Orikuminews

Fatjona Medini:Politikanët sh*antazhohen për videot që kanë me femra

Gazetarja Fatjona Medini ka folur mbrëmjen e sotme për kr imin e organizuar në 30 vitet e fundit në Shqipëri, ku ëhstë shprehur se v iktimat më të mëdha të këtij k rimi kanë qenë vajzat dhe gratë e këtij vendi.

Ajo tha se këto v iktima të k rimit të organizuar përdoren jo vetëm që përdoren si karrem për v rasje, por edhe përdoren për të futur në kurth politikanët.

Fatjona Medini: Kjo është një histori shumë e dhimshme dhe se dhjetra dhe qindra vajza të tjera e kanë pasur këtë fat. Këto 30 vite që kr imi i organizuar shqiptar ka qenë shumë i fuqishëm dhe v iktimat më të mëdha të këtij krimi kanë qenë vetë vajzat dhe gratë e këtij vendi. Mendoj se sot ne si shtet nuk kemi struktura që të mund t’i mbrojmë këto vi ktima.

Ndërkohë nuk është bërë asgjë për këto vi ktima, të cilat ditë për ditë bëhen vi ktima të k rimit të organizuar, janë nën presion, shpesh janë të dr oguara dhe në fakt jo vetëm se përdoren si karrem për vr asje, por përdoren dhe si karrem përsa i përket filmimeve të ndryshme që u bëhen jo vetëm rivalëve të bandave kri minale, por dhe nga ana tjetër dhe politikanëve të shumtë, lokalë e në nivel qendror.

Blendi Fevziu: Shërbehen për të futur në kurth dhe politikanët?

Fatjona Mejdini: Edhe politikanët. Ka me dhjetra raste se si këto vajza futen për të krijuar dhe lidhje intime me personat që kanë pushtet dhe në këto momente ata shantazhohen se në qoftë se një kërkesë e bandës kr iminale nuk plotësohet, atëherë kjo video do të dalë në media dhe në opinionin publik.

SHQIPERIA IME

Fatjona Medini:Politikanët sh*antazhohen për videot që kanë me femra Read More »

Veriu zbardhet nga bora. Mungon energjia elektrike në disa fshatra, ja situata

Verilindja e vendit është përfshirë nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që prej natës së kaluar. Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se në Peshkopi bora ka shtruar deri në 15 cm lartësi. I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Ndërsa në zonat e thella, në lartësi mbi 800 metra trashësia shkon deri në 35-40 cm. Raportohet për mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra, pasi janë këputur telat dhe janë shembur shtyllat. Ka një situatë problematike në Lurë, e cila për momentin është izoluar. Po kështu qarkullimi është bllokuar në Trebisht dhe disa fshatra të njësisë së Ostrenit.

Situata rrugore është më problematike në rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë, ku rrugët nuk janë pastruar, dhe lëvizin me vështirësi vetëm mjete të larta (fuoristrada). Në rrugë nuk ka dalë asnjë mjet borëpastrues.

Rruga Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë
Peshkopi – Draj Reç – Kukës, kalimi i vështirë deri në Zall Reç më tej drejt Ujmishtit e bllokuar.Zonat e thella si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës fshatrat e Sllovës, Reçit, Luznisë janë pa komunikim me qytetin.

Në rrethin e Bulqizës reshjet kanë qenë me intensitet më të ulët, dhe trashësia në qytetin e Bulqizës shkon në 5 cm. Nuk ka probleme në rrugët e qytetit. Akset Qafa e Buallit – Krastë dhe Ura e Çerenecit -Librazhd kanë kaluar mjetet borëpastruese dhe kalimi bëhet normal deri tani.
Në aksin kombëtar Peshkopi – Tiranë janë në punë 5 mjete borëpastruese dhe kalimi bëhet pa probleme.

Veriu zbardhet nga bora. Mungon energjia elektrike në disa fshatra, ja situata Read More »

“Mamaja juaj q***t me lekë”.Mallakastrioti dh*unon dhe t*raumatizon fëmijët e tij

Emisioni investigativ Stop ka publikuar sonte pamjet se si babai u flet keq për nënën e tyre 3 fëmijëve të mitur, duke përdorur fjalor banal. Rasti është shënuar në Mallakastër.

Zonja Fëllënxa Haxhiaj Islamaj është divorcuar nga bashkëshorti Jetnor Islamaj pas dhunës së këtij të fundit. Gjykata e Fierit i ka lënë nënës kujdestarinë e fëmijëve, por zonja Fëllënxa shprehet gjithashtu se nuk u ka mohuar të miturve takimet me të atin.

Në një nga këto takime, ish-bashkëshorti i mori fëmijët në shtëpinë e tij duke mos i kthyer tek e ëma. Por gjatë qëndrimit me babain, fëmijët kanë nisur duhanin, ndërsa vajzën më të madhe, 15 vjeç, e ka fejuar.

Në këtë pikë Fëllënxa merr urdhër të menjëhershëm mbrojtje dhe babait të fëmijëve i hiqet përkohësisht kujdestaria prindërore. Por urdhri nuk ekzekutohet, me justifikimin se nuk duan fëmijët.

Fëllënxa Haxhiaj Islamaj: U divorcova sepse ai ushtronte dhunë në familje. Kam ikur nga banesa sepse thoshte po nuk ike unë do të vras, kam vajtur në Policinë e Ballshit kam marrë urdhër-mbrojtje dhe jam larguar nga banesa me 3 fëmijët e mi sepse ushtronte dhunë dhe u detyrova bëra divorcin e ndarjes dhe gjykata m’i ka dhënë të 3 fëmijët mua t’i ushqej.

Babai kishte për takim muajin Gusht që t’i mbante dhe një herë në muaj u detyrova që t’ia lija babait që t’i takonte fëmijët e tij sepse nuk mund të shmangeshin fëmijët nga babai, nuk e lejoja këtë gjë, por ai mori fëmijët për takim, kanë folur fëmijët në telefon 2-3 herë dhe pastaj kanë shkëputur çdo kontakt me mua sepse nuk i lejonte babai ngaqë i vajti fleta e divorcit në shtëpi që unë bëra ndarjen dhe përfitova të 3 fëmijët, dhe vajzën e madhe 15 vjeçe babai e ka fejuar. Vajza 8 vjeçe më thotë “o mami si do gatuaj? Më mëso të gatuaj se duam të hamë”.

Unë kur flas me vajzën ai i jep duhan vajzës dhe djalit dhe thotë shiko çfarë po u bëj unë fëmijëve. Më thotë nuk ke për t’i parë më kurrë dhe i jam drejtuar Gjykatës së Fierit sepse këta fëmijë po më shkatërrohen, po më pijnë duhan, i kam thënë duhet të marr urdhër të menjëhershme mbrojtje për fëmijët dhe për veten, dhe gjykata ka vendosur që ka dhënë urdhër mbrojtje për fëmijët dhe për vete që të largohen nga banesa e babait, t’i drejtohen nënës, i ka dhënë urdhër policisë dhe shërbimeve sociale por ata nuk po e zbatojnë këtë rregull.

Emisioni “Stop” ka siguruar një video, ku duket Jetnor Islamaj, babai i fëmijëve, që u jep atyre cigare, ndërsa u thotë për të ëmën fjalë të rënda ofenduese (se është k*rvë dhe prostituohet).

Ish-bashkëshorti, Jetnor Islamaj: Tani është k*rvë ajo tani, tani është k*rvë.

Denoncuesja: O Kristi!

Fëmija: Eeeeooo…

Denoncuesja: Mos dëgjo atë, të keqen mami, ça thotë ai!

Ish-bashkëshorti: Mami jot është k*rvë, i thashë!

Fëmija: Nuk dëgjoj atë unë, joo!

Ish-bashkëshorti: Sa u q* ve sonte? Thuaj, sa lekë more?

Ish-bashkëshorti: Hë mi k*rvë, ik q*hu andej, ik! Do vijnë te ty ata?! Shiko si po q*het, shiko o Kristi! Shiko, shiko! Do pispilloset nashi, do lyhet do ngjyhet do të vejë të q* het. Ha, ha, ha, ha…

Gazetarja e emisionit Stop, Domenika Bajraktari, iu drejtua zyrës përmbarimore shtetërore në Fier dhe kryetari i zyrës, Julian Hoxhaj, shpjegon se janë bërë dy tentativa për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, por ato janë penguar.

Sipas tij, Shërbimi Social nuk bashkëpunon pasi fëmijët që janë nën 10 vjeç duhet automatikisht të bashkohen me nënën.

SHQIPERIA IME

“Mamaja juaj q***t me lekë”.Mallakastrioti dh*unon dhe t*raumatizon fëmijët e tij Read More »

Artan Hoxha:Ja kush është programi i ri ku komunikojnë pa u përgjuar

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar nga kriminelë përse ka dhënë intervistë për SKY.

“Po tregoj vetëm një rast që kanë përdorur grupet e krimit të organizuar. Ka qenë Encrochat, që u dekriptua. Ky aplikacion përdorej nga 60 mijë njerëz. Nga ai operacion u pa se Shqipërët e përdornin. Madje pjesa më e madhe ishin shqiptarë. Dhe kur erdhën më panë që unë kisha një Sky më thanë si ka mundësi sepse mafia shqiptare u godit. Nuk u godit u thashë sepse Encrochat nuk përdoret më por përdoret Sky. Kështu unë kisha kohë që komunikoja me ata të Amerikës Latine.

U detyrua qendra e Sky që të bënte deklaratë e të thoshte se aplikacioni nuk ishte thyer. Ata në Amerikën Latine më thanë na prishe punë, pse e the këtë. Dhe çfarë ndodhi, në Mars u thye Sky dhe u kapën 28 ton kokainë. Na u ndërpre dhe komunikimi. Çfarë bënë? Autoritetet amerikane instaluan një tjetër program dhe të gjithë grupet kriminale e instaluan. U zbuluan 300 grupe më vonq dhe u kapën 150 milionë dollarë”, deklaroi Hoxha në Opinion.

Hoxha zbuloi po ashtu programin e ri me të cilin komunikojnë kriminelët dhe politikanët. Bëhet fjalë për Signal.

“Ministrat, zyrtarët dhe politikanët kanë aplikacion të ri tashmë. Ata nuk përdorin më ËhatsApp. po të takon një politika, gjëja e parë që thotë është ‘a ke Signal ti?’. Përdorin Signal për të komunikuar, është më i sigurtë”, tha Hoxha.

SHQIPERIA IME

Artan Hoxha:Ja kush është programi i ri ku komunikojnë pa u përgjuar Read More »

Mblidhen lekët për sjelljen e trupit të 28-vjeçarit shqiptar nga Anglia

Një ngjarje tragjike u shënua disa ditë më parë në Angli, ku një 28-vjeçar shqiptar ndërroi jetë si pasojë e Covid. Bëhet fjalë për Sidorel Myzeqari me origjinë nga Mollasi i Elbasanit. Ai jetonte në Angli prej disa vitesh. Pas infektimit me Covid gjendja e tij u rëndua papritur dhe u shtrua në spital, por fatkeqësisht nuk ia doli dot t’i mbijetonte virusit.

Ndërkohë shokët dhe të afërmit e tij filluan procedurat për të kthyer në atdhe për të ndihmuar financiarisht familjen duke hapur një Gofundme. Tashmë në lloagrinë në Gofundme janë mbledhur 30,696 paund nga 303 donatorë./joq

Mblidhen lekët për sjelljen e trupit të 28-vjeçarit shqiptar nga Anglia Read More »

Disa nga simptomat e zgjatura si pasojë e C ovid. Lodhje kronike dhe sulm në zemër

Disa nga simptomat e sëmundjes së zgjatur të shkaktuar nga koronavirusi janë lodhja kronike, turbullimi i mendimit, pagjumësia, probleme në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets, përshkruan se çfarë përfaqëson realisht COVID-i zgjatur dhe se si po e kurojnë atë mjekët në Amerikë.

Pasi kalojnë COVID-19ën, shumë njerëz ankohen për simptoma të vazhdueshme për muaj të tërë. Sipas një raporti të organizatës jofitimprurëse FAIR Health, rreth 15-20% e atyre që janë prekur nga virusi vazhdojnë të kenë simptoma muaj më vonë. 14-vjeçarja Seaenna nga shteti Cleveland u sëmur nga COVID-i rreth një vit më parë.

“Kur m’u rikthye nuhatja, ishte komplet ndryshe, si e transformuar. Ushqimet e rregullta më japin shijen e llastikut që digjet. Një aromë e çuditshme”, thotë ajo. Doktorët e quajnë këtë periudhë të gjatë rikuperimi “COVID-i i zgjatur”. Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan periudhën “post-COVID”. “Ndodh tek individët që janë infektuar nga SARS-CoV-2, zakonisht rreth tre muaj më pas.

Me simptomat që dallohen për të paktën tre muaj pas infektimit me koronavirus dhe zgjasin edhe për të paktën dy muaj të tjerë dhe që nuk mund të shpjegohen nga një diagnozë tjetër”, thotë Janet Diaz, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përshkruajnë 18 simptoma të zakonshme, përfshirë kollën, dhimbjet e kokës, probleme me frymëmarrjen, pagjumësinë, çrregullimin e rrahjeve të zemrës dhe shpesh lodhje kronike.

“Është shumë e pranishme. Lodhja kombinohet me simptoma si ‘mjegullimi i trurit’, që do të thotë vështirësi në përqëndrim, mungesë kthjellimi…”, thotë Linda Geng, nga klinika “Stanford PACS”. Dr. Geng kuron pacientët me COVID-in e zgjatur. Ajo thotë se sfida është diagnostikimi i saktë, që këto simptoma të zakonshme janë për shkak të post-COVID-it dhe jo diçkaje tjetër.

“Ka një lidhje mes vazhdimësisë së simptomave, që nuk i kishin përpara se të merrnin COVID-in dhe të faktit që nuk patën ndryshime të tjera shëndetësore. Kjo eliminon disi mundësitë e tjera”, thotë doktore Geng. Qendrat shëndetësore për COVID-in e zgjatur po shtohen me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara. Në mediat sociale janë krijuar grupe për të ndihmuar pacientët që përballen me pasojat mendore të simptomave post-COVID.

Ish-infermierja Laney Bond thotë se grupit të saj në mediat sociale i shtohen 1500 persona në javë. “Jemi përqëndruar tek informimi i pacientëve”, thotë ajo. Institutet Kombëtare të Shëndetit kanë filluar një projekt prej 470 milionë dollarësh, për të mësuar më shumë rreth simptomave të post-COVID-it dhe për të gjetur një kurë për to./ Marrë nga VOA

Disa nga simptomat e zgjatura si pasojë e C ovid. Lodhje kronike dhe sulm në zemër Read More »

Ja kush janë ushqimet që rrisin humorin dhe largojnë mërzinë

Të dhënat studimore konfirmojnë se ka disa ushqime që mund të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru. Të gjithë e dimë fuqinë e humorit të keq dhe ndikimin e tij në mbarëvajtjen e ditës.

Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive.

Mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth.

Rrjedhimisht është shumë e rëndësishme që truri të ushqehet me produkte që nxisin prodhimin e këtyre hormoneve.

Një regjim i shëndetshëm ushqimor mund të përmirësojë humorin në përgjithësi, por ushqimet e mëposhtme arrijnë të përmirësojnë humorin në mënyrë krejt natyrale dhe menjëherë.

Buka me drithëra të plota
Buka është e pasur me karbohidrate që arrijnë shumë shpejt tek qelizat e trurit dhe nxisin prodhimin e serotoninës.

AgroWeb.org ju rekomandon të keni kujdes me sasinë nëse keni problem peshën.

Çokollata
Çokollata, veçanërisht ajo e zezë, është një ushqim tjetër që gëzon trurin.

Çokollata përmban shumë antioksidantë që të ngrejnë humorin menjëherë dhe trajtojnë simptomat e depresionit.

Spinaqi
Përbërësit natyralë të spinaqit përmirësojnë humorin shumë lehtë.

Kjo barishte është e pasur me hekur dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, duke nxitur prodhimin e hormoneve të mira.

Portokallet
Portokallet janë ndër agrumet më të rekomanduara kundër depresionit.

Ato janë të pasura me vitaminë C dhe folat, të cilat ndihmojnë në rritjen e nivelit të dopaminës.

Peshku
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, peshku është i pasur me acidet yndyrore omega-3 që përmiërsojnë humorin duke rritur nivelet e serotoninës.

Shafrani i Indisë – Tumerik
Shafrani është një erëz shumë e mirë për humorin dhe gjendjen shpirtërore.

Konsumi i tij shmang luhatjet e humorit gjatë simptomave të ciklit tek gratë.

Shafranin apo tumerikun e gjeni në markete dhe dyqane ku shiten erëzat.

Arra e kokosit
Arra e kokosit përmban acide yndyrore omega-3.

Ato kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe të qetësojnë nervat.
(Balkanweb)

Ja kush janë ushqimet që rrisin humorin dhe largojnë mërzinë Read More »

Ard Daullxhiu kërkon takim me Edi Ramën: “Nuk kam ku bëj dashuri, na sheh goca”

Ard Daullxhiu, i njohur ndryshe si “i mjeri më i famshëm në Shqipëri”, një personazh i njohur i ekranit dhe mediave sociale për shkak të historisë së tij, ka qenë mbrëmë i ftuar në #Expuls nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.

Ai rrëfehu se si 4 gra nga vende të ndryshme të Shqipërisë e kanë braktisur atë për shkak se nuk ka shtëpi të madhe.

Në banesën ku jeton me vajzën, ai thotë se nuk ka një ambjent për intimitet me gruan.

SHQIPERIA IME

Ard Daullxhiu kërkon takim me Edi Ramën: “Nuk kam ku bëj dashuri, na sheh goca” Read More »