Orikuminews

“Heroizëm që nuk e gjen gjëkundi”/Helena Kadare për mjekët në spitalin Infektiv: Punë e jashtëzakonshme që na tronditi

Shkrimtarja Helena Kadare, gjatë një emisioni televiziv ka shprehur vlerësim maksimal për bluzat e bardha që janë në vijën e parë të betejës ndaj COVID-19.

Ajo shprehet se sapo të ketë mundësi do t’i përulet atyre grave, mes të cilave pashë një heroizëm që nuk gjen gjëkundi.

“Kam parë një emision “brenda COVID” dhe ishte tmerrësisht tronditës sepse pashë brenda në spitalin Infektiv ato gra e burra, kryesisht gra, ishte një punë e jashtëzakonshme, që na ka tronditur se çfarë pune bëhet atje që njerëzit nuk e dinë. Mendova se sapo të kem mundësi, të shkoj e t’i përulem atyre grave mes të cilave pash një heroizëm që nuk e gjen gjëkundi. Dëgjova dhe pashë që shefja e “Infektivit” Najada Çomo, rrinte 20 orë në spital pa pushim, me një përkushtim të admirueshëm. Përshëndes ekipin e bluzave të bardha dhe kryesisht gratë, sepse gratë shqiptare janë kurdoherë më të përkushtuarat që kam njohur në jetën time”,- tha Kadare.

“Kam dëgjuar që qytetarët i kanë respektuar rregullat aty, por ka pasur edhe nga ata të disi të papërgjegjshëm. Dëgjova një zonjë e cila thoshte ‘nuk kam frikë’, por kjo nuk është punë frike, duhet të mendojmë për të tjerët, të mos bëhemi rrezik për njerëzit e dashur”,- apeloi shkrimtarja Kadare. /atsh

“Heroizëm që nuk e gjen gjëkundi”/Helena Kadare për mjekët në spitalin Infektiv: Punë e jashtëzakonshme që na tronditi Read More »

Rama publikon fotot: S’është 3D jo, është zemra e Vlorës

Qendra historike e Vlorës ka marrë shkëlqimin multidimensional të një pike referimi historiko-kulturor dhe me impakt në zhvillimin ekonomik dhe turistik të qytetit bregdetar.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme foto nga transformimi I këtij investimi në Vlorë.

“S’është 3D jo. Është zemra e VLORËS”, shprehet Rama duke publikuar foto nga Qendra historike e qytetit bregdetar, një zonë e cila ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të.

Brenda kufijve të zonës ku dhe është investuar, ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike‐historike që mbart: rruga “Justin Godard”.

Investimet e realizuara nga qeveria përfshinë restaurimin e 68 banesave, mes të cilave, Shtëpinë e Marigosë, Xhaminë e Tabakëve, Rrugën e Hebrenjve, Sheshin e Sahatit dhe Shtëpinë e Qeverisë.

Në zonën qendrore të Vlorës, me një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore, e shndërrojnë këtë qytet jo vetëm në perlë të bukurisë turistike, por edhe të historisë dhe kulturës./atsh

Rama publikon fotot: S’është 3D jo, është zemra e Vlorës Read More »

Tetë bashkitë në Shqipëri që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme ndërsa në tetë bashki si: Durrësi, Hasi, Kavaja, Vlora, Puka, Rrogozhina, Tropoja dhe Mallakastra nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19.

Referuar të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përveç zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbra, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit.

Aktualisht në vendin tonë janë 263 pacientë aktivë me COVID-19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive./atsh

Tetë bashkitë në Shqipëri që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus Read More »

“Benzinatua” në Lungomare, nga një çiban i “ligjëruar” nga Gjykata e Lartë në vlerë të shtuar urbane

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet e fazës së dytë të Lungomares në Vlorë, ku dha një sqarim edhe për “benzinaton” në Lungomare.

“Sikundër e kam denoncuar publikisht, “Benzinatua” u ndalua nga Gjykata e Lartë të shpronësohej, me një nga vendimet më skandaloze të historisë së shpifur të Drejtësisë së Vjetër! Kështu “benzinatua” mbeti aty si një çiban dhe arkitekti i famshëm belg i Lungomares, Xavier de Geyter, konceptoi një objekt – skulpturë urbane (strehën e zezë në formë kryqi), duke ia përshtatur estetikisht atij segmenti të shëtitores”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se objekti tanimë është realizuar si një vlerë e shtuar, duke e “ambalazhuar” me sukses peshqeshin e mbetur aty nga Gjykata e Lartë.

“Palma e vetme që u hoq gjatë punimeve, për të cilën vunë kujën ata që na u kthyen nga sharësit e paepur të Lungomares kur ndërtohej, në mbrojtësit e flaktë të ekologjisë vlonjate, do të zëvendësohet padyshim. Kështu që fjalët mbrapsht atyre për sot dhe nesër si gjithnjë për çdo punë që bëj unë, “benzinatua” do të kalojë nga fletët e Librit të Sharjeve në albumin e ndërhyrjeve urbane, që kanë ndryshuar e do të ndryshojnë më tutje faqen e qyteteve tona, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik e turistik të vendit”, tha Rama. /atsh

“Benzinatua” në Lungomare, nga një çiban i “ligjëruar” nga Gjykata e Lartë në vlerë të shtuar urbane Read More »

Manastirliu pret 30 mjekët dhe infermierët e rikthyer nga Italia: Shkruat një faqe të re në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë

Sapo kanë mbërritur në Shqipëri 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që para një muaji u nisën në Itali për të ndihmuar fqinjët tanë për përballimin e situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka pritur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” 30 mjekët dhe infermierët duke u uruar atyre mirëseardhjen u shprehur se me vajtjen e tyre kanë shkruar një faqe të re në historinë e marrëdhënies mes Italisë dhe Shqipërisë.

“Jam shumë e emocionuar që jeni këtu pasi ishim në merak për ju pasi po shkonit në vendet më të prekura. Di që keni bërë një punë të lavdërueshme. Keni lënë mbresa tek stafi aty në spitalet në Breshia. Keni lënë mbresa tek pacientet. Ju keni shkruar një faqe të re në historinë e marrëdhënies mes Italisë dhe Shqipërisë”, tha Manastirliu.

Duke i falenderuar për kontributin e tyre, Manastirliu tha se lufta kundër COVID-19 nuk ka mbaruar dhe eksperienca e mjekëve dhe infermierëve në Itali do t’u shërbejë jo vetëm atyre por edhe sistemit shëndetësor shqiptar.

“Jam e sigurt që kjo eksperiencë do t’u shërbejë shumë ju, por edhe sistemit tonë shëndetësor. Ka nevojë për ju, ka nevojë për eksperiencën tuaj këtu. Ju jeni heronjtë modern të Shqipërisë. Dhe në këtë kohë të jesh hero dmth të tregosh solidaritet, sakrificë në një mision sublim në emër të jetës”, tha Manastirliu.

Ju do të vetëkarantinoheni brenda banesave tuaja sipas standardid dhe udhëzimit që kemi përcaktuar, më të gjitha mjetet e mbrojtjes personale. Për 14 ditë do të qëndroni brenda banesave tuaja, duke respektuar dhe standarded e sigurisë brenda familjeve tuaja.

Grupi i parë prej 30 mjekësh dhe infermierësh shërbeu për një muaj në spitalet e Breshiash, një akt solidarteti që u vlerësua nga Italia. Ata do të qëndrojnë për 14 ditë në vetëkarantimin, sipas protokolleve të përcaktuara, pavarësisht se të gjithë ata kanë rezultuar negativë për COVID-19 pas testimit të kryer para se të niseshin për Shqipëri. Aktualisht në Itali po shërbejnë dhe 60 infermierë shqiptarë, pjesë e grupit të dytë të dërguar nga vendi ynë në ndihmë të Italisë. /atsh

Manastirliu pret 30 mjekët dhe infermierët e rikthyer nga Italia: Shkruat një faqe të re në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë Read More »

Plani i rihapjes graduale/ Ja bizneset që rihapen nga 11 maji

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në vijim të prezantimit të strategjisë së rihapjes graduale deklaroi se prej datës 11 maj do të lehtësohen një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberët, dentistët dhe dyqanet në qendra tregtare, të cilat do të hapen me protokolle rigoroze sigurie.

“Në planin tonë të dy javëve që do të pasojnë, duke filluar nga data 11 maj e në vijim, planifikojmë të vijojmë me disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike, dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja”, tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se po vlerësohet edhe zgjerimi i lëvizjes së automjeteve pa autorizim, brenda qarqeve dhe fashave orare 05:00-17:30./atsh

Plani i rihapjes graduale/ Ja bizneset që rihapen nga 11 maji Read More »

Manastirliu në Kuvend: Rihapja e kujdesshme, jemi ende në fazë aktive të epidemisë

Minsitrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot në Kuvend se “jemi ende në një fazë aktive të epidemisë, ku aktualisht kemi 272 persona aktivë të prekur nga COVID-19 dhe po bëhet një punë shumë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksioni”.

Manastirliu tha se “do të tregohemi shumë të kujdesshëm për fazat e rihapjes”. “Jemi drejt një strategjie rihapje, por jemi duke u treguar shumë të kujdesshëm. Duhet të vijojnë të respektohen masat e distancimit fizik, të cilat deri më sot kanë dhënë rezultat për të mos pasur një incidencë të lartë”, tha Manastirliu.

Ministrja tha se “strategjia r rihapjes është konsultuar me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, por ne duhet të tregohemi akoma më shumë të kujdesshëm, nuk duhet të ulim në asnjë moment masat e distancimit social”.

Ministrja e Shëndetësisë tha se janë 773 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 60% janë të shëruar.

Manastirliu tha se “470 persona rezultojnë të shëruar, por jemi ende në një fazë aktive të epidemisë edhe pse jemi duke bërë ato përpjekje madhore lidhur me hetimin agresiv kudo ku ka vatra të hapura të epidemisë”.

“Sot konstatojmë shpërthime në vatra familjare, janë më shumë se 100 vatra dhe po bëhet një punë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Është një punë shumë e madhe që po bëhet nga mjekët, infermierët, epidemiologët në terren”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha në Kuvend se hapja e një seri biznesesh në fillimin e kësaj jave është pjesë e strategjisë së rihapjes, për të vlerësuar situatën për dy javët që pasojnë.

“Masat e distancimit social deri më sot kanë dhënë rezultatet e tyre për të mos pasur incidencë të lartë të sëmundjes sidomos në grupet e riskuara. Fatmirësisht nga gjithë kjo fazë e parë e kalimit të epidemisë, ende nuk kemi arritur në fund të saj, por për sa i përket mbrojtjes së grupeve të riskuara kemi bërë një përpjeke maksimale për të mos pasur afektim si për të moshuarit, grupet vulnerabël në qendrat e përkujdesit social dhe atyre që janë në frontin e parë të luftës, mjekët e infermierët dhe të gjithë ata që ofrojnë shërbime për qytetarët në këto momente”, tha ajo.

Ajo theksoi se “në territor po bëjmë një hetim, një gjurmim epidemiologjik i cili po bëhet pa ndërprerje në 24 orë të ditës që të kemi mundësi të ndërpresim zinxhirin e infeksionit, duke izoluar sa më shumë kontakte të mundshme”.

“Kjo është një punë shumë e madhe që ndoshta nuk shquhet nga të tërë por puna që po bën gjithë sistemi epidemiologjik parësor në ndjekjen e rasteve aktive dhe gjithashtu në frontin e parë në spitalin COVID, është një punë fantastike”, tha ajo./atsh

Manastirliu në Kuvend: Rihapja e kujdesshme, jemi ende në fazë aktive të epidemisë Read More »

Shpronësimi për Rindërtimin/ Pronarët përfitojnë nga programi në marrëveshje me bashkitë

Kryeministri Rama tha se Plani i Rindërtimit duhet të ecë përpara, pavarësisht masave kufizuese ndaj pandemisë, duke kërkuar që të vijohet me projektet për Thumanën.

Në një bashkëbisedim online ku u paraqit plani i Rindërtimit për Fushë-Krujën, Kryeministri Rama tha se ata që shpronësohen duhet të bëjnë një marrëveshje me bashkinë nëse duan të përfitojnë nga hapësirat që do dhurojë qeveria.

“Duhet bërë e qartë për çështjen e shpronësimit. Mos harrojmë se ata që shpronësohen nuk do të përfitojnë hapësira nga projekti ose mund të bëhet në formë marrëveshje me bashkinë që përkund hapësirës që iu hiqet të marrin hapësirë të kompensuar, por nëse do kërkojnë shpronësimin direkt nuk do jenë përfitues direkt nga hapësirat që do dhurohen nga shteti”, tha Rama.

Kryeministri Rama kërkoi informacion për vazhdimin e punës në Thumanë nëse ka filluar puna e infrastrukturës, apo mbaruan shembjet.

Drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli tha se kanë mbaruar pjesa më e madhe e prishjeve ato që kanë qenë DS4-DS5. “Janë një pjesë të objekteve të cilat janë subjekt i shpronësimit dhe duhet të mbarojë procedura e shpronësimit. Ndërkohë janë bërë rivelimet e duhura topografike në terren dhe së shpejti fillojë përgatitjen e sheshit të ndërtimit. Kjo është faza paraprake t’i hapim rrugë infrastrukturës së kanaleve ujësjellës kanalizimi dhe nga krahu tjetër ndërtimit të banesave individuale të zonës”, u shpreh ai. /atsh

Shpronësimi për Rindërtimin/ Pronarët përfitojnë nga programi në marrëveshje me bashkitë Read More »