Irina

Rama: “BE konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë, duhet patjetër të bëhet në janar”

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot i ftuar në emisionin “Porta a Porta” në RAIUNO, në panelin e organizuar nga gazetari Bruno Vespa, për informimin dhe sensibilizimin e publikut italian mbi pasojat e fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit.

“Tani jemi tek Bruno Vespa ku do të bëjmë një thirrje për mbështetje dhe sensibilizim, pasi na duhet mbështetja e të gjithëve. Ne do ta bëjmë tonën, nuk do presim thjesht çfarë do të bëjnë të tjerët, këto janë gjëra që kalohen bashkërisht”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se “zhvilloi një bisedë telefonike me Komisionerin e caktuar për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, i cili do të mbërrijë sot në Shqipëri. Komisioni Europian dha 15 milionë euro, që është një fond që është nxjerrë me urgjencë nga portofoli i Komisionerit që ka zëvendësuar Hahn, por gjëja më e rëndësishme është që konfirmoi konferencën e donatorëve, e cila do të bëjë që të jetë mundësia për të bërë një kontribut përtej kontributit të BE-së, ndërkohë që më kanë thënë se po punojnë edhe për atë kërkesën tonë që fondet IPA të Shqipërisë të mblidhen në një paketë”.

“Nuk di ta them datën, por unë thashë që duhet patjetër të bëhet në janar konferenca e donatorëve. Tani të shkojmë edhe tek Bruno Vespa, që të motivohen njerëzit”, – tha Rama.
Gjatë qëndrimit në bar, Kryeministri Rama takoi edhe një shqiptar, që punonte si kamerier, i cili tha se “jetoj që nga 2003 në Itali, jam nga Elbasani. Më erdhi keq shumë për tërmetin që ndodhi në Shqipëri, më bëhet qejfi që Italia po ndihmon dhe shumë shtete të tjera”.
Kryeministri u shpreh se “Italia ka ndihmuar jashtëzakonisht. Shikohemi më vonë te Bruno Vespa, në 11:30 i vjen radha panelit tonë, do të jetë edhe i madhi Vittorio Sgarbi”./atsh

Rama: “BE konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë, duhet patjetër të bëhet në janar” Read More »

Meta viziton të prekurit nga tërmeti të strehuar në kampin e Prizrenit

Presidenti Meta vizitoi pasditen e sotme në Prizren qytetarët nga Shqipëria që janë strehuar në Kampin e Inovacionit, banesat e të cilëve iu shkatërruan banesat nga tërmeti i 26 nëntorit.

Presidenti Meta u interesua në bashkëbisedim me ta për kushtet e personave që qëndrojnë në kamp të larguar nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë.

Ai bashkëbisedoi me ta për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet.

Presidenti Meta falënderoi Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj Haskuka për përkujdesjen e ngrohtë dhe vëllazërore. Po ashtu, Presidenti Meta falënderoi vullnetarët që po shërbejnë në Kampin e Inovacionit në Prizren. /atsh

Meta viziton të prekurit nga tërmeti të strehuar në kampin e Prizrenit Read More »

Dëmet nga tërmeti – Banka Botërore e gatshme të mbështesë në rindërtimin e vendit

Banka Botërore shprehet e gatshme të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e vendit, nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

“Thellësisht të trishtuar për humbjen e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Zyra e Bankës Botërore në Shqipëri është e gatshme të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për rimëkëmbje dhe rindërtim”, citon Banka Botërore.

Banka Botërore grupon dy institucione ndërkombëtare (Bankën ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim (BIRD) dhe Shoqatën ndërkombëtare të zhvillimit (IDA), të krijuara për të luftuar varfërinë duke dhënë ndihma, financime dhe këshilla për shtetet që janë në vështirësi. Grupi i Bankës Botërore është në vetvehte i përbërë prej pesë institucioneve. Selia e saj është në Washington.

Roli i BB kryesisht është orjentuar drejt vendeve në rrugën e zhvillimit dhe në veçanti të vendeve më pak të zhvilluara, në drejtimet si edukimi, bujqësia industria, shëndetësia, etj.

BB mbështet Shqipërinë në rrugën e zhvillimit ekonomik që prej vitit 1992./atsh

Dëmet nga tërmeti – Banka Botërore e gatshme të mbështesë në rindërtimin e vendit Read More »

Ahmetaj: Gati programi i Rindërtimit, qyteza në Tiranë, Durrës, Thumanë e Lezhë

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj u shpreh sot se “qeveria po bën çdo gjë për të prekurit nga tërmeti dhe asnjë qytetar a familje nuk do të mbetet jashtë pa strehim. Qeveria do të ndërtojë qyteza në Tiranë, në Durrës, Thumanë dhe në Lezhë”.

Në një intervistë televizive, Ahmetaj tha se “Brenda krishtlindjeve do të pastrojmë qytete si Durrësi, Kavaja etj. Do të bëjmë vlerësimin me ekspertë dhe specialistë. Ne mendojmë se janë rreth 5000 familje që nuk do munden të kthehen më në shtëpinë e tyre, por vlerësimi do e tregojë. Mund të ketë shumë më shumë, sepse lëvizja është gjithmonë e në rritje. Ne kemi riformatuar paketën e rindërtimit. Do ketë qyteza urbane në Durrës. Nuk do lihet asnjë qytetar, asnjë familje jashtë. Po do ndërtohen qyteza urbane në Durrrës, në Tiranë, te ish-zona e Auto-traktorit dhe Kombinat, Thumanë dhe në Lezhë”, deklaroi Ahmetaj.

“Që në datë 27 nëntor janë strehuar njerëzit në hotele. Në këtë situatë, të të them se jemi optimist është e tepërt. Unë dua të ndaj gjithë përpjekjen e qeverisë dhe të gjithë qytetarët që janë gjendur pranë të prekurve në këto ditë të rënda, apo gazetarë që kanë kontribuuar në ringritjen e shoqërisë. Kjo shoqëri me kontribut nga të gjitha palët ringrihet për të kapur ritmin e jetës. Të gjitha familjet me viktima janë pajisur me një shtëpi. Mendohet se dëmi shkon edhe 500- 600 milionë euro dëme. Ne kemi menduar për strehimin për qytetarët. Sigurisht që qeveria mund të kritikohet”, tha ai.

Ahmetaj theksoi se për të prekurit nga tërmeti do të ngrihen qyteza, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.

“Është një grup që drejtohet nga Blendi Çuçi dhe po bën vlerësimin. Vlerësimi po bëhet. Qytezat do të ndërtohet me standarde. Do të ndërtohet shtëpi në qyteza urbane me standarde. Do jenë verifikuar familjet që nuk kthehen dot më, do jetë lista e saktë, pas verifikimeve serioze dhe do të strehohen në këto qyteza. Do të kemi program më vete që do të quhet programi i rindërtimit. Nesër e prezanton Rama. Nuk do ketë asnjë rritje taksash. Skema e financimit është e kombinuar me të gjitha, që nga kursimet, nga donatorët, nga ndihmat, nga kredi me interesa minimale. Do të jenë të përfshirë të gjithë elementet. Buxheti nuk do të preket aspak”, tha Ahmetaj./atsh

Ahmetaj: Gati programi i Rindërtimit, qyteza në Tiranë, Durrës, Thumanë e Lezhë Read More »

Forcat zjarrfikëse italiane largohen nga Shqipëria me vlerësim dhe një kujtim të bukur

Forcat zjarrfikëse italiane, të cilat u ndodhën në këto ditë të vështira në Shqipëri me misionin për të shpëtuar jetët e personave të mbetur nën rrënojat e godinave të shembura nga tërmeti I 26 nëntorit janë larguar nga vendi ynë.

Po rata nuk kanë ikur pa bërë më parë një gjest të bukur solidariteti ndaj një personi në nevojë si shpërblim për mikpritjen bujare të shqiptarëve.

Një prej tyre, Pino Di Gioia ka ndarë në rrjetet sociale momente nga darka në Shqipëri që iu bë dhuratë nga pronari shqiptar i restorantit ku ata vendosën të ndalonin.

Në këmbim të kësaj, ata mblodhën një shumë parash për një person në nevojë, i njohur i pronarit të hotelit.

Në këmbim të punës së tyre, ata thonë se morën edhe certifikatat mirënjohje nga ana e qeverisë shqiptare.

“Dua t’ju tregoj për ditën e fundit në Shqipëri, pasi ministria na kishte urdhëruar të kthehemi në shtëpi, pasi puna për të rikuperuar trupat e bllokuar në gërmadha kishte përfunduar. Shkuam në një restorant (Resto bar Hemingëay-Durazzo) para se të hipnim në anije, hëngrëm darkën, u përshëndetëm me dashuri, por në fund të mbrëmjes pronari na pagoi darkën për të na falënderuar për punën tonë. Fillimisht ne nuk e pranuam këtë dhuratë, por duke marrë parasysh këmbënguljen e pronarit, të gjithë kolegët menduam të bënim një gjest bamirës për disa të varfër të njohur të tij, duke mbledhur një shumë të konsiderueshme. Kështu ndodhi, dhe pasi e bindëm pronarin të pranonte kërkesën tonë, të gjithë u përqafuam njëri-tjetrin dhe u emocionuam për atë moment. Ndërkohë, qeveria shqiptare, përmes ministrit të saj, na nderoi dhe na falënderoi me këto certifikata të njohjes “ad personam”, shkruan ai./atsh

Forcat zjarrfikëse italiane largohen nga Shqipëria me vlerësim dhe një kujtim të bukur Read More »

Shqipëria Solidare/ Rama ndan videon prekëse të krijuar nga disa të rinj

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video sensibilizuese të krijuar nga një grup të rinjsh, të cilët përmes artit të tyre përcjellin mesazhe të rëndësishme solidariteti për kapërcimin e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Me një falenderim për dërguesit e panjohur të këtij mesazhi, duke postuar videon e tyre prekëse, i përqafoj dhe u them me plot gojën: Ju dua”, tha Rama.

Përmes kësaj videoje të rinjtë shprehin mirënjohjen për solidaritetin që treguan shumë vende me Shqipërinë, për përballimin e pasojave të tërmetit.

“Përshëndetje z. Edi Rama! Duke u ndikuar nga tragjedia që ka prekur gjithë shqiptarinë këto ditë, ne, si një grup të rinjsh që përpiqemi të bëjmë pak art, vendosëm të bënim një video sensibilizuese rreth kësaj teme. Është një video e bërë me shumë dashuri dhe ndjeshmëri dhe po shpresojmë që ta konsideronit për ta shikuar deri në fund, dhe pse jo ta shpërndanit në rrjetin tuaj social. Faleminderit!”, i shkruajnë Kryeministrit, të rinjtë që kanë realizuar këtë video.

Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania etj ishin disa prej vendeve që u solidarizuan menjëherë duke dërguar ekipet e tyre në operacionet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2466915053421166/?t=0

Shqipëria Solidare/ Rama ndan videon prekëse të krijuar nga disa të rinj Read More »

Shpiket neuroni i parë artificial kundër Alzheimerit

Premton të bëhet një armë në të ardhmen për të luftuar sëmundjet e shkaktuara nga degjenerimi i qelizave nervore, siç është Alzheimer.

”Neuroni i parë artificial i silikonit i përgjigjet sinjaleve nga sistemi nervor dhe shënon një hap përpara drejt mundësisë së riparimit të qarqeve nervore dhe rivendosjes së funksioneve të humbura”, është rezultat i studimit të koordinuar nga Alain Nogareti, i universitetit britanik të Bathit, universiteti zviceran i Zyrihut dhe universiteti i Zelandës së Re në Auckland.

Të vëzhguara për disa kohë, neuronet e para të silikonit janë një shembull i të ashtuquajturit ilaç bioelektronik, i cili me materiale artificiale imiton qarqet natyrore dhe proceset.

“Dizenjimi i pajisjeve të tilla ishte një sfidë e vërtetë. Deri më tani neuronet kanë qenë ‘kuti të zeza’, por tani ne e dimë se si të shohim brenda tyre. Puna jonë ndryshon një paradigmë sepse ofron një teknikë për të riprodhuar në detaje funksionet elektrike të neuroneve”, theksuan studiuesit./atsh

Shpiket neuroni i parë artificial kundër Alzheimerit Read More »

Braçe-Bashës: “Në Bubq të gjithë kanë marrë ndihmë”

Zv.kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur sot kryetari të PD-së Lulzim Basha në lidhje me deklaratën e tij se në Bubq, gjendja është e rëndë dhe se nuk ka grupe për të vlerësuar shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

Braçe thekson “në Bubq, çdo familje që ka shtëpinë të goditur rëndë, të pabanueshme, ka marrë paketën e plotë të ndihmës, nga çadra tek ushqimet; Po çojmë dhe ilaçet tek të sëmurët kronikë”.

“Ndërkohe, grupet e ekspertëve po bëjnë verifikimet shtëpi më shtëpi, kanë mbyllur tre fshatra të mëdhenj deri tani. Shpresoj të të vlejë”, shprehet ai.

Zv.kryeministri Braçe ka ftuar kryetarin e PD-së të bëhet pjesë e takimit me banorët në Bubq dhe të bashkëpunojë për situatën emergjente që po kalon vendi.

“Po hajde brenda ooo njeri, hajde! Nuk të quhet as bashkëpunim, thjesht komunikim, informim! Të hysh tek dera e të kthehesh nga rruga për kaq, në këtë situatë, nuk bën!” – shprehet Braçe. /atsh

Braçe-Bashës: “Në Bubq të gjithë kanë marrë ndihmë” Read More »