Orikuminews

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të kësaj të djele në Shqipëri. Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë, i shkallës Rihter është regjistruar në Himarë, mëngjesin e sotëm.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale por lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët. Kujtojmë se ky është tërmeti i tretë që prek Shqipërinë vetëm brenda pak ditësh, pasi i fundit është rregjistruar po të djelën e kaluar me një tjetër lëkundje të fortë, 4.5 Rihter në Lezhë, ku pati vetëm disa dëme të vogla material./joq

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra Read More »

Mozzik “thyen” rrjetin, në shtrat me ish-konkurrenten e ‘Love Story’

Ne të gjithë jemi mësuar me titujt e bujshëm të portaleve e mediave shqiptare e gjermane kur është fjala për Mozzik dhe partneren e tij Loredana, raporti me të cilën nuk ka qenë aspak i lehtë kohët e fundit.

Një çift që në sytë e të gjithëve ndahen e pajtohen, pastaj përsëri ndahen e bashkohen, qoftë edhe për hatër të vajzës, tashmë kanë vendosur të shikojnë projektet e tyre të shkëputur nga njëri-tjetri.

Për momentin Loredana është lënë mënjanë. Të paktën për projektet muzikore. Vëmendjen në klipin e fundit të reperit, një prodhim në bashkëpunim me Noizy-n, e ka marrë ish-konkurrentja e “Love Story”, Suela Karaj.

“Bonjour Madame” është kënga që ka bërë bashkë dy reperët e suksesshëm dhe që ka regjistruar menjëherë miliona klikime. Për 24 orë, kënga ka thyer rekord klikimesh duke regjistruar më shumë se 2.2 milionë.

Suela, njëra prej protagonisteve të këngës, është natyrisht pjesë e këtij suksesi të menjëhershëm. E kuruar me çdo detaj, Suela shfaqet sensuale dhe joshëse në sytë e Mozzik. Po Loredana ku? Me siguri, edhe ajo kë në mendje një projekt që do t’i bëjë për vete fansat e saj.
(Balkanweb)

Mozzik “thyen” rrjetin, në shtrat me ish-konkurrenten e ‘Love Story’ Read More »

A ksident i rëndë në vend/ Ka të p lagosur, a rrestohet shoferi

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, ku për pasojë dy persona janë plagosur. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R.K., shtetas duke drejtuar automjetin tip Peugeot, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, dhe pasagjeri, shtetasi me inicialet S. C., 44 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të shtetasit R. K. i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

A ksident i rëndë në vend/ Ka të p lagosur, a rrestohet shoferi Read More »

A rrestohet i riu, p lagosi me a rmë z jarri 44-vjeçarin

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje. Ngjarja ndodhi më 10 korrik të këtij viti në vendin e quajtur lagja “Mirdita” në qytetin bregdetar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet L. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

I riu pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës.

(BalkanWeb)

A rrestohet i riu, p lagosi me a rmë z jarri 44-vjeçarin Read More »

Detaje të reja nga v rasja e vëllait të ish-anëtarit të “B*andës së Fierit”. S ekuestrohen dy a rmë z jarri në makinën e autorëve

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e rëndë që tronditi mbrëmë Fierin, ku u vra një 57-vjeçar. Demir Backa u qëllua për vdekje nga një automjet në lëvizje.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se në makinën e djegur në vendin e quajtur Daullas në Bay-pass e cila ishte e tipit ‘C Class’ me portobagazh policia ka gjetur 2 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur për krimin, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 16 gëzhoja.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se atentati mafioz është kryer për hakmarrje. Policia është përqendruar ne te shkuarën e Demir Backës dhe rezulton se disa muaj me parë ai ka prishur ekuilibrat dhe ka pasur një konflikt me një person me influence në Fier, i cili ishte subjekt i OFL.

Nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se në atentat kanë marrë pjesë 2 persona. Kujtojmë se viktima është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit, Medi Backës, i cili është vrarë në 1997-ën.

(BalkanWeb)

Detaje të reja nga v rasja e vëllait të ish-anëtarit të “B*andës së Fierit”. S ekuestrohen dy a rmë z jarri në makinën e autorëve Read More »

Makina del nga rruga, në gjendje të rëndë 2 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Belsh të Elbasanit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe janë plagosur 2 persona. Raportohet se personat në fjalë janë dërguar me urgjencë në spitalin e Belshit, ndërsa gjendja e tyre është serioze.

Ndër të tjera, thuhet se pas dërgimit të tyre në spitalin e Belshit ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit. Policia ndodhet aktualisht më vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit./joq

Makina del nga rruga, në gjendje të rëndë 2 persona Read More »

Z jarr i madh në Vlorë, ja çfarë dogji…

Një stallë me jonxhë është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Cerkovinë, në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga vendngjarja, ku shihen se flakët e mëdha kanë “pushtuar” gjithë stallën.

Jonxha ishte e magazinuar në një godinë të vjetër dhe paraprakisht dyshohet se asaj i është vendosur zjarri në mënyrë të qëllimshme.

Në vendgjarje kanë shkuar me urgjencë dy makina të zjarrfikëses së Vlorës, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

(BalkanWeb)

Z jarr i madh në Vlorë, ja çfarë dogji… Read More »

Polici fiksohet keq pas gruas “Ma gjej numrin e asaj shoferes…”

Prokuroria e Tiranës lëshoi ditën e djeshme katër urdhra a rrestimi për tre punonjës policie të Tiranës, të cilët janë kapur në shkelje duke shpërdoruar detyrën. Por, më shumë se sa akuza, lajm përbën shkaku se përse policët janë përfshirë në këtë shkelje.

Në dosjen e prokurorisë, sipas abcnews, rezulton se polici i arrestuar Durim Murja është telefonuar me datë 8 gusht nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me pronaren e një makine që ai e kishte parë në lavazh.

Jon Burri i kërkon Murjas të dhëna në lidhje me identitetin, numër telefoni dhe të ngjashme për vajzën me inicialet A.C, pasi e kishte pëlqyer shumë kur e kishte parë teksa kishte çuar makinën në lavazh.

Sipas prokurorisë, fillimisht Murja ka hezituar, por pas ngulmimit nga Jon Burri ka pyetur kolegen e tij Matilda Hamollari që t’i ofrojë të dhënat në fjalë. Hamollari dhe Murja i sigurojnë të dashuruarit me shikim të parë Jon Burri të dhënat e vajzës në fjalë duke kryer një shkelje të rëndë të ligjit mbi të dhënat personale, krahas shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria ka pyetur edhe vajzën që kishte fiksuar policin, por ajo është shprehur se nuk ka autorizuar askënd që të kontrollojë të dhënat e saj në sistemin e targave të policisë.

Nisur nga shkelja në fjalë, prokuroria ka lëshoi urdhër arresti për efektivët e policisë:

Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Ndërkohë, Matilda Hamolli, pjesë e patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, ndodhet në arrest shtëpie.

Polici fiksohet keq pas gruas “Ma gjej numrin e asaj shoferes…” Read More »