Orikuminews

‘Pusho shqip’/ Bukuritë e trevës ‘Ura e Halilajve’/ Zona shkëmbore për të mos u humbur nga vizitorët

Bashkia e Klosit fton qytetarët, turistë vendas dhe të huaj të vizitojnë një nga qendrat urbane që ofron bukuri natyrore si Ura e Halilajve.

Për këdo që viziton Klosin, nuk duhet humbur peizazhi që shfaqet te “Ura e Halilajve”.

“Ura e Halilajve” gjendet në fshatin Dars. Kjo urë është ngritur në një vend shkëmbor mbi dy brigje të lartë e formuar me hark. Harku i urës ka një gjatësi prej 15 m, gjerësia midis dy këmbëve të saj është 11 m, kurse lartësia nga pasqyra e ujit arrin 9 m. Traseja e rrugës ka një gjerësi 2. 6 m dhe është e shtruar me gurë e pllaka gurësh lumi.

“Ura e Halilajve” thuhet se është ndërtuar nga një pjesëtar i fisit Halili. Kjo urë është ndër urat më të vjetra që gjenden sot të padëmtuara në Mat e që është shpallur monument kulture.

Po ashtu në Klos gjendet dhe “Ura e Allamani” dhe “Ura e Vashës” që është një kryevepër e inxhinierisë dhe nga më të rrallat në vend dhe i përket shekullit XVIII.

“Ura e Vashës”, ndodhet mbi lumin Mat mes Klosit dhe fshatit Guri i Bardhë që shoqërohet nga një shpat malor dhe ndodhet pranë Rrugës së Arbrit, kjo urë bart vlera të mëdha historike në një peizazh të mrekullueshëm natyror.

Por nuk janë vetëm urat që ofron Klosi. I shtrirë buzë lumit Mat, zona ka bukuri të jashtëzakonshme ku mund të bësh plazh dhe pushosh në ujërat e kthjellta të lumit Mat, apo mund të bësh alpinizëm duke ngjitur shpate malorë në të dy anët e Klosit./ATSH

‘Pusho shqip’/ Bukuritë e trevës ‘Ura e Halilajve’/ Zona shkëmbore për të mos u humbur nga vizitorët Read More »

Ministri shqiptar rezulton pozitiv me koronavirusi/ E konfirmoi vetë ai

Ministri shqiptar i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshinik Bekteshi është infektuar me koronavirus.

Lajmi e ka bërë me dije vetë Bekteshi me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se nuk ka asnjë simptomë dhe se ndihet mirë, ndërsa familjarët e tij kanë rezultuar negativ.

Sakaq, ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura për parandalimin e Covid-19.

Postimi i Bekteshit:

Të nderuar miq,familjarë

Dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokoleve sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite.

Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ.

Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokolet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja!

Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!

Shëndet e mbarësi për të gjithë!

Ministri shqiptar rezulton pozitiv me koronavirusi/ E konfirmoi vetë ai Read More »

Kështjella e Tragjasit një nga vlerat historike në fuksion të Turizmit!

Kështjella e Tragjasit, një nga monumentet historike në rrethin e Vlorës, ngrihet në majën e një kodre, mes një mjedisi fushor, në afërsi të bregdetit të Orikumit, e veçantë për nga shtrirja e saj, krahasuar me objekte të tjerë të këtij lloji.

Kështjella, mban emrin e Gjon Boçarit, një personazh historik i njohur në rrethin e Vlorës për kontributin në qëndresën kundër pushtuesve osmanë,vendosja e emrit, pavarësisht origjinës së tij, mbetet disi i errët për historianët dhe muzeologët vlonjat, për shkak të mospërputhjes në kohë të periudhës kur është ndërtuar dhe asaj që ka jetuar personazhi historik.
Gjithsesi, historianët vlonjat, mes të cilëve edhe Novruz Bajrami, mendojnë se kështjella e Tragjasit është ndërtuar në fillim të shekullit XIV. Përmasat e saj të vogla, krahasuar me simotrat e tjera dëshmojnë se ajo ka shërbyer fillimisht si objekt mbrojtës për ndonjë prej fiseve që kanë jetuar në këtë zonë.
Kështjella lidhet me një periudhë mjaft të rëndësishme të historisë së Vlorës, me qëndresën ndaj pushtuesve osmanë. Historiani vlonjat thotë se, ky mjedis i fortifikuar, ndonëse i vogël, shërbeu si vendqëndrimi i fundit për princeshën e Vlorës, Rugjina dhe mbështetësit e saj, përpara se qyteti të pushtohej nga turqit, në vitin 1417.
Kështjella, me një gjatësi afro 50 metra dhe muret e saj me një lartësi 5 metra dhe gjerësi 1.25 metra, ndodhet në hapësirën mes fshatrave Tragjas i Vjetër dhe i Tragjas i Ri.
Ajo ka formë drejtkëndore dhe në dy skajet veriperëndimore dhe juglindore, ndodhen dy kulla mbrojtëse gjashtëkëndore. Në të gjithë gjatësinë e mureve janë ndërtuar frëngji drejtkëndore dhe gjithë pjesa e sipërme është e rrethuar me mure të fortifikuara.
Teksa lëviz në pjesën e brendshme të saj, në gjysmerrësirë, evidentohen fare lehtë shkallët që çonin luftëtarët në vendet e luftimit. Nga lartësia e kullave mbrojtëse shihen si në pëllëmbë të dorës, gjiri i Vlorës, fusha e Dukatit deri në Orikum, si edhe një pjesë e rrugës që të çon në Qafën e Llogarasë. Ndoshta edhe për këtë fakt, kështjella e Tragjasit evidentohet për vlerat e saj të shumëfishta, mes të cilave historike, arkitekturore etj.
Ngrehina e saj soditet me kërshëri nga udhëtarët që përshkojnë rrugën që të çon në Qafën e Llogarasë. Ajo shfaqet disi papritur, teksa ndodhesh në afërsi të vendit që emërtohet Blloku i Pjeshkëve dhe hedh vështrimin në verilindje, në drejtim të fshatit Tragjas.
Ky fshat, që ngrihet në këmbët e malit të Lungarës, pranë burimit të lumit Izvor, është një nga vendbanimet e spikatura në historinë e rrethit të Vlorës. Gjurmë të vendbanimeve antike, janë zbuluar pranë kodrës së emërtuar qyteza e Sofës, ku gjenden edhe varre ilire.

Në këtë mjedis ka mbetje të disa ndërtesave të shekullit IV, para Krishtit.

Fshati që njihet në histori me disa emra si Tregas, Dragjat, etj dhe që bënte pjesë në qendrat e fortifikuara të gjirit të Vlorës gjendej dikur në një kodër në perëndim të fshatit të sotëm. Ai u shkatërrua nga turqit por u rindërtua në shekullin XVI, atje ku ndodhet edhe sot, rreth 5 km larg nga rruga kombëtare Vlorë-Sarandë.
Kështjella e Gjon Boçarit, si elementi më i spikatur i këtij sfondi të pasur historik, është shpallur monument kulture dhe u restaurua pjesërisht në vitet 1980-të.

Kështjella e Tragjasit një nga vlerat historike në fuksion të Turizmit! Read More »

Ja sa raste të reja me Covid-19 u konfirmuan pozitiv gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik në komunikimin e përditshëm lidhur me situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë tha se “shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Përrenjas, Klos”.

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje thirrje qytetarëve të vendosin detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit.

“Situata paraqitet serioze ku vijon të ketë raste të reja të idenfikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik në terren si dhe qytetarë të që kanë nevoje për trajtim në dy spitalet Covid. Ndaj kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për të respektuar masat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale. Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 3 qytetarë: Një 57-vjeçare dhe një 80-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 62-vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”, – theksoi Tomini.

Sipas saj, aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë”, – bëri të ditur Tomini.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton edhe njëherë të gjithë qytetarëve mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Ju lutemi, tregoni kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike.

Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID-19.

COVID-19 – Statistika (22 korrik 2020)
Testime totale 36834
Raste pozitive 4358
Raste të shëruara 2463
Raste aktive 1775
Humbje jete 120 (qarku Tiranë 62, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 903
Durrës 215
Shkodër 204
Vlorë 98
Lezhë 82
Korçë 64
Elbasan 48
Kukës 47
Fier 40
Berat 32
Gjirokastër 22
Dibër 20/atsh

Ja sa raste të reja me Covid-19 u konfirmuan pozitiv gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri Read More »

Qeveria ashpërson masat, : Nga sot do ta vëmë rininë nën frena

Me vendim të qeverisë shqiptare nga sot do të ndalohen klubet e natës, diskot, lounge bar dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre. Njoftimi është dhënë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Ky vendim, sipas Manastirliut, vjen pasi është konstatuar që në këtë periudhë, klubet e natës janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshme, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni.

Manastirliu u duk goxha e nxehur me djemtë e vajzat që dalin natën, kur e quajti veprimin e tyre sfidë dhe theksoi se qeveria po i sfidon ata duke i vënë nën frena që sot me vendim special.

“Ndërsa vihet re në javën e fundit, një rritje e ndërgjegjësimit të qytetarëve, e respektimit më të mirë të masave të distancimit social, si dhe përdorimit të maskave, pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria shqiptare, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për klubet e natës, diskot apo mjedise të tjera si këto.

Kemi konstatuar që në këtë periudhë, ato janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshme, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni.

Të rinjtë dhe personat që frekuentojnë këto mjedise, në kushte të papranueshme për një kohë Pandemie, bëhen kështu në bartës të virusit, në dëm të të afërmve dhe më të moshuarve.

Qeveria Shqiptare ka vendosur që nga sot, t’i thotë stop kësaj sfide që u bëhet rregullave të vendosura për të frenuar pandeminë, me qëllim uljen e numrit të infeksioneve, mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe jetën e më të dobtëve mes nesh”, tha Ministrja.

Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili: Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.

Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

Sipas këtij akti, ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji.

“Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore”, bëri të ditur Manastirliu.

Manastirliu në komunikimin e saj ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura dhe të përshtaten me normalitetin e ri si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.

“Prioriteti ynë Nr.1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Me vetëm këtë prioritet në mendje, do të marrim të gjitha masat e nevojshme”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Manastirliu ka apeluar për zbatimin rigoroz të masave të distancimit social, higjenës vetiake, përdorimit të maskës, dhe çdo lloj mase tjetër që autoritetet shëndetësore rekomandojnë për mbrojtjen e shëndetit.

Vendimi i qeverisë vjen menjëherë pas dy incidenteve të dhunshme, një në lokalin e njohur të Jalës dhe tjetri në mes të ish Bllokut me djemtë e biznesmenëve dhe pronarëve të pallateve e ish deputetëve.

Disa thonë se ora 20.00 e ndaljes së muzikës është vetëm hapi i parë i mbylljes në këtë orë edhe të të gjitha lokaleve ditët në vijim.

/noa.al/

Qeveria ashpërson masat, : Nga sot do ta vëmë rininë nën frena Read More »

Shkon në 197 numri i viktimave nga COVID-19 në Greqi, ja sa raste të reja në 24 orët e fundit

GREQI

Greqia ka shënuar një bilanc të rënduar nga COVID-19 në 24 orët e fundit duke regjistruar 2 viktima dhe 36 raste të reja. Ajo çfarë bie në sy është se vetëm 2 të infektuar me COVID-19 u pikasën në pikat hyrëse të vendit, ndërkohë gjithë të tjerët ishin raste të brendshme.

Rajoni me më shumë raste të reja ishte Attica me 17 ndjekur nga Selaniku me 4 teksa rajonet e tjera kishin vetëm nga 1.

(BalkanWeb)

Shkon në 197 numri i viktimave nga COVID-19 në Greqi, ja sa raste të reja në 24 orët e fundit Read More »

Ja momenti i duhur për t’i konsumuar frutat!

Pavarësisht nëse janë tipike sezonale siç është shalqiri ose molla klasike që gjendet në çdo kohë, edhe frutat duhet të hahen në kohën e duhur dhe në mënyrën më të përshtatshme.

Me ardhjen e verës, një nga ushqimet më të vlerësuara padyshim që janë frutat. Pavarësisht nëse janë tipike sezonale siç është shalqiri ose molla klasike që gjendet në çdo kohë, edhe frutat duhet të hahen në kohën e duhur dhe në mënyrën më të përshtatshme.

Si një ushqim i pasur me sheqerna, frutat mund të çojnë në shtimin e peshës ose të stimulojnë oreksin, duke ju bërë që të konsumoni gjithnjë e më shumë ushqim. Pra, le të zbulojmë se si t’i hamë frutat dhe cila është koha më e mirë për ta bërë atë.

Frutat, ja ku dhe si t’i hani ato

Dashamirët e frutave dinë se si t’i zgjedhin ato në ditët më të nxehta. Të ëmbla dhe të freskëta… frutat kanë disa karakteristika që e bëjnë atë një ushqim të përsosur si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët.

Të pasura me veti të dobishme, ato konsiderohen një ushqim veçanërisht i shëndetshëm. Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë studime tregojnë se për t’i shijuar ato plotësisht dhe për të shmangur efektet negative, është e rëndësishme të mësoni për to dhe t’i hani siç duhet.

Fruti është në fakt një ushqim i pasur me karbohidrate dhe sheqerna që vijnë kryesisht nga fruktoza. Një detaj që nuk duhet nënvlerësuar, veçanërisht nëse doni të qëndroni të shëndetshëm. Nëse frutat shpesh zgjidhen si mesvakt ose si një alternative e vakteve kryesore, nuk duhet të harrohet se vetëm ngrënia e tyre mund të çojë në rritje të papritur të sheqerit në gjak. E cila, nga ana tjetër, mund të rrisë urinë ose të çojë në shtim në peshë.

Si t’i shijoni përfitimet e shumta të frutave?

Para së gjithash, është shumë e rëndësishme të mbani mend se kur bëhet fjalë për ushqimin, një nga sekretet për të qëndruar në formë dhe të shëndetshëm është që të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Për ta bërë këtë, është e nevojshme të ndiqni një dietë të ekuilibruar. Kjo do të thotë që çdo vakt duhet të përmbajë ushqyesit kryesorë makro: karbohidrate, proteina dhe yndyrna. Në rastin e frutave, duhet të shtohen proteina dhe yndyrna.

Një shembull i një mesvakti të përsosur që mund të shndërrohet në një vakt? Një kos grek me fruta të freskëta dhe nëse dëshironi mund të shtoni edhe fruta të thata. Përndryshe, nëse zgjidhni një mollë të thjeshtë, mund ta kombinoni me një pjesë të vogël arra, bajame ose fistik. Në fakt dihet që frutat e thata ngadalësojnë rritjen e sheqerit në gjak.

Shkuarja në momentin ideal. Nëse i kombinoni ato me proteina dhe yndyrna, frutat janë të mira në çdo kohë të ditës. Konsumimi në këtë mënyrë, ndihmon në tretjen më shpejt të proteinave dhe yndyrave.

Natyrisht nuk është zgjedhje e mirë ta përfshini atë në një vakt të bollshëm me karbohidrate, siç janë për shembull, makaronat ose orizi. Në këtë rast, nëse vërtet dëshironi ta hani atë, këshillohet që të zvogëloni sasinë. Tani që dimë si t’i hamë frutat, thjesht duhet të zgjedhim atë që preferojmë dhe të shijojmë plotësisht vetitë./ revistapsikologji

Ja momenti i duhur për t’i konsumuar frutat! Read More »

Basha publikon flamurin 108 vjeçar të Isa Boletinit: Faleminderit Kosovë!

Kryedemokrati Lulzim Basha mbylli këtë të martë vizitën dy ditorenë Kosovë, ndërsa zgjodhi të shprehë falenderimet me dhuratën e vecantë që mori nga pasardhësit e Isa Boletinit.

Në një postim në tëitter ku shkruan : Faleminderit Kosovë, Basha ndan me ndjekësit flamurit e ngritur në në 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ku nisi kryengritja e përgjithshme, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë.

Basha publikon flamurin 108 vjeçar të Isa Boletinit: Faleminderit Kosovë! Read More »