Irina

Përkujtohet Patër Anton Harapi, i pushkatuar nga regjimi komunist

Muzeu kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi sot Patër Anton Harapin, i cili u pushkatua në vitin 1046 nga regjimi komunist.

Patër Anton Harapi lindi më 1888, në Shkodër. Studioi për teologji dhe filozofi në Hungari e më pas filloi punë si meshtar në Grudë. Më 1910 jep mësim në Kolegjin e Fretënve, Shkodër. Më 1918-1919, famullitar në Malësinë e madhe. Më 1922-24 është bashkëthemelues e drejtues i grupit atdhetar Ora e Maleve. Punon si mësues filozofie në gjimnazin “Illyricum” dhe më 1924 bëhet drejtor i tij. Më 1930-36 drejton revistën “Hylli i Dritës”.

Gjatë kësaj periudhe shkruan, rreth 70 artikuj në revista të ndryshme dhe boton disa libra. Më 1940, zgjidhet anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Më 1943 emërohet anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, ku ka qëndroi deri në fund të vitit 1944. U arrestua më 5 qershor 1945 e më pas më 20 shkurt 1946 u pushkatua./atsh

Përkujtohet Patër Anton Harapi, i pushkatuar nga regjimi komunist Read More »

“Parlamenti i Nxënësve” për herë të parë në Shqipëri, forumi për përmirësimin e cilësisë së arsimit

“Parlamenti i Nxënësve”, i themeluar në 2019 do të shërbejë si një forum ku do të dëgjohet zëri i nxënësve.

Ky forum do të jetë në funksion jo vetëm të përmirësimit të cilësisë së arsimit, por edhe eksperiencës së tyre shkollore.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, bën të ditur se “vitin që lamë pas dhe për herë të parë në Shqipëri u themelua “Parlamenti i Nxënësve”, i cili do të shërbejë si forum ku do të dëgjohet zëri i nxënësve në funksion jo vetëm të përmirësimit të cilësisë së arsimit, por edhe të eksperiencës së tyre shkollore”.

Angazhimi në “Parlamentin e Nxënësve” përbën një ushtrim demokracie dhe vullnetarizmi.” Deputetët e rinj mësojnë për vlerat e të shërbyerit bujar në komunitet, ku punohet jo për interesin personal por për të mirën publike dhe interesin e përbashkët të të gjithë nxënësve./atsh

“Parlamenti i Nxënësve” për herë të parë në Shqipëri, forumi për përmirësimin e cilësisë së arsimit Read More »

IPARD II/ Mbështetje investimeve për thertore të reja në 9 rajone të vendit

Programi IPARD II, mbështet investimet për ndërtimin e jo më shumë se dy thertoreve të reja në nëntë rajonet e vendit.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) informon në lidhje me investimet në thertore dhe kriteret e përfitimit të grentit për to, se “Në rastin kur do të dorëzohen më shumë se dy aplikime, përparësi do t’i jepen dy aplikimeve, të cilat përfshijnë më tepër lloje të kafshëve”.

Brenda të njëjtit numër kafshësh, renditet i pari ai që ka kapacitet më të lartë therje. Ndërkohë që ngritja e thertoreve është e ndara sipas qarqeve: Shqipëria e Veriut: Qarku Dibër, Durrës, Kukës, Lezhë dhe Shkodër; Shqipëria e Mesme: Qarku Elbasan dhe Tiranë; Shqipëria e Jugut: Qarku Berat, Fier, Gjirokaster, Korçë dhe Vlorë.

Institucionet vendore dhe ministria e Bujqësisë kanë bashkërenduar punën në ngritjen e poleve blegtorale në qarqet e vendit, që synon mbarëvajtjen e zhvillimit të blegtorisë në vendin tonë, sipas standardeve më të mira me tregje të reja të shitjes së mishit , duke i dhënë fund kaosit të tregtimit në rrugë të produkteve blegtorale./atsh

IPARD II/ Mbështetje investimeve për thertore të reja në 9 rajone të vendit Read More »

Erë e fortë e dëborë në disa qarqe/ Ministria e Mbrojtjes apel qytetarëve: Shmangni qëndrimet pranë pallateve, situata nën kontroll

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afersi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme.

Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente.

Ndërkohë, Ministrja Xhaçka përmes AKMC është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga erërat dhe bora në disa qarqe.

Sipas informacioneve paraprake të deritanishme situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme./atsh

Erë e fortë e dëborë në disa qarqe/ Ministria e Mbrojtjes apel qytetarëve: Shmangni qëndrimet pranë pallateve, situata nën kontroll Read More »

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Shpejtësia e erës më e fortë në Tiranë, dita më e ftohtë do të jetë e marta

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se shpejtësia e erës më e fortë ka qenë në Tiranë, e ndërsa dita më e ftohtë do të jetë e marta.

Sipas SHMU, duke nisur nga orët e mesditës së ditës së sotme era ka qenë intensive në vendin tonë me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut.

“Shpejtësia më e lartë është regjistruar në qytetin e Tiranës me 18m/s. Era intensive do të vazhdoj deri në orët e para të mëngjesit të së hënës me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe hera-herës era fiton intensitet deri në 15-20m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore stuhi ere e cila arrin shpejtësinë deri në 25-30m/s”, thuhet në njoftimin për mediet.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga orët e mesditës së të hënës pritet pakësimi gradual i intensitetit të erës me shpejtësi mesatare 5-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare zonat luginore të verilindjes dhe juglindjes si dhe zonën e alpeve era do të mbetet intensive deri në 20-30m/s përsëri me drejtim nga kuadrati i veriut.

Nga e marta era humbet akoma më shumë intensitet dhe bëhet mesatare me shpejtësi 3-8m/s me përjashtim të vijës bregdetare e cila do të arrijë shpejtësi deri në 15m/s. Dita më e ftohtë parashikohet të jetë mëngjesi i së martës me temperaturat që pritet të arrijnë deri në -10 gradë në zonat malore, -6 në ato te ulëta dhe -1 gradë në ato bregdetare./atsh

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Shpejtësia e erës më e fortë në Tiranë, dita më e ftohtë do të jetë e marta Read More »

Kruja mirëpret 100 turistët e parë të huaj të 2020, vijnë nga Italia dhe Spanja

Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës priti ditët e para të 2020 vizitorët e parë të huaj, të cilët mbetën të mahnitur nga historia dhe traditat shqiptare.

Përgjegjësi i Zyrës së Turizmit në bashkinë Krujë, Drini Masha, tha sot për ATSH-në se “në ditët e para të vitit dy muzetë e Krujës u vizituan nga 100 turistë italianë dhe spanjollë”.

Sipas tij, turistët kanë shfaqur shumë interes për kulturën dhe historinë e popullit tonë gjatë vizitës në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik Krujë.

Një prej turistëve italianë së bashku me bashkëshorten e tij, që kanë lënë mbresat e tyre në librin e përshtypjeve shprehen se “kemi ngelur shumë të impresionuar nga vizita në muzeun e heroit kombëtar të Shqipërisë Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ishte shumë bukur të përshkruaje historinë e këtij patrioti. Muze shumë i bukur she interesant”.

Kruja ka një turizëm gjithëvjetor, pasi është e favorizuar nga vlerat që mbart, por edhe nga vendndodhja.

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u përurua më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavione trajtohet historia e Mesjetës së hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.

Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës. Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanëve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764. Banesa është monument kulture i kategorisë së I. Në mjediset e brendshme, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës duke filluar që 300 vjet përpara. Plot 90% e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100% janë funksionale. Në të gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qëndisma të ndryshme të ekspozuara me finesë. Mosha e këtyre objekteve varion nga 60-70 deri në 500-vjeçare. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989./atsh

Kruja mirëpret 100 turistët e parë të huaj të 2020, vijnë nga Italia dhe Spanja Read More »

Destinacionet turistike të 2020-ës, britanikja TravelWeekly: Shqipëria, një thesar pak i njohur shumë pranë nesh

Klasifikimi i destinacioneve më të kërkuara turistike dhe sugjerimet për të gjithë ata që kërkojnë të udhëtojnë, janë në fokus të këtyre ditëve të para të 2020-ës. Në kërkim të destinacioneve ku turistët mund të drejtohen këtë vit, edhe faqja britanike “TravelWeekly” ka sugjerimet e saj, mes të cilave vendos edhe Shqipërinë duke e cilësuar “një thesar pak të njohur, shumë pranë nesh”.

Katie McGonagle hartoi listën e vendeve më të mira që duhen vizituar këtë vit.

“Shqipëria, një thesar pak i njohur shumë pranë nesh”

“Grali i Shenjtë” i turizmit të aventurës po zbulon një thesar pak të njohur, që ndodhet shumë pranë pragut tuaj. Shqipëria është njëri prej tyre, një vend i fshehur mes Greqisë dhe Detit Adriatik. Tregu i turizmit të shtetit ballkanik është rritur mesatarisht me 20% në vit gjatë katër viteve të fundit, duke u vlerësuar si “Kroacia e re”.

Ellie Marr, një specialiste e udhëtimeve turistike në Shqipëri për llogari të “Regent Holidays”, një kompani e specializuar e udhëtimeve, shprehet: “Një destinacion i njohur për vizitorët e sprovuar, të cilët janë në kërkim të një alternative pushimesh në Mesdhe, ish-vendi komunist ofron një shumëllojshmëri destinacionesh të trashëgimisë kulturore, vijë bregdetare shkëmbore dhe peisazhe të paprekura të natyrës, si dhe një kuzhinë të rrallë, një kombinim i ndikimit të kuzhinës turke dhe mesdhetare”. /atsh

Destinacionet turistike të 2020-ës, britanikja TravelWeekly: Shqipëria, një thesar pak i njohur shumë pranë nesh Read More »

Rama citon fjalët e shenjta të Talmudit: Predikuesi më i mirë është zemra

“Predikuesi më i mirë është zemra, mësuesi më i mirë është koha, libri më i mirë është bota, shoku më i mirë është Zoti”, tha sot kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të shenjta të shkëputura nga Talmudi, libri i mençurisë tradicionale hebraike, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit./atsh

Rama citon fjalët e shenjta të Talmudit: Predikuesi më i mirë është zemra Read More »