Irina

Si ta mënjanoj aciditetin në stomak?

Refluksi i stomakut në ezofag është një fenomen normal, pasi në një kohë të shkurtër, normalisht, materiali refluks kthehet në stomak.

”Nga ana tjetër, kur ky refluks përbën problem për pacientin, atëherë ai konsiderohet patologjik”, shkruhet në gazetën italiane ”Il Giornale”.

Ja disa nga masat për mënjanimin e aciditetit në stomak:

Lënia e duhanit
Stërvitje e rregullt fizike
Rënie nga pesha
Mos u shtrini menjëherë pas ngrënies
Shmangni ushqimet e largëta në kohë
Hani ngadalë
Dietë e ekuilibruar
Shmangia e ushqimeve të skuqura dhe salcat
Shmangia e pijeve shumë të ftohta ose shumë të nxehta./atsh

Si ta mënjanoj aciditetin në stomak? Read More »

Ulet temperatura e trupit të njeriut?

Fakti që temperatura normale e trupit të njeriut është 37 gradë Celsius ishte i vërtetë në shekullin XIX, kur u formulua, por që atëherë trupi i njeriut është ftohur, aq sa temperatura e referencës është tani gjysmë grade më i ulët, sipas studimit të universitetit të Stanfordit, i botuar në revistën ”eLife”.

Përcaktimi i vlerës 37 gradë Celsius është bërë në vitin 1851, kur mjeku gjerman, Carl Reinield August Wunderlich kishte arritur në konkluzion pas në një serie matjesh kryesisht tek ushtarët.

Studiuesit amerikanë analizuan tre grupe të të dhënave të veçanta të temperaturës së trupit, një të marrë nga veteranët e ushtrisë me matjet e bëra midis viteve 1862 dhe 1930, një që daton nga vitet 1970 dhe një midis viteve 2007 dhe 2017, pra gjithsej gati 700 000 matje në tërësi.

Meshkujt e viteve 2000 janë 0,59 gradë Celsius më të ftohtë se ata të lindur në 1800, ndërsa gratë kanë humbur 0,32 gradë.

Dallimet janë llogaritur duke marrë parasysh pajisjet më të mira në dispozicion deri tani.

“Fiziologjikisht jemi ndryshe nga sa ishim në të kaluarën, pasi ambienti në të cilin jetojmë ka ndryshuar, përfshirë temperaturën e shtëpive tona, mikroorganizmat me të cilët biem në kontakt dhe ushqimin që hamë”, theksuan autorët./atsh

Ulet temperatura e trupit të njeriut? Read More »

Ambasada e SHBA mbështet projektin, “Shkolla si Qendër Komunitare” në Vlorë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet projektin “Shkolla si Qendër Komunitare”, në Vlorë

Shefi i Marrëdhënieve me Publikun, Brian Beckmann vizitoi qendrën komunitare të sapo hapur në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Vorë, pjesë e projektit “Shkolla si Qendër Komunitare”, të mbështetur nga Ambasada dhe zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Ai bisedoi me aktorët kryesorë vendorë të kësaj nisme, përfshirë studentë, mësues, prindër, zyrtarë të qeverisë vendore, komunitete fetare, polici vendore dhe aktivistë të komunitetit. Ata folën për rolin e rëndësishëm që ky program luan në ndërtimin e lidhjeve të forta brenda komunitetit dhe sigurimin e një të ardhme më të mirë për të rinjtë.

“Ju uroj për kontributet tuaja të çmuara, të cilat po e bëjnë komunitetin tuaj dhe Shqipërinë një vend më të mirë dhe më të sigurt për të jetuar. Ambasada e Shteteve të Bashkuara ju mbështet në përpjekjet tuaja”, tha Shefi i Marrëdhënieve me Publikun Beckmann./atsh

Ambasada e SHBA mbështet projektin, “Shkolla si Qendër Komunitare” në Vlorë Read More »

Promovimi i kulturës dhe gjuhës shqipe në shkollën “Alba Life”, në New York

Në shkollën “Alba Life” në New York vazhdon mësimi i gjuhës shqipe, promovimi i muzikës, historisë dhe kulturës shqiptarë.

Ministri i Shtetit për Diasporën bën të ditur se “Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Këshilltar në Këshillin Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj, viziton nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life” në New York, SHBA”.

“Ditë e mrekullueshme me studentet, stafin dhe familjet e shkollës Alba Life! Një program i mrekullueshëm në rrethin tonë që promovon dhe mëson fëmijëve gjuhën, muzikën, historinë dhe kulturën shqiptare, për të mbështetur dhe ndërtuar një identitet të shëndetshëm kulturor, pjesë e kaq shumë të tjerëve në lagjet dhe komunitetet tona të ndryshme”,- tha Gjonaj./atsh

Promovimi i kulturës dhe gjuhës shqipe në shkollën “Alba Life”, në New York Read More »

Kirurgët e spitalit rajonal të Durrësit, ndërhyrje për heqjen e tumorit në veshka te një 45-vjeçare

Ministrja i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar sot spitalin rajonal të Durrësit që i është nënshtruar së fundmit investimeve në pavionin e kirurgjisë.

“Kirurgjia po zhvillohet me ritme të shpejta edhe në spitalet rajonale, falë investimeve në infrastrukturë dhe ekipeve tona mjekësore të kualifikuara”, tha ajo.

Po ashtu, Manastiri thekson se fal pajisjeve në pavionin e kirurgjisë po realizohen operacione të vështira.

“Kirurgët e spitalit rajonal të Durrësit, dr. Shkëlqim Ferko, dr. Denis Godaj, dr. Laurian Hoxha kanë realizuar një ndërhyrje laparaskopie të vështirësisë së lartë për heqjen e tumorit të veshkës tek një paciente 54 vjeçare”, tha ajo./atsh

Kirurgët e spitalit rajonal të Durrësit, ndërhyrje për heqjen e tumorit në veshka te një 45-vjeçare Read More »

Përkujtohet 552-vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu

Muzeu Historik Kombëtar përkujton sot 552-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, strateg dhe burrë shteti i madh, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare.

Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman.

Lufta e shqiptarëve me në krye prijësin e tyre shënon një kthesë vendimtare në organizim politik të vendit, si dhe në forcimin e bashkimit kombëtar. Pasi çliroi Krujën më 28 nëntor 1443 ngriti flamurin e Kastriotëve dhe më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës, Skënderbeu mbajti Kuvendin e Parë Kombëtar.

Si drejtues i Kuvendit theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëve. Ai ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar. Mobilizimi masiv i forcave shqiptare që filloi në Dibër, erdhi duke u zgjeruar në të gjithë vendin, e cila u kthye brenda pak kohëve në një kryengritje të përgjithshme. Brenda muajve të parë u çliruan disa principata dhe pjesa me madhe e trojeve shqiptare. Forcat shqiptare me në krye Skënderbeun fituan një sërë betejash kundër ushtrive osmane, si në fushat e Pollogut, të Dibrës, së Ohrit e të Domosdovës, grykat e luginat e Shkumbinit, fushat e Ujit të Bardhë, të Livadit pranë Ohrit, të Vajkalit etj.

Pas vitesh lufte e rezistencë ndaj pushtimit osman, duke udhëhequr luftën e shqiptarëve për liri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq në Lezhë. Figura e tij dhe lufta që udhëhoqi, u bënë një burim frymëzimi gjatë luftërave për lirinë e pavarësinë e Atdheut dhe sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare./atsh

Përkujtohet 552-vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu Read More »

Rama citon Papa Benedikti XVI: Djalli e merr forcën nga pavendosmëria dhe halli se ç’mendojnë të tjerët

“Djalli e merr forcën nga pavendosmëria dhe halli se ç’mendojnë të tjerët”.

Ishin këto fjalë të Papa Benedikti XVI që Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Shenja”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit./atsh

Rama citon Papa Benedikti XVI: Djalli e merr forcën nga pavendosmëria dhe halli se ç’mendojnë të tjerët Read More »

Rama: Çerek shekulli nuk mendoi njeri të bëhet reformë në drejtësi

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “me “KÇK”-në kemi punë jo të lehtë, sepse çerek shekulli nuk mendoi njeri të bëhet reformë në drejtësi”.

Gjatë inspektimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore për shërbimet online, duke iu përgjigjur interesimit të një qytetari lidhur me shqetësimin për pezullimin e gjyqeve që kanë lidhje me pensionet, Kryeministri Rama theksoi se “tani reforma në drejtësi po bëhet, por do kohën e vet sepse gjithë ai pastrim i madh nuk bëhet dot sa hap e mbyll sytë e para, e dyta nuk jemi në komunizëm, jemi në demokraci”.

“Pavarësisht gjithë poshtërsive që bëjnë ata, ne nuk e kemi të drejtën të ndërhyjmë më forcë në punën e tyre. Është reforma, pastrimi, ndërtimi i institucioneve të reja, garantimi që ata që do të mbeten aty do të jenë njerëz me integritet që do të sjellë këto që kërkojmë ne, ndryshe nuk bëhet”,- nënvizoi Rama. /atsh

Rama: Çerek shekulli nuk mendoi njeri të bëhet reformë në drejtësi Read More »