Fondet për rindërtimin e tërmetit dhe fakti që kryeministri Edi Rama do të drejtojë fushatën zgjedhore në Durrës, a e penalizon Partinë Demokratike?
Kjo ishte pyetja që iu bë ish-deputetes së PD, Grida Duma në emisionin Tempora.
Sipas kësaj të fundit, Rama do të dalë nga historia politike e vendit në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.
“Për mua ky zotëria që quhet kryeministër do të dalë nga historia politike në mënyrë shëmtuar. Nuk ka patur në histo e qeverisjes një individ që ta nisë me vjedhje që ditën e parë. Nuk ka patur një qeverisje më të qartë për të vjedhur shqiptarët se sa kjo. As imagjinata nuk kap dot se si mund të krijosh tendera e nëntendera për 5 njerëz. Nuk dua në asnjë moment t’i uroj keq atyre që do marrin çelësat e shtëpisë por kanë një vit që po enden si nomadë, si arixhinj duke qenë qytetarë shqiptarë. Kanë një vit që enden nga një shtëpi me qera në tjetrën”, tha ndër të tjera Duma.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndodhet në Liban, për të diskutuar rreth riatdhesimit të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin Al-Hol në Siri. Në një lidhje me Skype për emisionin “Open”, në Top Channel, ministri tha se nuk do të “ushqejë shpresa të kota”, por shtoi se ka vijuar një sërë takimesh me autoritete përgjegjëse në Liban.
Ai theksoi se riatdhesimi i tyre nuk është aspak i lehtë, ndërsa shtoi se për të rritur, që supozohet se janë angazhuar në vepra kriminale, lirimi është i pamundur.
“Kthimi i fëmijëve nga kampi i AL Hol është shuam i ndërlikuar, por po diskutojmë me autoritete për të bërë të mundur evakuimin e atyre fëmijëve. Ne patëm plane ambicioze vitin e kaluar, por dy ngjarje të mëdha bënë që axhenda të ndryshojë, tërmeti dhe pandemia dhe të gjitha planet u shtynë, u ndryshuan. Situata vijon të mbetet e nderë në Liban. Nuk dua të jap shpresa të kota, por ne po përpiqemi intensivisht, kam patur takime me autoritetet përgjegjëse në Liban. Në kamp janë shumë njerëz të vendeve të tjera po ashtu.
Rasti i Kosovës është rast i veçantë që ndodhi në një kontekst që tashmë nuk është më. Kosovës ja sollën. Trupat amerikane atje janë tërhequr dhe nuk mund të ndiqet modeli kosovar dhe na duhet të gjejmë rrugë të tjera. Është me rëndësi të punojmë me kujdes. Duhet biseduar me shumëkënd për të sjellë gratë dhe fëmijët shqiptarë, autoritetet kurde, siriane, autoritete e Libanit, autoritete fetare, në mënyrë që të mos gabojmë. Ata konsiderohen si pala humbëse e një beteje të armatosur, atje ka të rritur që duhet të japin llogari dhe lirimi i të rriturve është thuajse i pamundur. Për të rriturit ka procedurë tjetër, autoritetet kërkojnë përgjegjësi ligjore, për fëmijët po tentojmë t’i shpëtojmë nga ai ferr”, tha Lleshaj.
Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka disa muaj që qëndron pranë pacientëve të infektuar me Covid, ndonëse dëshiron të jetë pranë familjes. Ditën e sotme, ka bërë një shkrim në Facebook ku i kërkon falje të bijës që nuk ishte pjesë e festës së saj për ditëlindje.
Shefja e Infektivit tregon se edhe kur bëhet fjalë për të qenë pranë familjes, i jep rëndësi profesionit dhe pandemisë me të cilën po përballet vendi.
“Zemer,, e di qe u trishtove, qe nuk erdha, edhe per 1 ore ne festen per ditelindjen tende qe eshte me e bukura per mua,por e mbyllur ne dhome vetem, sigurisht me lot, plot,
Mendova qe duhet ti sherbej pacienteve Covid, Ju lashe vetem e di,, ty edhe babin,,, E bukur , Greis, Vetem Vite te Bukura, te uroj ne Jete,, Mami te do Shume”, shkroi Najada Çomo.
Një histori aspak e zakontë na vjen nga Selishta e Peshkopisë, e familjes së Ilaz Laskaj.
Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Iliazi ka 7 fëmijë dhe pret që së shpejti të bëhet baba për herë të 8. “Martesa ime e parë qe me Anifen, por nuk po bëheshim prindër kështu vendosëm që në familje të merrnin edhe Manushaqen. Sot të dyja janë nëna, Anifja na bëri për herë të parë prindër. “, thotë Iliazi për Top Channel.
GAZETARJA: Anife si e prite vendimin e Iliazit?
A.LASKAJ: Kur më tha që do mar nuse tjetër pasi unë nuk bëja fëmijë, i thash Iliazit unë nga këtu nuk iki. Kështu vendosëm që të vinte Manushaqja, deri më tani shkojmë shumë mirë.
GAZETARJA: Manushaqe si ishte dita e parë nuse në këtë shtëpi. Çfarë mendove kur more vesh që Iliazi e kishte një grua në shtëpi?
M.LASKAJ: Unë jam ndjerë shumë mirë që në ditën e parë. Kur më thanë që Iliazi ishte i martuar nuk mendova gjë. Për herë të parë Iliazin dhe Anifën i pashë kur erdhën më kërkuan dorën.
GAZETARJA: Si i ndani punët bashkë?
M. LASKAJ: Deri më tani nuk i ndajmë punët kush ka fuqi i bën.
GAZETARJA: Iliaz kë do më shumë nga dy gratë?
I.LASKAJ: Të dyja i dua shumë, nuk ka dallim.
GAZETARJA: Si i ndan?
I.LASKAJ: Me radhë. 5 ditë njëra 5 ditë tjera.
GAZETARJA: Ndodh që të flesh me ndonjërën 6 ditë?
I.LASKAJ: Po ndodh pasi ka raste sëmuret ndonjëra.
GAZETARJA: A bëhen xheloze?
I.LASKAJ: Po të ishin bërë xheloze nuk do të rrinim 13 vite bashkë.
Selishta, ky fshat i largët 6 muaj të vitit është i bllokuar nga bora. Të ardhurat e familjes ai Ii siguron nga bimët medicinal që ndodhen në mal. Jeta për 11 anëtarët e kësaj familje është vështirë. Vajza më e madhe e shtëpisë Blerina, veten e shikonte gjithmonë si mësuese. Sot ajo duhet të ishte në vitin e parë të shkollës së mesme, por gjendje ekonomike e ndërpreu ëndërrën e saj në mes. Në emër të familjes 13 vjeçarja kërkon ndihmë.
“ Unë jam Blerina duhet të isha në shkollë të mesme por babi nuk ka para të çojë në Peshkopi për të vazhduar shkollën. Lutem që dikush të na ndihmojë. “
Këngëtarja Fjolla Morina e arr-estuar paraditen e sotme në pikën e kalimit kufitar të Morinës, e kapur me pis-toletë në çantë, në momentin e ndalimit shoqërohej nga dy djem.
Bazuar edhe në informacionet e marra nga pol-icia kri-minale Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.
Këngëtarja e cila ishte nisur drejt Shqipërisë, udhëtonte me dy djem në makinë F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, pol-icia Kufitare gjeti dhe seku-estroi në cilësinë e provës materiale një ar-më zj-arri tip “Zoraki”, me 23 fishekë.
Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pis-toletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.
Kjo bëri që pol-icia të arr-estojë këngëtaren 34-vjeçare dhe dy të dyshuarit, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.
Arr-estimi i tyre u bë për veprën penale “Traf-ikimi i ar-mëve dhe i mun-icionit”, ndërsa për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Pro-kurorisë së Kukësit. /a.y/noa.al
Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.
Ndërkohë janë shënuar, 153 raste të reja nga 836 testime të kryera.
Në 24 orët e fundit, kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçare nga Kruja, një 60 vjeçar nga Bulqiza, një 62 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçar nga Tirana një 82 vjeçar nga Elbasani.
Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon 57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj,
57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6888 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
-Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
-Ruani distancën në ambientet publike.
-Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
-Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
“Një apel për bizneset, institucionet, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”, deklaroi Eugena Tomini
Në shoqërinë tonë shkesi ka qenë protagonisti kryesor që bekonte martesat, sot interneti i ka ndryshuar njohjet.
Megjithatë në fshatin Mushnik të Rrogozhinës ende është e vështirë të gjesh grua, ndaj sot kemi vendosur tju prezantojmë me djemtë e këtij fshati që janë në kërkim të dashurisë së vërtetë.
Zeqir Topi, është 50 vjeç ai thotë se të gjitha vajzat që ka njohur e kanë refuzuar pasi fshati nuk ka rrugë të shtruar me asfalt.
Fshati Mushnik është vetëm 5 km larg nga fshati Gërmenj i cili i gjithë është i shtruar me asfalt. Banorët e zonës thonë se rruga e pashtruar mund të shërojë zemrat e vetmuara të beqarëve.
Në ketë fshat banojnë 15 familje, të gjithë kanë ikur nga këtu prej mungesës rrugës.
Nëse doni të njihni njërin nga djemtë e urtë dhe punëtor të Mushnikut ju lutëm kontaktoni në adresën tonë.