Irina

Ndeshja ndryshe me yjet e futbollit të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë/ Të ardhurat shkojnë për të prekurit nga tërmeti

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët që në 10 janar të jenë në stadiumin “Air Albania”, për të ndjekur ndeshjen me yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

Të gjithë të ardhurat do të shkojnë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

“Bashkë me Andi Lilën, Sindikatën e Futbollistëve dhe FSHF-në, organizojmë një ndeshje ndryshe për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti. Më 10 janar eja shiko yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë në “Air Albania Stadium””, tha Veliaj./atsh

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/1514498925366169/?t=0

Ndeshja ndryshe me yjet e futbollit të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë/ Të ardhurat shkojnë për të prekurit nga tërmeti Read More »

Reshjet e dëborës/ ARRSH: Qarkullimi në situatë normale, rrugët të kalueshme pa zinxhir

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë zonat veriore dhe verilindore të vendit nuk kanë sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim për shtyp bën të ditur gjendjen e akseve kryesore në vend.

Rajoni Verior

Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës, por pa sjellë probleme për qarkullimin.
Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë dhe është në terren me mjete e punëtorë nuk ka probleme në qarkullim.

Rajoni Qendror

Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.

Rajoni Jugor

Kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtme:

– Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë
– Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë
– Boboshticë-Dardhë
– Korçë-Voskopojë
– Zëmblak-Goricë.

Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë

Kontraktorët janë në terren dhe në gatishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmërisë normale në të gjitha akset. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale./atsh

Reshjet e dëborës/ ARRSH: Qarkullimi në situatë normale, rrugët të kalueshme pa zinxhir Read More »

Shqipëria e 7-a në Europë për kultivimin e portokallit

Shqipëria prodhoi rreth 10.800 tonë portokalle në vitin 2018, duke u renditur në vendin e 7 në Europë, duke lënë kështu pas edhe Francën, e cila prodhoi 10.090 tonë.

Sipas një raporti të publikuar nga Eurostat, gjatë 2018-s në Shqipëri u kultivuan 300 hektarë me portokall.

Raporti i Eurostat evidenton se Shqipëria rriti me 100 hektarë sipërfaqen e kultivimit të portokallit në 2018, krahasuar me 2017, ndërsa edhe prodhimi u rrit me 1.700 tonë.

Shtimi me 1/3 i sipërfaqes në 2018-n është një tregues se prodhimi do të rritet më shumë në vitet në vijim, kur të hyjnë në prodhim fidanët e rinj.

Sipas raportit të Eurostat-it, shtetet anëtare të Bashkimit Europian (BE) prodhuan 6.5 milionë tonë portokalle në vitin 2018.

Ky ishte niveli më i lartë i prodhimit që nga viti 2010 dhe u mbështet nga vjelja rekord në Spanjë. Sipas Eurostat, Spanja voli 3.6 milionë tonë portokalle, ose 56% të totalit që u vol në vendet e BE-së.

Përveç Spanjës, vendet e tjera kryesore prodhuese ishin Italia, me 1,6 milionë tonë, ose 24% e totalit të BE dhe Greqia me 0,9 milion ton, ose 14% e totalit të BE.

Pothuajse 274 mijë hektarë (ha) portokalle u kultivuan në vitin 2018, dhe pak më shumë se gjysma e kësaj sipërfaqe totale ishte në Spanjë (140 mijë ha).

Italia zinte vendin e dytë me sipërfaqen më të lartë të prodhimit të portokallit, konkretisht 83 mijë ha, që përbënte 30% të totalit të BE-së, e ndjekur nga Greqia me 32 mijë ha, ose 12% e totalit të BE-së. /atsh

Shqipëria e 7-a në Europë për kultivimin e portokallit Read More »

Shqipëria, destinacion turistik i 2020-ës/ “Financial Times”: Male, kanione, bregdet i shkëlqyer e qytete të lashtë

Prestigjiozja “Financial Times” e rendit Shqipërinë mes destinacioneve për t’u vizituar në vitin që sapo ka nisur, 2020. Në një artikull kushtuar vendeve që duhen vizituar gjatë këtij viti, “Financial Times” shkruan se Shqipëria tërheq vizitorët me malet, kanionet dhe lumenjtë, bregdetin e shkëlqyer, qytetet e lashta, rrënojat greke dhe romake, qytezat e epokës otomane dhe mikpritjen.

Më poshtë pjesa për Shqipërinë, në artikullin e “Financial Times”.

Shqipëria

“Mali i Zi ishte destinacioni kryesor i vitit 2019, por i gjithë rajoni është në rritje”, sipas Jonny Bealby, themeluesi i kompanisë britanike të turizmit të aventurës “Wild Frontiers”, i cili njofton se rezervimet për vitin 2020 janë rritur me 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Vizitorët tërhiqen nga malet, kanionet dhe lumenjtë, bregdeti i shkëlqyer, qytetet e lashtë, rrënojat greke dhe romake, qytezat e epokës otomane dhe mikpritja e vendasve”.

Alpinistët po zbulojnë që Bjeshkët e Namuna në veri të vendit – një mollë e ndaluar gjatë epokës së izolimit komunist të vendit dhe gjatë luftës në Kosovë, ofrojnë sot një alternativë ndaj Alpeve, ku turizmi është thuajse i pazhvilluar. Ndërkohë, numri i vizitorëve në objektet historike po rritet vazhdimisht, dhe jo vetëm në parkun arkeologjik të Butrintit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, për të zbuluar rrënojat romake, bizantine dhe otomane anembanë vendit.

Ndërkohë, në një atmosferë krejt tjetër, Festivali i Muzikës në Kala, një aktivitet njëjavor në bregdetin jugor të Dhërmiut, po e rendit Shqipërinë ndër destinacionet më të preferuara për turistët e rinj, njëlloj siç ka ndodhur në rastin e festivaleve “Garden”, “Outlook” dhe “Sonus” në Kroaci.

Për të shpalosur entuziazmin e autoriteteve shqiptare për zhvillimin e turizmit, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e parë të Festivalit të Kalasë në vitin 2018. “Njerëzit e mendojnë si një vend ku mund të grabiten, ose vriten”, u shpreh Kryeministri Rama në një konferencë për shtyp, sipas gazetës britanike “The Guardian”. “Por stigma na ka ndihmuar. Kur dikush e viziton këtë vend dhe shpëton gjallë, ata kuptojnë se këtu është parajsë!”

Shifrat duket se vërtetojnë thëniet e tij: numri i vizitorëve të huaj në 11 muajt e vitit 2019 arriti në 6.1 milionë, ose 8,3 % më shumë se në vitin 2018, dhe një shifër shumë më e lartë se 1.9 milionë turistë që vizituan vendin gjatë gjithë vitit 2009./atsh

Shqipëria, destinacion turistik i 2020-ës/ “Financial Times”: Male, kanione, bregdet i shkëlqyer e qytete të lashtë Read More »

Kryemadhi: Opozita e bashkuar, gatishmëri për të realizuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave

“LSI dhe opozita e bashkuar ka patur gjithnjë gatishmërinë për të realizuar të gjitha kushtet që kanë të bëjnë me hapjen e negociatave”, – deklaroi sot kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Gjatë Konventës së LSI-së, Kryemadhi tha se “ka vetëm një person që nuk e do hapjen e negociatave, dhe ky është Edi Rama, i cili nuk do që të ketë më shumë BE në Shqipëri, se kështu merr fund uzurpimi i pushtetit dhe vjedhja që i bën shqiptarëve”.

“Viti 2019 shënoi edhe një rekord tjetër të trishtë: investimin më të ulët në arsim, mbylljen e dhjetëra shkollave në të gjithë Shqipërinë, disa për mungesë infrastrukture, por shumica në zonat rurale për shkak të mungesës së nxënësve. Ne akuzojmë sot këtë mazhorancë se kjo politikë e shkatërrimit të vendit është e qëllimshme, sepse në një shoqëri ku investimi në arsim është i vogël, ka vetëm dy rrugë: ose largimi për t’i shpëtuar injorancës dhe padijes, ose nëpërmjet injorancës t’i nënshtrohet pushtetit, sado i mbrapshtë të jetë ai”, – tha ajo.

Shëndetësia, sipas Kryemadhit, “përfaqëson një dështim tjetër spektakolar të kësaj qeverisje”. Sipas saj, “shëndetësia falas është në fakt alibia e Rilindjes për grabitjen më të madhe të buxhetit të shqiptarëve”.

“Nga shëndetësia falas ajo është tashmë për këdo shëndetësia më e shtrenjtë në rajon, dhe detyrimin publik për t’i shërbyer shëndetit të njerëzve, kjo mazhorancë e ka hedhur tek privati, i cili realizon me pagesë mbi 70% të volumit të shërbimeve që duhet të ofroheshin nga sistemi publik”, – tha ajo. /atsh

Kryemadhi: Opozita e bashkuar, gatishmëri për të realizuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave Read More »

Moti i keq/ Greqia ndalon kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë nga Kapshtica për dy ditët në vijim

Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës, duhet ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, njofton se pala greke në këtë pikë kufitare do të ndalojë kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë për shkak të prezencës së akullit në rrugë.

“Në pikën e kalimit kufitar Kapshticë, në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020 nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë, për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë. Do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë”, thuhet në një njoftim zyrtar të Drejtorisë vendore të Kufirit dhe Migracionit, Korçë.

Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës. /atsh

Moti i keq/ Greqia ndalon kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë nga Kapshtica për dy ditët në vijim Read More »

IPARD II/ Aplikimi për pajisje bujqësore, për investimet nën 100 000 euro nuk kërkohet vendi i origjinës

Aplikantëve në programin IPARD II, për investime nën 100 mijë euro, në pajisje dhe mekanikë bujqësore, nuk ju kërkohet vendi i origiinës se nga cilat shtete vijnë këto makineri.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën të ditur se, në ndryshe nga investimet në industrinë përpunuese dhe agropërpunim, kur pajisjet dhe linjat e prodhimit duhet të jenë me patjetër me markë nga vendet e Bashkimit Europian, në rastin e mekanikës bujqësore, siç janë p.sh traktorët, nuk kërkohet vendi i origjinës.

“Ato mund të importohen edhe nga USA apo vende të tjera” bën të ditur AZHBR, sipas së cilës është kusht që këto mjete bujqësore të mos e kalojnë vlerën e 100 mijë eurove.

AZHBR, bën të ditur se fermerët po rrisin interesin për të aplikuar në fondet e programit IPARD II, i cili mbështet me grante investimet në sektorin rural, ku padyshim bëjnë pjesë edhe investimet në mekanikë bujqësore./atsh

IPARD II/ Aplikimi për pajisje bujqësore, për investimet nën 100 000 euro nuk kërkohet vendi i origjinës Read More »

Shqipëria, deri në fund të 2022, me kampusin universitar më të bukur në rajon

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Shqipëria që deri në fund të 2022 do të ketë një nga kampuset më të mira, ndër më të bukurit në rajon pa diskutim”.

I ftuar në emisionin “Java” në Radio Televizionin Shqiptar, Kryeministri Rama theksoi se “protesta e studentëve ka mbaruar me kohë e me vakt, por efektet e saj dhe angazhimet e marra si reflektim i protestës jo vetëm që nuk kanë mbaruar, por janë edhe në rendin e ditës”.

“Në vitin 2020 nisim kantierin e madh të Kampusit Universitar të Tiranës së bashku me Akademinë e Sigurisë dhe me Akademinë e Arteve më pas që do të krijojnë pa pikë dyshimi një cilësi komplet të re për jetën studentore këu ku është edhe qendra e saj e gravitetit”, – tha Rama./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/572523703305810/?t=0

Shqipëria, deri në fund të 2022, me kampusin universitar më të bukur në rajon Read More »