Orikuminews

Ja si parashikohet të jetë moti në 10 ditët e para të Gushtit

E premtja dhe fundjava parashikohet të ketë kthjellime dhe shtim të vranësirave, pavaresisht temperaturave perveluese.

Sinoptikania Adiola Bani tha se e shtuna do të jetë më shumë prezencë të vranësirave dhe pasditja do të sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Fundjava në zonat bregdetare do të mbetet me kthjellime, pa prezencë reshjesh.

Temperatuat tha meteorologia do vijojnë të mbeten të larta jo vetëm sot por dhe gjatë fundjavës.

Vlerat e termometrit do të jenë në mëngjes minimalet 19-20 gradë celcius dhe maksimalet gjatë ditës do arrijnë në 39-40 gradë.

E diela dhe fillimi i javës do të ketë kthjellime në territor.

“E marta ka zhvillim të vranësirave në mesditë me rrebeshe shiu e do sjellë dhe freskimin e motit, ku temperaturat do zbresin në maksimalet e tyre deri në 35-36 gradë. Nga e premtja e javës që vjen, do kemi sërish rritje të vlerave termike, ku maksimalet do shkojnë edhe mbi 36 gradë dhjetëditëshin e parë të muajit gusht”, tha sinoptikania.

Ja si parashikohet të jetë moti në 10 ditët e para të Gushtit Read More »

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, ja rregullat që duhet të ndiqen për shkak të pandemisë

Besimtaret myslimane festojne sot Kurban Bajramin. Dita per ta ka nisur shume heret, me faljen e namazit, qe ne kushtet e pandemise ne te cilen po jetojme, eshte falur jo ne shesh, por nëpër xhami. kokonozi

Kriter i theksuar nga drejtuesit e xhamive, ka qene qe me heret respektimi i distances dhe mbajtja e maskes.

Ceremonia qindore e Kurban Bajramit, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, u zhvillua në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë, ndërkohë që falja e Namazit ishte në 06:30, ndërsa Hytbeja e Kurbanit në 06:35.

Gjate festimeve besimtaret jane te lutur te respektojne disa rregullua te thjeshta:

• Marrja e abdesit të kryhet në shtëpi.

• Të mbahet maska nga çdo besimtar.
• Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.
• Mbajtja e distancës fizike gjatë faljes.
• Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.
• Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami.
• Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.
• Të shfrytëzohen materialet dezinfektuese në hyrje të cdo xhamie.

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, ja rregullat që duhet të ndiqen për shkak të pandemisë Read More »

E infektuara thyen karantinën dhe rrezikon të tjerët, ja si e gjobiti policia

Një grua e infektuar me koronavirus në Berat, e cila duhej të rrinte në karantinë, nuk e ka zbatuar një masë të tillë, duke dalë nga banesa dhe duke rrezikuar personat e tjerë.

Efektivët e policisë kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga Covid-19, me qëllim respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, si dhe në subjekte të ndryshme, për respektimin e protokolleve të sigurisë.

Kjo pasi policia disponon listat e përditësuara me emrat e personave të prekur nga COVID-19.

Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.

Nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se 37-vjeçarja E. Z., 37 vjeçe, e cila është infektuar nga COVID-19, kishte shkelur rregullat e vetëkarantinimit dhe kishte dalë jashtë banesës, duke u bërë burim infektimi për personat e tjerë.

Në zbatim të Aktit Normativ, për këtë shtetase, Policia e Beratit ka vendosur masë administrative 700.000 lekë.

Policia u bën thirrje të gjithë personave të prekur nga COVID-19, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e vetëkarantinimit, të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19. /a.y/noa.al

E infektuara thyen karantinën dhe rrezikon të tjerët, ja si e gjobiti policia Read More »

Nard Ndoka: Po të ishte Berisha në krye të opozitës do e digjte fare sot Kuvendin, Rama…

Maxhoranca votoi sot ndryshimet Kushtetuese në Kuvend, me mbi 100 vota pro, duke pretenduar se ka respektuar njëkohësisht edhe marrëveshjen e 5 qershorit me Opozitën e Bashkuar.

Pavarësisht kontestimeve nga faktori ndërkombëtar, teksa mabsadorja Yuri Kim zhvilloi në këtë momente edhe një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha, në zyrën e tij, apo edhe polemikave të Opozitës jashtë Kuvendit, kryeministri Rama i qëndroi idesë për të votuar ndryshimet kushtetuese.

Aleati i Bashës, Nard Ndoka deklaroi mbrëmjen e sotme se “Po të ishte Berisha do e digjte Parlamentin”.

Ndoka shtoi se Basha është lider tjetër, kurse Ramën e krahasoi me Erdoganin, që sillet si “një bandit fshati”.

Ish-deputeti Nard Ndoka ishte i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax Neës ku foli për votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend duke thënë se nëse në krye të opozitës do të ishte Sali Berisha apo Edi Rama, sot do të kishte tension deri në tendencë për të djegur parlamentin. Ndoka theksoi se Basha është lider tjetër që nuk e gjyko në këtë mënyrë politikën .

“Lulzim Basha është një lider tjetër. Nëse do kishim Sali Berishën lider të opozitës apo Edi Ramën vetë si lider të opozitës, të cilin e njoh dhe në opozitë, pa diskutim që do të kishim parë edhe një klimë tensioni tek parlamenti, tendencë për ta djegur fare parlamentin, por Basha nuk e gjykon kështu politikën për faktin se është investuar”, tha Ndoka.

“Kur e mendon kështu politikën, është një dramë edhe për ekonominë, edhe për qytetarët, edhe për militantët partiakë, por është përpjekur të lënë kontributin e vet së pari të partisë që propozon, të opozitën që drejton por ka pasur edhe garanci nga faktori ndërkombëtar”, shtoi ai.

“Pra kjo marrëveshje ka tre shtylla të rëndësishme që gjykojnë dhe veprojnë që do ta fusin sërish në shinat normale një të cmendur si Rama, nuk i kanë humbur shpresat as ShBA, BE apo Britania e Madhe. Po ashtu edhe Bundestagu gjerman”, u shpreh Nard Ndoka.

Për Ramën, ai tha se frymëzohet tek lideri turk Erdogan për të bërë politikë në Shqipëri.

“Rama operon sot si bandit i një fshati, i cili për të terrorizuar bën veprime frikësuese. Ky ka modelin e Erdoganit, pra kishte me mijëra xhami, e mbylli një kishë dhe e ktheu në xhami. Pra e bëri për të frikësuar opozitën për të treguar që nuk pyes edhe për gjëra madhore, së dyti për ti thënë opinionit ndërkombëtar që jam një personazh që kam sovranitetin tim, shembi edhe historinë. Pra bëri një veprim të panevojshëm”, deklaroi Nard Ndoka.

Veprimi i Ramës ky ishte, – tha ai “që unë e ndryshoj Kushtetutën, pavarësisht se nuk duan ndërkombëtarët, nuk do ShBA, nuk do BE, nuk do opozita.”/NOA.al

Nard Ndoka: Po të ishte Berisha në krye të opozitës do e digjte fare sot Kuvendin, Rama… Read More »

Helikopteri i Forcave Ajrore Shqiptare bën ulje të detyruar!

Një helikopter i Forcave Ajrore Shqiptare ka bërë ulje të detyruar në një nga zonat e Toscanas në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se mjeti fluturues ishte nisur nga Franca drejt Shqipërisë por në një moment ka pësuar avari duke bërë zbritje urgjente në Casentino.

Ngjarja është rregjistruar mëngjesin e kësaj të enjte. Helikopteri kishte në bord katër anëtarë.

Mësohet se mjeti ajror pësoi nxehje të pjesëve motorrike. Fillimisht helikopteri u pa nga një banor i komunës Poppi, i cili lajmëroi edhe karabinierët. Këta të fundit pas konstatimeve të para thanë se nga ky rast mund të kishte ndodhur edhe një tragjedi.

“Shkathtësia dhe gatishmëria e pilotit shmangën më të keqen. Nuk ka dëmtime në mesin e anëtarëve të ekuipazhit, dhe as në mesin e popullatës, nuk ka dëmtime në strukturat”, tha polica italiane.

Helikopteri i Forcave Ajrore Shqiptare bën ulje të detyruar! Read More »

Mora vesh, se Aziz Ndreu ndërroi jetë sot! – Nga Luli Progni

Nga Luli Progni

Mora vesh me dhimbje, se Aziz Ndreu ndërroi jetë sot!
I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve, bashkë me pjesëtarët e stafit që punuan për realizimin e filmit “Azizi” dy vite më parë.
Për fëmijët e tij është humbja e prindit, për ne është humbja e një njeriu me atribute të mëdha në dokumentimin e historisë së shqiptarëve në kohën e diktaturës, të jetuar nga ai dhe të rrëfyer si rrallëkush të vërtetën për krimet e komunizmit në Shqipëri.
Azizin e përzgjodha si një prej dëshmitarëve kryesorë për skenarin e filmit Azizi dhe gjatë intervistave të gjata, ende e mbaj mend zërin e tij të butë, rrëfimin e detajuar dhe lotët që fshinte shpesh me shaminë e bardhë.
Azizi është fëmija që u dënua me internim në kampin e Turanit dhe Tepelenës, u rrit e u burrërua brenda telave me gjemba, e atje mësoi të shërbejë si infermier duke u përpjekur t’ju jepte sa më shumë shpresë bashkëvuajtësve të tij, të marrë peng padrejtësisht nga shteti komunist. Ai iu shërbeu me shpirt qindra fëmijëve, grave e të moshuarve të internuar në kampin e Tepelenës dhe pa me sytë e tij, tek ndërronin jetë shumë prej tyre, mes të cilëve edhe e ëma.
Por, Azizi e vazhdoi betejën e tij për të shpëtuar sa më shumë jetë të kërcënuara nga tifo dhe dizanteria që kishte pllakosur në kamp.
Aziz Ndreu më rrëfeu për kampin e Tepelenës, histori që nuk mund të harrohen, atje ku vuajti edhe nëna ime, atje ku kaluan vite të mundimshme qindra familje shqiptare.
Azizi do të mbetet për mua një ndër personazhet më të veçanta, me një kujtesë unike, që nuk deshi në asnjë moment të më rrëfejë vuajtjen e tij, por të bashkëvuajtësve të tjerë.
U prehtë në paqe!

Mora vesh, se Aziz Ndreu ndërroi jetë sot! – Nga Luli Progni Read More »

Miratohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese

Tej pritshmërive rezultati i votimit të deritanishëm në Parlament.

Teksa shumë pyetje u ngritën nëse Rama do i bënte votat e nevojshme për Ndryshimet Kushtetuese, tanimë duket se nuk ka më pikëpyetje.

106 vota PRO ndryshimeve Kushtetuese, 10 kundër ndërsa 6 kanë munguar në seancë.

Votimi i sotëm i hap rrugë hapjes së pjesshme të listave dhe një formule të re për koalicionet që do duhet të dalin në zgjedhjet e 2021-shit me një listë unike kandidatësh për deputetë.

Miratohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese Read More »

Elvis Naçi ka rezultuar pozitiv në testin e Covid

Bamirësi Elvis Naçi ka rezultuar pozitiv në testin e korònavirusit.

Këtë e ka zbuluar gazetari Elio Laze në një shkrim në Facebook ku i thotë të shkuara atij dhe cdo pjesëtari tjetër të familjes.

Postimin e publikuar e shoqëroi me një fotografi të bamirësit, i cili shfaqet me kurriz duke ecur pranë ambienteve të shtëpisë i shoqëruar nga një punonjës i ISHP-së, që do ti bëjë testin.

“Për sot, i urojmë të shkuara Elvisit i cili është konfirmuar me Còvid dhe ndonjë pjesëtari tjetër të familjes. Shërim sa më të shpejtë. #MbaniMaskat”, shkroi Elio.

Nuk ka ende një reagim publik nga vetë Elvis Naçi për këtë lajm dhe nuk dihet si paraqitet gjendja e tij shèndetësore. Ditët e fundit kemi pasur një rritje të shifrave të të ínfektuarve, ku vetëm ditën e sotme rezultuan pozitivë 3 politikanë të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Elvis Naçi ka rezultuar pozitiv në testin e Covid Read More »