Irina

Plani i Ramës për rindërtimin: “12-18 muaj ndërtohen 5 mijë apartamente”

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama dha detaje lidhur me planin e planin e rindërtimit në zonat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama ka theksuar se do të ndërtohen lagje të reja, nje në Durrës, tre në Tiranë dhe një në Laç.

Sa per afatet ai ka theksuar se brenda pranveres duhet te jene te hapura te gjitha kantieret e rindertimit, nderkohe qe ai ne Laë duhet te nis menjehere.

“Në Durrës do të bëjmë një lagje të re, do të jemi shumë të kujdesshëm në pikat ku janë krijuar hapësira për shkak të shembjeve, po të jenë hapësira që të shihen si potencial për zhvillimin e qytetit edhe me parqet e kujtesës për cfarë ndodhi, dhe me infrastrukturën sociale për cfarë ndodhi”– tha Rama.

Sipas Ramës, në Tiranë tanimë është e qartë se duhet një ndërhyrje e fortë në Kombinat.

“Prishje e gjithë godinave problematike dhe ndërtimi i një blloku të ri banesash për të akomoduar gjithë ata njerëz që do të humbasin shtëpinë aty me parametra krejt të tjera. Një pikë të 5 maji, pranë lumit është një zonë ku ne mund të bëjmë spostime se pjesët më të prekura brenda qytetit janë kombinati dhe zona e njësisë 4, por mund të bëjmë spostime pa iu spostuar jetën në të njëjtën hapësirë gjeografike. Dhe një tjetër në ish Uzina e Autrotraktorëve, më e vogël, por e nevojshme”– deklaroi kryeministri.

Kryeministri theksoi se “këto janë tre pikat që plotësojnë nevojat dhe krijojnë hapësirën për programin e rindërtimit me objektiv afatmesëm 10 mijë apartamente dhe afatshkurtër, 12-18 muaj, 5 mijë apartamente, pa llogaritur infrastrukturën”.

Plani i Ramës për rindërtimin: “12-18 muaj ndërtohen 5 mijë apartamente” Read More »

Parashikimi i motit – Zonat ku do ketë reshje bore

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot (e enjte, dt. 05) priten reshje të dobëta në pjesën qëndrore dhe në jug të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në jug- lindje të vendit reshjet do të jenë në formën e borës.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 14 °C
në vendet e ulëta: 4 / 13 °C
në vendet malore: -3 / 6 °C

Era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet ajo pritet të fryjë deri e fortë.

Parashikimi i motit – Zonat ku do ketë reshje bore Read More »

Horoskopi – Puna do të marrë formën e duhur dhe projektet do të shohin jetë në këtë mesjavë

Dashi

Kjo e enjtje do të nisë disi me lodhje, por më tej gjërat do të sistemohen. Vetëm në fundjavë do të keni mundësi që të mblidhni frytet e punës që keni bërë më parë. Ndërkohë në mbrëmje bëni mirë që të relaksoheni, ndoshta duke kaluar momente intime me njeriun e zemrës dhe duke qëndruar larg polemikave.

Demi

Puna do të marrë formën e duhur dhe projektet do të shohin jetë në këtë mesjavë. Do të merrni lajme të mira dhe konfirmime. Në dashuri, mund të keni diskutime të vogla, por nëse nuk këmbëngulni me kokëfortësi, çdo gjë do të zgjidhet.

Binjakët

Gjatë kësaj dite duhet të gjeni pak më shumë kohë për tu relaksuar, pas një periudhe të ngarkuar që keni kaluar. Mundohuni që të shtyni disa detyra për një moment tjetër. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, përfshi edhe historitë e lindura prej pak kohësh, por që mund të kthehen në mjaft të rëndësishme.

Gaforrja

Dita do të jetë mjaft pozitive ndaj mundohuni që të përfitoni në maksimum, pasi ditët në vijim do të jenë të ngarkuara. Yjet janë mjaft të favorshme dhe mund të merrni një lajm të mirë. Sa i takon dashurisë, duhet të mundoheni që të shihni më qartë brenda vetes.

Luani

Kjo është një ditë nën ritmin e duhur, por mos u dekurajoni, pasi me kalimin e orëve, situata do të përmirësohet. Do të shihni që sfera profesionale do të jetë më e favorizuar se ajo personale. Nëse jeni vetëm, do të keni mundësi të shumta për takime.

Virgjëresha

Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Mund të ndiheni në siklet apo mund të keni ndonjë problem të vogël shëndetësor. Mundohuni që të jeni të kujdesshëm, sidomos në dashuri. Bëni mirë që të shmangni përplasjet dhe debatet.

Peshorja

Duhet të jeni të gatshëm për tu përballur me momente emocionuese, me kusht që të lini mënjanë çdo debat apo pakënaqësi. Do të shihni që me gatishmërinë e duhur, do të merrni surpriza të këndshme.

Akrepi

Dita do të jetë pozitive dhe e mbushur me fuqi të madhe, edhe pse në sferën profesionale mund të përballeni me disa probleme. Në dashuri do të ketë të reja premtuese, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës. Kapni momentin!

Shigjetari

Mund të përballeni me disa momente tensioni në sajë të ndikimit të Hënës, e cila do të shkaktojë lodhje dhe pesimizëm. Mundohuni që të mos ndikoheni shumë, pasi shumë shpejtë kjo fazë do të kalojë. Ndërkohë shmangni debatet dhe polemikat, sidomos me njerëz të rëndësishëm.

Bricjapi

Dita do të jetë mjaft pozitive, gjatë së cilës do të keni mundësi që të mbyllni shumë gjëra. Yjet janë në favorin tuaj, por duhet të përkushtoheni më shumë për të arritur atë që doni. Mund të merrni disa ndihma të papritura. Dashuria është mjaft e favorizuar dhe mbrëmja parashikon emocione të bukura.

Ujori

Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive dhe e mbushur me emocione të bukura, shkruan noa.al. Dashuria do të jetë protagoniste, ndonëse mund të keni një bllokim sa i takon çështjeve financiare.

Peshqit

Ju pret një ditë pozitive sa i takon punës dhe ç ështjeve të biznesit. Nëse keni ndonjë dyshim, mund të merrni sqarimet e nevojshme. Kjo vlen edhe në dashuri, ku gjërat duket se po sistemohen. Megjithatë duhet të jeni më të vendosur në veten tuaj dhe në gjërat që kanë vërtetë vlerë.

Horoskopi – Puna do të marrë formën e duhur dhe projektet do të shohin jetë në këtë mesjavë Read More »

Rama i përlotur: “Kristi Reçi ishte e fejuara e tim biri, nuk kam dashur të flas sepse…”

Kryeministri Rama ka pranuar në emisionin “Porta a Porta” të Bruno Vespës se, 25 vjeçarja Kristi Reçi që hu mbi jetën nën rrënojat e pallatit 6 katësh në Durrës, ishte e fejuara e djalit të tij Gregut.

Rama ka thënë se nuk ka dashur të flasë për këtë ngjarje pasi tr agjedia nuk kishte prekur vetëm atë apo familjen e tij, por ishte tra gjedi për të gjithë në Shqipëri.

“Po është e vërtet. Më lejoni të them që duke u gjendur në këtë situatë të vecantë dhe ky det yrim për të qenë kryeministër i një vendi që kaloi këtë tr agjedi, unë nuk kam dashur të flas për këtë.

Kjo nuk është dicka që nuk ka të bëj vetëm me mua dhe familjen time, por me të gjithë ne. Kjo thjesht e shtoi atë detyrimin tonë të brendshëm për të bërë gjithcka”, tha Rama.

Më tej, kryeministri ka folur dhe për rastin e dy vogëlushëve që u ho dhën nga pallati, njëri nga kati i 5-të dhe tjetri nga i 3-ti, duke i quajtur ata thjesht të mrekullueshëm.

“Ai djali që pamë është kthyer në simbolin e tërmetit (vogëlushi që u hodh nga kati i pestë). Ai zgjodhi të flutuonte nga kati i pestë bashkë me një shokun e tij, i cili u hodh nga kati i tretë dhe të dy shpë tuan. Ata janë dy fëmijë të mrekullueshëm”, shtoi Rama.

Kater anetaret e familjes Reçi, te katert nde rruan jete nen rre noja:

Rama i përlotur: “Kristi Reçi ishte e fejuara e tim biri, nuk kam dashur të flas sepse…” Read More »

Shqipëria pas tërmetit – Rama në “Porta a porta”: “Mirënjohje trupës italiane të mbrojtjes civile”

Kryeministri Edi Rama tha sot në studion e emisionit “Porta a porta” në Raiuno se është mirënjohës për të gjithë ata që ndihmuan Shqipërinë që në momentet e para të goditjes nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit në Shqipëri.

Kryeministri Rama tregoi sesi pak para orës 4 të mëngjesit të së martës së 26 nëntorit, kur goditi tërmeti, ai kishte dërguar mesazhe të gjithëve. “Solidariteti që në çastin e parë u aktivizua nga Italia dhe u jam mirënjohës trë gjithëve”, theksoi Rama.

“Grupi i parë erdhi nga Italia. Një falënderim të veçantë për trupën e mbrojtjes civile, ata janë heronj të vërtetë, rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar jetën e të tjerëve”, theksoi kryeministri Rama.

Drejtuesi i emisionit “Porta a porta”, Bruno Vespa prezantoi faqen e internetit e-Albania në të cilën kush dëshiron mund të kryejë dhurime për lehtësimin e pasojave të tërmetit në Shqipëri.

Vespa prezantoi edhe një insert me pamje nga pasojat e tërmetit dhe dëshmi të të mbijetuarve.

Një prej të mbijetuarve tregoi për Raiuno sesi e kishin nxjerrë nga gërmadhat, sikundër edhe një fëmijë tregoi sesi i kishte rënë një copë betoni në këmbë.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima, 5 mijë të plagosur, 5 mijë ndërtesa të dëmtuara e janë me mijëra personat që kanë mbetur pa shtëpi.

Ndërhyrja e trupës kombëtare italiane të zjarrfikësve ishte e menjëhershme. 175 njerëz erdhën në Shqipëri që në mëngjesin e së martës, nisën operacionet e kërkim-shpëtimit.

Inserti përcolli edhe mirënjohjen e shqiptarëve ndaj ndihmës italiane për pasojat e tërmetit.

Ndërkohë, Vespa e pyeti kryeministrin në lidhje me humbjen nën rrënoja të së fejuarës së të birit, Kristi Reçit.

“Është e vërtetë, por më lejoni të them që duke u gjendur në këtë situatë me këtë detyrim shumë të lartë për të qenë kryeministër i një vendi që po kalon këtë tragjedi, nuk kam dashur të flas për këtë pasi nuk ka të bëjë me mua apo me familjen tonë, por me të gjithë. Kjo thjesht e shtoi detyrimin tim të brendshëm për të bërë gjithçka. Nuk bëj dallim mes gjithë atyre që kanë humbur jetën”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama solli përjetimet e dy fëmijëve që kishin fluturuar nga katet e larta të pallateve ku jetonin dhe i kanë mbijetuar tërmetit.

“Ai fëmijë ka zgjedhur të fluturonte nga kati i pestë. U hodh dhe jetoi. Ai është heroi i këtij tërmeti bashkë me një mikun e tij që u hodh nga kati i tretë. Janë dy djem të mrekullueshëm. Kur e pyeta si ndodhi që u hodh nga kati i pestë, më tha: Idhulli im është Kristiano Ronaldo. Përbën një çast frymëzimi bashkë me frikën e gjithçka tjetër që solli tërmeti. Qe një çast i dhimbshëm por edhe moment shprese e jete në këto ditë mjaft të errëta për Shqipërinë”, tha Rama. /atsh

Shqipëria pas tërmetit – Rama në “Porta a porta”: “Mirënjohje trupës italiane të mbrojtjes civile” Read More »

Rama në “Porta a Porta”, mesazh sensibilizues pas tërmetit

Kryeministri Edi Rama shprehu sot besimin se Europa nuk do ta lërë vetëm Shqipërinë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Në studion e emisionit “Porta a porta” në Raiuno për panelin e organizuar nga gazetari Bruno Vespa, për informimin dhe sensibilizimin e publikut italian mbi pasojat e fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit, Kryeministri Rama theksoi se “shpresoj që Europa nuk do të na lërë vetëm, bota nuk do të na lërë vetëm. Besoj që edhe politikanët, qeveritë, të kenë të njëjtin frymë, shpirt të zjarrfikësve tuaj, do ishte bukur sikur zemra, fuqia mendore e politikanëve të ishte e barabartë me atë të zjarrfikësve”.

“Nëse është e vërtetë ajo thënia ‘ajo çka nuk të vret të bën më të fortë’, atëherë ne duhet ta kthejmë këtë në një fakt të prekshëm, të dukshëm në vend. Ne jemi duke punuar në rrafshin e rindërtimit që të jetë ky një rifillim dhe i bukur, sepse bukuria mund të shërojë traumat dhe plagët shumë të thella”, – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “sot unë vij drejtpërdrejt nga samiti i NATO-s, nga Londra ku i bëra thirrje të gjitha vendeve që të japin një kontribut së bashku përmes një konference të madhe të donatorëve dhe ka një përgjigje mjaft inkurajuese zemërdhënëse, sepse me fondet tona njerëzisht është e pamundur ta bëjmë të gjithë këtë”.

“Ju keni përvojën tuaj në Itali, jeni një vend i G7 keni jetuar përvoja, ka raste ku sot njerëzit akoma nuk kanë hyrë në një shtëpi. Pra duhen bërë shumë gjëra njëkohësisht, shpresoj që Europa nuk do të na lërë vetëm, bota nuk do të na lërë vetëm. Besoj që edhe politikanët, qeveritë, të kenë të njëjtin frymë, shpirt të zjarrfikësve tuaj, do ishte bukur sikur zemra, fuqia mendore e politikanëve të ishte e barabartë me atë të zjarrfikësve”, tha Rama.

Duke iu përgjigjur këshillës së Bruno Vespës, sipas të cilit, kryeministri “duhet t’i shtyjë pak, t’i japë një detyrë secilit vend dhe pastaj të kontrollojë që ato të respektojnë vendimin, Rama tha: “Unë nuk e di se çfarë do të bëjnë nesër por për momentin nuk doja të mëkatoja, sepse nga ana e qeverisë italiane, te kryeministri Konte, gjeta një person, të cilin si politikan mund ta kem gjykuar, por si njeri është një njeri me zemër të stërmadhe”.

Drejtuesi i emisionit “Porta a porta”, Bruno Vespa, tha se është dëshmitar i Rilindjes së Friulit pas tërmetit. “Këtë duhet të bëni edhe ju të përfitoni nga tërmeti e të bëni gjëra të bukura. Friuli, nga një rajon i varfër u bë një rajon i pasur. Shpresoj që edhe Shqipëria rindërtimin ta bëjë shpejt, më shpejt se ne që na u desh të bëjmë Akuilën për 10 vjet. Jepini fuqi, forcë njerëzve sepse pikërisht nga ato rrënoja duhet ndërtoni një Shqipëri më të fortë, më moderne”, tha ai.

Vespa tha gjithashtu se “shpresoj që solidariteti ndërkombëtar për ju do të jetë më i mirë, sepse për Akuilën pak vende bënë shumë, të tjera vende shumë të rëndësishme nuk bënë asgjë. Ju duhet që t’u qëndroni mbrapa se në këtë çast premtimet janë të shumta”.

Kryeministri Rama tha se janë 38 mijë sipërmarrësit shqiptarë në Itali, të cilët paguajnë kontribute si sipërmarrës të vegjël e të mesëm”. “Unë jam shumë krenar dhe Vittorio e di që studentët e huaj më të mirë në Itali janë shqiptarët. Ne jemi shumë krenarë për faktin që jemi një popull që kemi shumë të meta në fund të fundit unë them gjithmonë që italianët janë shqiptarë të veshur me Versace”, – theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “unë besoj se kemi një të mirë të madhe që është e shkruar edhe në Kushtetutën tonë të parë në kanunin shqiptar të mesjetës ku fjalia e parë thotë se “Shtëpia e shqiptarit i përket Perëndisë, Hyjit dhe Mikut”. Jemi i vetmi vend që kemi pasur më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa para saj, sepse asnjë hebre nuk është përzënë, nuk është denoncuar”.

“Ne gjatë luftës së Kosovës kemi pritur 500 mijë vetë dhe me një popullsi prej 3 milionë banorë dhe me Italinë lidhja ka qenë shumë e fortë”. Në studion e emisionit “Porta a Porta” ishte i ftuar edhe gazetari italian Vittorio Sgarbi me vajzën e tij, Alba, nëna e së cilës është shqiptare.

“Shqipëria është një vend i madh, babai im ka qenë në Shqipqri dhe më ka treguar për udhëtimet e tij në Tiranë dhe Durrës. Edhe unë e kam vizituar Shqipërinë në vitet e demokracisë”, tha Sgarbi. Vajza e tij, Alba, u shpreh se “prej 50 vitesh nuk kishte tërmete të tilla në Shqipëri. Kur të mbaroj provimet do shkoj në Shqipëri të ndihmoj dhe fizikisht”./atsh

Rama në “Porta a Porta”, mesazh sensibilizues pas tërmetit Read More »

Parashikimi i motit

Mbi vendin tonë do të qarkullojnë masa ajrore relativisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të bëhen më tepër prezente prej orëve të mesditës por pa praninë e reshjeve. Mjegull e dendur në mëngjes përgjatë luginave dhe kryesisht në juglindje e jug. Ngrica në orët e mëngjesit në zonat malore si shkak i temperaturave negative. Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Juglindje 1-10 m/sek. Në bregdet hera herës e vrullshme deri ne 18 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/13 Diell re
Kukës -3/8 Diell re
Lezhë 2/15 Diell re
Dibër -5/6 Diell re
Durrës 4/16 Diell re
Tiranë 3/17 Diell re
Elbasan 3/15 Diell re
Berat 1/18 Diell re
Vlorë 5/18 Diell re
Korçë -1/6 Diell re
Gjirokastër 0/12 Diell re
Sarandë 6/17 Diell re/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Pasojat e tërmetit – Ushtarakët shqiptarë nisin mbledhjen e fondeve në Komandën Supreme të Forcave Aleate në Europë

Ushtarakët shqiptarë që shërbejnë në Komandën Supreme të Forcave Aleate në Europë (Supreme Headquarters Allied Powers Europe, SHAPE) dhe familjet e tyre kanë hapur një fushatë 2-ditore sensibilizuese për mbledhje fondesh për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.

Fushata e solidaritetit në SHAPE është hapur në ditën 107-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura dhe veç shqiptarëve, në të kanë kontribuar edhe ushtarakët e vendeve aleate./atsh

Pasojat e tërmetit – Ushtarakët shqiptarë nisin mbledhjen e fondeve në Komandën Supreme të Forcave Aleate në Europë Read More »