Irina

Edi Rama: Do u japim 20 milion lekë në dorë kush e ndërton vetë shtëpinë në fshat, me kusht që

Kryeministri Edi Rama tha sot se kush dëshiron të ndërtojë shtëpinë vetë në fshat do të marrë 20 milion lekë në dorë nga shteti.

Deklarata erdhi gjatë mbledhjes së jashtëza konshme të qeverisë, mëngjesin e së premtes.

“100% të qirasë për një vit për ata që nuk kanë strehë, 65% e njerëzve në nevojë hyjnë në ditët në vijim, ky proces Ogerta duhet ndjekur nga ti pavarësisht se bashkia Tiranë e ka përgjegjësinë direkte.

Thjesht një sy nga ana e qeverisë është i nevojshëm. Sot e vijim do të akomodohen të prekurit nga tërmeti i shtatorit. Të bëhet gati për shtëpitë individuale.

Për ata që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpitë t’u japim financim, mesatarisht 20 mln lekë të vjetra, pasi fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush, por me një supervizionim që të garantojë të gjithë parametrat.

Shtëpitë indiviuuale së bashku me komunitetin dhe shoqatat e solidaritetit, rruga tjetër me para në dorë për ata që paraqiten dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpinë”, tha Rama.

Edi Rama: Do u japim 20 milion lekë në dorë kush e ndërton vetë shtëpinë në fshat, me kusht që Read More »

Grekët: U sho kuam, kurrë nuk kishim parë diçka të tillë

Disa prej anëtarëve të ekipit të kërkim-shpëtimit nga Greqia që erdhën të parët në vendin tonë, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, kanë folur për mediat në vendin e tyre për situatën në momentet e para kur tërmeti sapo kishte rënë.

Mediat greke shkruajnë se, menjëherë pas tërmetit qendra koordinuese e Brukselit ka dërguar sinjal urgjent ku paralajmëronte Greqinë për mision ndihmues të menjëherëshëm në Shqipëri. Spyros Karoubis , Konstantinos Tsakiris dhe zjarrfikësit Vassilis Gerokostas de Evangelos Alexandris janë ndër 26 anëtarët që u përgatitën më urgjencë për tu nisur në vendin tonë.

Ai ka thënë se janë sho kuar kur kanë shkuar në rrënojat e një pallati 5 katësh pasi kanë parë që nuk kishte kolona të mirëfillta, por ato ishin bërë me tulla.

“Shoku i parë që kaluam ishte kur morëm vesh që ndërtesa nuk kishte kolona çimentoje. Kolonat ishin prej tulle. E gjithë ndërtesa ishte në” ajër “dhe natyrisht u shemb. Unë kurrë nuk kisha parë një ndërtim të tillë më parë”, ka thënë Spyros Karoubis.

Grekët: U sho kuam, kurrë nuk kishim parë diçka të tillë Read More »

U ankua tek kryeministri se i kishte humbur, gjendet gruaja e Kastriotit

I trembur, i paditur, i humbur mes ankthesh dhe njerezish të panjohur, Kastrioti Gjonaj kërkoi njeriun me të cilën ndan jetën.

Pas kërkesës së tij naive dhe të ndjerë, që shkaktoi të qeshura jo vetëm për opinionin publik, por edhe në rradhët e funksionarëve, më në fund vjen lajmi i mirë.

Bashkëshortja e Kastriotit, Drandja dhe dy fëmijët janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Pas tërmetit tragjik vetëm njeri nga djemtë, Klevisi ka pasur nevojë për ndihmë dhe pas ekzaminimit ai ka marrë mjekimin e nevojshëm.

Aktualisht ata ndodhen tek kompleksi ‘Harmonia’ në Golem, ku ndodhen të strehuar edhe shumë nga banorët e tjerë të prekut nga tërmeti i 26 nëntorit./newsbomb

U ankua tek kryeministri se i kishte humbur, gjendet gruaja e Kastriotit Read More »

Horoskopi për nesër

Dashi
Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Megjithatë do të ketë sërish disa konflikte, lidhur me të cilat duhet të merrni vendim. Mundohuni që të jeni më pak nervoz në dashuri.

Demi

Gjatë kohëve të fundit jeni përballur me shumë shpenzime, çka ka bërë që të përjetoni kriza të mëdha. Por duke nisur nga gjysma e dytë e muajit, situata do të ndryshojë, duke sjellë zhvillime pozitive në planin ekonomik. Në dashuri ju pret një periudhë pasionante.

Binjakët

E premtja do të jetë tejet pozitive, duke i prirë një fundjave të kënaqshme. Do të ndiheni më mirë me veten dhe me të tjerët. Mundohuni që të përvishni mëngët për të marrë rezultatet e shpresuara. Dashuria parashikohet mjaft e favorizuar, ku do të keni mundësi që të bëni projekte të rëndësishme.

Gaforrja

Dita do të jetë nën ritmin e duhur dhe gjatë saj nuk do të keni mundësi të bëni gjithçka kishit menduar. Mundohuni të mos jeni pesimist dhe të mos përfshiheni nga ankthi, pasi gjërat do të ndryshojnë me kalimin e orëvë. Po ashtu shmangni polemikat dhe shtyjini debatet për një moment tjetër. Kjo gjë vlen edhe për dashurinë.

Luani

Kjo e premte do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të ndiheni shumë të fortë. Mundohuni që të jeni sa më të gjendshëm si me të tjerët edhe me zhvillimet e reja, në mënyrë që të kapni mundësitë në momentin e duhur. Edhe dashuria do të jetë mjaft e favorizuar dhe mbrëmja do të rezervojë surpriza të këndshme.

Virgjëresha

Dita do të sjellë rikuperim të ndjeshëm. Përfitoni për të zgjidhur disa çështje të mbetura pezull, edhe me partnerin/en. Mundohuni vetëm që të tregoni kujdes ndaj asaj që ju rrethon.

Peshorja

Kjo e premte do të jetë e mbushur me nervozizëm për shkak se do të keni debate me një person të cilin e keni shumë përzemër. Mundohuni që të jeni më të kujdesshëm me fjalët, në mënyrë që të mos e përkeqësoni situatën.

Akrepi

Dita do të nisë në mënyrë pozitive dhe kjo periudhë është shumë e rëndësishme për jetën tuaj. Mund të ketë disa ndryshime si në sferën personale edhe në atë profesionale. Mbrëmja parashikohet që të jetë tejet romantike.

Shigjetari

Gjatë kësaj të premteje do të ndiheni më mirë dhe më të fortë. Do të jeni të mbrojtur nga planetet dhe dashuria do të rezervojë surpriza të këndshme. Nëse keni interes ndaj dikujt, ka ardhur momenti për të guxuar. Do të jeni tejet tërheqës gjatë kësaj dite.

Bricjapi

Dita do të jetë nën ritmin e duhur dhe e mbushur me nervozizëm, ku gjatë saj duhet të tregoheni më të kujdesshëm, sidomos në dashuti. Këshillohet që tensionet e jashtme të punës apo të gjërave të tjera të mos i përcillni në familje edhe raportin në çift. Bëni mirë që të lini gjithçka mënjanë dhe të shijoni momentet e bukura.

Ujori

E premtja parashikohet mjaft pozitive dhe e kënaqshme në sajë të ndikimit të Hënës, e cila do ju bëjë më të shoqërueshëm dhe më të prirur për të manifestuar ndjenjat dhe dashurinë, shkruan noa.al. Takimet e reja janë mjaft të favorizuara.

Peshqit

Ju pret një ditë pozitive, por duhet të jeni më pak mosbesues me të tjerët. Dhet kujdes maksimal ndaj një sërë situatash. Ndonjëherë është e nevojshme që ta lini veten të lirë, sidomos në dashuri. Dikush do që t’iu afrojë, por ju e refuzoni. Bëni mirë që ta shqyrtoni këtë mundësi.

Horoskopi për nesër Read More »

U hodh mbi trupin e nënës për ta mbrojtur – Gjesti studentit tonë nuk do më shqitet gjithë jetën

Sot beme ngushellimet prane te afermeve dhe familjareve te studentit tone Klaus Reci.

Pikellimi ishte i thelle….fjalet nuk mund te qetonin shpirtin…heshtje ngado si vete dhimbja.

U ula prane dajes se Klausit…ai vetem gulcte…me vonese me njohu…E pyeta …me tregoi gjithcka …edhe per punen e shkelqyer te specialisteve rumun qe ti nxirnin trupat te pa demtuar…

Te gjithe ishin prane deres…ne tentativ per te dale…por Klausi kishte bere ne ato momente fatale nje gjest …ishte hedhur mbi trupin e nenes per ta mbrojtur…Pas ketyre fjaleve….nje lemsh mu mblodh ne fyt…

Tek dilja nga Durresi dhe shihja ata perbindsha betoni…shume gjera me shkuan ne mendje…por gjesti studentit tone nuk do me shqitet gjithe jeten…
Pkabo 5 dhjetor 2019

U hodh mbi trupin e nënës për ta mbrojtur – Gjesti studentit tonë nuk do më shqitet gjithë jetën Read More »

‘Brandi’, heroi me 4 putra i Policisë zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e 6-katëshit në Durrës

‘Brandi’ është heroi me 4 putra i Policisë së Shtetit, të cilin qytetarët e panë përmes ekraneve që transmetonin live nga vendngjarja, ku kërkonte për persona të mbetur nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, goditur nga tërmeti.

Pasditen e 26 nëntorit, teksa u ndërprenë punimet me mjetet rënda dhe u fikën mjetet që punonin nën rrënoja, u përgatit dhe u fut në kërkim qeni policor.

Pas kërkimit në pjesën perëndimore të banesës, ku nuk pati asnjë shenjë, u kalua në pjesën jugore të objektit. ‘Brandi’ u fut në një tunel, rreth 4-5 metra, i krijuar nga rrëzimi i objektit.

Në këtë vend ka ardhur reagimi i qenit, i cili dha shenjë për praninë e njerëzve nën rrënoja, rreth 2 metra në thellësi.

Ky nuk ishte misioni i parë i ‘Brandit’, pasi ai është përdorur për kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja edhe në shërbime të tjera më herët në Shkodër e Tiranë./atsh

‘Brandi’, heroi me 4 putra i Policisë zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e 6-katëshit në Durrës Read More »

Angela Martini pranë banorëve të prekur nga tërmeti në Durrës: “E sigurt që kryeministri do bëjë të pamundurën për të rindërtuar vendin”

Modelja shqiptare me famë botërore Angela Martini e shoqëruar dhe nga familjarë të saj ishte në Durrës sot ku zhvilloi një takim me strukturat lokale të qytetit bregdetar.

Ajo u prit nga kryetari në detyrë i bashkisë së Durrësit Zhyljen Varfi, zvministrja e Brendshme Rovena Voda si dhe drejtoresha e Bashkëqeverisjes në kryeministri Eridana Çano.

“Jemi shumë të kënaqur që të kemi sot këtu duke u dhënë një mesazh pozitiv të gjithë bashkëkombësve që u gjendesh pranë në këto momente të vështira”, tha Çano.

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, si kryetare e shtabit të Emergjencave për qarkun e Durrësit, e njohu Angela Martinin me punën që po kryhet në të gjitha zonat që u dëmtuan nga tërmeti.

“Është shumë mirë që në momente kaq të vështira shohim figura të dashura për ne, të dimë se në këto momente, banorët e prekur nga tërmeti nuk janë vetëm”, tha zv.ministrja Voda.

Angela Martini e emocionuar falënderoi të gjithë për punën e bërë duke i cilësuar si heronj të vërtetë.

“Ju jeni tamam heronjtë e vërtetë jo unë, sepse unë kam bërë një pjesë shumë të vogël, kurse keni bërë punën e vërtetë. Unë kam qenë shumë e prekur kur e kam marrë vesh për ngjarjen. Unë kam bërë kontributin tim, por duhet të bëj edhe më shumë”, u shpreh Martini.

Ajo tha se, “gjëja që dua të them është se unë besoj te kryeministri shqiptar dhe unë jam e sigurt se do të bëjë të pamundurën për të rindërtuar vendin dhe çdo gjë do të jetë transparente”, tha modelja Angela Martini.

Më pas ajo bashkë me drejtuesit lokalë ka parë nga afër godinat e shembura në zonën e plazhit. Më pas, e shoqëruar nga zv.ministrja Ornela Çuçi, vizitoi një nga komplekset, në të cilin janë akomoduar disa prej familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. /atsh

Angela Martini pranë banorëve të prekur nga tërmeti në Durrës: “E sigurt që kryeministri do bëjë të pamundurën për të rindërtuar vendin” Read More »

Rama pret inxhinieren Bozo: “Jeni burim sigurie për njerëzit, na duhet ndihma juaj për paketën e standardeve të riparimit”

Inxhinierja e ndërtimit prof. Luljeta Bozo, e njohur nga të gjithë qytetarët këto ditë përmes televizionit me këshillat dhe sigurinë që dha për ndërtimet në vendin tonë në kushtet e pastërmetit, u prit sot në një takim të veçantë nga Kryeministri Edi Rama në zyrën e tij.

Nisur nga profesionalizmi i treguar, edhe pse puna e saj ishte e njohur, Kryeministri Rama i kërkoi prof. Bozos ndihmë për Paketën e Standardeve të Riparimeve.

“Mendoj që do të ishte shumë pozitive nëse ju do të na ofronit ndihmë, për pjesën e një Pakete Standardesh Riparimesh. Ne duam t’i supervizojmë vetë, në ato rastet kur kompanitë do të marrin vetë përsipër të riparojnë dëmet që kanë krijuar. Gjithsesi ne do t’i supervizojmë vetë. Jeni një burim sigurie për njerëzit. Aty ku janë dëmtuar elementët strukturorë nuk do i hyjmë procesit të rikonstruktimit. Ku është prekur struktura do e shembin”, – tha Rama.

Bozo u tregua e gatshme të merrte përsipër këtë detyrë dhe e vuri theksin në dy-tri këshilla të saj, jo vetëm se si mund të kalohet kjo situatë, por edhe për të ardhmen.

“Patjetër! Të thuash që është e pabanueshme, duhet të sqarohet që është përkohësisht. Në këto ekipe që shkojnë angazhoni inxhinierë me përvojë, se ka shumë të tillë. Duhet të jenë patjetër në ekipet e vlerësimit. Duhet një platformë si do organizohet në të ardhmen ndërtimi në vendin tonë. Si mendojmë ne për të ardhmen, si të rregullojmë dhe organizojmë ndërtimin. Kemi pasur disa probleme që janë shkelur, që nga planifikimi kuturu, por ai që siguron jetën e njeriut është inxhinieri”, – tha Bozo.

Nga ana tjetër, duke u ndalur te përgjegjësitë, Kreu i Qeverisë e vuri theksin tek ashpërsimi i ligjit.

“Nga çfarë kam parë nga situata e dëmeve në ndërtime që krijoi tërmeti, janë tri kategori. Një kategori janë godinat e vjetra individuale, shtëpi fshati. Një kategori tjetër janë godinat e viteve ’70, ato të ndërtuara me kontribut vullnetar, të cilat janë dëmtuar goxha. Kategoria që i takon pas viteve ’90, janë ose godina të ndërtuar nga individë dhe plus të rënduara me kate shtesë. Ka edhe godina të ndërtuara nga kompani, që faktikisht këto godina janë shumë të forta. Ajo që kanë bërë këto, dhe janë të pafalshme, është fakti se strukturën e kanë bërë të fortë, se kanë pasur frikë, ndërsa te muret kanë bërë gjëra qesharake, pa respektuar rregullat deri më një, të cilat edhe janë dëmtuar nga tërmeti”, – tha Rama.

Në këto kushte, vijoi Kryeministri, cenimi i lejes së ndërtimit do të dënohet shumë rëndë. Nuk mund të jetë cenimi i lejes së ndërtimit një vepër penale, që e kemi futur ne, dhe nuk është dënuar asnjë njeri deri më sot. E dyta, arkitekti dhe inxhinieri konstruktor, duhet të bëhen personat përgjegjës, që në momentin kur investitori të kërkon shtesë jashtë lejes, ata nuk duhet ta pranojnë. Dhe në momentin kur ti shikon se ai po merr një arkitekt tjetër, ti duhet ta denoncosh. Ndërsa duhet të bëjmë një verifikim të licencave.

Në përfundim të këtij takimi u ra dakord që inxhinierja të mbajë në ditët në vijim një konferencë publike, ku do të shpjegojë me shembuj konkretë, rastet kur një banesë shpallet e banueshme dhe kur duhet shembur.

“Do të bëjmë një konferencë publike, ku mund të jepni disa shembuj që, cila është banesë e banueshme ose jo”, – tha Rama, për të cilën gjeti një dakordësi edhe nga ana e inxhinieres. /atsh

Rama pret inxhinieren Bozo: “Jeni burim sigurie për njerëzit, na duhet ndihma juaj për paketën e standardeve të riparimit” Read More »