatim qofte per ngrohje.

Altini, 21 vjec, i semure me epilepsi… edhe pse i semure, e di qe ajo cfare i mungon eshte nje vend i ngrohte per te jetuar… Altini edhe pse do duhej, e shteti e ka detyrim, nuk kurohet me ilace…..e vec kesaj edhe pse serish detyrim, shteti nuk e trajton me ndihmen ekonomike….

Familja Hamitaj jeton ne fshatin Dukat te Vlores, ata kerkojne mbeshtetjen e kujtdo, mbeshtetjen e shtetit per ti dhene ate qe meritojne dhe mbeshtetjen e kujtdo qe e ka mundesine.

Video : 

Familja në fshatin Dukat lutet për ndihmë…! Read More »

Nis peticioni për problematikat e fshatit Tragjas. Ja ku mund të firmosni…!

Nje peticion drejtuar Bashkise Vlore ka nisur mbledhjen e firmave te banoreve te Banorët e Tragjasit kanë mbi 15 vjet që shikojnë fshatin e tyre duke u degraduar sa do që popullsia sezonale shtohet, që turizmi zhvillohet me ritme të shpejta edhe që qytetet edhe fshatrat për rreth rregullohen dita ditës.

Nuk është e lejueshme edhe e pranueshme që të na braktisi shteti edhe që të mos te mbajë as edhe nje nga premtimet qe ka bërë, si ato të 2017 nga Dritan Leli edhe Damjan Gjiknuri për sa i përket aksit rrugor.

Nuk është e mundur të jetohet pa ujë, pa energji elektrike edhe pa rrugë në shekullin XXI !

Në pamundesi të ankohemi secili nga ana e tij ndërkohë që duke u solidarizuar për të njejtat interesa edhe qëllime ndoshta do kemi më shumë shance për të luftuar te gjithë sëbashku.

Shpresoj edhe uroj që ky peticion të firmoset edhe të shpërndahet nga të gjithë që të kemi me shumë mundesi për të kërkuar përgjigje nga qeveria për elementet më esenciale të jetesës !

Nuk mundemi te vazhdojmë vetëm me premtime elektorale. Ka ardhur koha të veprojmë.

1 firmë = 1 shpresë

Ju faleminderit,

Kreola PULO

Mund te firmosni peticionin duke klikuar => KETU

Nis peticioni për problematikat e fshatit Tragjas. Ja ku mund të firmosni…! Read More »

Shifra rekord eksporti/ Domatet shqiptare konkurrojnë në cilësi dhe çmime të ulëta

Eksportet e produkteve bujqësore shqiptare po konkurrojnë në tregjet e huaja me cilësinë dhe çmimet e ulëta në krahasim me prodhimet bujqësore të vendeve të tjera të rajonit, por edhe Europës.

Ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shprehen për ATSH-në, se domatet shqiptare eksportohen në vendet europiane dhe të rajonit, sidomos Serbi, me çmim mesatar më të ulët se çmimi i 20 eksportuesve më të mëdhenj në botë. Ndërkohë që Italia është vendi më i shtrenjtë për eksportin e domateve mes vendeve më të mëdha eksportuese.

Sipas ekspertëve një arsye tjetër e kërkesës së shtuar të tregjeve të huaja, për domatet shqiptare është edhe cilësia e eksportit.

Shqipëria, në pjesën dërrmuese eksporton për subjekte të ndërmjetme që i përdorin për t’i përpunuar nëpër konserva në formë salce.

Në vitin 2018 Shqipëria arriti të eksportonte plot 30 milionë dollarë domate, pothuajse ekskluzivisht në vende të Bashkimit Europian. Sot në vendin tonë janë rreth 1500 ha serra në gjithë territorin e vendit që kanë produktet e para domate që dalin shpejt në treg.

Ndërsa ulja e TVSH-së për inputet bujqësore, dhe politikat lehtësuese fiskale dhe mbështetja me financime ka rritur interesin për të prodhuar produkte bujqësore cilësore dhe në sasi në rritje. e.xh/j.p/

Shifra rekord eksporti/ Domatet shqiptare konkurrojnë në cilësi dhe çmime të ulëta Read More »

Mbi 2 mijë qytetarë kanë përfituar falas shërbimet e paketës së Kardiologjisë në 4 muaj

Në vetëm 4 muajt e parë të këtij viti, 2250 qytetarë kanë përfituar falas shërbimet e paketës së Kardiologjisë në spitalet publike dhe private.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka bërë të ditur se “zgjerojmë financimin publik për shërbimet shëndetësore drejt mbulimit shëndetësor universal”.

Paketa e Kardiologjisë është vetëm një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët e e përfitojnë falas afër vendbanimit.

Sipas të dhënave të bëra publike nga FSDKSH, 286 ndërhyrje kardiokirurgjikale janë kryer falas gjatë periudhës Janar-Prill 2019 në spitalet publike dhe private.

Po kështu, më shumë se 8 mijë qytetarë kanë përfituar procedurat dhe ndërhyrjet falas për shërbime të kardiologjisë, kardiokirurgjisë, transplantit të veshkave, dializës. z.tosku/ /a.g/

Mbi 2 mijë qytetarë kanë përfituar falas shërbimet e paketës së Kardiologjisë në 4 muaj Read More »