Irina

‘O mentor je legen’ sherri virtual mes analistit dhe Luizit: Njeriu pas të 40-tave të mbajë përgjegjësi për fytyrën që ka….

Një konflikt virtual ka ndodhur mes gazetarit dhe analistit të njohur Mentor Kikia dhe këngëtarit shkodran, apo thënë ndryshe fenomenit Luiz Ejlli.

Ka qenë një intervistë e divës së muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, e cila tha se tani nuk është momenti që të bëjë një bashkëpunim me Luizin, në këtë moment kur ai është në kulmin e famës, pasi sipas artistet bashkëpunimet e mira vijnë atëhere kur publiku nuk i pret.

Ky lajm bëri xhiron e rrjetit dhe sigurisht s’i kishte shpëtuar pa u kapur as nga analisti. Ai kritikoi mediet se si mundën të krahasojnë të madhen Aurela me Luizin, për të cilin tha se nuk ka asnjë vlerë artistike.

“Nuk po e mbaj dot më..Më dilni këto ditë nëpër rrjet, poshtë e lart dhe pa fund, lajme-leshi që Aurela Gace refuzon Luizin për të kënduar së bashku. Këto soj lajmesh janë lloqe mediatike për klik, e di unë këtë. Por si keni kurajen o bicim të përballni një këngëtare, një artiste, me një produkt televiziv pa asnjë vlerë artistike (njerëzore se di, nuk e njoh)”, shkruajti Kikia në postimin e tij, të cilin më pas e fshiu.

Komenti i Kikisë u fshi, por Luizit nuk i shpëtoi. Ai e ripostoi statusin e analistit në llogarinë e tij në Instagram dhe i listoi atij arritjet, e madje i kujtoi edhe sukseset që ka arritur në karrierë. Duke nisur nga çmimi në “Ethet” dhe deri te pjesëmarrja e tij në Eurovision. Në postimin e tij këngëtari e ofendoi gazetarin dhe tha se ndryshe nga ai, postimin e tij nuk e do e fshijë. Por, të gjithë keni mundur të njihni pak Luizin brenda në shtëpi, çfarë thoshte tani, s’e thoshte pastaj e sigurisht ky postim ndonëse këngëtari tha që nuk do e fshijë, u fshi vetëm pak orë pas.

“Te thuash, qe une jam pa kurrefare viere, nuk e di nga e nxjerr!

Është e vërtetë që jam produkt i një formati televiziv, por i “Etheve”, produkt i të cilëve janë edhe Elvana Gjata, Anjeza Shahini, Rona Nishliu, Vesa Luma, Rosela Gjylbegu,

Samanta Karavello, Kamela Islamaj, Flaka Krelani, Linda Halimi, Mateus Frroku, Greta Koçi, Hersi Matmuja, Klajd Musabelliu, Kejsi Tola, etj etj.

Jam fitues i kësaj gare të rëndësishme, fitues i Këngës Magjike, fitues i Festivalit të Këngës, e për rrjedhojë, edhe pjesëmarrës në Festivalin Europian të Këngës. Në Big Brother jam nga të paktët që kam hyrë si dikush që ka bërë diçka, si “vip” ndryshe nga shumë të tjerë që kanë hyrë në dy edicione dhe s’e kishim haberin se kush janë.

Por je kokrra e legenit o Mentor, që e postove dhe e fshive. Epo un nuk e fshij o shok! Legen je dhe pik”, shkruante Luizi në postimin e tij.

‘O mentor je legen’ sherri virtual mes analistit dhe Luizit: Njeriu pas të 40-tave të mbajë përgjegjësi për fytyrën që ka…. Read More »

‘Ti që shan Kiarën, do ta pres…’, kërcënohet me jetë ish-banori i BBV

Bled Mane, në një ndër postimet e tij të shumta në rrjetet sociale, sot ka publikuar mesazhin e një ndjekësi.

Por ky mesazh nuk duket aspak normal. Ndjekësi, të cilin Bledi nuk ka nguruar t’i publokojë edhe emrin, e kërcënon me jetë gazetarin.

“Ti që shan Kiarën, kam për të ta prer kokën.

Do ta pres kokën”, shkruan ndjekësi i cili i ka dërguar edhe thirrje në Instagram Bledit.

Kërcënimet të kësaj natyre duket se po bëhen normale për ish-banorët e BBV.

Pak ditë më parë ishte Krist Aliaj ai që ndau me ndjekësit një kërcënim që i vinte në mesazh

‘Ti që shan Kiarën, do ta pres…’, kërcënohet me jetë ish-banori i BBV Read More »

Safeti në burg dhe Alma në ‘arrest shtëpie’, qentë endacakë ‘pushtojnë’ qytetin e Kukësit

Qentë endacakë ditëve të fundit janë shtuar në qytetin e Kukësit. Ata janë kudo duke u kthyer në një problem serioz për qytetarët pasi në shumë raste qentë që lëvizin tufë, bëhen mjaft agresiv.

Siç tregohet edhe në këto pamje, qentë endacakë në rrugët e qytetit të Kukësit i gjen ngado, duke ecur, apo edhe duke ngrënë mbeturinat urbane që qytetarët hedhin nëpër kontenierët e mbeturinave.

Numri i madh i qenve endacak në rrugët e qytetit shumëherë ka paraqitur problem për qytetarët. Shtimi i qenve endacakë, vjen si pasojë e sjelljes së tyre nga banorët e zonave rurale, të cilët gjatë dimrit i mbajnë ata për të ruajtur bagëtitë dhe në verë i dëbojnë.
Megjithëse shpeshherë nga Bashkia janë ndërmarrë nisma për grumbullimin apo largimin e qenve pa zot nga zonat urbane, sërish situata çdo vit vijon të mbetet e njëjtë, madje këto lloj kafshësh shtohen gjithmonë e më shumë.

Kujtojmë se pikërisht strehimi i qenve endacakë u bë shkak për arrestimin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, për shkak se kreu marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin, e cila kishte dhe një projekt për grumbullimin e kafshëve që nuk kanë pronar, në qytetin verilindor./Shqiperiaime

Safeti në burg dhe Alma në ‘arrest shtëpie’, qentë endacakë ‘pushtojnë’ qytetin e Kukësit Read More »

Shiti bagëtitë dhe mbolli hashash, i moshuari: Nuk kisha me çfarë të paguaja operacionin

“E kam mbjellë kanabisin për arsye shëndetësore, pasi do t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje kirugjikale dhe operacioni kushton shtrenjtë”.

Kështu e nisi rrëfimin në gjykatë 72-vjeçari Vesel Xhaferri, i cili i vendosi trupës gjyqësore ekspertizat që vërtetonin se ai vuante nga diabeti dhe se priste ndërhyrje kirurgjikale pas infarktit.

I moshuari shtoi se vendosi të mos mbjellë me perime në bahçen e shtëpisë, me të cilat sipas tij vetëm mbijetonte, por nuk arrinte të blinte as ilaçet.

I moshuari u justifikua në gjykatë me shkaqet shëndetësore dhe ekonomike, që e shtynë të kthehet në një kultivues droge dhe me këtë arsyetim ai kërkoi ndryshim të masës së sigurisë.

72-vjeçari tregoi se si bleu 140 fara hashashi për 500 euro, të cilat i kishte siguruar vetëm pasi kishte shitur bagëtitë.

Gjatë gjykimit u konstatua se i dyshuari si kultivues, nuk kishte mundësi ekonomike për të paguar një avokat, ndaj gjykata i ofroi një avokat falas nga shteti, sipas Tch.

Përpara se të arrestohej, Vesel Xhaferri jetonte në fshatin Fushë Thumanë, bashkia Krujë dhe sipas prokurorisë në vend të perimeve në serë ai kishte kultivuar 85 bimë cannabis sativa.

Shiti bagëtitë dhe mbolli hashash, i moshuari: Nuk kisha me çfarë të paguaja operacionin Read More »

U tha se ishte e shtruar në spital, reagon Fjolla Morina, ja si është gjendja shëndetësore e këngëtares

Pas shumë kohësh e larguar nga rrjetet sociale, dhe pas lajmeve se ishte shtruar në spital, këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar në Instagram. Përmes një video të shkurtër në Insta Story, këngëtarja ka bërë me dije se nuk ka qenë mirë nga ana psikologjike, por që me ndihmën e mjekëve tani është më mirë.

Ndërkohë nuk ka lënë pa përshëndetur miqtë, që e kanë pyetur dhe “kërkuar” gjatë kësaj kohe largimi nga rrjetet sociale.

“Hello, iu përshdesim krejtve! Faleminderit për fjalët e bukura që më keni shkruar.

Unë jam mirë, në mënyrën psikologjike nuk kam qenë dhe shumë mire, shpresoj të bëhem më mirë me ndihmën e mjekëve tone në Prishtinë, Ju përshëndes dhe njëherë. Faleminderit për fjalët e bukura”, tha këngëtarja.

U tha se ishte e shtruar në spital, reagon Fjolla Morina, ja si është gjendja shëndetësore e këngëtares Read More »

E zunë poshtë pllakat e mermerit, deputeti prek me postimin për mikun: Ben, ike…

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e të enjtes, në lagjen numër 15 të Durrësit, ku një 52-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti në punë.

Shtetasi Arben Kurmeka u zu poshtë nga pllakat e mermerit të cilat ndodheshin në kamionin me të cilin ai po punonte.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të 52-vjeçarit, ka reaguar përmes një postimi në facebook dhe deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi.
Teksa ka ndarë një foto në krah të viktimës, Bylykbashi shkruan se largimi parakohe i mikut të tij ka lënë një trishtim të madh.

“Ben, ike e na le trishtim të madh. Mik i mirë, demokrat i paepur, nuk do të harrohet buzëqeshja jote, angazhimi me zemër e pa u kursyer. I paharruar kujtimi e kontributi yt Arben Kurmeka! U prehsh në paqe!”, shkruan Bylykbashi.

Kujtojmë se Arben Kurmeka ishte një ndër aktivistët e parë të Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit.

E zunë poshtë pllakat e mermerit, deputeti prek me postimin për mikun: Ben, ike… Read More »

Letra e pacientes që ulërin mjerimin e spitaleve dhe mjekësisë sonë

Nga Ina Kasimati

Më vjen keq ta them, po në Shqipëri jemi qindra vite larg nga mjeksia që duam. Unë kur u diagnostikova me kancer gjiri para 4 vitesh , operacionin e bëra tek spitali onkologjik në QSTU.Jam operuar( unë dhe shumë pacientë) në një krevat me tre këmbë dhe mu hoqën të gjitha limfonodulat pasi kështu ishte aparatura .

Më pas shefja e terapisë, Dr.Dhurata nuk më dha terapinë sipas protokollit dhe vetëm kur shkova në Itali për vizitë , e mësova këtë gjë.Kur u ktheva dhe ja thash Dr.Dhuratës ,ajo më tregoi listën e pacientëve që prisnin prej disa muajsh të merrnin Zoladexin.I shkruajta atëhere Drejtorit të përgjithshëm Z.Joti .Asnjë përgjigje.

I shkruajta Ministres , znj.Manastirliu.Asnjë përgjigje.Pastaj një shoqe më sugjeroi ti shkruaja Kryeministrit. Mu duk absurde , por e bëra.Dhe për gjysëm ore drejtori i spitalit më shkruajti një sms ( të lante gojën) Znj.Kasimati , ju e keni marr ilacin në farmacinë e spitalit ….( qesharake) E kundërshtova dhe i shkruajta që nuk e kam marr ilacin dhe as që nuk e dija ku ishte farmacia e spitalit.Pas disa ditësh më telefonuan dhe u futa në listë për ilaçin.Pas tre vitesh ( dmth vitin e kaluar) kur mu përsërit sëmundja dhe u bë publike thirrja për të më ndihmuar financiarisht të ikja jashtë dhe qindra shqiptarë filluan të më mbështesnin , më morri në telefon ministrja znj.Manastirliu dhe më pyeti për shëndetin.

I thash dua të iki në një spital jashtë , pasi spitali onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori dhe në dhomën e vogël e onkologes, që shkoja cdo tre muaj dhe për ironi pas covidit ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikje bëje terapinë.Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin , tek dera prisje në këmbë në rradhë … , Nuk e di nëse keni shkuar në spitalin onkologjik , në katin e parë ku janë vendosur foto nga Shqipëria turistike me një diciturë në anglisht të një.firme Farmaceutike ; Bëje tani , atë që pacienti ka nevojë më pas”

Aty ishte edhe një fotografi nga një kishë në Voskopojë ku në oborr ishte një varr….Kur e kam parë jam tmerruar .I bëra foto .Ja dërgova drejtorit, e postiva edhe në faqen time në fb dhe më pas u hoq …

Para se të nisesha në Francë , falë mbështetjes të shqiptarëve , dhe jo të shtetit , unë prisja përgjigjen e biopsisë , por nuk e morra pasi në spital mungonin kitet ….Ndërkohë në ato koridore spitali kam takuar familjarë të pacientëve aty , të shqëtësuar për mungesë të ilaceve, kimioterapisë…Për të mos folur për skanerin që ngelet si një gjë e rrallë që të bëhet dhe jo si një procedurë rutinë për të të ndjekur në ecurinë e trajtimit mjeksor , apo analizat , ilacet ….Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse ti shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit….Është turp!Në cilin vënd të Europës ndodh kjo ? Shërbimi shëndetësor duhet të jetë një normalitet nëse trajtohesh/ opetohesh në spitalin publik dhe nëse nuk bëhet aty , skena e sigurimeve shëndetësore e merr përsipër mbështetjen e pagesës për pacientin. …Pse pasi bëhesh publik dhe kërkon ndihmë, ministrja të merr në telefon dhe ” lan moralin* që shteti e dha ndihmën…Jam kurioze të dijë në rastin e aktorit Fuga cfarë mbështetje i ka dhënë shteti , kur ai është një pagues i sigurimit shëndetësor? Po Pr.Petrela cfarë ka bërë konkretisht kur ai është doktor në spitalin publik dhe neurokirurgu më i mirë ?

Letra e pacientes që ulërin mjerimin e spitaleve dhe mjekësisë sonë Read More »