Orikuminews

Artan Hoxha:Ja kush është programi i ri ku komunikojnë pa u përgjuar

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar nga kriminelë përse ka dhënë intervistë për SKY.

“Po tregoj vetëm një rast që kanë përdorur grupet e krimit të organizuar. Ka qenë Encrochat, që u dekriptua. Ky aplikacion përdorej nga 60 mijë njerëz. Nga ai operacion u pa se Shqipërët e përdornin. Madje pjesa më e madhe ishin shqiptarë. Dhe kur erdhën më panë që unë kisha një Sky më thanë si ka mundësi sepse mafia shqiptare u godit. Nuk u godit u thashë sepse Encrochat nuk përdoret më por përdoret Sky. Kështu unë kisha kohë që komunikoja me ata të Amerikës Latine.

U detyrua qendra e Sky që të bënte deklaratë e të thoshte se aplikacioni nuk ishte thyer. Ata në Amerikën Latine më thanë na prishe punë, pse e the këtë. Dhe çfarë ndodhi, në Mars u thye Sky dhe u kapën 28 ton kokainë. Na u ndërpre dhe komunikimi. Çfarë bënë? Autoritetet amerikane instaluan një tjetër program dhe të gjithë grupet kriminale e instaluan. U zbuluan 300 grupe më vonq dhe u kapën 150 milionë dollarë”, deklaroi Hoxha në Opinion.

Hoxha zbuloi po ashtu programin e ri me të cilin komunikojnë kriminelët dhe politikanët. Bëhet fjalë për Signal.

“Ministrat, zyrtarët dhe politikanët kanë aplikacion të ri tashmë. Ata nuk përdorin më ËhatsApp. po të takon një politika, gjëja e parë që thotë është ‘a ke Signal ti?’. Përdorin Signal për të komunikuar, është më i sigurtë”, tha Hoxha.

SHQIPERIA IME

Artan Hoxha:Ja kush është programi i ri ku komunikojnë pa u përgjuar Read More »

Mblidhen lekët për sjelljen e trupit të 28-vjeçarit shqiptar nga Anglia

Një ngjarje tragjike u shënua disa ditë më parë në Angli, ku një 28-vjeçar shqiptar ndërroi jetë si pasojë e Covid. Bëhet fjalë për Sidorel Myzeqari me origjinë nga Mollasi i Elbasanit. Ai jetonte në Angli prej disa vitesh. Pas infektimit me Covid gjendja e tij u rëndua papritur dhe u shtrua në spital, por fatkeqësisht nuk ia doli dot t’i mbijetonte virusit.

Ndërkohë shokët dhe të afërmit e tij filluan procedurat për të kthyer në atdhe për të ndihmuar financiarisht familjen duke hapur një Gofundme. Tashmë në lloagrinë në Gofundme janë mbledhur 30,696 paund nga 303 donatorë./joq

Mblidhen lekët për sjelljen e trupit të 28-vjeçarit shqiptar nga Anglia Read More »

Ja kush janë tri vajzat s*eksi shqiptare që i bashkohen sfidës së “BB VIP”

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, artistja Sara Berisha dhe moderatorja Einxhel Shkira janë tri vajzat e njohura të ekraneve shqiptare që i janë bashkuar sfidës në “BBV”. Pak më parë banorët dolën dhe i uruan mirëseardhjen në shtëpinë e BB.

Sara Berisha

Me interes është të shihet se si do të shkojnë gjërat tani pas hyrjes së tyre. Nga reagimet, u vu re se edhe banorët e “vjetër” mesa duket e prisnin një ngjarje të tillë dhe u shfaqën shumë të entuziazmuar./joq

Ja kush janë tri vajzat s*eksi shqiptare që i bashkohen sfidës së “BB VIP” Read More »

Disa nga simptomat e zgjatura si pasojë e C ovid. Lodhje kronike dhe sulm në zemër

Disa nga simptomat e sëmundjes së zgjatur të shkaktuar nga koronavirusi janë lodhja kronike, turbullimi i mendimit, pagjumësia, probleme në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets, përshkruan se çfarë përfaqëson realisht COVID-i zgjatur dhe se si po e kurojnë atë mjekët në Amerikë.

Pasi kalojnë COVID-19ën, shumë njerëz ankohen për simptoma të vazhdueshme për muaj të tërë. Sipas një raporti të organizatës jofitimprurëse FAIR Health, rreth 15-20% e atyre që janë prekur nga virusi vazhdojnë të kenë simptoma muaj më vonë. 14-vjeçarja Seaenna nga shteti Cleveland u sëmur nga COVID-i rreth një vit më parë.

“Kur m’u rikthye nuhatja, ishte komplet ndryshe, si e transformuar. Ushqimet e rregullta më japin shijen e llastikut që digjet. Një aromë e çuditshme”, thotë ajo. Doktorët e quajnë këtë periudhë të gjatë rikuperimi “COVID-i i zgjatur”. Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan periudhën “post-COVID”. “Ndodh tek individët që janë infektuar nga SARS-CoV-2, zakonisht rreth tre muaj më pas.

Me simptomat që dallohen për të paktën tre muaj pas infektimit me koronavirus dhe zgjasin edhe për të paktën dy muaj të tjerë dhe që nuk mund të shpjegohen nga një diagnozë tjetër”, thotë Janet Diaz, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përshkruajnë 18 simptoma të zakonshme, përfshirë kollën, dhimbjet e kokës, probleme me frymëmarrjen, pagjumësinë, çrregullimin e rrahjeve të zemrës dhe shpesh lodhje kronike.

“Është shumë e pranishme. Lodhja kombinohet me simptoma si ‘mjegullimi i trurit’, që do të thotë vështirësi në përqëndrim, mungesë kthjellimi…”, thotë Linda Geng, nga klinika “Stanford PACS”. Dr. Geng kuron pacientët me COVID-in e zgjatur. Ajo thotë se sfida është diagnostikimi i saktë, që këto simptoma të zakonshme janë për shkak të post-COVID-it dhe jo diçkaje tjetër.

“Ka një lidhje mes vazhdimësisë së simptomave, që nuk i kishin përpara se të merrnin COVID-in dhe të faktit që nuk patën ndryshime të tjera shëndetësore. Kjo eliminon disi mundësitë e tjera”, thotë doktore Geng. Qendrat shëndetësore për COVID-in e zgjatur po shtohen me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara. Në mediat sociale janë krijuar grupe për të ndihmuar pacientët që përballen me pasojat mendore të simptomave post-COVID.

Ish-infermierja Laney Bond thotë se grupit të saj në mediat sociale i shtohen 1500 persona në javë. “Jemi përqëndruar tek informimi i pacientëve”, thotë ajo. Institutet Kombëtare të Shëndetit kanë filluar një projekt prej 470 milionë dollarësh, për të mësuar më shumë rreth simptomave të post-COVID-it dhe për të gjetur një kurë për to./ Marrë nga VOA

Disa nga simptomat e zgjatura si pasojë e C ovid. Lodhje kronike dhe sulm në zemër Read More »

Ja kush janë ushqimet që rrisin humorin dhe largojnë mërzinë

Të dhënat studimore konfirmojnë se ka disa ushqime që mund të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru. Të gjithë e dimë fuqinë e humorit të keq dhe ndikimin e tij në mbarëvajtjen e ditës.

Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive.

Mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth.

Rrjedhimisht është shumë e rëndësishme që truri të ushqehet me produkte që nxisin prodhimin e këtyre hormoneve.

Një regjim i shëndetshëm ushqimor mund të përmirësojë humorin në përgjithësi, por ushqimet e mëposhtme arrijnë të përmirësojnë humorin në mënyrë krejt natyrale dhe menjëherë.

Buka me drithëra të plota
Buka është e pasur me karbohidrate që arrijnë shumë shpejt tek qelizat e trurit dhe nxisin prodhimin e serotoninës.

AgroWeb.org ju rekomandon të keni kujdes me sasinë nëse keni problem peshën.

Çokollata
Çokollata, veçanërisht ajo e zezë, është një ushqim tjetër që gëzon trurin.

Çokollata përmban shumë antioksidantë që të ngrejnë humorin menjëherë dhe trajtojnë simptomat e depresionit.

Spinaqi
Përbërësit natyralë të spinaqit përmirësojnë humorin shumë lehtë.

Kjo barishte është e pasur me hekur dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, duke nxitur prodhimin e hormoneve të mira.

Portokallet
Portokallet janë ndër agrumet më të rekomanduara kundër depresionit.

Ato janë të pasura me vitaminë C dhe folat, të cilat ndihmojnë në rritjen e nivelit të dopaminës.

Peshku
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, peshku është i pasur me acidet yndyrore omega-3 që përmiërsojnë humorin duke rritur nivelet e serotoninës.

Shafrani i Indisë – Tumerik
Shafrani është një erëz shumë e mirë për humorin dhe gjendjen shpirtërore.

Konsumi i tij shmang luhatjet e humorit gjatë simptomave të ciklit tek gratë.

Shafranin apo tumerikun e gjeni në markete dhe dyqane ku shiten erëzat.

Arra e kokosit
Arra e kokosit përmban acide yndyrore omega-3.

Ato kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe të qetësojnë nervat.
(Balkanweb)

Ja kush janë ushqimet që rrisin humorin dhe largojnë mërzinë Read More »

Ard Daullxhiu kërkon takim me Edi Ramën: “Nuk kam ku bëj dashuri, na sheh goca”

Ard Daullxhiu, i njohur ndryshe si “i mjeri më i famshëm në Shqipëri”, një personazh i njohur i ekranit dhe mediave sociale për shkak të historisë së tij, ka qenë mbrëmë i ftuar në #Expuls nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.

Ai rrëfehu se si 4 gra nga vende të ndryshme të Shqipërisë e kanë braktisur atë për shkak se nuk ka shtëpi të madhe.

Në banesën ku jeton me vajzën, ai thotë se nuk ka një ambjent për intimitet me gruan.

SHQIPERIA IME

Ard Daullxhiu kërkon takim me Edi Ramën: “Nuk kam ku bëj dashuri, na sheh goca” Read More »

A ishte skenar Takimi Bora-Donald? Gazetaret e njohura e thonë troç

Bora Zemani dhe Donald Veshaj u takuan mbrëmjen e të premtes në “Big Brother VIP”. Takimi i tyre nisi me një përqafim të gjatë, u shoqërua me shumë emocione dhe u mbyll me një puthje.

Ky takim është bërë viral në media dhe është përfolur nga të gjithë, ndërsa sot është komentuar dhe në “Big Brother VIP”.

Desara është shprehur se ndonëse shumë mund të dyshojnë se ishte show, sytë nuk të gënjejnë asnjëherë.

“Sytë nuk gënjejnë kurrë. Edhe sikur të ketë qenë një gjë kjo e bërë, e shtyrë, të aludojnë si të dojnë, fakt është që ata të dy duhen dhe kjo punë ka marrë fund”, është shprehur ajo.

Delarata e saj është mbështetur dhe nga Iva Tiço e cila ka thënë:

“Asnjë skenar nuk mund ta bënte atë lloj shkëndije.”

SHQIPERIA IME

A ishte skenar Takimi Bora-Donald? Gazetaret e njohura e thonë troç Read More »

Fifi “p*ërplaset” keq me Monikën: Ta tregoj unë ty…

Fifi është përplasur ditën e sotme me aktoren Monika Lubonja në shtëpinë e “BBV”. Në fakt debati mes tyre nisi që në orët e para të ditës dhe mesa duket ka vijuar akoma. Ajo që bën habi është fakti se ato kanë patur një afrimitet me njëra-tjetrën dhe nuk dihet se çfarë ndodhi papritur mes tyre.

“Je duke e tepruar. Ndalu!”-i ka thënë Fifi.

“Hajt se ta tregoj unë ty. Kaq po të them. Ndalu ti jo unë!”- ia ktheu Monika.

Po ashtu në një moment debati agravoi deri aty sa Fifi iu drejtua me shkop në dorë aktores duke i thënë që të shkojë të flejë gjumë. “Hec, shko flej gjumë, hec vazhdo po të them”- dëgjohet duke i bërtitur Fifi asaj./joq

Fifi “p*ërplaset” keq me Monikën: Ta tregoj unë ty… Read More »