Irina

Inxhinierja e ndërtimit: Studim gjeologjik dhe sizmik për çdo objekt

Inxhinierja e ndërtimit prof. dr. Luljeta Bozo duke folur mbi sigurinë e ndërtesave në vendin tonë dhe kërcënimin nga tërmete shkatërrimtarë si ai i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah nevojën e studimit gjeologjik dhe sizmik për çdo objekt që në nisje të tij, por edhe supervizionin gjatë zbatimit të rregullave. Duke analizuar në një studio televizive pasojat e këtij tërmeti që la pas 51 viktima dhe plagosi qindra të tjerë inxhinierja Bozo tha se në ndërtesat e shembura ku mbetën njerëz nën rrënoja janë shkelur këto rregulla.

“Sigurisht që çdo tërmet që bie do të bëjë dëme, por jo dëme të asaj natyre që të bëjë kolaps objekti që t’i zërë brenda. Diçka nuk ka shkuar. Janë shumë shkelje që janë bërë gjatë gjithë procesit të ndërtimit,” shprehet ajo.

Sipas saj, nuk mund të bëhet kompromis me sigurinë e objektit e cila duhet të vijë e para edhe nga vetë ndërtuesi.

“Më parë ka funksionuar kështu, të marrësh lejen e ndërtimit dhe të kesh të drejtën të projektosh, duhet të kesh studimin gjeologjik të parin dhe studimin sizmik të dytin. Pa këto nuk mund të fillosh. Nuk mund të kursesh në dëm të sigurisë së objektit që mund të zërë brenda njerëzit,” deklaroi Bozo.

Ajo shtoi se të njëjtën vëmendje duhet të ketë edhe kontrollori i cili ndjek gjithë ecurinë e zbatimit të rregullave të ndërtimit si dhe materialeve që përdoren.

“Projekti duhet të kontrollohet. Duhet të ketë një instancë që kontrollon projektin dhe projekti duhet të jetë i plotë, jo me copa letrash. Duhet ndjekur rregulli që në çdo hap të zbatimit të kontrollohet cilësia e materialit dhe mënyra se si është zbatuar projekti. Këtë e bën supervizori. Por kush e ka supervizorin? Atë mund ta ketë investitori. Atij i intereson. Ai që nuk është serioz, ta kalojë shpejt e shpejt që të mbarojë objektin. Heq hekura, shkel në cilësinë e betonit. Këtu nuk janë zbatuar rregullat teknike, asnjë rregull teknik”, u shpreh inxhinierja. /atsh

Inxhinierja e ndërtimit: Studim gjeologjik dhe sizmik për çdo objekt Read More »

Dua Lipa solidarizohet sërish me Shqipërinë, krijon bluza të personalizuara “Pray for Albania”

Pas deklarimit se të ardhurat e kompanisë do t’i jepte për të prekurit nga tërmeti, Dua Lipa ka bërë një gjest tjetër human për vendin e saj.

Ajo tashmë është fokusuar në krijimin e disa bluzave të personalizuara, të ardhurat nga shitja e të cilave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Tek bluzat shkruhet “Pray for Albania”, “Dua Lipa” dhe do të kushtojë 45 dollarë.

Përmes postimit të saj në rrjetet sociale ajo u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që duhet ndihmë e madhe për Shqipërinë në këto momente , të marrin bluzat, pasi të ardhurat do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i datën 26 nëntor për të ndërtuar një shtëpi apo ndihmuar. /atsh

Dua Lipa solidarizohet sërish me Shqipërinë, krijon bluza të personalizuara “Pray for Albania” Read More »

Vitin e ardhshëm asnjë blerje për makina e dollapë, kryebashkiakët të lëvizin me kalë

Në vitin e ardhshëm do të bllokohen të gjitha blerjet e makinave, dollapeve, kolltuqeve, tavolinave, televizorëve dhe pajisjeve të tjera në të gjitha bashkitë e vendit.

Kështu deklaroi kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të së martës ndërsa nuk kurseu batutat për kryetarët dhe administratorët e bashkive.

“Përsa i përket fondit, ne do të kalojmë si moment të parë, si faze të parë nga buxhetit 2020, 0,4% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar duke garantuar dhe siguruar që deficiti primar pozitiv të mbetet pozitiv. Asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit makro-ekonomik dhe pasi deficiti primar pozitiv do të na mundësojë atë që është domosdoshmëri, një likujditet të domosdoshëm për operimin në vitin 2020. Njëkohësisht po studiohen edhe cilat fonde mund të transferohen për vitin e ardhshëm nga viti 2019. Ka një zë në projektbuxhet që lidhet më të gjithë shpenzimet. Në vitin e ardhshëm nuk do blihet asnjë makinë, nuk do të pajiset asnjë zyrë, nuk do të bëhet asgjë nga ato që kanë qenë rutina e përvitshme dhe do të bllokohen të gjitha blerjet e makinave, dollapeve, kolltuqeve, tavolinave, televizorëve dhe të gjithë me radhë në të gjitha bashkitë e vendit. Asnjë shpenzim për këtë punë. Kush do të jetë keq për një makinë, të gjejë një kalë edhe nuk ka problem. Kryetar bashkish me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik dhe sidomos kryetar njësish administrative me kuaj, do të ishin të mirëse ardhur në komunitet që të shkonin shtëpi më shtëpi me kalë dhe të mos vinin vërdallë me vetura në qendrën e qytetit. Përtej metaforës, kjo është në fakt e vërteta”, -tha Rama.

Kryeministri informoi po ashtu se “donacionet në llogarinë e posaçme janë pjesë e fondit. Ndihma dhe financimet specifike për programin nga institucionet ndërkombëtare dhe ndihma për financimet specifike në marrëdhëniet dy palëshe. Portofoli do të jetë i hapur, ne do të dëgjojmë shumë, do të përgatitemi për të dëgjuar shumë dhe duhet të bëjmë ç’mos që purifikojmë sa të mundemi kanalet e komunikimit nga toksinat dhe nga kontaminimi sepse do të ketë shumë mbetje toksike të mendjeve të zymta që do të rrjedhin nëpër kanalet e komunikimit për të vazhduar çoroditjen shkatërrimin e nervave të këtij mileti. Çfarë nuk do të dëgjojmë”. /atsh

Vitin e ardhshëm asnjë blerje për makina e dollapë, kryebashkiakët të lëvizin me kalë Read More »

Tirana dhe Durrësi të ndriçohen për festa, Rama: Të kthehet jeta plotësisht

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë që Tirana dhe Durrësi të zbukurohen për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi se “Tirana, Durrësi duhet të ndriçohen për Vitin e Ri dhe Krishtlindjet, njësoj si qytetet e tjera të vendit”.

Kreu i qeverisë tha se “duhet të jenë qytete ku kthehet jeta plotësisht dhe ku atmosfera e Vitit të Ri do të jetë edhe më e bukur seç ka qenë vitet e tjetra, mundësisht”./atsh

Tirana dhe Durrësi të ndriçohen për festa, Rama: Të kthehet jeta plotësisht Read More »

Rama mesazh përmes fjalëve të shenjta: “Ju është dhënë falas, dhuroni falas”

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sërish sot fjalët e shenjta, për të përcjellë një tjetër mesazh kurajoje për përballimin e situatës së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri citoi fjalët e shenjta të Ungjillit sipas Mateut, ku ndër të tjera thuhet: …ju është dhënë falas, dhuroni falas.

“Në ato kohëra, pasi mblodhi të dymbëdhjetët, u tha atyre: “Shëroni të sëmurët, ringjallni të vdekurit, purifikoni lebrozët, shpartalloni demonët: Ju është dhënë falas, dhuroni falas”. (Ungjilli sipas Mateut, 10:1,8)”, tha Rama./atsh

Rama mesazh përmes fjalëve të shenjta: “Ju është dhënë falas, dhuroni falas” Read More »

Të prekurit në zonat rurale, Rama: Ata që marrin shtëpi në zonat urbane të dorëzojnë tokën

Kryeministri Edi Rama ka kërkuan në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë që të zgjidhet problemi me zonat rurale për të dëmtuarit nga tërmeti.

Kryeministri tha se “të vazhdojmë intensivisht punën për zgjidhjen e zonave rurale. Për sa i përket zonave urbane është misioni i qartë.

Po ashtu kryeministri tha se duhen ndarë në dy kategori të prekurit në zonat rurale, ata që marrin shtëpi në zonat urbane të dorëzojnë tokën.

“Për sa i përket zonave rurale duhet t’i ndajmë. Kush janë personat që duhet të ikin nga zonat rurale, t’i çojmë në pjesën ku do të futen në në apartamente, por ama nëse do të ikin do të dorëzojnë tokën. Historia se po shkoj marrë një apartament dhe po mbaje tokën nuk do funksionojë. Do kemi shumë kujdes për këto lodrat e dyfishta për të cilat ne si popull kemi një talent të veçantë”, tha ai. /atsh

Të prekurit në zonat rurale, Rama: Ata që marrin shtëpi në zonat urbane të dorëzojnë tokën Read More »

Mbi 1500 fëmijë po marrin kujdes psiko-social në të gjitha pikat e emergjencës

Më shumë se 1500 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social nga 300 psikologë dhe punonjës socialë në pikat e emergjencës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se fëmijëve po marrin përkujdesje të veçantë.

“Forca më e madhe për t’u ringritur nga kjo fatkeqësi natyrore janë fëmijët ndaj po garantojmë shërbime psiko-sociale për çdo fëmijë në hotele dhe pikat e emergjencës, ku janë strehuar familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti.Nën koordinimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Shërbimit Social, me mbështetjen e pakursyer të organizatave partnere, 150 po argëtohen me aktivitete të ndryshme në hotel Rafaelo, me shpresën për të lënë pas sa më parë pasojat e tërmetit! Më shumë se 1500 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social nga 300 psikologë dhe punonjës socialë në pikat e emergjencës”, -informon ministrja.?atsh

Mbi 1500 fëmijë po marrin kujdes psiko-social në të gjitha pikat e emergjencës Read More »

Përkrahësit e apostrofit dorëzohen para injorancës së kohëve moderne

Pas dy dekadash përpjekje për të mbrojtur përdorimin e saktë të apostrofit në gjuhën angleze, përkrahësit më të zëshëm të kësaj shenje pikësimi vendosën të dorëzohen, të shkurajuar nga dembelizmi dhe injoranca, sipas tyre, e kohëve moderne.

Presidenti i Shoqatës Britanike për Mbrojtjen e Apostrofit, John Richards, 96 vjeç, njoftoi se kjo shoqatë do ta ndërpriste aktivitetin e saj.

Richards e themeloi shoqatën në vitin 2001 për të ruajtur përdorimin e saktë të kësaj shenje pikësimi, shumë shpesh preh e abuzimeve.

Ish-gazetari e kaloi periudhën e fundit të karrierës së tij si sekretar redaksie, duke kontrolluar artikujt e gazetarëve para se të botoheshin, një detyrë që shpesh përfshinte korrigjimin e përdorimit të tyre të apostrofit.

Pas daljes në pension, ai vazhdonte të kapte të njëjtat gabime flagrante, ndaj vendosi të merrte masa, duke e konsideruar apostrofin si një specie në rrezik që duhej të mbrohej.

Megjithatë, ai njoftoi se shoqata e tij do ta ndërpriste aktivitetin për dy arsye.

“E para është se unë jam 96 vjeç dhe ka ardhur koha të tërhiqem dhe arsyeja e dytë është se, tani, gjithnjë e më pak organizata e njerëz po shqetësohen për përdorimin e saktë të apostrofit në gjuhën angleze”, u shpreh ai në faqen e internetit të Shoqatës.

“Me mbështetësit tanë të shumtë në mbarë botën, ne bëmë më të mirën tonë, por dembelizmi dhe injoranca e kohërave moderne fitoi!”, vazhdoi ai./ atsh

Përkrahësit e apostrofit dorëzohen para injorancës së kohëve moderne Read More »