Orikuminews

Nga Shkodra në Vlorë, zbulohen emrat e Drejtorëve të rinj të Policisë

Gledins Nano ka ndryshuar kupolën e Policisë së Shtetit pas 100 ditësh të vendosur nga Rama. Nano ka ndryshuar pothuajse të gjithë drejtorët e Policisë në Shqipëri.

Sipas Nanos, Neritan Nallbati emërohet në Durrës, Lorenc Panganika drejtor i Policisë së Tiranës, Bledar Çeliku në Gjirokastër, Ardin Çipa në Elbasan, Skënder Hitaj në Dibër, Gjovalin Loka në Korçë, Rebani Jaupi emërohet drejtor tek Kibernetika, Hamdi Fjora në Shkodër, Oltion Bistri drejtor në Lezhë, Alban Dautaj, Drejtor i Antiterrori, Alfred Çepe në Fier, Gentian Berberi në Vlorë./joq

Nga Shkodra në Vlorë, zbulohen emrat e Drejtorëve të rinj të Policisë Read More »

Del autopsia e katër turistëve që humbën jetën në Qerret të Kavajës

Ditnë e djeshme ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore për katër turistët rusë që humbën jetën në një hotel luksoz në Qerret të Kavajës. Rezulton se ata nuk janë dhunuar dhe në trup nuk iu janë gjetur shenja të një sulmi nga jashtë. Një tjetër detaj është se Sergey Burenkov, gruaja e tij, Natalya Burenkova, vajza e çiftit Ekaterina Burenkova dhe partneri i saj Nikita Belousov nuk kanë konsumuar as lëndë narkotike.

Procesi i ekspertizës ka vijuar deri në orën 15:00, por hetuesit kanë vetëm një pistë në dorë, atë të vrasjes. Kujtojmë së fillimisht në media u raportua se të katër viktimat u gjetën të asfiksuar brenda ambienteve të saunas, por në fakt trupat e tyre u gjetën në pishinën dimërore të hotelit.
Ata kishin kërkuar që ambientet e SPA-së përfshirë dhe pishinën e brendshme, të ishin gati që pasi të ktheheshin nga Ohëri. Në lidhje me këtë u pyet edhe punonjësi përgjegjës për pishinën, i cili tha se gjatë ditës e kishte pastruar me klor, por mbetet ende e paqartë nëse ata janë asfiksuar nga klori, gjë që e bën edhe më të mistershme vdekjen e tyre.

Policia i ka përqendruar hetimet edhe në atë që e quajnë një “vrasjeje pa gjurmë”. Në sitën e grupit hetimor po kalojnë dhe të gjithë personat e akomoduar në hotelin ku ndodhi ngjarja. Gjithashtu në procesin hetimor, grupi hetues po bashkëpunon edhe me ambasadën ruse për të mësuar më shumë mbi viktimat dhe të aktivitetin e tyre në të kaluarën./joq

Del autopsia e katër turistëve që humbën jetën në Qerret të Kavajës Read More »

Paloma rrëfen për “rrëmbimin” e vajzës…

“Prindërit” e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë janë ulur të bisedojnë këtë mbasdite për momentet më të vështira që i janë dashur të përballojnë gjatë rritjes së fëmijës.

Paloma tregoi se para disa vitesh, pati frikën se vajza e saj mund të ishte rrëmbyer.

“Një ditë shkova të marr vajzen nga kopshti dhe edukatorja më thotë që ajo ishte marrë nga i ati. Ndërkohë që Andrei ishte në punë”, tha Paloma.

Gazetarja shtoi se e gjitha kjo ishte një keqkuptim por gjithësesi kjo ishte eksperienca më e frikshme që ajo ka përjetuar gjatë prindërimit.

“Desh më ranë të fikët, edhe sot kur e kujtoj bëhem keq”, tha Paloma.

SHQIPERIA IME

Paloma rrëfen për “rrëmbimin” e vajzës… Read More »

A ksident i rëndë në Durrës, fuoristrada përplas 4 mjete

Një aksident i pesëfishtë është regjistruar në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhia, ka siguruar për “BalkanWeb”, pamjet e aksidenti në fjalë, ku shihet se si një makinë ka përplasur 4 makina të tjera.

Raportohet, se një mjet fuoristradë me targa italiane ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit, në zonën e Currilave, ku është përplasur me mjetet e tjera. Deri më tani, veç dëmeve materiale, nuk ka raportime për të lënduar.

(Balkanweb)

A ksident i rëndë në Durrës, fuoristrada përplas 4 mjete Read More »

Zbulohet testamenti i Aleksandrit të Madh dhe konfirmon origjinën e tij shqiptare

Edhe pse kanë kaluar mijëra vite, bëmat, fitoret dhe betejat e Aleksandrit të Madh vazhdojnë të bëjnë bujë dhe të tërheqin vëmendjen e shumë historianëve. Heroi Ballkanas u bë figura më madhështore dhe më stratege që ka njohur bota. Të gjithë kemi lexuar për bëmat e tij, por ajo që diskutohet sot ashpër në mbarë botën është origjina e tij.

Por të gjitha aludimet duket se do të marrin fund, pasi këtë javë studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”, raporton “Ina”.

Dokumenti është publikuar nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencor për Aleksandrin e Madh.

Ja çfarë shkruhej në letër:

Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sun.dimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në bet.ejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut.

Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po shuhem pa lënë pasardhës.

Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencor, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469″.
(Balkanweb)

Zbulohet testamenti i Aleksandrit të Madh dhe konfirmon origjinën e tij shqiptare Read More »

Tiranë/ 43-vjeçari rreh efektivin e policisë

Një 43-vjeçar në Tiranë ka goditur një punonjës policie. Më pas ai është arrestuar nga kolegët e tij. Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyen se përse 43-vjeçari e ka goditur punonjësin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi i shtetasit A. Gj, 43 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë të Qarkullimit Rrugor./joq

Tiranë/ 43-vjeçari rreh efektivin e policisë Read More »

A ksident i rëndë në vend/ Burrë e grua shtrirë në mes të rrugës, asnjë kalimtar për ndihmë

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në Elbasan, ku një automjet dyshohet se ka përplasur një motor duke “hedhur në ajër” drejtuesin e tij dhe pasagjeren. Në videon që ilustrohet në vijim shfaqet një burrë e një grua që dergjen të shtrirë në tokë në gjendje të rëndë, ndërsa kalimtarët e rastit kanë shkuar për t’i ndihmuar.
/joq

A ksident i rëndë në vend/ Burrë e grua shtrirë në mes të rrugës, asnjë kalimtar për ndihmë Read More »