Irina

Vërtetimi i mjetit kalon online dhe me kosto zero/ Fund vërdallosjes së qytetarëve dhe ryshfeteve

Për 30 vite vite me radhë qytetarët vërdalloseshin për të marrë një vërtetim mjeti a drejtuesi mjeti, ndërsa sot, falë shërbimit dixhital, vërtetimi merret online dhe me kosto zero. Kryeministri Edi Rama solli pasditen e sotme në vëmendje se kjo situatë tashmë ka ndryshuar, pasi ky shërbim ofrohet online.

“30 vite me radhë për një vërtetim mjeti a drejtuesi mjeti, aplikohej me këmbë, kilometra rrugë, radhë deri sa t’a merrje në dorë letrën nga sportelet e DPSHTRR, me një pagesë 200 lekë, që po t’i shtoje koston e vërdallosjes e të ryshfetit shkonte sa frëngut pula”, tha kryeministri Rama.

Rama informoi se “çdo ditë kërkohen mesatarisht 500 vërtetime të tilla, nga qytetarët dhe nga entet e ndryshme (noterë, Tatime, etj.) ose 15 mijë aplikime në muaj, 180 mijë në vit, që sot kanë hyrë në epokën digjitale – Direkt nga smartfoni ose kompjuteri më i afërt dhe me zero lekë, duke hyrë në portalin https://e-albania.al/, ku për pak sekonda automatikisht vjen vërtetimi përkatës nga DPSHTRR me vulën elektronike”.

“Revolucion Digjital. 2020 shërbime publike pa radhë, pa ryshfet, pa ecejake. Koha flori. Administrata në këmbë për qytetarin. Jo më qytetari në këmbë për administratën”, shprehet Rama. /atsh

Vërtetimi i mjetit kalon online dhe me kosto zero/ Fund vërdallosjes së qytetarëve dhe ryshfeteve Read More »

Samit ndërkombëtar për Turizmin në Tiranë, Klosi: Motoja, “Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha sot se të martën në Tiranë organizohet samiti Samit Ndërkombëtar për Turizmin.

Klosi shprehet se Turizmi, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri është moto e samitit në kryeqytet ku do të marrin pjesë agjencive lidere të turizmit në rajon

“Të gjithë bashkë në një Samit Ndërkombëtar për Turizmin. Me pjesëmarrjen e ministrave por edhe agjencive lidere të turizmit në rajon, me përfaqësues të hoteleve më të rëndësishëm, me operatorët turistikë në vend, me kryetarët e bashkive, ministra dhe kryeministri Rama ky do te jetë eventi më i rëndësishëm për turizmin, të organizuar ndonjëherë në Shqipëri”, tha ai./atsh

Samit ndërkombëtar për Turizmin në Tiranë, Klosi: Motoja, “Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” Read More »

Braçe: Basha, i vetmi politikan që nuk gjykohet kurrë për akuzat mbi të

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar sot në lidhje me pushimin e çështjes së lobimit në SHBA, për Bashën dhe dy zyrtarë të tjerë të PD-së.

Braçe theksoi se Lulzim Basha është i vetmi politikan që nuk gjykohet kurrë për akuzat dhe kurrë nuk u trajtua i barabartë para ligjit.

“Përsëri nuk u gjykua për dy akuza të ngritura nga prokuroria! Lulzim Basha ishte dhe mbeti i vetmi politikan që nuk gjykohet kurrë për akuzat mbi të! Kurrë nuk është trajtuar si i barabartë para ligjit! Ky vend ka dy standarde: Njëri për qytetarët dhe cilindo tjetër që nuk ka prokurorët e gjykatësit e tij; tjetri për Lulzim Bashën që ka gjithnjë prokurorët, gjykatësit, avokatët e tij, të cilët kanë emëruar prokurorët e gjykatësit që as hetojnë e as gjykojnë veç një politikan – Lulzim Bashën”, tha ai.

“Ky është ende sistemi i vjetër, i padrejtë, i pandershëm, politik e banal që ka ndërtuar Lulzim Basha me ministrin e tij të Drejtësisë. Kësaj radhe është edhe më e qartë, por edhe më e turpshme; një lobist amerikan, në marrëdhënie ligjore e publike me PD, materializuar me firma të tij e të Lulzim Bashës, ka deklaruar në çdo zyre ligjore të SHBA se ka marrë prej PD përmes një kompanie në marrëdhënie me të, 670 000 dollarë. Në zyrat ligjore të Shqipërisë, Lulzim Basha as që i ka deklaruar ato! Pyetja që priste përgjigje nga prokurorë e gjykatës bashkë, mbetet e thjeshtë: Të kujt janë 670 000 dollarët e paguar e të deklaruar në Amerikë? Lobisti në marrëdhënie me PD e Lulzim Bashën, thotë që janë të PD dhe kompanisë që ka vepruar për llogari të saj”, tha ai.

Braçe thekson se sistemi i vjetër i Drejtësisë është në këmbë.

“Lulzim Basha nuk thotë asgjë! Madje nuk thotë as që lobisti i tij gënjen nën betim! Këtë duhet të zbardhte prokuroria e të gjykonte gjykata. Por Lulzim Basha nuk gjykohet kurrë! Ka gjithnjë gjykatësit e prokurorët që i garantojnë imunitet, mungesën e një gjyqi për të! Ky është sistemi i tij, i tyre dhe është ende në këmbë!”, shprehet ai. /atsh

Braçe: Basha, i vetmi politikan që nuk gjykohet kurrë për akuzat mbi të Read More »

Spitali i ri i Kirurgjisë në QSUT, mjeku reanimator Lilaj: Kushte moderne dhe shërbim që konkurron edhe privatin

Mjeku pranë Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, Krenar Lilaj tha se spitali i ri i Kirurgjisë është me kushte moderne dhe konkurron edhe privatin.

“Spitali i Kirurgjisë trajton me mijëra pacientë çdo ditë. Vetëm për ndërhyrjet kirurgjikale janë 900 pacientë në vit, pa përfshirë këtu 23 mijë që i nënshtrohen ndërhyrjeve mikrokirurgjikale dhe pa përfshirë këtu numrin e pacientëve që konsultohen dhe nuk i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Kështu, është një gamë e madhe e të sëmurëve të cilët kërkojnë ndihmën e tyre në spitalin e Kirurgjisë”,- tha ai.

Në vijim, Lilaj tha se “nga ana tjetër spitali Kirurgjikal nr.2 është spitali ku pacientët i nënshtrohen kirurgjisë së specializuar abdominale në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë ndërhyrjet e specializuara të kirurgjisë abdominale të cilat janë të pamundura të realizohen në kirurgjitë rajonale realizohen në spitalin Nr. 2. Kishte ardhur koha që të mbyllej ky hendek i madh midis cilësisë së punës që kryente stafi mjekësor, mjekë dhe infermierë dhe kushteve në spital. Kishte ardhur koha për kushte më të mira. Është një mundësi e madhe për t’u ardhur në ndihmë të sëmurëve”.

Ai tha se në spitalin e ri po inaugurohen njësi të reja që në spitalin e vjetër nuk kanë qenë. “Do instalohet njësia e reanimacionit kirurgjikal. Është një njësi e re moderne e pajisur me aparatura dhe mjete moderne dhe sigurisht aty kërkohet një staf i ri për mbarëvajtjen e punës. Masat janë marrë, janë rekrutuar mjekë dhe shërbimi do të jetë 24 orë. Është një ambient me kushte shumë të mira, pacientët do ta shohin vetë, kushtet janë bashkëkohore dhe mjetet e ambientet që na mungonin, i kemi”.

Në lidhje me besimin e qytetarëve të Shëndetësia, Lila tha se vetë njerëzit vendosin se ku do ta marrin shërbimin.

“Me kushtet e reja në spitalin e Kirurgjisë dhe të shërbimit tonë, besoj se konkurrojmë shumë privatin, lidhur me cilësinë e shërbimit,” tha ai.

Në lidhje me bashkëpunimin me njësitë spitalore, Lilaj tha se do të vazhdojë dhe trajtimi i të gjitha rasteve që vijnë nga rrethet. Që nga dita e hënë kemi filluar punë në 5 sallat e operacionit dhe e kemi ndierë veten ndryshe. Puna zhvillohet në kushte të reja, shumë të mira dhe shpresojmë që të rrisim dhe kapacitetin”.

Paraditen e sotme, kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inauguruan spitalin e ri të Kirurgjisë, i cili është ringritur pas 90 vitesh në godinën e vjetër në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. /atsh

Spitali i ri i Kirurgjisë në QSUT, mjeku reanimator Lilaj: Kushte moderne dhe shërbim që konkurron edhe privatin Read More »

Përfundon procesi i votimit për kryetar të PS Vlorë

Përfundon procesi i votimit për kryetar të PS Vlorë.

Anduel Tahiraj rizgjidhet për nje mandat të dytë.

Nga procesi i votimit Tahiraj ka marrë 298 vota.

Kandidatja Albana Hodaj 10 vota, ndërsa 15 fletë votimi kanë dalë të pavlefshme.

267 fletë Andueli, 282 totali votuesve 325 në listë, 10 Albana, 15 të pa vleshme : Nr votuesve gjithsej është 292.

Përfundon procesi i votimit për kryetar të PS Vlorë Read More »

Aty ku të rinjtë largohen në emigrim,në Orikumin Turistik

Papunësia dhe humbja e shpresës për një të ardhme më të mirë e ka kthyer Orikumin në një prej qytezave ku të rinjtë largohen çdo ditë.

Nga një prej zonave më turistike dhe më të frekuentuara nga pushuesit gjatë sezonit veror, Orikumi në dimër transformohet në qytezë fantazmë.
Rrugët janë të zbrazura, ndërsa të vetmit banorë që sheh janë ata të moshës së tretë.

“Jam gati të ik edhe unë” Banorët e mbetur shprehen se qyteti i vogël buzë detit nuk ofron asnjë mundësi për punësim, çka ka detyruar të rinjtë që të shohin emigracionin si alternativën më të mirë për të siguruar të ardhura.

“Kanë ikur” “Të zhgënjyer nga shumë pikëpamje” Fshati turistik i Orikumit dhe Radhima përbëjnë një nga zonat më të bukura të qytetit të Vlorës për shkak të afërsisë me detin, por ndërsa më parë jetonin 12 mijë banorë, numri i tyre është reduktuar ndjeshëm. /Ora News.tv/

Aty ku të rinjtë largohen në emigrim,në Orikumin Turistik Read More »

7 905 objekte të dëmtuara nga tërmeti/ Hysenlliu: Vijojmë inspektimet nga ekspertët

Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi 7 905 objekte të cilat konsiderohen të pabanueshme nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit.

Ndërkohë me terma teknikë “ds2” dhe “ds3”, pra të dëmtuara, klasifikohen mijëra shtëpi të tjera që konsiderohen të dëmtuara lehtë dhe të dëmtuara mesatarisht dhe që numërohen 8 748 objekte të prekura nga tërmeti.

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu gjatë një interviste televizive u shpreh se “objekte te pabanueshme që janë “ds4” dhe “ds5″, që ne i konsiderojmë objekte me dëmtime të rënda ne kemi afërisht në Tiranë rreth 448 pallate dhe 548 shtëpi, në Durrës 62 pallate dhe 557 shtëpi, në Kavajë 25 pallate dhe 30 shtëpi, në Shijak 30 pallate dhe 550 shtëpi, në Vlorë 24 pallate dhe 596 shtëpi dhe në Kamëz 12 pallate dhe 150 shtëpi.

Ne i kemi klasifikuar që këtu nuk duhet të qëndrohet brenda pasi ka rrezikshmëri. Pastaj sipas VKM-së që ka dalë ne do bëjmë ekspertizën e thelluar dhe do të shohim kush prej tyre është i riparueshëm dhe kush është i pariparueshëm”-, tha Hysenlliu.

“Sot ekspertët gjenden për ekspertizë të thelluar në 20 objekte në Vorë, rezulton se aty disa pallate duhen demoluar. Nesër do jemi në Krujë, Lezhë”-, tha Hysenlliu, por për shumë pallate të dëmtuara rëndë prokuroria mendon se përgjegjësia nuk është vetëm e tërmetit.

Prokuroritë vazhdojnë njëkohësisht hetimet dhe siç deklaron Prokuroria e Durrësit janë nën hetim 235 çështje që lidhen me cilësinë e ndërtimeve jo vetëm pallate por edhe shkolla, e njëjtë sikurse edhe në Prokurorinë e Krujës është përfshirë në hetim edhe shembja e një shkolle e rikonstruktuar gjatë verës 2019.

Edhe akuza e kryeqytetit ka bashkuar në një të vetme dosjet për banesat e dëmtuara nga tërmeti në zonat e Komunës së Parisit, Kombinat, Yzberisht, Porcelan dhe Vorë dhe ku një sërë firmash ndërtimi ,inxhiniere dhe kolaudues janë vendosur nën hetim.

Në këto hetime janë angazhuar edhe ekspertë nga fusha e inxhinierisë. Agron Hysenlliu, drejtor i Institutit të Ndërtimit tha se prokuroria është ajo që përcakton se çfarë materialesh apo objektesh i nevojiten për hetim. /atsh

7 905 objekte të dëmtuara nga tërmeti/ Hysenlliu: Vijojmë inspektimet nga ekspertët Read More »

Ja si do të jetë moti në vazhdim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së dielë vranësirat do të jenë të dendura në pjesën e parë të ditës. Më
pas edhe intervale kthjellimi.
Përgjatë maleve do të kete reshje të dobëta bore dhe në pjesën tjetër të vendit
reshje lokale shiu. Parashikohen ngrica në zonat malore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë nga kuadrati i Verilindjes-Veriperendimit e lehtë dhe mesatare në
brigjet e Adriatikut, duke u pasuar nga një valëzim i ulët i forcës 2 deri 3 ballë
Temperaturat parashikohen:
QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla
Shkodër -2/9 re diell
Kukës -4/4 re borë e dobët
Lezhë 2/8 re shi diell
Dibër -3/4 re borë e dobët
Durrës 1/10 re diell
Tiranë 1/9 re shi i dobët
Elbasan 0/9 re shi i dobët
Berat -4/7 re shi i dobët
Vlorë 1/10 re shi i dobët
Korcë -3/4 re borë e dobët
Gjirokastër -4/4 re borë e dobët
Sarandë 1/11 re shi i dobë/atsh

Ja si do të jetë moti në vazhdim Read More »