Irina

Linda Rama, pjesë e ekipit të vullnetarëve me eksperiencë në menaxhimin e krizave të krijuara nga fatkeqësitë natyrore

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, është angazhuar si vullnetare në ndihmën e një grupi ekspertësh të huaj kryesisht nga USAID, të cilët po veprojnë në Shqipëri për përballimin e pasojave të tërmetit shkatërrues të mëngjesit të 26 nëntorit.

Ekspertët e huaj kanë eksperiencë në menaxhimin e krizave të krijuara nga fatkeqësitë natyrore. Pikërisht kjo strukturë ka ndihmuar për hartimin e një formulari tip i standardizuar me modele europiane, që po përdoret për evidentimit e të gjitha dëmeve në të 3 qarqet, Tiranë, Durrës e Lezhë.

Po ashtu, ata janë angazhuar lidhur me metodologjinë që po përdoret për matjet në strukturat e ndërtesave.

Bashkëshortja e Kryeministrit u tregua e rezervuar të fliste për kontributin e saj, por shpjegoi ndihmën që kanë dhënë ekspertët e huaj në këto ditë të pazakonta për Shqipërinë.

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, ka patur më herët eksperiencë në menaxhimin e krizës humanitare gjatë Luftës në Kosovë. /atsh

Linda Rama, pjesë e ekipit të vullnetarëve me eksperiencë në menaxhimin e krizave të krijuara nga fatkeqësitë natyrore Read More »

Veliaj falënderon forcat zjarrfikëse për punën në përballimin e situatës pas tërmetit

Zjarrfikësit janë padyshim heronjtë e përballimit të situatës së vështirë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Pavarësisht se mes tyre kishte edhe nga ata që humbën të afërmit e tyre në Thumanë, qëndruan në krye të detyrës për të shpëtuar çdo jetë nga rrënojat.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shprehu falenderimet e tij të gjithë trupës së zjarrfikëseve të kryeqytetit, të cilët rrezikuan jetën e tyre për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve në këto ditë të vështira.

“Ju jeni heronjtë e vërtetë të këtij qyteti! Na keni ndihmuar edhe në disa nga zonat më të prekura nga tërmeti, siç ishte Durrësi dhe Thumana”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi faktin se kontributi i tyre ishte dyfish i vlefshëm, pasi nuk i shërbyen vetëm qytetarëve të Tiranës, por edhe atyre në zonat më të prekura nga tërmeti, siç ishte Thumana dhe Durrësi.

Por, ndonëse duhet të ishin në krye të detyrës, aty ku dhjetëra jetë prisnin ndihmë për të shpëtuar nga rrënojat, kishte nga ata zjarrfikës heronj, që në këtë tragjedi kishin humbur familjarët e tyre.

Kryebashkiaku Veliaj i shprehu ngushëllimet efektivit të zjarrfikësve, Arben Cara, për humbjen e të afërmeve të tij në Thumanë dhe theksoi se “Tirana mbetet një derë e hapur për pritjen e të gjitha familjeve që kanë mbetur pa strehë në Thumanë dhe Durrës”.

E ndërsa më e keqja ka kaluar dhe aktiviteti sizmik po shkon drejt shuarjes së plotë, Veliaj theksoi se për trupat e zjarrfikëseve të Tiranës ka ende punë, për të shmangur çdo rrezik që mund t’i kanoset qytetarëve.

“Ju që jeni profesionistë, e dini që nuk ka mbaruar, e dini që ka ende tulla për t’u hequr, oxhaqe për t’u çmontuar e parapeta për t’u kujdesur. Pra, ka ende vende të rrezikshme. Në fakt, i vetmi fatalitet që patëm në Tiranë ishte nga një parapetë që u shemb nga tarraca e një pallati. Sa kohë që kemi ende pallate, ku kërkohet të çmontohet oxhaku, të largohet parapeta, të ulet një parvaz, apo të hiqet edhe tulla e fundit, misioni ynë nuk ka mbaruar”, tha ai.

Sipas Veliajt, bashkia e Tiranës dhe në mënyrë të veçantë forcat zjarrfikëse të qytetit do të jenë në gatishmëri të plotë deri në festat e fundvitit. Ai shtoi se ky duhet të jetë një moment ku e gjithë shoqëria jonë të reflektojë dhe të bëhet më e mirë dhe më solidare.

Kryebashkiaku bëri të ditur se do të vijojë edhe shembja e tri godinave të amortizuara në Qytetin Studenti, të cilat për shkak të tërmetit janë kthyer në rrezik për jetën e banorëve në atë zonë. Ndërsa, sa i përket strehimit të banorëve që i kishin zaptuar ato, ai tha se ata do të trajtohen njësoj si qytetarët e tjerë të prekur nga tërmeti./atsh

Veliaj falënderon forcat zjarrfikëse për punën në përballimin e situatës pas tërmetit Read More »

Tërmeti i 26 nëntorit/ Arbëreshët kontribuojnë për Shqipërinë

Kryetarët e bashkive arbëreshe të Kalabrisë bashkë me komunitetet e tyre kanë shprehur solidaritetin me popullin shqiptar, që u godit nga një tërmet i fuqishëm në 26 nëntor.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndau sot një video të komunitetit arbëresh në Itali, i cili është angazhuar për të kontribuar për Shqipërinë.

Ata shprehin afërsinë me të dëmtuarit dhe qeverinë shqiptare, duke marrë angazhimin për të vendosur në bilancet e komunave një kontribut në para.

Po ashtu, angazhohen të promovojnë mbledhje të ardhurash, nëpërmjet një llogarie bankare të vetme, të cilat do të çohen për realizimin e projekteve përfundimtare në Shqipëri.

“Ofrojmë gatishmërinë për të pritur e akomoduar studentë e të rinj në nevojë, të zonave të prekura nga tërmeti; të organizojmë aktivitete bamirësie në bashkëpunim me shoqata dhe artistë arbëreshë e të sensibilizojmë qytetarët kalabrezë që të kontribuojnë me ndihma”, thuhet në njoftimin e tyre. /atsh

Tërmeti i 26 nëntorit/ Arbëreshët kontribuojnë për Shqipërinë Read More »

Pasojat e tërmetit, Basha: Duhet veprim i shpejtë, çdo ditë që kalon e rëndon traumën tek qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot në mbrëmje, pas takimeve që pati me banorë të zonave të prekura nga tërmeti gjatë ditës, se “kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti dhe ende nuk ka nisuar puna për rikonstruksionin e objekteve të dëmtuara që janë të riparueshme”.

Sipas tij, në lagjen 18 në Durrës disa banorë i treguan se edhe pse pallati i tyre nuk ka dëmtime në strukturë, ata nuk mund të kthehen në banesat e tyre pasi dëmtimet e mureve, paraqesin rrezik për ta.

“Njerëzit ankohen se nuk është interesuar askush për nevojat e tyre dhe se ata vazhdojnë të kërkojnë çdo ditë strehë për të kaluar natën. Disa prej tyre thonë se janë përzënë nga çadrat tek stadiumi dhe janë lënë rrugëve me fëmijë të vegjël”, tha Basha.

“Duhet të nisë puna pa humbur kohë për rikonstruksionin e banesave në mënyrë që banoret ti rikthehen jetës normale. Duhen alokuar fonde pa humbur kohë. Nuk mund të lihen qytetarët në fatin e ndihmave, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë tek 10 oligarkë”, tha ai. /atsh

Pasojat e tërmetit, Basha: Duhet veprim i shpejtë, çdo ditë që kalon e rëndon traumën tek qytetarët Read More »

Surpriza për Aurelin dhe Alesjon/ Dy fëmijët që i shpëtuan tragjedisë së Thumanës takojnë yjet e futbollit, Ronaldo dhe Buffon

Aureli dhe Alesio, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë u surprizuan sot, ndërsa takuan në Itali sulmuesin e “Juventusit”, Cristiano Ronaldo-n dhe portierin legjendar të “Juventusit” e të kombëtares italiane të futbollit, Gianluigi Buffon.

Në vizitën që u bëri pak ditë më parë në spital dy vogëlushëve që shpëtuan mrekullisht nga shembja e pallatit të tyre, Kryeministri Rama u premtoi se do u sillte respektivisht nga një bluzë, njërit me firmën e portierit Donaruma dhe tjetrit me firmën e Cristiano Ronaldo-s.

Por mesa duket, Kryeministri e tejkaloi sot premtimin e bërë, ndërsa i mori me vete në Itali dy fëmijët.

Në takimin e organizuar në hotelin ku qëndron ekipi i “Juventusit” në prag të sfidës së nesërme me “Lacion”, fëmijët takuan për disa minuta legjendat e futbollit, duke marrë edhe bluzat respektive me autografe.

“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, tha Kryeministri Rama./atsh

Surpriza për Aurelin dhe Alesjon/ Dy fëmijët që i shpëtuan tragjedisë së Thumanës takojnë yjet e futbollit, Ronaldo dhe Buffon Read More »

Baza Ajrore Farkë/ 52 vjet në shërbim të qytetarëve dhe kombit shqiptar

Për mbi gjysmë shekulli, pilotët, teknikët dhe helikopterët e Bazës Ajrore Farkë u shërbejnë qytetarëve dhe kombit shqiptar, shpesh në çastet më kritike.

52-vjetori i krijimit e gjen Bazën Ajrore të Farkës në prag të modernizimit me helikopterët Black Hawk, duke u bërë më operacionale edhe në misionet ndërkombëtare.

Ministria e Mbrojtjes, në këtë 52-vjetor të Bazës Ajrore Farkë, kujton me respekt të veçantë dhe vlerëson përpjekjet, kurajon, mundin dhe djersën e derdhur ndër vite nga breza të tërë pilotësh, teknikësh, specialistësh, të cilët kanë sakrifikuar edhe jetën e tyre në përmbushje të misionit dhe detyrave në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

Kontributi i dhënë ndër vite nga ata është transmetuar sot edhe tek brezat e rinj, që evidentohet me pjesëmarrjen e tyre në Emergjencat Civile në ndihmë të komunitetit, stërvitjet e përbashkëta brenda dhe jashtë vendit. /atsh

Baza Ajrore Farkë/ 52 vjet në shërbim të qytetarëve dhe kombit shqiptar Read More »

Gjesti i veçantë i familjes nga Prizreni/ Kryefamiljari doli në kufi për të pritur njerëz të “panjohur” nga Durrësi pas tërmetit

Remzi Krasniqi, më 28 nëntor kishte pritur në kufirin Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë, të merrte ndonjë familje nga Shqipëria për ta strehuar. Rastisi që kjo të jetë familja e Riza Llukës.

Na kanë ftuar në familje, si në shtëpinë e vet, e jo si me qenë të huaj ne që kemi ardhur nga Shqipëria. Një gjak e kemi. Po të kishte qenë baba i babës tim, gjyshi im, nuk kishte me qenë më e mirë mikpritja, e jo ne që erdhëm nga larg, pa u njohur dhe na futi direkt në shtëpi. Na kanë pritur me çdo të mirë të tyre”, tha Lluka.

Pamjet e pasojave të tërmetit në Shqipëri, të pasqyruara në medie, nuk e kishin lënë të qetë Remzi Krasniqin. Ai kishte vendosur të strehojë dhe ndihmojë ndonjë familje nga zonat e prekura. Në vendkalimin kufitar Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë, kishte pritur me orë të tëra që të merrte një familje të tillë.

“As nuk e ka ditur familja dhe askush. Kam shkuar, i kam marrë dhe i ka sjellë këtu, i kam strehuar. Pse? E ndjeja veten të ngacmuar. Nuk mund të bëja gjumë, sepse jemi vëllezër, jemi një gjak. Ne jemi një komb, shqiptarë”, u shpreh Remzi Krasniqi.

Ai shtoi se për familjen Lluka do të kujdeset për sa kohë që ata dëshirojnë të qëndrojnë në shtëpinë e tij. Të dy familjet, thanë se do ta vazhdojnë miqësinë edhe në kohëra të mira.

Ndërkaq, në kohë lu fte ishin takuar edhe familje të tjera të Kosovës dhe Shqipërisë. Familja e Muhamed Bukrit në fshatin Sukth i Durrësit, në vitin 1999 kishte strehuar familjen e Shkëlzen Krasniqit nga fshati Landovicë. Miqësia kishte vazhduar. Pas tërmetit në Shqipëri, këto familje, të komunitetit ashkali, u takuan sërish, por në Landovicë.

“Ra tërmeti dhe unë hyra brenda në shtëpi dhe pashë plasaritje. Jo shembje, por plasaritje të shtëpisë dhe nuk e përballonim dot. Në moment, një telefonatë dhe më ka ardhur miku dhe më ka marrë me makinën e tij dhe më ka sjellë në shtëpi. Me Shkëlzenin njihem që në kohën e lu ftës”, theksoi Bukri.

Nikoqiri i familjes Bukri, Shkëlzen Krasniqi, tha se strehimin e 10 anëtarëve të saj nuk po e bënte për t’ua kthyer nderin që kjo familje i kishte bërë familjes së tij, duke e strehuar gjatë kohës së lu ftës në Kosovë, por sepse e kishte obligim njerëzor.

“Kjo nuk është punë borxhi, por sepse Shqipëria dhe Kosova, ne jemi të njëjtë gati. Nëse nuk jemi në këtë gjendje, në këtë kohë, t’i ndihmojmë njëri-tjetrit, atëherë… Ashtu-kështu, këta na kanë ndihmuar edhe më herët dhe ne i ndihmojmë. Por, prapë nëse na bie puna për diçka, këta na ndihmojnë dhe ne i ndihmojmë, sepse nuk mund ta lëmë njëri-tjetrin që ta shohim keq ose ta lëmë jashtë. Për çdo rast, duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, u shpreh Shkëlzen Krasniqi.

Menjëherë pas go ditjes së Shqipërisë nga tërmeti, më 26 nëntor, autoritetet e Kosovës kishin dërguar njësitë speciale për kërkim-shpëtim të Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndërkaq, organizime të ndryshme vullnetare në Kosovë, kanë dërguar ndihma në zonat e prekura nga tërmeti, në Durrës dhe Thumanë, si dhe kanë sjellë në Kosovë familje nga këto zona, për t’i strehuar ato.

Autoritetet e Kosovës ende nuk e dinë numrin e saktë të shtetasve të Shqipërisë, të cilët gjetën strehim në Kosovë, ndonëse, sipas tyre, një numër i madh i familjeve tashmë janë kthyer sërish në Shqipëri, pas thirrjeve që atyre u janë drejtuar nga autoritetet e atjeshme.

Si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4ballë të Rihterit, që ka g oditur Shqipërinë, kanë vd ekur më shumë se 50 persona dhe janë l ënduar më shumë se 900 të tjerë. Ndërsa më shumë se 5 mijë persona kanë mbetur pas strehë, pas shembjeve dhe dë mtimeve të shtëpive dhe ndërtesave të banimit./REL/

Gjesti i veçantë i familjes nga Prizreni/ Kryefamiljari doli në kufi për të pritur njerëz të “panjohur” nga Durrësi pas tërmetit Read More »

Arta Marku i lë stafetën kryeprokurorit të ri, ja lidhja e saj me Olsian Çelën

Në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme u bë sot dorëzimi i detyrës tek kryeprokurori ri i Pergjithshem Olsian Çela.

E pranishme ishte edhe Arta Marku e cila ne fjalen e saj para se t’i linte stafetën Çelës, tha:

“Jam munduar qe prej dites se pare te punoj me perkushtim e integritet ashtu sic duhet të bëjë cdo zyrtar i këtij shteti. Dua të falenderoj prokurorët qe gjithë stafin që më kanë ndihmuar në përballimin e sfidave në këto 2 vite ndihma juaj më ka dhënë një ekseriencë të shkëlqyer. Falenderoj përfaqësuesit e OPDAT dhe Euralius më kanë mbështetur ne cdo iniciative. Falenderim të vecanteë për median, hapësirën që më keni përkushtuar qoftë kur keni qenë dashamirës apo edhe më pak roli juaj na bën më të përgjegjshëm. Urime prokurorit, kam besim që Prokuroria do ecë përpara në përmbushjen e misionit të saj kushtetues jam shumë e lumtur që detyrën ia pasoj një shokut tim të klasës e jam e sigurt që do kaloni shumë mirë me të”.

Arta Marku i lë stafetën kryeprokurorit të ri, ja lidhja e saj me Olsian Çelën Read More »