Mjeku i Spitalit Infektiv QSUT, Tritan Kalo thotë se stafi i Covid1 është duke punuar që prej muajit mars për të përballuar pandeminë COVID-19 dhe se tani është koha për pushime.
“Ne jemi në punë të përkushtuar për ruajtjen dhe përkujdesin ndaj shëndetit tuaj, por edhe personeli i Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm, e ka të domosdoshëm rigjenerimin e energjive dhe pushimet, sepse shumica janë prindër dhe duhet të kujdesen edhe për pushimet dhe shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vetveten”, thotë z. Kalo.
Mjeku Kalo thotë më tej se dalja në vendet malore të pyllëzuara është gjë e mirë sepse ozoni i çliruar prej tyre është një faktor ndihmës në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19.
Këtu ai ka një këshillë për rininë: “Të rinjtë e rë rejat tona le të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube dhe të miqësohen edhe me shumë me natyrën. Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi. Rrezikoni shëndetin tuaj, por jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj
Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre.”, thotë Kalo duke publikuar grafitë që shihni në galeri. /noa.al/
Ermal Mamaqi do dhurojë 15 mijë euro për ndjekësit në Instagram.
Moderatori shqiptar ka nisur një garë në rrjetin social Instagram, ku ndjekësit mund të bëhen fitues të dhuratave të shumta brenda një maratone 11 ditore.
Aktori përmes një video të ndarë në profilin e tij në Instagram, ka bërë të ditur mënyrën se si ndjekësit mund të futen në garë.
“Fito 15.000 euro. 1. Tag 5️ Miq në këtë postim.
2. Ti dhe ata duhet të ndjekin faqen time dhe ata që ndjek unë.
Çdo ditë nga data 10 Gusht do shpallim nga 1 Fitues që fiton 1000 euro Dhurata, ndërsa ditën e 11 do të shpallim 5 fitues me nga 1000 euro cash!!!
Nëse shpalleni fitues dhe nuk i keni plotësuar rregullat e lojes, ju do të skualifikoheni.
Ju nuk mund të fitoni më shumë se 1 çmim gjatë kësaj maratone 11 ditore.
Sa më shumë komente me nga 5 miq bëni, aq më shumë mundësi keni për të fituar!!!!”, shkruan Ermali në postimin e bërë.
Kristi, vajza e Olsi Ramës, ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të gjyshes së saj, Aneta Ramës, me një mesazh në Instagram, bashkangjitur një fotografie kur e ndjera ishte e re.
“Nëna ime e bukur, do të të dua dhe do më mungosh gjithmonë”, shkruan ajo.
Aneta Rama u nda nga jeta sot, të shtunën e 1 gushtit, në moshën 82-vjeçare.
Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama, i cili e quajti nënën e tij, ‘dritën e shtëpisë’.
Personalitete të njohura të politikës i shprehën sot ngushëllimet Kryeministrit Edi Rama për ndarjen nga jeta të nënës së tij, Aneta Rama.
Meta: Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama
Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllime familjes Rama për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta. U prehtë në paqe!”, shprehet Meta në mesazhin e tij të ngushëllimit.
Ngushëllime për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit Rama, ka shprehur edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Thaçi: Ngushëllime në këtë ditë pikëllimi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mesazhin e tij të ngushëllimit shprehet se “i dashur Edi në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes”.
Hoti mesazh ngushëllimi kryeministrit Rama
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ngushëlloi familjen e kryeministrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij.
Hoti shprehet se lajmin për vdekjen e saj e kam marrë vesh me shumë dhimbje. Ai shpreh gjithë ngushëllimet më të sinqerta nga ana e tij dhe e qeverisë së Kosovës.
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, shprehet Hoti.
Xhaferi mesazh ngushëllimi kryeministrit Rama
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i ka shprehur ngushëllime Kryeministrit Rama për ndarjen nga jeta të nënës së tij, Aneta Rama.
“Ju përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta me rastin e ndërrimit jetë të Nënës. E ndjera u preht në paqe. Zoti e shpërbleft me të mirat e Parajsës e familjarëve ju falt durim”, shprehet Xhaferi.
Mustafa i shpreh ngushëllime kryeministrit Rama: Humbja e nënës, moment shumë i rëndë
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka shprehur ngushëllime kryeministrit Rama për ndarjen nga jeta të nëës së tij, Aneta Rama.“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Humbja e nënës është një moment shumë i rëndë! Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë miqve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, shprehet Mustafa.
Veseli: Dashuria për nënën është e pafundme
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, nënës së kryeministrit Edi Rama.
Në mesazhin e tij, Veseli shkruan se dashuria për nënën është e pafundme dhe se një humbje e tillë është e pazëvendësueshme.
“Ngushëllimet më të thella Kryeministrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij të çmuar, Anetës. Dashuria për nënën është e pafundme, prandaj lutem që ta gjej forcën për ta përballuar një humbje kaq të rëndë e të pazëvendësueshme. Në këtë kohë pikëllimi, lutjet janë për të dhe familjen e tij,” shprehet Veseli në mesazhin e tij të ngushëllimit.
Ahmeti: E vështirë për ta përballuar është humbja e nënës
Në një mesazh ngushëllimi kryeministrit Rama, Kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti, shprehet se “nëna është drita e shtëpisë” thotë gurra jonë popullore. E vështirë për ta përballuar është humbja e nënës, sot bashkëndjej dhimbjen e Edit dhe të familjes për nënën, gjyshen e tyre, Aneta Rama. Ngushëllime më të afërmve, familjes, miqve e dashamirëve, u prehtë në paqe”.
Balla: Vetëm dashuri dite të falësh
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës.
“U prehsh në paqe nëna Neta! Vetëm dashuri dite të falësh deri në ditën e fundit. Ngushëllime familjes Rama për humbjen e nënës së dashur”, shprehet Balla.
Braçe: E kam me vete zërin tënd që na bënte bashkë
Zv. Kryeministri Erion Braçe ka bërë një mesazh të veçantë ngushëllimi për nënën e kryeministrit Rama, Aneta e cila u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 82-vjeçare.
“Të jesh në paqe mike e mirë! E kam me vete zërin tënd, revoltën që na bënte bashkë; Mirësinë tënde! Lamtumirë!”, shprehet Braçe.
Koçi: Nëna është e vetmja perëndi qe na prek dhe e prekim
Zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të Aneta Ramës, nënës së kryeministrit.
“I dashur Edi, Nëna është e vetmja perëndi qe na prek dhe e prekim. Është perëndia qe na jep sise e qe loton për ne! I ndritë shpirti Netës!”, shprehet Koçi.
Deputeti socialist Arben Pëllumbi në mesazhin e tij të ngushëllimit thekson “E pa harruar qoftë”.
Ndërsa Drejtori i Transportit Blendi Gonxhja shprehet se “deri 1 ditë përpara se të ndahej nga jeta s’kursyen helm nëpër tv, ata që veç zoti i faltë për sa e sëmurën, gruan, nënën! RIP Aneta Rama”.
Ekipi i futbollit të Partizanit: Humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme
Ekipi i futbollit të Partizanit ka përcjell ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, e cila është e ëma e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij ekipi, Olsi Rama. “Me keqardhje të thellë njoftojmë sot se është ndarë nga jeta Znj. Aneta Rama, e ëma e Drejtorit të Përgjithshëm të FK Partizani, Olsi Rama. Klubi Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Rama dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme”, shprehet ekipi i Partizanit./atsh
Blogeria e seksit Zhaklina Lekatari së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka folur gjatë për bullizmin që merr nga mediat sociale për temat që trajton, për komentet negative dhe si arrin t’i përballojë vazhdimisht kritikat që merr.
Ndër të tjera ajo ka treguar për Ora news se çfarë nuk pëlqen nga mentaliteti shqiptar.
Injoranca dhe vulgariteti janë gjërat e vetme që e shqetësojnë blogeren në Shqipëri, dhe sipas saj kjo mund të luftohet vetëm me edukim.
Çfarë të shqetëson më shumë ty nga mentaliteti shqiptar?
Injoranca dhe vulgariteti. Injoranca është më e madhja sepse ajo është më e keqja e të këqijave. Nga ajo burojnë të gjitha të tjerat. Mendoj se kjo luftohet vetëm me edukim luftohen të gjitha fenomenet. Ne të gjithë duhet të kërkojmë që të ketë më shumë fonde për edukim. Katër janë shtyllat e shtetit dhe njera nga këto është edukimi.
E premtja dhe fundjava parashikohet të ketë kthjellime dhe shtim të vranësirave, pavaresisht temperaturave perveluese.
Sinoptikania Adiola Bani tha se e shtuna do të jetë më shumë prezencë të vranësirave dhe pasditja do të sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Fundjava në zonat bregdetare do të mbetet me kthjellime, pa prezencë reshjesh.
Temperatuat tha meteorologia do vijojnë të mbeten të larta jo vetëm sot por dhe gjatë fundjavës.
Vlerat e termometrit do të jenë në mëngjes minimalet 19-20 gradë celcius dhe maksimalet gjatë ditës do arrijnë në 39-40 gradë.
E diela dhe fillimi i javës do të ketë kthjellime në territor.
“E marta ka zhvillim të vranësirave në mesditë me rrebeshe shiu e do sjellë dhe freskimin e motit, ku temperaturat do zbresin në maksimalet e tyre deri në 35-36 gradë. Nga e premtja e javës që vjen, do kemi sërish rritje të vlerave termike, ku maksimalet do shkojnë edhe mbi 36 gradë dhjetëditëshin e parë të muajit gusht”, tha sinoptikania.
Këngëtari shqiptar nga Kosova, Art Abazi, konfirmohet pozitiv me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, i cili tregon se ka bërë tamponin pas shfaqjes së problemeve shëndetësore.
Art Abazi u bën apel ndjekësve të tij që të respektojnë rregullat dhe të mbajnë maskën për të mbrojtur veten dhe familjen.
“Miq, pas problemeve shëndetësore, nga dita e dielë jam i shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot morra njoftimin nga IKShPK se unë kam rezultuar pozitiv me COVID-19. E rëndësishme është që sot jam shumë më mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën, për ta mbrojtur veten dhe familjen! Shëndet e dashuri për ju! Shihemi së shpejti, Arti,”- shkroi këngëtari./noa.al/