Orikuminews

Parashikimi i motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1 deri 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare hera- herës deri në 10 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/24 diell
Kukës 7/22 diell
Lezhë 12/25 diell
Dibër 7/19 diell
Durrës 12/25 diell
Tiranë 9/25 diell
Elbasan 11/26 diell
Berat 5/25 diell
Vlorë 12/24 diell
Korçë 4/19 diell
Gjirokastër 5/23 diell
Sarandë 13/24 diell/ atsh

Parashikimi i motit për sot Read More »

Nis prodhimi i maskave mbrojtëse në Librazhd, Balla: 500 mijë maska në një kohë të shkurtër

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot se “një kompani private zhvillon aktivitetin e saj në Librazhd, ka filluar prodhimin e maskave mbrojtëse dhe synon të arrijë një kapacitet deri në 500 mijë maska të prodhuara në një kohë të shkurtër”.

“Kompania “SV Mega”, e cila zhvillon aktivitetin e saj në Librazhd, ka filluar prodhimin e maskave mbrojtëse. Falënderime për këtë kompani, e cila deri tani ka bërë të mundur dhurimin e maskave për spitalin e Librazhdit, Komisariatin e Policisë Librazhd, si për punonjësit e shërbimeve të bashkisë Librazhd”, tha Balla.

Ai tha se “synimi i kësaj kompanie është që me eksperiencën e fituar këto ditë emergjence, të arrijë një kapacitet deri në 500 mijë maska të prodhuara në një kohë të shkurtër”.

Balla theksoi se “materialet e përdorura janë tërësisht profesionale dhe të certifikuara”. “Në bashkëpunim me partnerët në Gjermani dhe Itali synohet edhe certifikimi i plotë i gjithë produktit”, shtoi ai. //atsh

Nis prodhimi i maskave mbrojtëse në Librazhd, Balla: 500 mijë maska në një kohë të shkurtër Read More »

Shqipëria do ta fitojë këtë luftë, Zoti i shqiptarëve është i madh!

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria do ta fitojë luftën kundër COVID-19.

Kreu i Qeverisë u shpreh në një reagim se “Zoti i shqiptarëve është i madh”.

“Jeni super, ju dua shumë. Shqipëria do ta fitojë këtë luftë. Mos e harroni kurrë: Zoti i shqiptarëve është i madh”, – tha Rama./atsh

Shqipëria do ta fitojë këtë luftë, Zoti i shqiptarëve është i madh! Read More »

Zbardhet historia e Hodo Metos nga Tragjasi (Video)

Në këtë video është treguar historia e HODO METO nga Tragjasi, me rastin e ceremonisë dhe festimin e 106 vjetorit të lindjes së tij. Në një
rrëfim i shkurtër tregohet se si u përndoq familja e inxhinierit Hodo Meto, ish-nënkryetari i Bashkisë Shkodër. Si ishte jeta e tij në Amerikë dhe si u shpëtuan infermierëve amerikanë në bashkëpunim me misionin anglo-amerikan.

Per me shume ndiqni videon:

Zbardhet historia e Hodo Metos nga Tragjasi (Video) Read More »

Si aplikohet për të marrë lejen e daljes nga shtëpia në e-Albania

“Përdor teknologjinë, ruaj veten dhe të tjerët”. Ky është mesazhi që ka dhënë sot drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karcanaj.

“Duke nisur nga dita e hënë, përmes e-Albania do disiplinohen daljet nga shtëpia, për të mbrojtur jetët e secilit prej nesh”, ka thënë ajo.

Ajo shpjeguar se si mund të aplikosh për lejedalje. “Konkretisht, qytetari apo biznesi hap faqen e-Albania dhe klikon në shërbimin “Leje për dalje”. Pasi vendos emrin, një person i vetëm i familjes, orën e lëvizjes (1 orë në fashën 05:00-13:00) dërgon kërkesën e cila miratohet menjëherë. Në e-mail do merrni konfirmimin”, ka shtuar ajo.

Për bizneset, Kacanaj ka shpjeguar se, “aplikimi bëhet me numrin e NIPT-it. Administratori përcakton emrat e punonjësve dhe numrat e tyre të telefonit, të cilët do të njoftohen me SMS për lejen e daljes”.

“Shumë më pyesin: po unë që s’kam internet apo smartphone? Qytetarët që nuk aksesojnë dot internetin, mund të bëjnë kërkesën 24 orë para me SMS përmes numrit FALAS 55155. Në mesazh dërgohet numri i kartës së identitetit dhe ora e lëvizjes (p.sh IxxxxxxxxB 10:00) dhe po me SMS, qytetari merr miratimin e lëvizjes”, ka thënë ajo.

“Kujtoj, që vetëm një person në familje mund të aplikojë për “Leje për dalje”. Pensionistët dhe moshat e thyera nuk do pajisen me leje, pasi është jetike që ata të qëndrojnë brenda”, ka shtuar Karcanaj.

“Në telefonat tuaj, ruani e-mail-in apo SMS miratuese e cila duhet t’i tregohet policisë në rast ndalimi. Mungesa e lejës ju penalizon me gjobë”, ka theksuar ajo/atsh

Si aplikohet për të marrë lejen e daljes nga shtëpia në e-Albania Read More »

Mënyra e përhapjes zinxhir në familje të COVID-19

Insituti i Shëndetit Publik ka publikuar menyren se si ndodh përhapja zinxhir e koronavirusit në familje, kur nëna rezulton pozitive ndaj COVID-19.

Në ditën e parë kur mami sëmuret izolohet për veten e saj 7 ditë dhe për familjen e saj 14 ditë.

Në ditën e tretë sëmuret fëmija i parë dhe fillon numëron 7 ditë, izolimi përfundon në ditën e 9.

Fëmija i dytë nuk ka simptoma pas 14 ditëve dhe izolimi përfundon.

Babai sëmuret në ditën e 13-të dhe fillon numëron 7 ditë. /atsh

Mënyra e përhapjes zinxhir në familje të COVID-19 Read More »

Pas nje infarkti vdekje prurës ndahet nga jeta banorja e zonës. Familjari i hidheruar ‘Lamtumirë në atë botë Nabo..koha na ndau…’ !

Njoftim nepermjet statusit ne facebook

Tomorr Kutelaj: 

PASE NJE INFRAKTI VDEKJE PRURES NDAHET NGA KEJO JETE .NABILE HILAJ NELOJ .NABUA VAJZA E MOTRES TONE ,LA BURRIN DHE FEMIJET .TE QOFTE DHEU I LEHTE ,TU PREFTE SHPIRTI NE PAQE .IKJA JOTE NA HIDHROI IKE PARA KOHE .TE RROJNE FEMIJA E TE KUJTOJNE SA ME GJATE .LAMTUMIRE NE ATE BOTE NABO .DO NGELESH E GJALLE NE ZEMRAT TONA .NGUSHULLIME FAMILIES NGA LARG ..KOHA NA NDAU …..!

Pas nje infarkti vdekje prurës ndahet nga jeta banorja e zonës. Familjari i hidheruar ‘Lamtumirë në atë botë Nabo..koha na ndau…’ ! Read More »

Urgjent-Njoftim shumë i rëndësishëm për banorët e zonës nga Qendra Shëndetësore Orikum

Nje njoftim shume i rendesishem eshte bere nga Qendra Shendetesore Orikum. Ne nje postim ne faqen zyrtare ne facebook Qendra Shendetesore ka njoftuar nje zgjidhje te mire per marrjen e kodeve te ilaceve per pacientet kronik te cilet pajisen me receta mujore.

Pacientet kronik nuk do jene te detyruar te dalin nga shtepite per te marre kodin e ilaceve por ata mund te kontaktojne mjekun e familjes. Qendra Shendetesore ka vendosur ne dispozicion kater numra telefoni te mjekeve te familjes dhe cdo banore, ose familjare mund te kontaktojne mjekun e familjes dhe nepermjet telefonit, mesazhit apo whatsapp mund te marrin kodet e tyre dhe te sigurojne ilacet ne farmaci per prinderit, pensionistet, te afermit etj.

POSTIMI I QENDRES DHENDETESORE:

Mbroni veten, mbroni dhe stafin tonë!
Pacientët kronik kodin për recetën mujore do e merni me telefon, mos nguroni telefononi mjekun tuaj të familjes!

Na tregoni nëse vini nga vendet e prekura nga Coronavirus apo keni dyshime se keni pasur kontakt me persona të infektuar!
Ta luftojmë së bashku!

Numrat e telefonit i gjeni me poshte: 

Urgjent-Njoftim shumë i rëndësishëm për banorët e zonës nga Qendra Shëndetësore Orikum Read More »