Irina

Në ditën e lindjes së tij, Rozana Radi kujton të atin e ndjerë: ‘Të dua dhe më mungon’

Kanë kaluar 19 vite që nga vdekja e aktorit të famshëm Ferdinand Radi. Dhe vajza e tij, këngëtarja Roza Radi vazhdon ta kujtojë me mall.

Ndarja e prindit nga jeta është shumë e vështirë për tu pranuar dhe pavarësisht largimit të viteve, dhimbja mbetet aty. Ferdinand Radi do festonte ditëlindjen dhe Rozana e kujton kështu.

“Gëzuar ditëlindjen babai. Të dua përgjithmonë. Më mungon.”, shkruan Rozana krah një portreti të babait të saj.

Në ditën e lindjes së tij, Rozana Radi kujton të atin e ndjerë: ‘Të dua dhe më mungon’ Read More »

Modelja e njohur: ‘Më vjen shumë turp që jam shqiptare, ne s’na do asnjë komb tjetër’

Modelja kosovare, Arbenita Ismajli, thotë se i vjen turp që është shqiptare.

Kjo, pasi sipas saj, shqiptarët janë njerëz që merren veç me thashetheme dhe kanë urrejtje ndaj njëri-tjetrit.

Ndaj sipas saj, asnjë popull tjetër nuk i do shqiptarët.

“Nganjëherë më vjen shumë turp që jam shqiptare, dhe e pyes veten pse shumica e popujve të tjerë nuk na duan.

Jam femra më e pavarur, vetëm punët e mia shikoj, nuk i bëj asnjërit keq me marr kaq shumë urrejtje prej vëllezërve dhe motrave shqiptare” – ka shkruar ajo.

Modelja e njohur: ‘Më vjen shumë turp që jam shqiptare, ne s’na do asnjë komb tjetër’ Read More »

Përmirësohet shëndeti i Fatos Nanos, pritet dalja nga spitali

Është drejt përmirësimit gjëndja shëndetësore e ish kryeministrit Fatos Nano, i cili ndodhet prej një jave i shtruar në spital.

Mësohet se gjëndja e tij shëndetësore është stabël dhe i janë përmirësuar parametrat e oksigjenit, informon gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj.

Ish kryetari i PS-së prej të enjtes, 24 gusht 2023, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë. Burime për Report Tv bënë me dije se ish kryeministri ishte shoqëruar me ambulancë më 24 gusht nga shtëpia e tij në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.

Fatos Nano, 71 vjeç, ka qenë 3 herë kryeministër i Shqipërisë. Themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë u shkëput nga politika në vitin 2005.

Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, periudhë në të cilën shërbeu edhe si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Përmirësohet shëndeti i Fatos Nanos, pritet dalja nga spitali Read More »

Prindër së shpejti? Luizi e tha vetë në postimin e fundit me Kiarën

Pasi u dha fund thashethemeve se Kiara Tito është në pritje të ëmbël, Luiz Ejlli bëri të kundërtën duke trazuar sërish ujërat. Përmes një postimi në Instagram, Luizi la të nënkuptuar se së shpejti do të bëhen prindër.

Në një foto, ku shfaqet me Kiarën dhe një bebe, Luizi shkruan:

“Sa shpejt kalojnë vitet…Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga Big Brother dhe ja ku jemi sot. Po bëj prova për Story që do bëjmë pas ca kohësh…” shoqëruar me një emoji që shkel syrin.

Prindër së shpejti? Luizi e tha vetë në postimin e fundit me Kiarën Read More »

Arsyet përse duhet të hani vezë të ziera në mëngjes

Të ngrënit vezë në mëngjes sjellë një mal me përfitime shëndetësore, falë proteinave dhe yndyrnave të shëndetshme që posedon.

5 arsyet përse duhet të hani vezë të ziera në mëngjes

Vezët iu mbajnë të ngopur më shumë sesa tosti ose drithërat

Proteina dhe yndyrnat në vezë sigurojnë nivele të larta energjie, duke iu mbajtur juve të ngopur deri në vaktin ushqimor të drekës.

Vezët ndihmojnë në humbjen e peshës

Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë vezë në mëngjes kanë më të ngjarë të humbin peshë sesa të tjerët që hanë ushqime të tjera në vaktin e parë ditor.

Vezët janë një burim i madh i proteinës

Vezët përmbajnë sasi të mjaftueshme të plotësimit të nevojave ditore si të aminoacideve, ashtu edhe të proteinave.

Vezët ndihmojnë në zhvillimin e trurit

Kolina, ushqyesi esencial në vezë, stimulon trurin dhe funksionin e tij.

Vezët përmirësojnë shikimin

Të dy antioksidantët që kanë në posedim vezët, lutini dhe zeaksantini, mbrojnë sytë nga dëmtimi i rrezeve ultravjollcë. Gjithashtu, ushqimi në fjalë mbron sytë.

Arsyet përse duhet të hani vezë të ziera në mëngjes Read More »

Turistit italian i vjedhin celularin në Përmet

Përmet/I vodhi celularin një shtetasi italian, falë veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se i kishin vjedhur celularin, në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës”, Përmet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale nga Policia, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i vjedhjes së celularit të 23-vjeçarit italian, shtetasi:

E. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Përmet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Turistit italian i vjedhin celularin në Përmet Read More »

Kamioni pëson defekt në Llogora, bllokohet qarkullimi

Është bllokuar ditën e sotme (29 gusht) aksi rrugor Vlorë-Llogara, në vendin e quajtur “Çesma”.

Mësohet se një kamion ka bllokuar rrugën për shkak se ka pësuar defekt.

“Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Vlorë-Llogara”, në vendin e quajtur “Çesma”, ka mbetur në rrugë një kamion, për shkak se ka pësuar defekt. Për këtë arsye është bllokuar ky aks rrugor. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për normalizimin e trafikut dhe për zhbllokimin e rrugës”, njofton policia.

Kamioni pëson defekt në Llogora, bllokohet qarkullimi Read More »