Irina

Ngacmoi sek*ualisht 74-vjeçaren, arrestohet 43-vjeçari 

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 43-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të moshuar. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi A. H, pasi ndaj tij është bërë një denoncim nga një 74-vjeçare.

Ndërkohë po në Gjirokastër, ka rënë në pranga një 50 vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 50 vjeç,banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kallëzuar një 74-vjeçare se shtetasi A. H. e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Ngacmoi sek*ualisht 74-vjeçaren, arrestohet 43-vjeçari  Read More »

Merr flakë në ecje makina në Himarë, detaje

Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë në ecje e sipër në Himarë.

Automjeti drejtohej nga shtetasja XH.B 25-vjeçare, e cila për fat të mirë nuk është lënduar.

Sipas informacioneve të Policisë, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndi elektrike në baterinë e automjetit.

Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur patrulla e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Himarë/Informacion paraprak- Rreth orës 21:30, në fshatin “Livadh”, Himarë, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen XH. B., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Patrulla e Policisë dhe Zjarrëfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet për shkëndi elektrike në baterinë e automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Merr flakë në ecje makina në Himarë, detaje Read More »

Lajm i fundit/ Zbardhet vdekja e 56-vjeçarit në Selenicë

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në Selenicë, ku 23-vjeçari ka vrarë babanë e tij duke i vendosur eksploziv në sobën me gaz.

Policia bën me dije se fillimisht u dyshua se ngjarja ishte aksidentale, por nga hetimet e thelluara rezultoi se 56-vjeçari humbi jetën pas shpërthimit të lëndës plasëse që ishte vendosur në sobën me gaz, nga i biri i tij.

Sipas policisë, 23-vjeçari dyshohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 armë zjari pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit D. G., ngjarje e cila fillimisht u dyshua si aksidentale, grupi hetimor siguroi prova që krijonin dyshime se ngjarja mund të mos ishte aksidentale.

Bazuar në provat e siguruara dhe në veprimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në drejtimin e Prokuorisë, rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi M. G., 23 vjeç, djali i 56-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në territorin e jashtëm të banesës së tij.

23-vjeçari dyshohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 armë zjari pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Lajm i fundit/ Zbardhet vdekja e 56-vjeçarit në Selenicë Read More »

Rrëfimi i Nexhmijes:’Çfarë më ka thënë Enver Hoxha për naftën në Shqipëri’

Enver Hoxha ishte i bindur se në Shqipëri ka naftë, po aq sa edhe që kompanitë e huaja e sabotojnë gjetjen e saj në vendin tonë. Kështu është shprehur Nexhmije Hoxha në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga.

Në një kohë kur të gjithë i kanë sytë drejt Shpiragut me shpresë se nxjerrja e naftës do të ndikojë në ekonominë e vendit, me sa duket siguria që Shqipëria është vendburim nafte është shumëvjeçare, por problemi shumëvjeçar gjithashtu, qëndron tjetër kund.

“Enver Hoxha kishte një libër të veçantë për naftën. Ai nuk donte ta lajmëroje për lajmet e përditshme, sidomos për aksidentet. Por kishte një porosi: për naftën edhe në gjumë mund ta zgjoje. Kur digjeshin puset, nuk e zinte gjumi derisa të fikej.

Ai ishte i bindur që Shqipëria ka naftë. Dhe jo vetëm italianët francezët, anglezët, por edhe sovjetikët që erdhën me specialistët e tyre Enveri thoshte na sabotojnë.

E dinë ku janë dhe i mbyllin”, është shprehur Nexhmija Hoxha, në një intervistë në 2008.

Rrëfimi i Nexhmijes:’Çfarë më ka thënë Enver Hoxha për naftën në Shqipëri’ Read More »

Sherr me thika, 21-vjeçari përfundon në spital, arrestohet autori

Një sherr me thika është shënuar në Sarandë, ku pas një sherri ka mbetur i plagosur një 21-vjeçar.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi Klaudio Mixga, 20 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin J. T., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë së Sarandës:

Plagosi me mjet prerës thikë një 21-vjeçar, pas një konflikti të çastit, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, menjëherë pas njoftimit se ishte plagosur me mjet prerës një 21-vjeçar, pas konfliktit me një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 20 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin J. T., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Sherr me thika, 21-vjeçari përfundon në spital, arrestohet autori Read More »

Shpresë për të burgosurit, po bëhet gati amnistia

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pas pushimeve duket se ka nisur punën për të përmbushur premtimet e dhënë.

Mëngjesin e sotëm ai ka postuar një foto ku shihet në zyrën e tij duke punuar për projektligjin e amnistisë penale, nga ku do të përfitojnë ata që janë dënuar për vepra të lehta penale.
“Mirëmëngjes! Nisëm nga puna…Premtimet nuk harrohen! Amnistia”, shkruan ministri në postimin e tij, duke u dhënë shpresë të burgosurve se po punohet për amnistinë penale.

Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale tërësisht ose pjesërisht, të gjithë personat që plotësojnë kriteret, sipas ligjit. Dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimi i humanizmit, arritja e qëllimit të dënimit, rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen, edukimi dhe rehabilitimi si dhe mbrojtja e interesit publik.

Kujtojmë që disa herë Manja është pyetur për amnistinë, ku ka theksuar se do përfitojnë vetëm të dënuarit për vepra të lehta penale dhe jo ata për vepra të rënda.

Po ashu disa ditë para zgjedhjeve të 14 majit, Manja tha se amnistia do bëhej edhe për shkak se institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janë në limitet e kapaciteteve të tyre. Dhe si duket ky projektligj do i shkojë parlamentit brenda 2023.

“Nuk kemi mbipopullim por jemi në limitet e kapaciteteve që kemi. Kështu që një nga arsyet por jo e vetmja që ne do të kemi një amnisti për këtë vit është dhe ulja e mbipopullimit apo mbajtja e kapaciteteve normale në institucionet tona të ekzekutimit të vendimeve penale”, tha Manja pak muaj më parë.

Shpresë për të burgosurit, po bëhet gati amnistia Read More »

Apeli lë në burg Oltion Bistrin, Pëllumb Gjokën e Xhevahir Litën

Apeli i Posaçëm ka lënë në qeli 6 personat e arrestuar nhë kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish efektivi Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilali, Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Në sajë të këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe nëntë persona të tjerë mes te cilëve, Behar Bajri dhe Ervis Martinaj. SPAK finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste për këtë operacion, pasi zbërthimit të aplikacionit SKY dhe Enchro chat.

Apeli lë në burg Oltion Bistrin, Pëllumb Gjokën e Xhevahir Litën Read More »

‘Jeni bërë si lypsa semafori’/ Alma i ofendoi, gazetarët nuk ja lënë mangët: ‘Po ti çfarë i lype Safetit’

Është prononcuar për mediat pas daljes nga SPAK 40-vjeçarja Alma Kaçi e cila doli në filmimin me Safet Gjicin në zyrën e Bashkisë Kukës.

Teksa gazetarët e pyesnin për qëndrimin e saj në SPAK dhe kërkeën që kishte bërë, Alma nuk iu kursye, duke iu dhënë një përgjigje ofenduese.

Alma K: Na jeni bërë si lypsa semaforit, merreni çfarë ju jep SPAK. Mirë atë, po dhe i keqinterpretoni lajmet.

Gazetarët: Po ti çfarë i lype Safetit, i rehabilitove qentë?

‘Jeni bërë si lypsa semafori’/ Alma i ofendoi, gazetarët nuk ja lënë mangët: ‘Po ti çfarë i lype Safetit’ Read More »