Orikuminews

Pandemia/ Dekorohen dy infermierë ushtarakë të Forcave të Armatosura në Kabul

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka vlerësoi kontributin e Forcave të Armatosura në kuadër të Aleancës së NATO-s në çdo cep të globit.

Xhaçka shprehet se “nga njëri cep i globit në tjetrin, ushtarakët shqiptarë vijojnë të vlerësohen për kontributin e tyre”.

“Në këtë periudhë pandemie vëmendja ndaj personelit shëndetësor është shtuar edhe në misionet e NATO-s. Infermierët ushtarakë shqiptarë nëntoger Eno Shyti dhe tetar Viktor Skuqi janë dekoruar nga komandanti turk i bazës së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit”, shprehet ajo.

Forca e Armatosura të Shqipërisë kontribuojnë në Afganistanin, Letoni, Kosovë, detin Egje dhe në shumë struktura e komanda të NATO. Po ashtu, uniformat ushtarake shqiptare janë pjesë në misionet e Bashkimit Evropian në Bosnjë-Hercegovinë dhe Mali. /atsh

Pandemia/ Dekorohen dy infermierë ushtarakë të Forcave të Armatosura në Kabul Read More »

Bonusi i bebes/ 10,275 fëmijë kanë përfituar nga janari 2020

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 10,275 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes nga janari 2020.

Kryeministri tha se “programi ynë i mbrojtjes sociale vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë”.

“Programi ynë i mbrojtjes sociale vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë, 80,000 lekë fëmija i dytë dhe 120,000 lekë fëmija i tretë. Binjakë 80,000+80,000”, tha Rama.

Për bonusin e lindjeve në buxhetin e vitit 2020 është parashikuar një fond prej 2 miliardë lekë ose 0.1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Bonusi i bebes, është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja pavarësisht statusit social-ekonomik./atsh

Bonusi i bebes/ 10,275 fëmijë kanë përfituar nga janari 2020 Read More »

Reforma Zgjedhore/ Ambasadorja Kim takon Bashën: Duhet përmbushur premtimi për ta përfunduar deri më 31 maj

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha ku diskutuan për Reformën Zgjedhore.

Pas takimit në një prononcim për mediet, ambasadorja Yuri Kim e cilësoi “një takim shumë të mirë”. “Diskutimi ynë ishte pafundësisht i vendosur për të ardhmen, jo për të shkuarën dhe veçanërisht folëm për rëndësinë sesi udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar, sikurse kanë premtuar për të përfunduar Reformën Zgjedhore deri më 31 maj”, u shpreh Kim.

Ambasadorja Kim theksoi se ky nuk është një afat kohor që e ka vendosur Ambasada e SHBA-së apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm. “Ky është një afat kohor që e kanë caktuar mbi veten e tyre vetë udhëheqësit. Për nga përkufizimi, opozita ka një punë shumë të vështirë përpara. Po ndjehem shumë e inkurajuar nga diskutimi që kemi zhvilluar këtë pasdite dhe pres me kënaqësi rezultatet”, u shpreh ambasadorja Kim.

Nga ana e tij, Basha falënderoi ambasadoren Yuri Kim për mbështetjen që i jep Reformës Zgjedhore. “Organizmi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është prioriteti ynë absolut i PD-së dhe i opozitës së bashkuar dhe i gjithë shqiptarëve. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’u garantuar shqiptarëve që t’i drejtohen një orë dhe më parë kutive të votimit dhe të zgjedhin me votën e tyre të lirë të pandikuar nga bandat kriminale, të pandikuar nga shitblerja e votës, të pandikuar nga paratë e korrupsionit. Jemi të vendosur për këtë betejë dhe do bëjmë gjithçka që brenda 31 majit, një afat që ne ia kemi kërkuar dhe vendosur kësaj mazhorance”, u shpreh Basha.

“Do bëjmë gjithçka për të garantuar vullnetin politik për ta zbatuar ligjin, që është dhe problemi numër 1 me zgjedhjet në Shqipëri, në mënyrë që kjo krizë e thellë politike, kushtetuese dhe institucionale të marrë rrugëzgjidhje përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ku shqiptarët të zgjedhin parlamentin e tyre dhe njëkohësisht Shqipëria të ecë përpara të mos mbahet peng i së shkuarës, por të hapë rrugën e Integrimit Europian dhe anëtarësimit në BE që është dhe mbetet një nga zotimet kryesore, ekzistenciale që nga dita e saj e parë”, tha Basha. /atsh

Reforma Zgjedhore/ Ambasadorja Kim takon Bashën: Duhet përmbushur premtimi për ta përfunduar deri më 31 maj Read More »

Mjeku Pipero: Një valë e dytë e infeksionit me pasoja më të lehta, distancimi fizik do mjaftojë

“Nëse ky virus nuk pëson ndryshime gjenetike, një rikthim i mundshëm në vjeshtë do të ketë pasoja më të lehta. Distancimi fizik dhe mjetet mbrojtëse do të mundësojnë zbutjen e valës së dytë”, tha sot mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, i ftuar në një emision televiziv.

Pipero u shpreh se masat janë lehtësuar dhe do vazhdojnë të lehtësohen në vijimësi, por duhet dhe pak durim.

Përsa i përket rikthimit të virusit, Pipero tha se “askush se përjashton sepse vazhdon qarkullimi i virusit midis nesh dhe në mënyrë asimptomatike”.

“Pastaj në gjuhën shkencore, grumbullohet ai rezervuari i madh shpërthyes në momente të caktuar por që ka lidhje me ndikimet e motit por dhe me qarkullimin e virusit në natyrë e rikthehet. Megjithatë duhet të kalojë një sezon i plotë që përgjithësisht koincidon me një vit, si të thuash 5-6 muaj në një hemisferë dhe 5-6 muaj në hemisferën tjetër, për të patur evidencë të qartë si do sillet” u shpreh Pipero.

“Ajo që dua të them unë është se në rast se ky virus nuk pëson ndryshime gjenetike, në rast se nuk pëson mutacione dhe gjasat janë të vogla të pësojë mutacione të paktën nga të dhënat e deritanishme, por një rikthim i mundshëm do të jetë me pasoja më të lehta. Mos harroni që së paku deri më tani na ka mësuar një gjë thelbësore se distancimi fizik dhe kujdesi për duart dhe maska në mjedise publike do jetë e mjaftueshme për të mundësuar zbutjen e një vale të dytë”, theksoi ai. /atsh

Mjeku Pipero: Një valë e dytë e infeksionit me pasoja më të lehta, distancimi fizik do mjaftojë Read More »

Të ruajmë distancën nga njëri-tjetri, në emër të dashurisë për jetën

Shkrimtarja Rita Petro i ka drejtuar një thirrje të gjithë qytetarëve, që në kushtet kur nuk ka më kufizime të lëvizjes të tregohen të përgjegjshëm dhe të zbatojnë masat për frenimin e COVID-19, e kjo sipas saj, “në emër të dashurisë për jetën”.

“Më në fund ajo që prisnim ndodhi, lejimi për të vazhduar përditshmërinë tonë, por kur rregullat ishin shtrënguese e kishim më kollaj të mbroheshim. Tani është krejtësisht në dorën tonë për të zbatuar masat për frenimin e përhapjes së COVID-19”, shprehet ajo.

Petro apelon të ruajmë distancën nga njëri-tjetri, pa e humbur mirësjelljen.

“Shtrëngimi i duarve, përqafimi, do të na mungojë edhe për ca kohë, derisa të dalë vaksina e re. Por e rëndësishme është që e gjithë kjo sakrificë bëhet në emër të dashurisë për jetën”, bën thirrje shkrimtarja Rita Petro. /atsh

Të ruajmë distancën nga njëri-tjetri, në emër të dashurisë për jetën Read More »

Vlore – Dorehiqet drejtori i 5-tei kadastres Vlore. Mit’hat Havari: Frike se dalin ne skene personazhe qe kane blere apo uzurpuar teritore ne gadishullin e Karaburunit ?

Brenda nje kohe te shkurter u vetlargua dhe drejtori i peste i kadastres se Vlores Bilal Aliaj. Ja se si e komenton Mit’hat Havari kete situate nepermjet nje statusi ne facebookun e tij:

Mit’hat Havari

Brenda nje kohe te shkurter u vetlargua dhe drejtori i peste i kadastres se Vlores Bilal Aliaj . Media sqaron se shkaku i ketyre vetlargimeve jane konfliktet e pronave ne bregdet .Ç’duhet te beje nje qeverri ne keto raste?.
Duhet te ngreje nje task force te kompletuar me specialiste te fushes te mbrojtur nga nje force speciale antikrim e perbere prej me shume se 30 personash .
Kjo taskeforce duhet te instalohet ne Vlore non stop derisa te mbyllet perfundimisht ajo afere korruptive mafioze ne te cilen mund te jene te perfshire dhe grykesa te politikes se degjeneruar Shqiptare , perveç botes se krimit qe eshte ne fushen e tij .
Po perse hesht “shteti ligjor”?, ka frike nga krimi , ka frike se dalin ne skene personazhe qe kane blere apo uzurpuar teritore ne gadishullin e Karaburunit ?.
Per mua eshte e qarte , nuk egziston nje shtet ligjor , nese egziston , eshte per te ushtruar dhune ndaj artisteve dhe intelektualeve ne kryeqytet !.

Vlore – Dorehiqet drejtori i 5-tei kadastres Vlore. Mit’hat Havari: Frike se dalin ne skene personazhe qe kane blere apo uzurpuar teritore ne gadishullin e Karaburunit ? Read More »

Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja e i dhëntë dritë e forcë çdo familjeje

“Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja e i dhëntë dritë e forcë çdo familje”, uroi besimtarët myslimanë kryeministri Edi Rama.

Rama përcolli një foto të besimtarëve myslimanë teksa falnin namazin në ditën e Fitër Bajramit, në sheshin pranë kullës së Sahatit, në Tiranë.

“Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja e i dhëntë dritë e forcë çdo familjeje që sot feston dhe vetë Shqipërisë së lutjes sëp sinqertë, punë së palodhur, dashurisë e paqes mes shqiptarëve,” deklaroi Kryeministri Rama.

“Bekuar qoftë Shqipëria, bekuar qofshin shqiptarët”, u shpreh më tej Rama./atsh

Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja e i dhëntë dritë e forcë çdo familjeje Read More »