Orikuminews

“Gazetari Marin Mema, të lumtë mendja dhe pena”-Folk Grup Bilbili i kushton këngë labe gazetarit patriot !

Folk Grup Bilbili i ka kushtuar nje kenge te bukur labe gazetarit te mirenjohur Marin Mema. Lexoni tekstin fantastik dhe ndiqni videon me poshte:

Gazetari Marin Mema,
Të lumtë mendja dhe pena.
Gazetari Marin Mema,
Të lumtë mendja dhe pena.

Të lumtë mendja dhe pena.

Syri nuk të trëmbet fare
Në gjithë trojet Shqipëtare
Syri nuk të trëmbet fare
Nëpër Trojet shqipëtare.

Nëpër Trojet shqipëtare

Ball’ për ballë me historinë,
Për Kombin tonë Shqipërinë
Ball’ për ballë me historinë,
Për gjithë kombin Shqipërinë

Për gjithë kombin Shqipërinë

Urime çmimi që more,
Në Kosovën, Arbërore.
Urime për çmim që more,
Në Kosovën Arbërore

Në Kosovën Arbërore

Me ty sot e gjith shqipëria,
Se të nderon Dardania
Me ty sot e gjith shqipëria,
Se të nderon Dardania

Se të nderon Dardania

“Gazetari Marin Mema, të lumtë mendja dhe pena”-Folk Grup Bilbili i kushton këngë labe gazetarit patriot ! Read More »

Kush është pronari i “bishës” së ujërave, jahtit 360 milionë paundësh !

Në brigjet e Monakos sot lundroi jahti prej 360 milionë paundësh, i cili besohet të jetë më i madhi i llojit të tij në të gjithë botën.

I emëruar modestisht “Sailing Yacht A” (Jahti lundrues A), super jahti lundroi krenar me gjithë jahteve të tjerë të super miliarderëve që ishin parkuar në gji.

Kjo bishë e ujërave është në pronësi të miliarderit rus 47 vjeçar Andrey Melnichenko. Rusi vuri pasurinë e tij miliarda dollarëshe falë tregtisë së plehrave dhe qymyrit.

Anija e magjishme është 143 metra e gjatë dhe në bordin e saj mund të rrinë pa problem 20 të ftuar si dhe një ekuipazh prej 54 personash.

Ajo është projektuar nga Philippe Starck dhe ka tetë kate, një vend për uljen e helikopterit, një pishinë të madhe dhe një dhomë për vëzhgimin nënujor.

I linduri në Bjellorusi, Melnichenko, bën një jetë luksoze mes jahtesh, bashkë me të shoqen, Aleksandra, një ish-modele serbe.

Kush është pronari i “bishës” së ujërave, jahtit 360 milionë paundësh ! Read More »

Njoftim – Ndahet nga jeta ne moshen 62 vjecare banorja e krahines!

Njoftojme gjithe banoret e Njesise Administrative Orikum se eshte ndare nga jeta ne menyre te parakoheshme ne moshen 62 vjecare banorja e fshatit Tragjas Merzai Gjata (Bitri).

Merzai ishte nene e kater femijeve.

Percjellja per ne banesen e fundit behet ot ne oren 11:00 ne Tragjas.

Ngushellime familjes dhe te afermve.

Orikuminews

Njoftim – Ndahet nga jeta ne moshen 62 vjecare banorja e krahines! Read More »

Leli – Në Orikum fillojmë në vjeshtë projektin 4.5 milion Euro. Ja investimet e tjera që do kryhen për zonën !

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi takime me banorët në njësinë administrative Orikum ku prezantoi Dritan Lelin dhe skuadrën e kandidatëve për këshillin bashkiak.

Kryebashkiaku Leli në fjalën e tij para banorëve u ndal tek projektet e investimeve që do të realizohen në 4 vitet e ardhshme dhe që prekin territorin e kësaj njësie administrive.

“Në Orikum fillojmë nga vjeshta projektin 4.5 milion euro për garantimin e furnizimit me ujë 24 orë të të gjithë territorit. Landfilli që është një investim rreth 25 milion euro do të zgjidhë përfundimisht problemin e plehrave në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës. Projekti që kemi realizuar bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe që do të fillojë të financohet së shpejti nga zona e tunelit deri në 3 kilometrat e para në drejtim të Radhimës. Do të vazhdojë me dy bypass-e të tjera nga 3 kilometra secili në rrugën nga Radhima deri në Orikum për të lënë të qetë zonën turistike”, theksoi Leli.

Ndërkaq, drejtuesi politik i socialistëve në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri teksa garantoi se investimet do të vazhdojnë jo vetëm në Vlorë por edhe në Orikum, u ndal dhe tek situata politike.

“Zgjedhjet do të bëhen se pa zgjedhje nuk do ti lemë bashkitë. Do të shkojmë përditë, do të takojmë njerëz, do të bindim njerëzit pse duhet të votosh për ne. Patjetër strukturat e partisë i kemi të tilla që thonë ‘po, ne presim të marrim kaq vota’ dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Investimet do të vazhdojnë, jo vetëm në Vlorë por në të gjithë Orikumin”, nënvizoi Gjiknuri.

Ja si shprehet Leli nepermjet statusit ne facebook :

Me banorët e njësisë Orikum, rajon i cili do të shndërrohet në polin e ri turistik të qytetit. Në mandatin e ardhshëm synojmë investimin në shëtitoren bregdetare në Radhimë. Po ashtu është financuar projekti 4.3 mln € i ndërtimit të ujësjellësit të Jonufër, Radhimë, Dukat, Tragjas. Ky projekt që do të përfshijë edhe trajtimin e ujërave të përdorura të Tragjasit, nis nga puna javën e ardhshme. Kemi zgjidhur furnizimin me energji të zonës falë investimeve në këtë fushë. Kemi shumë për të bërë. Ecim sëbashku më 30 Qershor.

Leli – Në Orikum fillojmë në vjeshtë projektin 4.5 milion Euro. Ja investimet e tjera që do kryhen për zonën ! Read More »

Vargje për babain – Nga banori i krahinës

Per babain Zaho Hamiti – Nga djali Nori Hamiti

Po kalojne ditet
Po kalojne muajt
Por lotet e mia
Akoma nuk jane larguar

Me la marre malli
O babe te te perqafoj
Me ka marre malli
Zerin te ta degjoj

Me mungon shume
Po askujt nuk i tregoj
Keto fjale me thoje
Dhe une i kujtoj

Me le shume brenga
Me le shume kujtime
Por dhurata me e bukur ishte
Kur te degjoja zerin tek flisje

Tani o baba im
Me mall te perqafoj
Do te largohem ngadale
Me gjate smund te qendroj

Nga djali Nori Hami

Vargje për babain – Nga banori i krahinës Read More »

Njoftim – Ndahet nga jeta banorja e krahines.

Ne oret e para te mengjesit te dates 13 Qershor 2019, u nda nga jeta banorja e qytetit te Vlores Ervehe Stepa.

Nene Erveheja me origjine nga fshati Tragjas i Vlores ishte nene e kater djemve dhe dy vajzave te cilet i rriti, i shkolloi dhe i edukoi me sakrifica te medha sidomos pas ndarjes nga jeta ne moshe shume te re te bashkeshortit te saj.

Percjellja per ne banesen e fundit u be ne date 14 Qershor 2019, ora 11:00 ne vorrezat e fshatit Tragjas.

I pa harruar kujtimi i saj.

Njoftim – Ndahet nga jeta banorja e krahines. Read More »

Njoftim – Hapet llogaria bankare për familjen nga Dukati e cila ka nevojë për ndihmë! Nis mbeshtetja e banorëve të krahinës.

Per te gjithe ata qe jane te interesuar per te dhene kontributin e tyre financiar ne ndihme te familjes Hamiti ne fshatin Dukat e cila jeton ne kushte shume te veshtira ekonomike, mund ta bejne kete ne kete numer llogarie :

Falenderojme te gjithe ata qe kane kontribuar deri tani per kete familje dhe qe do kontribojne ne te ardhmen. 

Njoftim – Hapet llogaria bankare për familjen nga Dukati e cila ka nevojë për ndihmë! Nis mbeshtetja e banorëve të krahinës. Read More »