Irina

Vdes papritur 37-vjeçari në burg, ja dyshimet e para

Një i dënuar në burgun e Rrogozhinës ka vdekur mbrëmjen e djeshme. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, bëhet fjalë për shtetasin Mariglen Alterziu, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim.

Referuar deklarimeve të banorëve të dhomës si dhe të punonjësit të shërbimit, rreth orës 20.30, i dënuari është futur në ambientet sanitare dhe pas disa minutash është konstatuar pa ndjenja i rënë në dysheme.

Menjëherë është thirrur stafi shëndetësor i turnit, i cili ka shkuar tek pacienti në orën 20.38, për një kohë më pak se 3 minuta dhe i ka dhënë ndihmën e parë.

Në orën 21.15 konfirmohet nga mjekja e shërbimit e Qendrës Shëndetësore Rrogozhinë vdekja e tij.

Nga vlerësimi paraprak – si dhe deklarimet e stafit shëndetësor – dyshohet për arrest kardiak, por kjo pritet të konfirmohet nga ekspertët e mjekësisë ligjore.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju informon se me datën 12 gusht 2023 ka ndërruar jetë shtetasi Mariglen Qani Alterziu, i datëlindjes 03.04.1986, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim. I ndjeri ka qenë i vendosur në IEVP Rrogozhinë që prej datës 13.01.2023.

Referuar deklarimeve të banorëve të dhomës si dhe të punonjësit të shërbimit, rreth orës 20.30, i dënuari është futur në ambjentet sanitare dhe pas disa minutash është konstatuar pa ndjenja i rënë në dysheme. Menjëherë është thirrus stafi shëndetësor i turnit, i cili ka shkuar tek pacienti në orën 20.38, për një kohë më pak se 3 minuta dhe i ka dhënë ndihmën e parë.

Është urdhëruar shoqërimin i tij për në Qëndrën Shëndetesore Rrogozhinë nëpërmjet punojësve të policisë të grupit të sigurisë dhe stafit shëndetësor, të cilët ishin me shërbim. Në orën 21.15 konfirmohet nga mjekja e shërbimit e Qendrës Shëndetësore Rrogozhinë vdekja e tij.

Një ekip i Drejtorisë së Përgjithshme dhe specialistët e SHKBB kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimin lidhur me rrethanat e vdekjes. Nga vlerësimi paraprak – si dhe deklarimet e stafit shëndetësor – dyshohet për arrest kardiak, por kjo pritet të konfirmohet nga ekspertët e mjekësisë ligjore.

Nga të dhënat e përgjithshme, ky i burgosur është klasifikuar si person i qetë dhe pa asnjë problematikë të veçantë, – nuk ka asnjë evidencë që të ketë pasur konflikte apo hasmëri me persona të tjerë brenda regjimit, si dhe nuk ka të dhëna si përdorues i lëndëve narkotike apo psikotrope. Gjithashtu, që nga nisja e dënimit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga i ndjeri apo stafi mjekësor për probleme të mundshme shëndetësore.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të të ndjerit.

Vdes papritur 37-vjeçari në burg, ja dyshimet e para Read More »

Adriatik Lapaj: Rama nuk e ka shfrytëzuar pushtetin në të mirë të vendit, historia do ta gjykojë

Duke folur në ‘Piranj Cast’ me aktorin Florjan Binaj, avokati Adriatik Llapaj është shprehur se Rama është një nga të pakët politikanë që ka pasur në dorë të gjitha pushtetet por që nuk i kam përdorur në të mirë të vendit.

Binaj: Çfarë është Rama për ty?
Llapaj: Është një bashkështetas që i cili ka talentet e veta në diskursin publik dhe politik dhe që rrallë kush ka pasur pushtet total dhe i vetëm, por mendoj që nuk e ka shfrytëzuar në të mirën e vendit të tij dhe historia do ta gjykojë jo për mirë por për mënyrën se si e harxhojë kohën në drejtimin e vendit

Adriatik Lapaj: Rama nuk e ka shfrytëzuar pushtetin në të mirë të vendit, historia do ta gjykojë Read More »

Aktori shpërthen pas mbylljes së ‘Klanifornias’: ‘S’mund të më lajmëroni 3 muaj përpara…’

Në muajin qershor spektakli i humorit në Tv Klan, “Klanifornia” mbylli rrugëtimin e tij. Ishte producenti Turjan Hyska i cili konfirmoi mbylljen e programit shumë të dashur për publikun.

Ditën e djeshme aktori Albano Bogdo në një lidhje live në Tik Tok ka treguar se është lajmëruar vetëm 3 muaj më përpara për mbylljen e spektaklit të humorit.
“Na erdhi një ditë pronari, nuk na erdhi neve i tha drejtorit tonë të ‘Klanifornias” Turit në muajin prill, në qershor mbyllet komplet. Nuk mund të thotë njeriu 3 mua para ikni ju, e di unë që 3 muaj është ligjërisht njoftimi por unë nuk jam roje objekti, duhet të më thuash 1 vit para, që unë të mendohem 1 vit, ta ndaj jetën në mes punës që po bëj, të cilën dua ta bëj shkëlqyer dhe midis projektit të ri të ardhshëm që duhet të bëj ku të përplasem. Nuk mund të më thuash 3 muaj përpara, ti tjetri ti tjetri etj vafshi të sëmës së mua kaq m’u deshët. Nuk kam pyetur asnjërin se ku do të shkojë”- dëgjohet të thotë aktori i humorit në video live e bërë më ndjekësit në Tik Tok.
“Klanifornia”, i cili u moderua nga Marina Vjollca, nisi si program në tetor të vitit 2019 dhe vazhdoi për gjashtë sezone rresht.

Aktori shpërthen pas mbylljes së ‘Klanifornias’: ‘S’mund të më lajmëroni 3 muaj përpara…’ Read More »

E rëndë në Greqi/ I riu shqiptar bie nga lartësia, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 31 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi ku po punonte.

E-Thelassia shkruajnë se i riu shqiptar është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Volos, por për shkak të plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.
Ndër të tjera thuhet se shqiptaro mund të ketë rënë nga 15 metra lartësi, teksa po punonte për një kompani teknike në Athinë, e cila merrej me mirëmbajtjen e çatisë së fabrikës Halyvourgia.

Sipas informacioneve, ai teksa ka qenë duke punuar, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia.

E rëndë në Greqi/ I riu shqiptar bie nga lartësia, ndërron jetë Read More »

Dhëndri zbulon tradhtinë e nuses në ditën e dasmës: ‘Shko në Mykonos me dashnorin’

Një çift italian Massimo Segre një bankier e la nusen e ardhshme pikërisht në ditën e dasmës. Segre dhe partnerja e tij 40-vjeçare Cristina Seymandi kanë qenë bashkë që nga viti 2020 dhe kishin planifikuar të kurorëzonin lidhjen e tyre të dashurisë në martesë.Ata kishin organizuar një ceremoni në një nga vilat më prestigjioze në kodrat e Torinos para 150 të ftuarve. Por ajo që rezultonte të ishte një dasmë madhështore pati fund të papritur.

64-vjeçari ka zbuluar para të pranishmit tradhëtinë e nuses së ardhshme.
“Tani shko në Mykonos me avokatin tënd,” dëgjohet duke thënë ai duke renditur edhe marrëdhënie të tjera të nuses së ardhshme. Cristina, e poshtëruar para miqve dhe të afërmve i ka mohuar akuzat.

Dhëndri zbulon tradhtinë e nuses në ditën e dasmës: ‘Shko në Mykonos me dashnorin’ Read More »

Fredi Beleri ka tre kërkesa për Mitsotakis

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë Fredi Beleri ka zbardhur takimin me deputetin grek Angelos Syrigos pas hekurave, të cilit i ka parashtruar dhe tre kërkesa për t’ia transmetuar kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Beleri deklaron në një postim në “Facebook” se kërkon të marrë menjëherë detyrën si Kryetar i Bashkisë për të ndaluar grabitjen e pronave të komunitetit grek.
Sipas tij, u përgatit “një ligj që supozohet se kishte për qëllim zhvillimin e zonës duke tërhequr kapitale të huaja, por se deri më sot as edhe një i huaj nuk ka investuar në zonën tonë dhe të gjithë ata që janë shpallur investitorë strategjikë janë që të gjithë shqiptarë me lidhje me pushtetin.

Ai thekson më tej se “qëllimi ynë është, gjithashtu, të jetojmë në një shtet demokratik ku nuk ka dallime për përkatësinë etnike të shtetasve të vet dhe të ndalojnë politikat e shantazhimit të popullsisë”.

POSTIMI I PLOTË
Falënderoj nga zemra profesorin, deputetin e Demokracisë së Re dhe mikun tim të ngushtë, z. Angelos Syrigos, i cili më vizitoi në burgun e Tiranës, i dërguar i Kryeministrit Grek, z. Kyriakos Mitsotakis.

Nga z. Angelos Syrigos kërkova që t’i transmetojë Kryeministrit të Greqisë vendimin tim, i cili është kërkesë e të gjithë popullit të Himarës, për të marrë menjëherë detyrën si Kryetar i Bashkisë për të ndaluar grabitjen e pronave të komunitetit grek.

Përgatitën një ligj që supozohet se kishte për qëllim zhvillimin e zonës duke tërhequr kapitale të huaja. Deri më sot as edhe një i huaj nuk ka investuar në zonën tonë. Të gjithë ata që janë shpallur investitorë strategjikë janë që të gjithë shqiptarë me lidhje me pushtetin.

Qëllimi ynë është, gjithashtu, të jetojmë në një shtet demokratik ku nuk ka dallime për përkatësinë etnike të shtetasve të vet dhe të ndalojnë politikat e shantazhimit të popullsisë.

Z. Syrigos i thashë se pres tre gjëra:
– të betohem menjëherë si kryetar i bashkisë, populli i së cilës më zgjodhi.
– të lirohem nga burgu, në mënyrë që të mundem të ushtroj detyrën time si kryetar bashkie.
– të rrëzohet akuza e padrejtë, qesharake, tendencioze dhe e pabazë që është ngritur ndaj meje.

Në personin e Kryeministrit Grek falënderojmë Greqinë që lufton krah nesh për të siguruar të drejtat tona njerëzore.

Fredi Beleri ka tre kërkesa për Mitsotakis Read More »

Vrau gruan dhe më pas veten, vëllai i Gjergji Mullallit denoncon mbesën e tij: E bija e tij e kërcënonte me mesazhe vdekjeje, ja ç’i ka shkruar

Gjergji Mullalli, i cili në 29 korrik në Zëmblak vrau gruan e tij Luiza Mullallin.

Trupin e pajetë të saj e hodhi në një gropë septike. Ndërsa një ditë ai vrau veten pasi u rrethua nga policia.

Çifti ishte në proces divorci pasi prej kohësh kishin pasur probleme. Këto probleme ishin transmetuar edhe tek fëmijët e tyre, dy vajza dhe një djalë. Vëllai i Gjergji Mullallit,

Gazmondi, tregoi në emisionin “Uniko” disa mesazhe që vajza e autorit të këtij krimi ia kishte dërguar babait. Ajo e kërcënonte se do ta vriste. “Ja se ç’thotë vajza. ‘Unë ty kam për të të vrarë me duart e mia.

Varrin do të hap dhe do të mbuloj me dhe vetë. Gjej vrimë ku të futesh se po vij. Tashi nis lufta. Do të bëj të vdesësh, edhe ty, edhe tët bir. Do ta fus brenda’”, tha Gazmondi. Mesazhi është dërguar në nëntor të vitit të kaluar.

Vëllai bëri publike disa mesazhe të tjera që djali i Gjergjit bëri me hallën e tij në Amerikë. “Po dilja në sallon. Shikoja televizorin dhe kisha ndezur një cigare. U mat të më merrte telefonin nga duart për ta thyer.

U mat për të më goditur, por s’e bëri. Kjo është fare. Po ç’është kjo nënë, o hallo?!Kam 5 ditë që jam kthyer nga garat dhe nuk më ka larë rrobat. Pale për të ngrënë. Dhe ia ka fajin babi kësaj? Kjo nuk e di që e bëj për Elbasan.

Nuk e kuptoj o hallo, në punë vete dhe frigoriferi bosh. Ilaç për rrobat që të lahen, plus është fiksuar në karta e bankës. Tashi foli me atë të voglën, i kërkoi 100 Euro t’ia dërgojë me autobusat e grekut”, tha ai.

Vrau gruan dhe më pas veten, vëllai i Gjergji Mullallit denoncon mbesën e tij: E bija e tij e kërcënonte me mesazhe vdekjeje, ja ç’i ka shkruar Read More »

Makina e fundit e Mbretit Zog kthehet në Shqipëri

Makina e fundit që Mbreti Zogu I përdori gjatë kohës kur qëndronte në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes, u kthye në Shqipëri. Lajmi është bërë me dije nga gazetari Blendi Fevziu, i cili thotë se makina Rover e prodhimit të vitit 1949, e porositur nga Mbreti shqiptar në mërgim dhe e përdorur prej tij në Egjipt e Francë, ishte prej shume dekadash pronë e një koleksionisti francez.

Sipas gazetarit, me interesimin e Ambasadorit shqiptar në Francë dhe falë pasionit të Renis Bodinakut, makina Rover e Mbretit Zog sot mbërriti në Shqipëri dhe do të jetë pjesë e muzeut që Bodinaku do hapë në Tiranë.

“Makina e fundit qe Mbreti Zog perdori ne Egjipt dhe ne France perpara vdekjes, me ne fund kthehet ne Shqiperi. Makina Rover e prodhimit te limituar e vitit 1949, e porositur nga Mbreti shqiptar ne mergim dhe e perdorur prej tij ne Egjipt dhe me pas ne France ishte prej shume dekadash prone e nje koleksionisti francez.

Ajo u perdor nga Mbreti deri ne vdekjen e tij ne Paris me 1961. Me interesimin e Ambasadorit shqiptar ne France dhe fale pasionit te Renis Bodinakut, makina Rover e Mbretit Zog me gjithe dokumentat origjinale u ble mga ky i fundit dhe sot mberriti ne Shqiperi. Do te jete pjese e muzeut qe Bodinaku do hape ne Tirane.”-shkruan Fevziu.

Makina e fundit e Mbretit Zog kthehet në Shqipëri Read More »