Një shqiptar është dënuar me 5 vjet burg në Itali, pasi u kap pak muaj më parë me 27 kg “pluhur të bardhë”.
Bëhet fjalë për shtetasin Qemal Shaskaj, i cili u arrestua në dhjetorin e vitit të kaluar në një banesë në Gulianello, një fshat i provincës Cori, pas një bastisje në zonë të karabinierëve.
Ai u shpall fajtor nga gjykata për posedim dhe trafik të lëndëve psikoaktive dhe u dënua me 5 vjet heqje lirie, ndërkohë Prokuroria kishte kërkuar 9 vjet burg për shqiptarin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Shaskajt, u gjetën dy çanta, brenda të cilave kishte 27 kilogramë “miell i bardhë” i ndarë në 25 pako, me vlerë tre milionë euro.
Përveç sasisë së “pluhurit të bardhë”, shqiptarit iu gjetën dhe sekuestruan edhe armë e municione luftarake, të cilat i kishte fsheur në një tunel pranë apartamentit ku banonte.
Shqiptari, i cili dyshohet se është person kyç i një organizatë të strukturuar që trafikonte lëndë psikoaktive në Italinë Qendrore, njihej si murator në zonë, por provat e zbuluara nga hetimet vërtetuan se ai e përdorte këtë profesion për t’u maskuar.
Tetë abonentë po procedohen penalisht, pasi akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Kështu, në 5 ditët e fundit janë kryer mbi 300 kontrolle të posaçme nga strukturat pranë Drejtorisë Rajonale OSHEE Tiranë për “verifikimin dhe matjen” e energjisë elektrike, në zbatim të ligjit dhe procedurave përkatëse.
Nga kontrollet këtyre ditëve janë zbuluar këta abonentë që vidhnin energji elektrike përmes skemave të ndryshme, kryesisht “ndërhyrje në matës”, duke ulur gjendjen e konsumit apo mosregjistrim real të konsumit të kilovatëve. Mes tyre, janë proceduar 4 abonentë që ushtronin aktivitet privat, ndërsa zonat ku janë zbuluar shkeljet janë kryesisht në “Tirana e Re” dhe “Don Bosko”.
“Rastet e konstatuara janë raportuar pranë organeve kompetente ligjzbatuese, referuar nenit 137 të Kodit Penal, sipas të cilit “Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik, me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”. OSHEE vijon t’u bëjë thirrje abonentëve të zgjedhin rrugën ligjore të pagesës së detyrimeve dhe të shmangin abuzimet, pasi kontrollet do të vijojnë pa toleruar askënd”, thuhet në njoftimin e OSHEE.(BalkanWeb)
Një ditë pas vendimit të Këshillit Europian, i cili vendosi që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i refuzohet çelja e negociatave me BE, vjen një reagim nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
eksa ka fajësuar kryeministrin për këtë vendim negativ për Shqipërinë, Kryemadhi tha se e pakta që mund të bëjë Rama është dorëheqja si një shenjë reflektimi. Po ashtu ajo tha se i vetmi që bllokon integrimin e vendit është Rama, ndërsa listoi disa nga arsyet se pse BE vendosi t’i thotë ‘JO’ negociatave.
“Vendimi i sotëm i BE-së, ishte sigurisht një vendim që shqiptarët nuk do të dëshironin ta dëgjonin asnjëherë. Dita e djeshme dhe ditët e tjera në vazhdim do të jenë ditë të trishta për shqiptarët, në vend të një dite gëzimi që ata e prisnin me padurim. Shqiptarët kanë kuptuar qartë që Europa është me ta, por për fat të keq, shqiptarët dhe e ardhmja e tyre europiane, janë sot peng i një njeriu të vetëm, janë peng i Edi Ramës dhe i bllokimit të rrugës europiane vetëm prej tij.
Bashkimi Europian ka treguar qartë se cilat janë pengesat konkrete, cilat janë plagët e thella dhe problemet kritike që i ka hapur Shqipërisë sot Edi Rama. BE tregoi qartë se rrënimi i themelit të demokracisë në Shqipëri, që është vota e lirë dhe e ndershme, shitblerja dhe kriminalizimi i saj, ku autori i vetëm është Edi Rama, dhe kjo që tashmë është reflektuar edhe në kushtet që janë bërë publike, kushte që tregojnë dhe rrugën me të cilën do të dalë Shqipëria nga kriza për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.
I vetmi kryeministër në Europë i cili quan normalitet bashkëjetesën me kriminelët dhe grabitësit e pronës publike dhe votës së shqiptarëve, është Edi Rama. BE refuzoi një qëndrim të tillë dhe u tregoi shqiptarëve se duhet të çlirohen nga kapja kriminale e shtetit të së drejtës, e qeverisë, e demokracisë dhe e lirive të tyre, autori i të cilave është kryeministri i vendit tonë, Edi Rama.
Korrupsioni, trafiku i drogës, pastrimi i parave, koncesionet grabitqare, dhunimi i pronës publike dhe private, kapja e drejtësisë, janë ato që e mbajnë larg dhe peng Shqipërinë nga Europa dhe përgjegjësi i vetëm për këto plagë të thella dhe për këtë pengesë që i bëhet rrugës europiane të Shqipërisë, është një dhe vetëm një, kryeministri Rama. Të gjithë shqiptarët kanë kuptuar shumë qartë se me Edi Ramën, bashkimi me BE-në është një objektiv i pamundur, një ëndërr e parealizueshme për ta. Shqipëria s’është dhe s’mund të jetë kurrë peng i tij, dhe dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për përgjegjësinë e rëndë politike që rëndon mbi kryeministrin.
Shqiptarët ja kanë dalë ta bindin Europën se janë pjesë e saj, se e duan Europën, se kërkojnë të jetojnë me standardet e saj të larta demokratike dhe ekonomike, ndaj dhe e mbështesin masivisht projektin e Europës së Bashkuar. Por shqiptarët e kanë gjithashtu shumë të qartë që pengesa e vetme për këtë ëndërr dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian është Edi Rama. Dështimi i Edi Ramës është individual, është personal, është i fokusuar vetëm te ai sepse ai zgjodhi që të ndërtojë të ardhmen e tij mbi atë të shqiptarëve, të pasurohet në kurriz të shqiptarëve duke i varfëruar ata, zgjodhi ti grabisë ata, zgjodhi tu prishë qetësinë familjare atyre, zgjodhi që të detyroi me qindra dhe mijëra shqiptarë që të largohen nga Shqipëria, për shkak të tokës së djegur që ndërtoi Edi Rama.
Ndaj, shqiptarët nuk do të ndryshojnë asgjë nga bindja se Europa është e ardhmja e vetme e sigurt dhe njëherazi vendimi i tyre është i prerë: të largojnë Edi Ramën si pengesën e vetme të kësaj të ardhmeje. Shqipëria ishte më afër hapjes së negociatave sesa vendet e tjera, për shkak të shkatërrimit të shtetit, kapjes dhe shpërbërjes së tij nga kryeministri, sot ne jemi shumë pas vendeve të tjera, të cilat ishin shumë më mbrapa nesh vite më përpara. Fqinjët tanë treguan pjekuri dhe maturi politike për të kaluar probleme shumë të ndërlikuara dhe komplikuara, por Edi Rama rrënoi edhe arritjet e realizuara ndër vite, me shumë sakrifica nga shqiptarët.
Vullneti ynë për të mbështetur Integrimin Europian dhe për të bërë çdo sakrificë është i pandryshuar. Ne nuk do të rreshtim së punuari për të ndryshuar realitetin tragjik shqiptar, do të komunikojmë me të gjithë miqtë tanë dashamirës të Shqipërisë në Europë dhe në botë, për tu shpjeguar se sa e rëndësishme është Europa për shqiptarët dhe se nuk duhen dënuar kurrë Shqiptarët, por vetëm një njeri, Edi Rama, i cili ka zgjedhur rrugën anti-europiane dhe që i shërben vetëm vetes së tij dhe interesave të tij të ngushta personale. Falenderoj në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim Shtete e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e pandalur asnjëherë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve si partnerin tonë strategjik që edhe mbrëmë në një moment të zhgënjimit të shqiptarëve, ata i qëndrojnë në krah popullit shqiptar dhe Shqipërisë, u qëndrojnë në krah aspiratave të shqiptarëve për Integrimin Europian.
Asnjë faktor malinj nuk do të cënojë dot aleancën tonë mbi 100 vjeçare midis Shqipërisë dhe SHBA dhe asnjë faktor malinj nuk do të largojë dot aspiratave të shqiptarëve nga rruga e shqiptarëve tashmë drejt BE-së. Faleminderit!”, tha Kryemadhi.
(ed.me/BalkanWeb)
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus reagoi pas vendimit të Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke shprehur zhgënjim për këtë vendim.
Reagimi i plotë:
“Shtetet e Bashkuara mbështesin përkushtimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ndaj integrimit transatlantik dhe aspiratat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë. Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër.
Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë teksa vazhdojnë punën për të forcuar sundimin e ligjit, për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion, për të zhvilluar ekonomitë e tyre dhe për të luftuar krimin e organizuar. I nxisim të dy vendet të mbeten të palëkundur në ndërtimin e shoqërive transparente, të bazuara në rregulla dhe demokratike që iu përgjigjen nevojave të qytetarëve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë me partnerët europianë për të çuar përpara synimet e përbashkëta të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.
Filtri i fundit i Instagram-it, ku dukesh me buzë të fryra sikur ke bërë ndërhyrje në fytyrë, duket se i ka fiksuar të gjithë.
As mbesa e Luanës, Jori Paloka, s’ka mundur dot t’i rezistojë këtij “trendi”.
Ajo ka filmuar veten me një filtër të tillë dhe videon e ka publikuar në Instagram, ku pyet ndjekësit nëse i shkojnë apo jo.
Mirëpo, Jori ka marrë menjëherë një mesazh nga tezja e saj, Luana Vjollca, e cila i ka treguar se është kundër këtij veprimi.
“Mos luj mendsh me i bo”- i shkruan moderatorja, ndërsa Jori e qetëson duke i thënë se s’ka ndërmend t’i bëjë.
“Nëse tezja thotë jo, është jo.”- thotë ajo në bisedën me Luanën
jë video mbresëlënëse shfaq anijen më të madhe që ndonjëherë është prodhuar duke kaluar përmes kanalit Corinth në Greqi, ku hapësira mes shkëmbinjve dhe anijes ishte vetëm një metër.
Pasagjerët në anijen 22 metra të gjerë kanë pasur rastin të prekin shkëmbinjtë e kanalit 24 metra të gjerë, derisa po kalonin përmes tij.
Anija 196 metra e gjatë që mund të akomodoj më shumë se 1,200 pasagjerë pa përfshirë anëtarët e ekuipazhit, është filmuar nga ajri duke kaluar nëpër kanal, ku kapiteni i saj u tregua shumë preciz duke mos rrezikuar për as edhe një moment anijen dhe pasagjerët brenda saj.
Ajo peshon hiq më pak se 24,344 ton dhe është në pronësi të kompanisë britanike Fred. Kujtojmë që deri më sot asnjë anije më përmasa të ngjashme me ato të Olsen Cruise nuk ka pasur guximin të kaloj përmes kanalit grek Corinth.
Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e sotme një fermë në qytetin e Maliqit.
Burime për News 24 thonë se zjarri që ka perfshire fermën ka djegur të gjithë bazën ushqimore ndersa janë rrezikuar edhe disa banesa që ndodheshin afër fermës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe kanë bërë lokalizimin e flakëve.
Gjithashtu nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e rënies së flakëve në fermë, pasi po punohet akoma për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kosova zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët do iu drejtohen gjatë gjithë ditës kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament, ndërsa ka nisur votimi në të gjithë vendin prej orës 07:00.
Janë 1,937,869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilat do të kenë mundësi të votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë.
Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.