Orikuminews

Kandidati për gjyqtar tenton të pêrdhùnojë ish-të dashurën

“Stop” sjell sot rastin e një magjistrati, kandidat për gjyqtar, Elis Dine. Sipas informacioneve, Elisi është pranuar nga shkolla e Magjistraturës dhe KLGJ dhe aktualisht është duke përfunduar praktikën pranë Gjykatës, Dhoma Penale dhe pritet të dalë gjyqtar. Por e shkuara e Elisit është e errët dhe me probleme, pasi në vitin 2013 ai ka marrë peng një vajzë me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie.

Pasi raporti kishte përfunduar, Elisi e ka detyruar vajzën e re të hipte me forcë në makinën e tij, duke ushtruar dhunë ndaj saj. Më pas ai e ka çuar vajzën në pyllin e Semanit, ku donte ta zhvishte dhe përdhunonte, por fatmirësisht ai është parë nga fshatarët e zonës, të cilët njoftuan policinë dhe kjo e fundit arrestoi në flagrancë Elis Dinen.

“Stop” ka siguruar dëshminë e vajzës, e cila rrëfen me detaje ngjarjen.

“Isha duke ecur në trotuar duke shkuar për në shkollë, shikoj përpara meje Elisin me makinën e të atit të tij të cilën e ndalo para meje. Doli nga makina dhe më tha kam dy orë që të pres, futu në makinë, i thashë nuk futem por ai mu drejtua përsëri duke më bërtitur futu brenda që mos bëj ndonjë skandal që të të fus zvarrë në makinë.

U detyrova të futesha në makinë dhe fillova të qaja e frikësuar dhe ai më thoshte qaj tani si kurvë. Gjatë gjithë rrugës unë qaja, ai më godiste me grushta, më mori telefonin. Nga fshati Topojë deri në Seman më ka mbajtur për flokësh që të mos hidhesha nga makina. Mbëritëm në Seman dhe u fut me makinë në mes të pyllit. Ndaloi makinën dhe shkoi gjeti disa thupra dhe më tha dil nga makina se do të ta fus me thupër.

Advertisements

Dola nga makina dhe më tha, e shikon atë ndërtesën e braktisur? Ec drejt saj tani, do të të bëj foto dhe do të të zhvesh lakuriq. Duke ecur mes pyllit ktheu kokën mbrapa dhe shikon një makinë policie dhe erdhën drejt nesh, ku na shoqëruan në komisariat”, ishte një pjesë e dëshmisë së vajzës.

Kjo çështje u hetua asaj kohe nga prokurori i Fierit Enklid Gjini me dy akuza: përndjekje dhe heqja e paligjshme e lirisë së personit. Në dosje ishte raporti mjeko-ligjor dhe fotot e vajzës së dhunuar. Por prokurori Gjini e pushoi çështjen. Madje emisioni “Stop” ka mësuar se prokurori Enklid Gjini nuk i ka komunikuar vendimin e pushimit viktimës, vajzës e cila u dhunua në pyllin e Semanit.

Gazetari: Zoti Gjini pse e keni pushuar këtë çështje?

Enklid Gjini: Sepse është hetuar dhe është pushuar.

Gazetari: Nga njohuria ime juridike janë dy çështje që ndiqen kryesisht nga shteti.

Enklid Gjini: Jo kryesisht.

Gazetari: Po pse është pushuar, se vajza është dhunuar, është marrë në pyllin e Semanit?

Enklid Gjini: Është gjykuar, hetuar dhe është pushuar, janë regjistruar të gjitha provat.

Gaztari: Cilat prova?

Enklid Gjini: Merrni dosjet.

Gazetari: I kam marrë dosjet sepse ky zotëria ka dashur të përdhunojë këtë vajzë do bëhet gjyqtar dhe mosndëshkueshmëria sjell këtu ku jemi.

Emisioni “Stop” do të hedhë dritë mbi të tjera fakte ku ne do të kuptojmë në qoftë se kandidati për gjyqtar Elis Dine duhet apo jo të jetë pjesë e sistemit gjyqësor.

Veç pastërtisë së figurës, magjistrati ka probleme edhe me deklarimin e pasurisë./Tv Klan

SHQIPERIA IME

Kandidati për gjyqtar tenton të pêrdhùnojë ish-të dashurën Read More »

I këputi këmbët 29 vjeçarit, a rrestohet shoferi në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar shoferin, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme në qytet, ku një qytetar është përplasur dhe ka humbur të dyja gjymtyrët. Blutë e Sarandës njoftojnë se është arrestuar L. M., 43 vjeç, banues në Ksamil. Ky i fundit, mbrëmjen e djeshme duke drejtuar në gjëndje të dehur ka aksidentuar qytetarin A. K.

Njoftimi i policisë:
Arrestohet shtetasi L. M., 43 vjeç, banues në Ksamil, mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Skenderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur ka aksidentuar shtetasin A. K, i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë./joq

I këputi këmbët 29 vjeçarit, a rrestohet shoferi në Sarandë Read More »

Paloma pyet Arditin nëse është Gay/ Arditi: Hajde, do e provosh ti

KanĂ« kaluar disa ditĂ« qĂ« kur nisi “BB Vip” dhe tashmĂ« konkurrentĂ«t kanĂ« nisur tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« hapur me njĂ«ri-tjetrin si dhe tĂ« pĂ«rfshihen nĂ« diskutime dhe debate tĂ« ndryshme mes tyre. NjĂ« debat i fortĂ« u zhvillua gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme, ku protagonistĂ« u bĂ«nĂ« Arditi dhe Paloma. Gjithçka nisi pas pyetjes qĂ« Paloma i bĂ«ri Arditit, nĂ«se i pĂ«lqente mĂ« shumĂ« shoqĂ«ria me meshkujt apo me femrat. Arditi duket se u nervozua dhe i kĂ«rkoi t’ia bĂ«nte pyetjen hapur.

“Nuk e kam pĂ«r turp tĂ« tĂ« pyes a je Gay, Ardit, tĂ« tĂ« vijĂ« turp nĂ«se mendon kĂ«tĂ« gjĂ«”- tha Paloma.

“Po mirĂ« pra mĂ« pyete njĂ« herĂ« tĂ« thashĂ« jo, a do ta provosh ti?”- u pĂ«rgjigj Arditi.

“Po pse tĂ« djeg kaq shumĂ«?”- iu kthye Paloma.
/joq

Paloma pyet Arditin nëse është Gay/ Arditi: Hajde, do e provosh ti Read More »

Spartak Koka: Në hotelin ku v diqën turistët rusë, ka humbur jetën dhe një turist tjetër dy muaj më parë

Vdekja e katër turistëve rusë në një hotel luksoz në Qerret të Kavajës ka tronditur mbarë opinionin publik. Trupat e pajetë të tyre u gjetën nga recepsionistja e hotelit, e cila kishte nisur të dyshonte se ata s’po përgjigjshin dhe po vonoheshin më shumë seç duhej. Viktimat ishin familjarë me njëri-tjetrin.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe gazetari Spartak Koka, i cili bëri një deklaratë të fortë ku u shpreh se në të njëjtin hotel ku humbën jetën katër turistët rusë, në SPA-në e hotelit ka vdekur 2-3 muaj më parë një turist polak.

Në të njëjtin hotel para 2-3 muajsh ka gjetur vdekjen një shtetas polak 55 vjeç. Në të njëjtin hotel, në të njëjtën SPA. Dhe po ju jap informacion. Shkaku i vdekjes i shtetasit polak është vendosur arrest kardiak. Dyshohet se është përdorur lëndë narkotike. Është dy tre muaj më parë. E kam të konfirmuar nga policia dhe prokuroria e Kavajës. Është vendosur mosfillim i çështjes. A është aksidentale ? Emrin nuk arrita dot ta marr sot./joq

Spartak Koka: Në hotelin ku v diqën turistët rusë, ka humbur jetën dhe një turist tjetër dy muaj më parë Read More »

Kontrollet “blic” tĂ« policisĂ« “zgjojnë” qytetin e …

Mbrëmjen e djeshme Policia e Elbasanit ka ngritur pika postblloku në hyrje dhe dalje të qytetit. Mësohet se po ushtrohen kontrolle në lidhje me elementët e dyshuar dh të përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme.

Kujtojmë se Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ditën e djeshme firmosi ndryshimet në qarqe, si dhe u tërhoqi vëmendjen drejtuesve duke u thënë se të gjithë janë në provën e rezultateve./joq

Kontrollet “blic” tĂ« policisĂ« “zgjojnë” qytetin e … Read More »

Fatmir Mediu mesazh familjarĂ«ve tĂ« GĂ«rdecit: “Keni tĂ« drejtĂ« tĂ« mĂ« urreni…”

Politikani Fatmir Mediu iu ka dërguar një mesazh mbrëmjen e djeshme familjeve të viktimave të Gërdecit. Duke komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për marrjen e tij të pandehur, Mediu tha se ai nuk ka lidhje me atë tragjedi.

Advertisements

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Mediu tha se familjarët e viktimave kanë të drejtë ta urrejnë sepse dhimbja është e madhe, por “unë nuk kam gisht”, theksoi ai.

“Nuk e kam as me drejtësinë as me palët e tjera. Ndihem shumë keq në raport me familjarët e Gërdecit. Ajo më dhemb. Ajo ka qenë arsyeja që kam marrë qëndrimin tim. Vetëm ajo më vjen keq. Nuk di sesi mundet në jetën time, pavarësisht si do të shkojnë gjërat, ti bëjë ata të jenë të bindur, që Fatmir Mediu nuk ka gisht në atë që ka ndodhur në Gërdec.

Nuk kam marrëdhënie me atë që ka ndodhur në Gërdec. Kur shoh Zamirën, djalin, familjarë të tjerë që flasin. Nuk kam tentuar t’ju afrohem, sepse ata janë në të drejtë të urrejnë dhe të thonë çfarë u vjen në mendje, sepse dhimbja e tyre është shumë herë më e madhe, sesa çdo lloj arsyetimi dhe ballafaqimi që mund të bëj për këtë çështje“, tha Mediu.

Më tej, ish-ministri i Mbrojtjes i asaj kohe ka thënë se kërkesa e SPAK nuk ka bazë ligjore, por “në këtë vend mund të ndodhin edhe çudi”.
“Avokati më kanë thënë në këtë vend mund të ndodhë çdo cudi. Mund të jesh i pafajshëm, por të ndodhë si në kohën e Hoxhës. Kur prokuroria është më e fuqishme se gjykata, sistemi i drejtësisë nuk funskionon. Jam në këtë betejë për t’u përballur edhe me padrejtësinë. Mund të ketë cdo gjë në përballje.

Veprimi i SPAK nuk ka bazë ligjore, sepse SPAK nuk ka marrë kompetencën për ta drejtuar këtë cështje. Kam vërtetim nga Prokuroria e Përgjithshme, që thotë se dosja është në Prokurorinë e Përgjithshme dhe nuk është porceduar mbi këtë dosje që në vitin 2009“, shtoi Fatmir Mediu, deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

SHQIPERIA IME

Fatmir Mediu mesazh familjarĂ«ve tĂ« GĂ«rdecit: “Keni tĂ« drejtĂ« tĂ« mĂ« urreni…” Read More »

Ja kur është koha ideale për të pirë kafen e parë të ditës

Studimet për kafen dhe efektet e saj në shëndet janë të panumërta. Ndikimi i kafes në organizmin e njeriut është marrë shpesh në analiza nga ekspertët dhe jo rrallëherë rezultatet bien ndesh me njëri-tjetrin.

Një pikëpyetje që gjithashtu është vënë shpesh në diskutim është ajo për kohën ideale të kafes. A është e këshillueshme të jetë kafja gjëja e parë që pijmë në mëngjes? Edhe kjo, me keqardhje, nuk është e rekomanduar nga specialistët.

I gjithë sekreti është te hormoni i kortizolit – i njohur si hormoni i stresit, por edhe hormoni që kontrollon orën biologjike. Kur trupi e çliron, atëherë ndihemi zgjuar. Nivelet e kortizolit, në të vërtetë, janë më të larta herët në mëngjes. Në këto kushte, kafeina rrit edhe më shumë nivelin e këtij hormoni dhe në mëngjes, nëse do t’i shtosh organizmit edhe një kafe, trupi do të prodhojë më shumë kortizol dhe nëse jo, prodhon më pak.

Edhe pirja e shumë kafeve gjatë ditës mund të çojë në efekte të tjera si nervozizëm, pagjumësi, aritmi etj.

Po atëherë cila është koha ideale për të pirë kafe?

Ka lajme të mira për ta pirë kafen në mënyrë të moderuar. Koha më e mirë për të pirë kafe është pas mëngjesit. Ora ideale është 9 – 10 paradite. Kjo orë rekomandohet sepse në këtë moment vlera e kortizolit është e ulët dhe është ora në të cilën pothuaj të gjithë janë zgjuar dhe kanë dalë nga shtëpia. Në këtë kohë, jeni edhe shumë orë larg pasdites, kur kafja, gjithashtu nuk është e rekomanduar për stresin që ju shkakton.

Ora 9 me 10 e mëngjesit – koha ideale për të shijuar një filxhan kafe me miqtë. Ose vetëm, nëse po fshiheni nga kolegët.
(Balkanweb)

Ja kur është koha ideale për të pirë kafen e parë të ditës Read More »

Donaldi flet pĂ«r BorĂ«n:“E kam dashur shumĂ«, bashkĂ«jetuam tre vjet, por…”

Pas më shumë se dy javvë në shtëpi, Donaldi ka vendosur më në fund të flasë për lidhjen me Borën. Ka qenë Graniti, ai që e ka pyetur për dashuri jashtë shtëpisë, por aktori ka theksuar se është ndarë, para katër muajsh.

Donaldi ka thënë:

Jam vetëm jashtë. Katër muaj. E kam dashur, kam bashkëjetuar, dy vjet e gjysëm, tre, ka qenë gjë e fortë fare, por jeta bën të vetën./joq

Donaldi flet pĂ«r BorĂ«n:“E kam dashur shumĂ«, bashkĂ«jetuam tre vjet, por…” Read More »