Irina

Fatjona Vogli, infermierja që shërben me përkushtim në repartin delikat të neonatologjisë

Fatjona Vogli ka fituar me meritë vendin e punës përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë” dhe sot shërben me përkushtim në repartin delikat të neonatologjisë, tek bebet e porsalindura në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se 191 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar me meritë dhe transparencë vetëm gjatë 2 muajve të fundit dhe më shumë se 2000 infermierë prej momentit të ndërtimit të platformës unike për punësim “Infermierë për Shqipërinë”.

Manastirliu ka informuar se thirrja e radhës për aplikim në portal për punësim ka afat datën 5 shkurt.

Platforma “Infermierë për Shqipërinë” është lançuar në janar të 2018 për punësimin e profesionistëve të shëndetësisë dhe është pjesë e ligjit të ri të kujdesit shëndetësor./atsh

Fatjona Vogli, infermierja që shërben me përkushtim në repartin delikat të neonatologjisë Read More »

Peripecitë e bebes Lois përfundojnë me sukses/ Kryhet në QSUT operacioni i parë i korrigjimit të një defekti madhor në zemër

Një ndërhyrje e ndërlikuar kirurgjikale është kryer me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, operacioni i parë i korrigjimit të një defekti madhor në zemër tek një bebe.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër peripecinë e Loisit, bebes që ka ardhur në jetë 6 muaj më parë me një defekt të lindur në zemër.

Kryeministri Rama ka publikuar fotot e Loisit, i cili iu nënshtrua një ndërhyrje delikate dhe tejet komplekse, e cila nuk ishte realizuar më parë në vendin tonë.

Operacioni ka zgjatur disa orë dhe është kryer me sukses nga doktor Altin Veshti dhe ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, duke realizuar për herë të parë në Shqipëri korrigjimin e një defekti madhor.

“Ogerta ka ndjekur nga afër peripecinë e Loisit, bebes që ka ardhur në jetë 6 muaj më parë me një defekt të lindur në zemër. Një patologji shumë e rrallë, që kërkonte një ndërhyrje delikate dhe tejet komplekse, e cila nuk ishte realizuar më parë në vendin tonë. Operacioni që zgjati disa orë, u krye me sukses nga dr. Altin Veshti dhe ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, duke realizuar për herë të parë në Shqipëri korrigjimin e një defekti madhor (Gerbode defect)”, -thotë Rama./atsh

Peripecitë e bebes Lois përfundojnë me sukses/ Kryhet në QSUT operacioni i parë i korrigjimit të një defekti madhor në zemër Read More »

Ekselentët në shërbimin diplomatik/ Pjesë e përpjekjes strategjike për forcim të përfaqësimit

Së shpejti, Ministria për Europën dhe Punët e e Jashtme do të hapë thirrjen tjetër për specialistë e ekselentë të rinj, me qëllim forcimin e diplomacisë së Shqipërisë dhe rritjen e cilësisë së përfaqësimit ndërkombëtar të saj.

Nëntë diplomatë të rinj të cilët i janë bashkuar së fundmi politikës së jashtme. Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i ka cilësuar ata pjesë të përpjekjes strategjike për forcim të trupës diplomatike të Shqipërisë.

“Tashmë kemi edhe një gjeneratë më shumë të diplomatëve të rinj në sistemin e karrierës së diplomacisë së Shqipërisë! Diplomatët e rinj iu bashkuan sistemit të karrierës diplomatike si pjesë e përpjekjes strategjike për forcim të trupës diplomatike të Shqipërisë dhe ripërtëritjen e kuadrove të saj”, -tha Cakaj.

Më tej, ministri i Jashtëm ka falënderuar edhe ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli i cili do të jetë mentor i kësaj gjenerate.

“Shumë shpejt do të vazhdojmë me një thirrje tjetër të hapur për specialistë e ekselentë të rinj me qëllim që të forcojmë diplomacinë e Shqipërisë dhe rrisim cilësinë e përfaqësimit ndërkombëtar të saj”,-thotë Cakaj./atsh

Ekselentët në shërbimin diplomatik/ Pjesë e përpjekjes strategjike për forcim të përfaqësimit Read More »

Stanishev: BE të mbajë premtimin dhe të hapë negociatat me Shqipërinë

Presidenti i Partisë Socialiste Europiane (PES), Sergei Stanishev, në një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, rikonfirmoi edhe njëherë qëndrimin e fortë të PES, se “Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimet e dhe të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla,gjatë qëndrimit në Bruksel, zhvilloi një takim me Presidentin e Partisë Socialiste Europiane (PES), Sergei Stanishev.

Gjatë takimit, Balla dhe Stanishev diskutuan mbi situatën në vend, Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të BE-së./atsh

Stanishev: BE të mbajë premtimin dhe të hapë negociatat me Shqipërinë Read More »

Situata e gripit, ISHP: Rritet numri i të prekurve në javën e tretë të janarit

Gripi është një sëmundje ngjitëse e rrugëve të frymëmarrjes e cila mund të çojë në gjendje të rëndë shëndetësore me shtrime në spital, e ndonjëherë deri në vdekje.

Instituti i Shëndetit Publik informon se në rrethin e Tiranës prirja e infeksioneve respiratore paraqitet në rritje në javën e tretë të 2020.

Prej fillimit të vitit në vend është evidentuar qarkullimi i viruseve A/H1pdm09, A/H3 dhe B të gripit. Sipas ISHP-së, në javën e tretë të vitit 2020 vërehet një prirje në rritje e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtme dhe ky numër është pothuajse i njëjtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Institutit i Shëndetit Publik i ka bërë apel të gjithë qytetarët të kujdesen për higjienën vetjake dhe të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtyre institucioneve, ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilla dhe orientim për periudhën e sezonit të gripit. /atsh

Situata e gripit, ISHP: Rritet numri i të prekurve në javën e tretë të janarit Read More »

Lëkundje tërmeti 4.9 të shkallës Rihter, pasgoditje të 26 nëntorit

Një lëkundje tërmeti është regjistruar mbrëmjen e sotme e cila është ndjerë në Tiranë dhe zonat përreth.

Sipas IGJEUM, goditja kryesore e orës 21.15 ishte me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter, me thellësi 7 km, me epiqendër në fshatin Bubq. Goditja është shoqëruar nga pasgoditje më të vogla, të cilat shoqërojne aktivitetin sizmik të 26 nëntorit.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se sipas komunikimeve me prefekturat, deri tani nuk raportohen dëme. Komunikimi po vijon nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale, deri tani.

Nuk raportohen dëme edhe në Korçë e Pogradec ku janë ndjerë lëkundje të lehta.

Lëkundjet e tërmetit kanë nxjerrë në rrugë banorë të Tiranës./atsh

Lëkundje tërmeti 4.9 të shkallës Rihter, pasgoditje të 26 nëntorit Read More »

Shqipëria, projekt për luftën kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, zhvilloi sot një takim me grupin e ekspertëve në kuadër të projektit “Ndërtimi i aftësive të administratës publike shqiptare për lëvizjen e lirë dhe luftën kundër trafikimit të paligjshëm të mallrave kulturore”, organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Instituti Kombëtar për Regjistrimin e Trashëgimisë Kulturore.

Të pranishëm në këtë takim ishin Alexic Castro dhe Valisio Marra nga grupi i ekspertëve, si dhe Drejtoresha e Institutit Kombëtar për Regjistrimin e Trashëgimisë Kulturore, Silva Breshani.

Projekti konsiston në përafrimin e legjislacionit kombëtar të Shqipërisë me atë të Unionit në fushën e luftës kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore dhe zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore nga stafi i institucionit përkatës, përkatësisht Ministria e Kulturës, si edhe ai i Doganave, Policisë, INTERPOL-it dhe institucionet gjyqësore të gjithë vendit./atsh

Shqipëria, projekt për luftën kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore Read More »

Librazhd/ 150 bletarë përfitojnë mbështetje nga projekti i BE-së

150 bletarë në fshatin Stëblevë, 13 km larg Librazhdit, janë mbështetur nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i financuar nga BE dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, për mbarështimin e bletëve dhe prodhimin e mjaltit, duke përmirësuar kështu ekonominë e tyre familjare.

Veli Hoxha, përfaqësues i “Shoqatës së Bletarëve Librazhd”, shprehet se bashkëpunimi me ‘ReLOaD’ ishte shumë i vlefshëm për të gjithë bletarët e zonës.

“Nga ky projekt kanë përfituar 150 bletarë. Falë trajnimit janë rritur aftësitë tekniko-profesionale për të ushtruar profesionin e bletarëve, po kështu ky trajnim ka ndikuar në rritjen e numrit të bletëve, si dhe rritjen e rendimentit të prodhimit”- tha Hoxha.

Sipas tij, zona e Stëblevës është e pasur me llojshmëri bimësh dhe mjalti i prodhuar nga kjo zone është mjaft i preferuar veçanërisht nga konsumatorët kryeqytetas por edhe jashtë vendit. Janë rreth 40 familje të kësaj zone që merren me mbarështimin e bletëve e prodhimin e mjaltit të cilët, e kamë kthyer këtë aktivitet në biznes familjar prej të cilit sigurojnë edhe të ardhura për familjet e tyre.

Hoxha, tha se, program Reloadi i ka ndihmuar shumë pasi tashmë ka shtim të numrit të krerëve (bletët), dhe trajnimi i të rinjve ka qenë një punë e frytshme për punësmin e tyre dhe rritjen e të ardhurave ekonomike për familjen. Ndërsa prodhimi i mjaltit arrin deri 12 kg për një zgjua në vit, ose 10 kuintal në vit nxjerr një tregtar sipas koshereve që kanë.

Bashkimi Europian ka akorduar një buxhet prej 10 milionë eurosh për nxitjen e punësimit dhe përmirësmin e shërbimeve ndaj qytetarëve, në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfituese është edhe Shqipëria, me një financim prej 1.5 milionë euro. Ky projekt është i shtrirë në 12 bashki të vendit. /atsh

Librazhd/ 150 bletarë përfitojnë mbështetje nga projekti i BE-së Read More »