Orikuminews

Ju qëndroni në shtëpi, ne ju vijmë në ndihmë/ Bashkia Vlorë ndihma për të moshuarit e vetmuar

Bashkia e Vlorës ka nisur zbatimin e paketës së ndihmës për të moshuarit e vetmuar, në kuadër të masave në luftën kundër COVID-19.

Në një njoftim për shtyp bashkia bën te ditur se stafi bashkisë, institucioneve të varësisë dhe ato shëndetësore do të jenë në gatishmëri për të ndihmuar të gjithë të moshuarit në nevojë.

“Nëse jeni apo njihni një familje të moshuarish në nevojë kontaktoni në nr e tel: +355 696718681. Ju qëndroni në shtëpi, ne ju vijmë në ndihmë”.

Pensionistët kryefamiljarë do të kenë tashmë ndihmat e para për të përballuar situatën e krijuar nga rreziku i virusit COVID-19.

Ndihmat do të përmbajnë kryesisht produkte ushqimore bazë dhe detergjentë./atsh

Ju qëndroni në shtëpi, ne ju vijmë në ndihmë/ Bashkia Vlorë ndihma për të moshuarit e vetmuar Read More »

Testet për koronavirusin, Rama: Jemi absolutisht në mesataren europiane, OBSH ishte e qartë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste televizive, mbrëmjen e sotme, është shprehur se testet për të infektuarit nga koronavirusi i ri në vendin tonë janë në mesataren europiane dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ishte e qartë për këtë.

Duke folur për shifrat të infektuarve deri më sot, Rama tha se “është ende shumë herët për të qenë optimist, apo entuziast”.

Lidhur me numrin e teseteve, Rama u shpreh se “përgjigja është e thjeshtë, OBSH para pak minutash këtu në Shqipëri ka bërë një deklaratë shumë të qartë, që do ju lutesha ta publikoni, se si gjithnjë për fat të keq në vendin tonë të vogël është krijuar konfuzion nga burime që s’kanë qenë ndonjëherë në lartësinë e sfidës njerëzore kur është dashur unitet. Ne jemi absolutisht në mesataren europiane, për sa i përket testeve”,- theksoi Rama.

“Jo më larg se sa para se të hyja këtu, po lexoja një urdhëresë të autoriteteve shëndetësore zvicerane që kanë deklaruar që nuk do bëjnë teste askënd nën moshën 65 vjeç përveçse ato raste që janë kritike. Pra, kjo është tani një histori që zhvillohet duke u bazuar te praktikat më si të thuash të arsyeshme dhe duke u bazuar në çka Italia në përpjekjen e saj thotë se mund të kishte bërë me shpejt dhe siç thotë duhet ta kishte bërë më shpejt. Si edhe në rastin e Kinës, rast që studiohet në vijimësi, kështu që kjo polemika mbi testet është e kotë. Ne po bëjmë gjënë e duhur dhe këtë e konfirmon dhe OBSH përmes përfaqësisë së saj këtu në Tiranë. Ne nuk kemi marrë hapa pa u konsultuar me ekspertët tanë dhe kam shumë besim dhe jam shumë i impresionuar nga profesionalizmi i tyre që marrin vendime në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë dhe kolegë dhe patjetër me OBSH”,- theksoi Rama./atsh

Testet për koronavirusin, Rama: Jemi absolutisht në mesataren europiane, OBSH ishte e qartë Read More »

Mjeku Kalo: Distancimi social dhe higjiena personale, kyç në ‘luftën’ kundër koronavirusit

Mjeku Tritan Kalo siguroi qytetarët që stafi mjekësor i cili po i shërben pacientëve të prekur nga koronavirusi, janë të mirëtrajnuar dhe po shërbejnë me përkushtim.

Përmes një videomesazhi të publikuar në faqen zyrtare të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Kalo thotë se edhe qytetarët duhet të ndihmojnë në mospërhapjen e sëmundjes. Sipas tij, distancimi social dhe masat e higjienës personale, janë të rëndësishme për mospërhapjen e sëmundjes.

“Masat e higjienës personale, kolektive, të vetë ndërgjegjësimit dhe mbi të gjitha atë që quhet distancim social janë në eficencën maksimale për arritur që të mundim mospërhapjen e mëtejshme të këtij infeksioni në vendin tonë sepse mospërhapja dhe ulja e të sëmurëve përbën një nga kyçet më të arta të suksesit, krahas asaj që është e domosdoshme ndihma e kualifikuar që do të merrni në çdo kohë nga strukturat të cilat tashmë kanë filluar të merren me të sëmurët nga COVID-19. Mjekët, infermierët, personeli teknimi, imazhernik, sanitari dhe farmacistet në spitalin Infektiv janë një trupe e vetme e mirëtrajntuar, në çdo sekondë, t’iu shërbejë në mënyrë maksimale dhe me cilësinë më të mirë sepse kanë një eksperiencë tashmë të konsoliduar në trajtimin e sëmundjeve me karakter epidemik”, -thotë Kalo./atsh

Mjeku Kalo: Distancimi social dhe higjiena personale, kyç në ‘luftën’ kundër koronavirusit Read More »

Vajza i shkruan Orikumi News “Ju lutem bëni thirrje, nuk mund të izolohemi në shtëpi dhe ta marrim mikrobin nga…”

Nje mesazh ka mberritur ne inboxin e faqes Orikumi News diten e djeshme nga profili i nje vajze me inicialet O.F. Vajza qe duket se eshte banore e Njesise Administrative Orikum ka paraqitur shqetesimin e saj ne lidhje furrat e bukes ne Orikum. Ja si shprehet ajo:

Ju lutem beni thirrje.te kujdesen furrat e bukes te zones.nuk mund te izolohemi ne shtepi edhe ta marim mikrobin nga buka.dje nuk e mora te lagjia buken por shkova te furra.shitesja i kapte buket me dor Po ashtu edhe leket pa dorashka..edhe mos te fillojne te zgjuarit te na thone ta beim buken vet.eshte e drejtae seicilit te beje ate qe do edhe detyra e shitesve te respektojne rregulat.Per ne orikum behet fjale

Vajza i shkruan Orikumi News “Ju lutem bëni thirrje, nuk mund të izolohemi në shtëpi dhe ta marrim mikrobin nga…” Read More »

Q.SH. Orikum në krye të detyrës. Për çdo shqetësim në lidhje me Coronavirusin duhet të…

Per ti ardhe ne ndihme cdo banori qe mund te kete shqetesime ne lidhje me Coronavirusin po ju percjellim nje postim te Qendres Shendetesore Orikum:

Q.SH. Orikum në krye të detyrës
Qëndroni në shtëpi, bashkë do ja dalim!
Telefono 📞 127 për çdo shqetësim në lidhje me Coronavirusin e ri.
•Temperaturë, ethe 🤒
•Kollë 😷
•Vështirësi në frymëmarrje

Q.SH. Orikum në krye të detyrës. Për çdo shqetësim në lidhje me Coronavirusin duhet të… Read More »

Flet dukatasja: ‘Mos kini frikë, ja pse Korona nuk i zë shqiponjat’ !

Mua nuk me vjen keq kur panikun e Coronavirus e perhapin femijet, por te rriturit, duke harruar qe dikur, kur gjithe populli quhej “popull ushtar”, merrnim mesime per luften bakteriologjike. Une e kuptoj friken e pepinove. Ata kane frike te hane dhe mish, te hane dhe hudhra, te hane dhe qepe, por nuk e kuptoj friken e shqiptareve. Mos kini frike. Zieni mish keci apo dhije dhe i pini lengun. Beni ponc dhe e pini te ngrohte. Pini leng qepe me mjalte dhe limon. Dilni ne diell! Korona nuk ze shqiponjat!

Laureta Petoshati.

Flet dukatasja: ‘Mos kini frikë, ja pse Korona nuk i zë shqiponjat’ ! Read More »

Mberrijne ne Gjirokaster 50 refugjatet e pare Siriane.

Mberrijne ne Shqiperi 50 refugjatët e pare sirianë. Ata kanë mbërritur gjatë natës në qytetin e Gjirokastrës. Refugjatët që kanë arritur deri tani, kryesisht janë nga Siria ndërsa u përkasin grupmoshave të ndryshme duke qenë se janë shpërngulur nga vendet e tyre familjarisht.

Refugjatet kanë hyrë nga Greqia, shtet ky që po përballet me një fluks tepër të madh refugjatësh që pas hapjes së kufirit nga ana e Turqisë.
Kjo ka bërë që edhe autoritete shqiptare të marrin masa dhe të planifikojnë qendrat e pritjes, duke qenë se janë një portë hyrëse për në vendet e Bashkimit Evropian.

Personat e huaj që kanë mbërritur në Gjirokastër po strehohen në Qendrën e Pritjes në Gerhot, rreth 2 kilometra në veri të Gjirokastrës.

Autoritetet shqiptare jane pergatitur per te pritur rreth 30 mije refugjate pas krizes ne kufirin mes Turqise dhe Greqise.

Mberrijne ne Gjirokaster 50 refugjatet e pare Siriane. Read More »

Konfirmohet rasti i pare i nje shqiptari te prekur nga coronavirusi, eshte nga …

Është konfirmuar rasti i parë i një shqiptari nga Kuçova i prekur nga koronavirusi banues në Codogna, 43 vjeç, ne Itali.

I shtruar në spital e të afërmit thonë se e ka kaluar virusin, por vazhdon të qëndrojë në spital.
Autoritetet dhe te afermit nuk japin më shumë informacion për shkak të ruajtjes së privatësisë, por thonë që ai tani është në gjendje të mirë shendetesore, citon ora.

Nderkohe Ministria e shendetesise ne Tirane reklaroi sot se asnje qytetar shqiptar nuk eshte prekur nga koronavirusi. Ne nje njoftim per mediat, ministria e Shendetesise sqaron se ne total jane verifikuar 59 persona dhe te gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID-19.

Keta qytetare kane pasur shenja te infeksionit respirator dhe kane udhetuar ne vendet ku ka pasur shperthim te koronavirusit; por analizat kane dale negative.

Konfirmohet rasti i pare i nje shqiptari te prekur nga coronavirusi, eshte nga … Read More »