Irina

Turqia, 500 banesa për të prekurit nga tërmeti/ Meta: Mirënjohje për ndihmën e menjëhershme

Turqia është angazhuar për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit.

Për këtë Shqipërinë po e viziton ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum, i cili u prit sot një takim nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Kreu i Shtetit e falënderoi gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidentit, Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tonë./atsh

Turqia, 500 banesa për të prekurit nga tërmeti/ Meta: Mirënjohje për ndihmën e menjëhershme Read More »

Rama në familjen e Dallëndyshe Lurit, strehuar me qira pas tërmetit në Tiranë: Rreth 8190 familje kanë përfituar bonus të paguar nga shteti

Kryeministri Edi Rama ishte sot në njësinë numër 8 në Tiranë, në familjen e Dallëndyshe Lurit, e cila u godit nga tërmeti e humbi strehën dhe sot, njësoj si mijëra familje të tjera të prekura është sistemuar në një shtëpi me qira.

“Deri në ndërtimin e shtëpisë së re apo meremetimin e shtëpisë së dëmtuar, familja e Dallëndyshes dhe të gjitha familjet që kanë humbur shtëpinë në qytetet e prekura, rreth 8190 të miratuara aktualisht, do të qëndrojnë me qira të paguara nga shteti”, – tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “ne duam t’i përcjellim të gjithëve atë mesazhin se do të qëndrojnë nën kujdesin tonë në shtëpitë me qira deri kur të jenë gati shtëpitë”. Rama tha se faktikisht në Tiranë, “nuk kemi probleme fare”. “Por kemi pasur nja dy probleme me disa në zonën e Kurbinit dhe në zonën e Krujës, që ishin në hotel nuk donin të dilnin etj., por pak nga pak po i sistemojmë edhe ata”, – shtoi Kryeministri.

“Njeriu është krijuar për të harruar shpejt të keqen, shqiptari është edhe më i shpejtë. Tani natyrisht që sidomos për godinat me shumë banesa na duhet një vlerësim inxhinierik i thelluar, që duhet marrë në fund mendimin e grupeve të inxhinierëve ia vlen apo jo, duhet shembur apo duhet të meremetohet, sepse përndryshe nxjerrim sytë për të vënë vetullat”, – tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ne kemi vënë gjithë fondin në dispozicion dhe bashkitë kanë hapur procesin e kontraktimit të grupeve për vlerësimin e thelluar, ndërkohë që vlerësimi paraprak është bërë. Tani duhet vlerësimi final, çfarë do të ndodhë me këtë pallat? Duhet ta prishim, apo ta mbajmë, që të jemi ligjërisht në rregull, por edhe nga pikëpamja teknike të mos kemi asnjë dyshim”, – tha Rama.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se “familja e Dallëndyshes me bonusin e qirasë që ka marrë vendosi të marrë një vilë këtu, se sa një apartament të Medreseja”.

“Për pallatin do të bëhet studim i thelluar me fondin që akorduat Ju për studimin e thelluar. Bonusi i qirasë na jep ne komoditetin që të mos i bëjmë me ngut vlerësimet e thelluara. Për sa kohë që familja ka qira 1 vit, kemi gjithë kohën e nevojshme që t’i themi inxhinierëve: merrni gjithë kohën për të bërë testet e betonit, të hekurit dhe na jepni një përfundim për të mos i bërë gjërat me ngut. Tani që po vinim kishim një debat me disa që thonë: na bëj kopshtin e shkollat më shpejt. U thashë se ne do të fusim kalamaj dhe jo bagëti, kështu që më mirë t’i bëjmë tamam këto gjëra dhe vendimin final do t’jua sjellim Ju dhe pastaj në varësi të vendimit do të financojmë shtëpitë e reja”, – iu drejtua Veliaj, Kryeministrit Rama.

Veliaj tha se “sapo kemi marrë një aplikim në Tiranë për 300 taksi elektrike”. “Ata më kanë kërkuara 300 shoferë për taksi elektrike, pas vendimit që mori qeveria në fund të vitit që e bëri taksën zero për mjetet elektrike, që janë me zero ndotje. Është shtuar shumë interesi dhe për autobusët, dhe për taksitë”, – tha Veliaj.

Ai e informoi Kryeministrin se “kemi filluar rehabilitimin e lumit, është bërë korsia e biçikletave dhe tani po bëhet gjithë bregu”. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/480092079586199/?t=0

Rama në familjen e Dallëndyshe Lurit, strehuar me qira pas tërmetit në Tiranë: Rreth 8190 familje kanë përfituar bonus të paguar nga shteti Read More »

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, Ambasada: Në javët e ardhshme në Tiranë

“Presim me kënaqësi që t’i urojmë mirëseardhjen në Shqipëri në javët e ardhshme”, njoftoi sot pasdite Ambasada amerikane në Tiranë, ndërsa bëri të ditur se Yuri Kim u betua dje si ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Ambasadorja Kim ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si drejtore e Zyrës së Çështjeve të Europës Jugore, ka qenë drejtore e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, shefe e Stafit për zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Europiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake. /atsh

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, Ambasada: Në javët e ardhshme në Tiranë Read More »

Yuri Kim zyrtarisht ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri

Yuri Kim është zyrtarisht ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Yuri Kim bëri sot betimin si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Zonja Kim, u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti. Ajo ka thënë se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Zonja Kim ka thënë gjithashtu se do të inkurajojë Shqipërinë të zbatojë plotësisht reformat në drejtësi. Ajo është shprehur se sheh si përparësi edhe ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërnacional.

Zonja Kim pritet gjithashtu të inkurajojë Shqipërinë për të arritur nivelin 2 përqind në shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2024.

Floreta Faber, Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA ka njoftuar se tashmë Yuri Kim ka kryer dhe betimin dhe është zyrtarisht Ambasadore e SHBA-ve në Tiranë.

“Betohet Ambasadorja Kim! Ajo është tashmë zyrtarisht Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Urimet më të mira dhe suksese në misionin tuaj, me bindjen se do kemi një bashkëpunim të frytshëm!”-, shprehet Faber.

Më 20-dhjetor 2019, Yuri Kim, ka marrë edhe aprovimin e fundit për të qenë ambasadore e SHBA në Shqipëri. Senati amerikan, në takimin e fundit për vitin 2019, ka konfirmuar diplomaten Kim si ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Shqipërisë.

Ambasadorja Yuri Kim, në një seancë para Komisionit të Jashtëm të Senatit për konfirmimin e saj në fund të tetorit, tha se do të nxiste udhëheqësit e vendit për bashkëpunim në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Ajo ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake. /atsh

Yuri Kim zyrtarisht ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Read More »

Parashikimi i motit

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik shoqëruar me masa ajrore të ftohta e të qëndrueshme. Për rrjedhojë moti parashikohet i kthjellët. Në orët e mëngjesit e të mbrëmjes do të ketë ngrica. Era do të fryjë me drejtim Verilinhje – Veriperendim e lehtë e mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 0 deri 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/12 Diell
Kukës -3/10 Diell
Lezhë 2/13 Diell
Dibër -3/8 Diell
Durrës 3/13 Diell
Tiranë 1/15 Diell
Elbasan 1/15 Diell
Berat -1/15 Diell
Vlorë 2/15 Diell
Korcë -5/7 Diell
Gjirokastër -4/13 Diell
Sarandë 4/16 Diell/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Basha: Shqipëria, një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke iu referuar agjencisë ndërkombëtare Fitch, tha sot se Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar.

“Sipas agjencisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie”, shprehet ai.

Po ashtu Basha shtoi se “Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses”. /atsh

Basha: Shqipëria, një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar Read More »

Balla reagon ndaj deklaratës liderit të Iranit, Khamenei: Shqipëria është një vend i bukur europian dhe aleat krenar i SHBA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili deklaroi se Shqipëria është një vend i vogël dhe djallëzor që mbështet kundërshtarët e tyre.

Në reagimin e tij, Balla shprehet se “Shqipëria është një vend i bukur europian me njerëz të shkëlqyer dhe mikpritje, me shumë atraksione turistike dhe me siguri ne jemi një aleat krenar i SHBA-ve dhe BE-së në luftën kundër të gjitha të këqijave të terrorizmit”.

“Khamenei e quajti Shqipërinë “një vend europian të vogël dhe djallëzor”. Jo! Ai është gabim! Shqipëria është një vend i bukur europian me njerëz të shkëlqyer dhe mikpritje, me shumë atraksione turistike dhe me siguri ne jemi një aleat krenar i SHBA-ve dhe BE-së në luftën kundër të gjitha të këqijave të terrorizmit”, shprehet ai. /atsh

Balla reagon ndaj deklaratës liderit të Iranit, Khamenei: Shqipëria është një vend i bukur europian dhe aleat krenar i SHBA Read More »

Vetingu në polici/ “Skanohet” drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj

Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj doli sot përpara Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u njoh me rezultatet e hetimit të bërë për të që prej muajit qershor 2019 bazuar në 3 komponentët e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Trupa e vlerësimit e përbërë nga Sonila Kadarej, Luljeta Qoku dhe Ledian Rusta konstatuan dhe deklaruan se nga hetimi administrativ i drejtorit të departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj rezulton pa problem në të tre komponentët e vlerësimit.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të mblidhet sërish të hënën më 13 janar, për të vendosur për rikonfirmimin ose jo në detyrë për drejtorin e Kufirit dhe Migracionit.

Merkaj është pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit që prej vitit 2007 teksa ka mbajtur disa poste të rëndësishme, ndërsa prej janarit të vitit 2019 drejton Departamentin e Kufirit dhe Migracionit./atsh

Vetingu në polici/ “Skanohet” drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj Read More »